Fundi pa lavdi i Alfred Pezës - nga Kolec Traboini



FUNDI PA LAVDI I ALFRED PEZËS

Nga KOLEC TRABOINI

 I ngecuri peng në rrjetën e gjyqësorit shfaqet për natë në Media Kazan TV ku me një kompetencë habitore flet për Reformën ne Drejtesi, Vetingun e luftën kundër korrupsionit. Dhe ngecja e tij si peshk në rrjetë është jo pak por shuma 1 milion dollarë, me të cilat zotëriu bleu aksione në Credins Bank. E po kësaj ç'i thua? Melçitë na qënkan më të sigurta se kudo në qafën e ujkut socialist. Hosanna!

Lavdimjerë ka përfunduar deputeti, që Kryeministri i sotëm në fillim të vitit 2013, e shiti në media si zbulim, si një yll plot shkelqim, si një ardhje e re e suksesshme e Rilindjes së tij që tashmë pas 5 vjetësh në pushtet, ka dështuar dhe ajo si në qellim e program. Ky draguman i Partisë, i babëzitur në pasurim, perfundoi si limon i shtryllur. Një hije e vetvetës që del e flet nëpër media TV, të cilat i ka zënë me radhë, e llapa-llap për veting e drejtesi, kur ky tashmë në fundin e vet pa lavdi, është kthyer një peshk merluc i ngecur në rrjetën e Drejtësisë. Me jo pak por 1 milion dollarë me të cilat zotëria i tij ish deputet i Qeverisë bleu aksione banke.
Ndonjë avokat dinak apo vetë Partia e Rilindjes Socialiste e ka udhëzuar të jetë i pranishëm në Media përditë, që gjyqtarët, të hallakatur tashmë, të cilët nuk ngurrojnë të dënojnë rreptë hajdutë xhepash varfanjakë por jo megavjedhesit milionerë, të jenë nën presion pra, për të mos e dënuar Alfred Pezën se ky gjasmë është për reformën në drejtësi. Shiheni. Përnatë ju ça fyti e gërryen barku duke fol për drejtësi. Parim i mos dënimit të kriminelëve dhe të korruptuarve në pushteti ka qënë moto e të gjitha qeverisjeve të tranzicionit pas vitit 1991, në një shoqëri të molepsur prej së keqes ku hajduti thërret kapeni hajdutin. Ashtu siç në këtë vend çudirash mesjetare, del e flet për drejtësi ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, që ka si gur në qafë jetët e marra të 26 njerëzve në Gërdec, duke përfshi gra e fëmijë. Një krim i përbindshëm e askush i dënuar. Drejtesi Medi, drejtsi. Për të tjerët e për vete kurrsesi.
Po le të lëmë në një anë opozitarët që edhe ata janë të molepsur keq e më keq në afera korruptive kur ishin në qeverisje e të merremi me pushtetarët e tanishëm.
Thua me këta "peshq" të tipit Peza nëpër rrjetat e gjyqësisë do ta bëjë Reformen e Drejtësisë e Vetingun Qeveria? Se dorëheqjen e jep, por Saimir Tahirin e Cannabisit nuk e dorëzon Qeveria. Kësisoj del përnatë në Media kazan TV, kësaj radhe në ABC News, ish deputeti i Rilindjes Alfred Peza dhe flet plot pasion të shtirur e shpifur për Veting e Drejtesi. Konkluzioni që nxjerr njeriu i thjeshtë tek dëgjon kësisoj tartufësh politikë është, vidhni e ripni këtë popull se ju mbron Drejtësia e Qeverisë më të korruptuar në Europë dhe më gjërë, simbas Departamentit Amerikan të Shtetit në prill 2018.
Kësisoj të hyjmë në Europë me brekët korruptive të Alfred Pezës nëpër këmbë. Vazhdo oratorinë bajate në Media kazanet televizive të kapura të Tiranës, o peshk i ngelur në rrjetë të Drejtesisë me 1 milion dollarë aksione Banke, fol pa tu dridhur syri për Reformë e Veting se kur flet ti, vend i trupit pa na u ngritur qimet përpjetë nuk ngelet. Kaq i drejte e orator reformator i madh e i respektuar i Rilindjes Socialiste je.
Por sidokudo më kot i shkarkon bateritë nëpër Media kazanët  televizivë të kapura të Tiranës duke bërë moral ky ish-deputet, sepse siç e ka thënë Indro Montaneli, gazetarët që kanë 1 milion janë hajdutë dhe nuk kanë të bëjnë në asgjë me gazetarinë.

