E kanë vjedhur, falur apo shitur Obeliskun e Ibrahim Kodrës?- nga Kolec Traboini

E KANË VJEDHUR, FALUR APO SHITUR OBELISKUN E IBRAHIM KODRËS?

Erion Veliaj bën kujdes të dalë çdo ditë e çdo natë me lopatë në dorë në televizione si vullnetarët e Enverit në hekurudha e taraca. Por si nuk doli një herë ky xanxami televiziv pranë Obeliskut të Ibrahim Kodrës që ishte i vendosur tek ajo lulishta e vogël para Bankës se Shtetit, por nuk është më? Në këtë kuadër shihet në qëndër të kryeqytetit në verë 2016.
Rregullimi i sheshit Skendërbej ka një vit që është kryer dhe Obelisku i artistit të madh qe e ka lënë në testament të vendoset ne Tiranë, nuk po kthehet. Thjeshtë sepse atë e ka rrëmbyer bosi i Mediave Aleksander Frangaj që e ka vendosur para ndërtesës së Televizionit "Klan".
Një spjegim pse u rrëmbue kjo vepër monumentale duhet të jepet. Nese Erion Veliaj e ka falur për hir të sherbimeve mediatike që i bën atij Klan TV atëherë kemi një korrupsion për të cilën duhet të vihet në bankën e te akuzuarit.
Po a ka prokuror që ja mban b....të kërkojë të hap proces e të kërkojë arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, beniaminit të kryeministrit dhe sipas fjalëve që kanë dalë, do të jetë trashëgimtari i tij politik në pushtet.

KOLEC TRABOINI
2 maj 2018