Jaran me një sulltan/ nga Kol Shkodrani


















JARAN
ME NJË SULLTAN

14 strofa me 13 vargje
182 rrjeshta - si në vreshta
për jaranin me sulltan
o tungjatjeta!

Nga KOL SHKODRANI


Dardha
bishtin
e ka prapa
burri - burrë
e ka përpara
po ca
more ca
e kanë
për hata
jaranë
me sulltan
edhe para
edhe mbrapa

dylberosin
me dy krahët
si një portë
me dy kanata
andej puth
e nduk me Papën
këndej
me Sulltan
jaranin
vu ngërdheshjet
vu dhe jargët
a nuk është kjo
para-mbrapa

se, hë-hë,
në këtë botë
çfarë nuk sheh
syri i gjorë
na u vërtitka
keq kjo rrotë
prej trimëri
marri
a frikës
në defter
lesht e Marikës
ki, mor ki
kriministri

që përditë
bubullon
e na zvogëlon
bukën tonë
të përditshme
i ka gjetur
gjithë lidhjet
gjithë burimet
si në pus
kur bëhen
shpimet
turk-osmanë
ky po na thotë

o-bo-bo
me këto
zbulime
me degë
e me rrënjë
poshtë
më poshtë
nën rrogoz
të bithës sime
a të lumtë
more cjap
që mërzen
nëpër korie

herë në diell
e herë për hije
tek mi bie
asaj zile
një sy mbyll
e një sy hap
si u bëmë
kështu, o cjap
ne me turqit
dy bile
në një kaçile
në theqafje
turr a vrap

si t’ia bëjnë
ne nashti
do bashkohemi
me Turqi
përsëri
e përsëri
do bëjmë
perandori
osmanë jemi 
tani- e thukët
ja bëmë
gopin Evropit
mesa duket

mjer ç' po shohim
mor kumbarë
para mbrapa
do ta hamë
gjë akoma
s’kemi parë
do të bëhemi
derbederë
në ushtri
me jeniçerë
me gishta
në shëllirë
oh, sa mirë

do nxjerrim
do të pjellim
dyzet vezirë
dyqind e kusur
pashallarë
që pëllasin
si gomarë
telendisin
gjithë dynjanë
dylberë
për harem
a do japim
apo çfarë

çfarë
të themi
çfarë
të mos themi
si t’ia bëjmë
e ku të vemi
o ju burra
e ju gra
na jepni
një zgjidhje
për ushkur
tek po hani
pilaf midhje

se këtu
more këtu
një gjatojë
si një hu
na ka dalë
si bajloz
ky insan
me caruqe
me poture
e na thotë
mor, aman
shqiptarët
ti bëjmë zap

shqiptarinë
ta bëjë kurban
për sulltan
peqe-lepe
lepe-peqe
për milet
kohë e keqe
tek vij rrotull
për derman
mu nxeh truri
për ibret
por një llaf
e kam tamam

në mendje
si kismet
kur ta bëjmë
popllin synet
dua ftesë
dua ftesë
me osmanë
pashallarë
e agallarë
me ministra
deputetë
batakçinj
parlamentarë

që ta rruaj
në kujtesë
ngjarjen që
nuk ka
të ngjarë
do të ulëm
në rend
të parë
për të qarë
e për të parë
kur t’ia presin
në Tiranë
në mes të sheshit.


© Kol Shkodrani 2018

TRABOINI ART STUDIO CHANNEL
TRABOINI ART STUDIO CHANNEL