25 prill 2016



                                  _____________     ______________

Shkrime në shtyp për deputetin e ngecur në rrjetën e Drejtësisë Alfred Peza:

 

Televizioni Publik 

dhe kriza 

e Këshillit 

të Alfred Pezës


Nga Kolec TRABOINI

E kam pas një borxh për të folur publikisht për tërë ato makinacione me të cilat u zgjodh Këshilli i Televizionit, e ku gjithçka u manipulua nga llogoret e Partive. Nuk është e nevojshme të kesh qenë ushtarak për të kuptuar se ç’janë llogoret, ku nëse bie shi të mbyt balta. Po le të vazhdoj pikërisht aty ku mbaron shkrimi  “Si zgjidhet kriza në Radiotelevizionin Publik? -nga Alfred Peza- në të cilin si  në profani na sjell mendimin se krizat na i zgjidhin pikërisht ata që i krijojnë.
Po zoti Alfred, zoti deputet, ka kaos në forumet drejtuese të një institucioni siç është Televizioni Publik,  që duhet të ishte i pavarur, e ky kaos ndodh se gjithçka e bën politika dhe anëtarët e këshillit. Kur u zgjodhën më së shumti u mor në konsideratë kriteri politik dhe aspak profesionalizmi, madje në këshill prej 10 anëtarësh zgjodhët pikërisht tre piktorë e një skulptor, sikur të ishte këshilli i Galerisë së Arteve. Kasta politike e ka politizuar aq keq këtë vend, sa as në kohën e diktaturës nuk ka qenë. Mund të ishe drejtues a këshilltar edhe pa qenë komunist, o Alfred Peza. I di ti këto punë mirë, por bën sikur nuk i di. Çfarë pune kanë PS,  PD dhe LSI me televizionin publik? Asnjë punë. Veç ngatërresa. Veç regres. Kanceri i Televizionit Publik është pikërisht politika. Jeni ju të partive që i vutë kazmën çdo gjëje në këtë vend. Televizioni Publik paguhet nga populli dhe duhet që shoqëria civile e jo partitë të bëjnë zgjedhjet për në forumet. Po ju këtë normë elementare për çdo vend demokratik e të kulturuar e keni kthyer në manovra politike e prapaskena të pështira që çdo ditë na shohin sytë. Në emër të gjoja një progresi që keni në kokë, por që nuk duket në realitet, po ia bëni varrin kësaj shoqërie. Cilit progres?! Ku është progresi? Tek ndarja absurde,  10 të këshillit i përkasin PS, PD dhe LSI? Ku vemi kësisoj me këtë egërsi për të kapur politikisht çdo pushtet e çdo institucion.
­­­Po le të shohim çfarë ndodh në këto Këshilla Televizioni të sajuar në orekse partish. Lexova platformën e njërit nga të dy kandidatët, për të cilin nuk po gjen rehat deputeti Alfred Peza. Ishte një platformë solide, plot imagjinatë krijuese, me perspektivë vënien e televizionit në një platformë të tillë që të bëhet një dritare ku publiku të shohë vetveten. Por më erdhi çudi se pikërisht atij kandidati i kishin dhënë më pak vota se tjetrit që është rektor në Universitetin e Arteve dhe kërkon të kërcejë nga një kolltuk në një tjetër në sajë të njohjeve dhe privilegjeve që i kanë krijuar pikërisht politika. Nuk u gjend një tjetër të mos kërcente pupthi nga kreu i një institucioni në një tjetër? Të krijohet përshtypja se disa njerëz në sajë të njohjeve, miqve, rrethit duke përfshirë dhe politikën, e kanë një siguri të përjetshme të mbajnë funksione të larta publike. Pikërisht këtij Këshilli të Televizionit Publik, kjo sajesë e Komisionit të Medias që drejton Alfred Peza, i dha këtij kandidati më shumë vota se tjetrit. Kjo tregon se mendësia e këshillit të sajuar  “progresivisht” nga  Alfred Peza është për të dëshëruar, që fare pak ka të bëjë me profesionalizmin, sikur të mos e dinë se të drejtosh një institucion publik nuk është e nevojshme të jesh aktor, as të dish si interpretohet një rol e ta plastosh mimikën,  por të kesh përvojë në fushën e mjetet e komunikimit masiv.
Shihni çfarë bëhet me ndërrimin e kryebashkiakëve, i shporrin anëtarët e një partie humbëse dhe vijnë palikarët e partisë fitimtare.  Është kthyer rrotacioni politik në rrotacion për vendet e punës. Administrata është politizuar deri në absurditet. Në Shqipërinë e esnafëve "progresistë" që trumbetoni ju, nuk gjen as punë po nuk qe anëtar i një partie politike. A e dini realitetin shqiptar ju që shfaqeni si deputet i partisë, sepse partia të caktoi me listë, siç marrin bukën me listë. Nuk kam pasur fare besim se ju do të ishit një progresist, që kur kryetari i PS ju paraqiti me bujë në media sikur çfarë po sillte t’i paraqiste popullit si kandidaturë në Parlament. Botova asokohe shkrimin "Po vjen Alfred Peza". Dhe ja ku jemi. Ky këshill është manipuluar i gjithë nga ju. Patët edhe guximin të më hiqnit nga lista e kandidatëve për këshillin e Televizionit në momentet e fundit, një hakmarrje e vogël kjo, për të cilën duhej t’ju skuqej pak fytyra. Edhe pse gjatë një viti ju kam kërkuar shkakun e vërtetë e jo lojëra fjalësh, megjithë premtimin tuaj, asnjëherë nuk më dhatë një përgjigje, as personalisht e as institucionalisht, sepse kërkesën për kandidaturën time në atë këshill e kishte bërë një shoqatë civile e jo partitë tuaja, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, jetimët pra, ata që ju as që i kini në konsideratë, por unë në fatin e tyre  jam fort i ndjeshëm.
Ju do të vazhdoni luftën për të vënë në udhëheqje të punëve të kulturës njerëzit që politikisht ju shërbejnë, së pari juve e jo popullit, ju mund t’i hani paratë (se me paratë e popullit keni rroga të majme e makina të shtrenjta), por respektin e popullit kurrë nuk do ta meritoni. Sepse që të meritoni respektin e popullit duhet së pari t’i depolitizoni institucionet e kulturës e jo t’i manipuloni pas kuintave të politikës mediokre shqiptare. Kësisoj nuk ka asnjë mundësi reale apo dhe hipotetike që një njeri a grupim që me veprimet e veta prodhon krizat në institucionet shtetërore e në veçanti ato të kulturës, të na bëhet promotor i zgjidhjes së krizave. Kjo mund të ndodhë vetëm në përralla i nderuar deputet!
Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël, u thoshte e madhja Vera Zheji, vogëlushëve në valët e Radio Tiranës kur mbaronte emisionin e përrallave.



_____________     ______________

Në vazhdim shkrimin e të njëjtit autor me titull "Po vjen Alfred Peza" botuar në gazeta "SOT", 5 shkurt 2013



PO VJEN ALFRED PEZA... Nga KOLEC TRABOINI Na japin lajme disi të bujshme se po vjen Alfred Peza. Po ku ka qënë ky Alfred Peza që paska ardhur?! Nuk mund ta kuptojmë kushtrim politik mediatik ngase këtë Alfred Pezën e shohim përnatë me figurë dhe me zë në ekranin e vogël që po zmadhohet dukshëm tashmë duke na pushtuar mendjen e qënien. Ky këtu ka qënë. Ai që mungon këtu e që ne dëshirojmë të ishin janë elementë të rinj nga populli e jo nga rutina e përditshme mbrëmasore tiranase. Nuk shihet kurrfarë ardhje nëse me këtë kuptojmë një risi në radhët e partisë më të madhe opozitare në vend. Fakti që merret tjetri nga një studio televizive e reklamohet me të madhe si prurje (dhe vetë Peza deklaron me pompozitet: “Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë” sikur të ketë patur ndalesa e pengesa për ta bërë këtë punë edhe jashtë sqetullave të partisë), e gjitha kjo tregon se ka një shkëputje të madhe PS nga terreni. Të na falin, por kjo të kujton ata xhambazët që ia mprehin dhëmbët kalit kur duan ta shesin për kal të ri. Sepse kjo histori mund të vazhdojë deri në grotesk kolektiv mediatik në thirroret: “Po vjen Koço Kokëdhima”, “Po vjen Anila Basha”, “Po vjen Blendi Fevziu”, “Po vjen Çim Peka” “Po vjen Adrian Thano”, “Po vjen Rudina Xhunga”, “Po vjen Sokol Balla”, “Po vjen Roland Qafoku”. Po vjen e kush s’po vjen... Po populli ku është. Të vjen në kujtesë një film i real-socit ku pyetet “A është prifti popull?” e për analogji në rastin tonë do do të përgjigjeshim, gazetarët shkrimorë e pamorë popull janë, por hallet e popullit në shpinë nuk i kanë. Se e dimë mirë jo vetëm çka flasin e shkruajnë, sikur jetojnë në një shtet tjetër, por edhe sa paguhet njëri e tjetri drejtues panelesh televizive. E këtu flitet për mijra euro e jo kacidhet që marrin pensionistët, që thënë të drejtën, shumica prej varfërisë kanë shpresë tek e majta që duhet të ketë një program social më të ndjeshëm ndaj realitetit absurd që kemi. Kjo lojë kuintash pa vizion është një gabim i madh që mund t’i kushtojë shtrenjtë forcave të majta. Frika është se veprimet e fundit duke nxjerrë si show politiko-mediatik ardhjen e disa figurave të lodhura mediatike (gjoja të pavarura deri më tani) e duke i shitur si risi në PS, kjo tregon se kryesia e partisë e pranon botërisht se tërë strukturat drejtuese në qendër janë lodhur, janë në kauzë shterëse e ndoshta edhe humbëse. Një mësim i madh i politikës për sukses brenda dhe jashtë partisë është se nuk mund t’i nxjerrësh drejtuesit dhe deputetët nga sqetullat, nga aparatçikët servilë, qoftë edhe nga studiot e TV e kthinat e gazetave dy hapa pranë selisë së partisë, apo tek drekon në Sheraton e Rogner, ndërsa votën t'ia kërkosh popullit diku larg teje. A thue populli që jeton kudo në këtë hapësirë shqiptare me plot halle mbi shpinë, e jo vetëm në qendër të Tiranës, nuk ka djem e vajza që dinë të qeverisin? Mos vallë u dashka t’i zgjedhin njerëzit veç për faktin se dinë të flasin bukur? Se dinë ta lidhin kollaron. Se dinë ta kruajnë zërin... Përtej kësaj mendoj se një deputet nuk shkon në Kuvend për të qënë thjesht një megafon politik, as fanti spathi nën mëngën e shefit, por për të sjellë ide për ndryshimin e kësaj gjëndje mjerane ku ndodhemi, ku qeverisja nuk do t’ia dijë se varfëria tashmë shfaqet si një kërcënim i madh për ekzistencë. Duke qënë gazetar nga profesioni nuk e mendoj kurrë gazetarinë si një apologje partiak, si një lugë e vogël për të përzier kafenë që do të pijë ai i madhi fare, apo një lëpirje këpuce në korridoret e partisë. Gazetari nuk është tellall i dikujt tjetër, por shprehës i bindjeve të veta në mënyrë të pavarur dhe solide. Prandaj kemi të drejtë të pyesim nga u katapultuan këta gazetarë në parti në prag të zgjedhjeve, kur deri dje betoheshin e përbetoheshin e për më tepër mburreshin për pozicionin e vet të pavarur në gjykimin apo demaskimin çështjeve apo aferave korruptive. Tani papritur i shohin nën sqetull të partisë që mendohet të vijë në pushtet. Kaq e vështirë është të kuptohet se pse? Këta gazetarë nëse kanë personalitet të lartë, që nuk ua vëmë në dyshim, duhet jo të kapeshin pas kindave të palltos së shefave të partive, por të kishin kurajon e dinjitetin të dilnin kandidatë për deputetë të pavarur nga asnjë krah politik. Dikush mund të thotë se kjo nuk mund të ndodhë sepse është ndarë elektorati si plaçkë tregu tek Gabi. Gjithsesi ai që është një gazetar i vërtetë e jo marionetë politike lufton që kjo të ndodhë, që forca të pavarura të mund të vijnë e të sjellin zërin e tyre ndryshe nga politikat steriotipe e të manipuluara ligsht siç ndodh në Shqipëri. Ne për kësisoj gazetarie kemi nevojë. Me llafeollogë partish jemi ngopur. Më vjen vërtet keq kur shoh se Opozita shfaqet e lodhur e pa vitalitet apo që mbahet pas figurave të konsumuara (si ai partiaku i lartë ish-kuadro i diktaturës, që shkruan në një dramë marroke se Shën Maria është një kuçkë - çfarë e lemerisi elektoratin në Korçë dhe nuk e di se me çfarë do të përfaqësohet kjo parti në atë qytet ku popullsia është prekur në sedër), apo kur opozita përpiqet të kapet pas fijeve të kashtës gazetareske dhe nuk shkon në terren, apo të kërkojë e të gjejë plot djem e vajza të reja brenda e jashtë Shqipërisë, të shkolluar në perëndim deri dhe në Amerikë po qe nevoja, të cilët do të mund të sillnin një frymë të re, një imazh të ri në politikë dhe në qeverisjen e këtij vendi ku zotëron kaosi, jo vetëm politik por edhe ekonomik, siç po jep sinjale tronditëse falimentimi i qendrës tregtare gjigande City Park, inaguruar me pompë qeveritare jo më shumë se tre vjet më parë. Por më shumë se për opozitën më vjen keq se ka shumë njerëz që shpresojnë të ndryshojë gjendja, por kur shohim se ju afrojnë ca fytyra të konsumuara deri në rraskapitje stresuese në shtyp apo televizion, edhe ajo pak shpresë ju fashitet. Këtu kemi dhe një problem tjetër madhor; e gjithë Media shqiptare është zaptuar nga politika, pozita dhe opozita dhe nuk ka më asnjë organ vërtet të pavarur, asnjë hapësirë lirie. Prandaj ikin gazetarët si pelivanët nëpër sqetulla partish. Ne kështu po shkojmë drejt një politizimi të shoqërisë deri në atë shkallë sa të humbasë mendimi i lirë dhe i pavarur, dhe si në një lojë shahu gjithçka ta përcaktojnë shefat e partive. Demokracia kështu degradohet, lind një strukturë sunduese e ngurtë e gjithpërfshirese për t’i lënë vendin despotizmit partiak që derivon edhe në atë shtetëror. E fundit që desha të them është thjesht një pyetje retorike: A ka ndonjë mënyrë tjetër më dëshpëruese për ta vrarë shpresën e për të shkuar drejt humbjes?! Botuar në gazeta SOT, 5 shkurt 2013:

Make Google view image button visible again: https://goo.gl/DYGbub

PO VJEN ALFRED PEZA...
Nga KOLEC TRABOINI

Na japin lajme disi të bujshme se po vjen Alfred Peza.  Po ku ka qënë ky Alfred Peza që paska ardhur?! Nuk mund ta kuptojmë kushtrim politik mediatik ngase këtë Alfred Pezën e shohim përnatë me figurë dhe me zë në ekranin e vogël që po zmadhohet dukshëm tashmë duke na pushtuar mendjen e qënien. Ky këtu ka qënë. Ai që mungon këtu e që ne dëshirojmë të ishin  janë elementë të rinj nga populli e jo nga rutina e përditshme mbrëmasore tiranase.
Nuk shihet kurrfarë ardhje nëse me këtë  kuptojmë një risi në radhët e partisë më të madhe opozitare në vend. Fakti që merret tjetri nga një studio televizive e reklamohet me të madhe si prurje (dhe vetë Peza deklaron me pompozitet: “Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë” sikur të ketë patur ndalesa e pengesa  për ta bërë këtë punë edhe jashtë sqetullave të partisë), e gjitha kjo tregon se ka një shkëputje të madhe PS nga terreni. Të na falin, por kjo të kujton ata xhambazët që ia mprehin dhëmbët kalit kur duan ta shesin për kal të ri. Sepse kjo histori mund të vazhdojë deri në grotesk kolektiv mediatik në thirroret:
“Po vjen Koço Kokëdhima”, “Po vjen Anila Basha”, “Po vjen Blendi Fevziu”,  “Po vjen Çim Peka” “Po vjen Adrian Thano”,  “Po vjen Rudina Xhunga”, “Po vjen Sokol Balla”, “Po vjen Roland Qafoku”. Po vjen e kush s’po vjen... Po populli ku është.
Të vjen në kujtesë një film i real-socit ku pyetet “A është prifti popull?” e për analogji në rastin tonë do do të përgjigjeshim, gazetarët shkrimorë e pamorë popull janë, por hallet e popullit në shpinë nuk i kanë. Se e dimë mirë jo vetëm çka flasin e shkruajnë, sikur jetojnë në një shtet tjetër, por edhe sa paguhet njëri e tjetri drejtues panelesh televizive. E këtu flitet për mijra euro e jo kacidhet që marrin pensionistët, që thënë të drejtën, shumica prej varfërisë kanë shpresë tek e majta që duhet të ketë një program social më të ndjeshëm ndaj realitetit absurd që kemi.
Kjo lojë kuintash pa vizion është një gabim i madh që mund t’i kushtojë shtrenjtë forcave të majta. Frika është se veprimet  e fundit duke nxjerrë si show politiko-mediatik ardhjen e disa figurave të lodhura mediatike (gjoja të pavarura deri më tani) e duke i shitur si risi në PS, kjo tregon se kryesia e partisë e pranon botërisht se tërë strukturat drejtuese në qendër janë lodhur, janë në kauzë shterëse e ndoshta edhe humbëse.
Një mësim i madh i politikës për sukses brenda dhe jashtë partisë është se nuk mund t’i nxjerrësh drejtuesit  dhe deputetët nga sqetullat, nga aparatçikët servilë, qoftë edhe nga studiot e  TV e kthinat e gazetave dy hapa pranë selisë së partisë, apo tek drekon në Sheraton e Rogner, ndërsa votën t'ia kërkosh popullit diku larg teje.  A thue populli që jeton kudo në këtë hapësirë shqiptare me plot halle mbi shpinë,  e jo vetëm në qendër të Tiranës, nuk ka djem e vajza që dinë të qeverisin? Mos vallë u dashka t’i zgjedhin njerëzit veç për faktin se dinë të flasin bukur? Se dinë ta lidhin kollaron. Se dinë ta kruajnë zërin...  Përtej kësaj mendoj se një deputet nuk shkon në Kuvend për të qënë thjesht një megafon politik, as fanti spathi nën mëngën e shefit,  por për të sjellë ide për ndryshimin e kësaj gjëndje mjerane ku ndodhemi, ku qeverisja nuk do t’ia dijë se varfëria  tashmë shfaqet si një kërcënim i madh për ekzistencë.
Duke qënë gazetar nga profesioni nuk e mendoj kurrë gazetarinë si një apologje partiak, si një lugë e vogël për të përzier kafenë që do të pijë ai i madhi fare, apo një lëpirje këpuce në korridoret e partisë. Gazetari nuk është tellall i dikujt tjetër, por shprehës i bindjeve të veta në mënyrë të pavarur dhe solide. Prandaj kemi të drejtë të pyesim nga u katapultuan këta gazetarë në parti në prag të zgjedhjeve, kur deri dje betoheshin e përbetoheshin e për më tepër mburreshin për pozicionin e vet të pavarur në gjykimin apo demaskimin çështjeve apo aferave korruptive. Tani papritur i shohin nën sqetull të partisë që mendohet të vijë në pushtet. Kaq e vështirë është të kuptohet se pse?
Këta gazetarë nëse kanë personalitet të lartë, që nuk ua vëmë në dyshim, duhet jo të kapeshin pas kindave të palltos së shefave të partive, por të kishin kurajon e dinjitetin të dilnin kandidatë për deputetë të pavarur nga asnjë krah politik. Dikush mund të thotë se kjo nuk mund të ndodhë sepse është ndarë elektorati si plaçkë tregu tek Gabi. Gjithsesi ai që është një gazetar i vërtetë e jo marionetë politike lufton që kjo të ndodhë, që forca të pavarura të mund të vijnë e të sjellin zërin e tyre ndryshe nga politikat steriotipe e të manipuluara ligsht siç ndodh në Shqipëri. Ne për kësisoj gazetarie kemi nevojë. Me llafeollogë partish jemi ngopur.
Më vjen vërtet keq kur shoh se Opozita shfaqet e lodhur e pa vitalitet apo që mbahet  pas figurave të konsumuara (si ai partiaku i lartë ish-kuadro i diktaturës,  që shkruan në një dramë marroke se Shën Maria është një kuçkë - çfarë e lemerisi elektoratin në Korçë dhe nuk e di se me çfarë do të përfaqësohet kjo parti në atë qytet ku popullsia është prekur në sedër), apo kur opozita përpiqet të kapet pas fijeve të kashtës gazetareske dhe nuk shkon në terren, apo të kërkojë e të gjejë plot djem e vajza të reja brenda e jashtë Shqipërisë, të shkolluar në perëndim deri dhe në  Amerikë  po qe nevoja, të cilët do të mund të sillnin një frymë të re, një imazh të ri në politikë dhe në qeverisjen e këtij vendi ku zotëron kaosi, jo vetëm politik por edhe ekonomik, siç po jep sinjale tronditëse falimentimi i qendrës tregtare gjigande City Park, inaguruar me pompë qeveritare jo më shumë se tre vjet më parë.
Por më shumë se për opozitën më vjen keq se ka shumë njerëz që shpresojnë të ndryshojë gjendja, por kur shohim se ju afrojnë ca fytyra të konsumuara deri në rraskapitje stresuese në shtyp apo televizion, edhe ajo pak shpresë ju fashitet. Këtu kemi dhe një problem tjetër madhor; e gjithë Media shqiptare është zaptuar nga politika, pozita dhe opozita dhe nuk ka më asnjë organ vërtet të pavarur, asnjë hapësirë lirie. Prandaj ikin gazetarët si pelivanët nëpër sqetulla partish. Ne kështu po shkojmë drejt një politizimi të shoqërisë deri në atë shkallë sa të humbasë mendimi i lirë dhe i pavarur, dhe si në një lojë shahu gjithçka ta përcaktojnë shefat e partive. Demokracia kështu degradohet, lind një strukturë sunduese e ngurtë  e gjithpërfshirese  për t’i lënë vendin despotizmit partiak që derivon edhe në atë shtetëror.

Botuar në gazeta SOT, 5 shkurt 2013

_____________     ______________
PO VJEN ALFRED PEZA... Nga KOLEC TRABOINI Na japin lajme disi të bujshme se po vjen Alfred Peza. Po ku ka qënë ky Alfred Peza që paska ardhur?! Nuk mund ta kuptojmë kushtrim politik mediatik ngase këtë Alfred Pezën e shohim përnatë me figurë dhe me zë në ekranin e vogël që po zmadhohet dukshëm tashmë duke na pushtuar mendjen e qënien. Ky këtu ka qënë. Ai që mungon këtu e që ne dëshirojmë të ishin janë elementë të rinj nga populli e jo nga rutina e përditshme mbrëmasore tiranase. Nuk shihet kurrfarë ardhje nëse me këtë kuptojmë një risi në radhët e partisë më të madhe opozitare në vend. Fakti që merret tjetri nga një studio televizive e reklamohet me të madhe si prurje (dhe vetë Peza deklaron me pompozitet: “Dua të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë” sikur të ketë patur ndalesa e pengesa për ta bërë këtë punë edhe jashtë sqetullave të partisë), e gjitha kjo tregon se ka një shkëputje të madhe PS nga terreni. Të na falin, por kjo të kujton ata xhambazët që ia mprehin dhëmbët kalit kur duan ta shesin për kal të ri. Sepse kjo histori mund të vazhdojë deri në grotesk kolektiv mediatik në thirroret: “Po vjen Koço Kokëdhima”, “Po vjen Anila Basha”, “Po vjen Blendi Fevziu”, “Po vjen Çim Peka” “Po vjen Adrian Thano”, “Po vjen Rudina Xhunga”, “Po vjen Sokol Balla”, “Po vjen Roland Qafoku”. Po vjen e kush s’po vjen... Po populli ku është. Të vjen në kujtesë një film i real-socit ku pyetet “A është prifti popull?” e për analogji në rastin tonë do do të përgjigjeshim, gazetarët shkrimorë e pamorë popull janë, por hallet e popullit në shpinë nuk i kanë. Se e dimë mirë jo vetëm çka flasin e shkruajnë, sikur jetojnë në një shtet tjetër, por edhe sa paguhet njëri e tjetri drejtues panelesh televizive. E këtu flitet për mijra euro e jo kacidhet që marrin pensionistët, që thënë të drejtën, shumica prej varfërisë kanë shpresë tek e majta që duhet të ketë një program social më të ndjeshëm ndaj realitetit absurd që kemi. Kjo lojë kuintash pa vizion është një gabim i madh që mund t’i kushtojë shtrenjtë forcave të majta. Frika është se veprimet e fundit duke nxjerrë si show politiko-mediatik ardhjen e disa figurave të lodhura mediatike (gjoja të pavarura deri më tani) e duke i shitur si risi në PS, kjo tregon se kryesia e partisë e pranon botërisht se tërë strukturat drejtuese në qendër janë lodhur, janë në kauzë shterëse e ndoshta edhe humbëse. Një mësim i madh i politikës për sukses brenda dhe jashtë partisë është se nuk mund t’i nxjerrësh drejtuesit dhe deputetët nga sqetullat, nga aparatçikët servilë, qoftë edhe nga studiot e TV e kthinat e gazetave dy hapa pranë selisë së partisë, apo tek drekon në Sheraton e Rogner, ndërsa votën t'ia kërkosh popullit diku larg teje. A thue populli që jeton kudo në këtë hapësirë shqiptare me plot halle mbi shpinë, e jo vetëm në qendër të Tiranës, nuk ka djem e vajza që dinë të qeverisin? Mos vallë u dashka t’i zgjedhin njerëzit veç për faktin se dinë të flasin bukur? Se dinë ta lidhin kollaron. Se dinë ta kruajnë zërin... Përtej kësaj mendoj se një deputet nuk shkon në Kuvend për të qënë thjesht një megafon politik, as fanti spathi nën mëngën e shefit, por për të sjellë ide për ndryshimin e kësaj gjëndje mjerane ku ndodhemi, ku qeverisja nuk do t’ia dijë se varfëria tashmë shfaqet si një kërcënim i madh për ekzistencë. Duke qënë gazetar nga profesioni nuk e mendoj kurrë gazetarinë si një apologje partiak, si një lugë e vogël për të përzier kafenë që do të pijë ai i madhi fare, apo një lëpirje këpuce në korridoret e partisë. Gazetari nuk është tellall i dikujt tjetër, por shprehës i bindjeve të veta në mënyrë të pavarur dhe solide. Prandaj kemi të drejtë të pyesim nga u katapultuan këta gazetarë në parti në prag të zgjedhjeve, kur deri dje betoheshin e përbetoheshin e për më tepër mburreshin për pozicionin e vet të pavarur në gjykimin apo demaskimin çështjeve apo aferave korruptive. Tani papritur i shohin nën sqetull të partisë që mendohet të vijë në pushtet. Kaq e vështirë është të kuptohet se pse? Këta gazetarë nëse kanë personalitet të lartë, që nuk ua vëmë në dyshim, duhet jo të kapeshin pas kindave të palltos së shefave të partive, por të kishin kurajon e dinjitetin të dilnin kandidatë për deputetë të pavarur nga asnjë krah politik. Dikush mund të thotë se kjo nuk mund të ndodhë sepse është ndarë elektorati si plaçkë tregu tek Gabi. Gjithsesi ai që është një gazetar i vërtetë e jo marionetë politike lufton që kjo të ndodhë, që forca të pavarura të mund të vijnë e të sjellin zërin e tyre ndryshe nga politikat steriotipe e të manipuluara ligsht siç ndodh në Shqipëri. Ne për kësisoj gazetarie kemi nevojë. Me llafeollogë partish jemi ngopur. Më vjen vërtet keq kur shoh se Opozita shfaqet e lodhur e pa vitalitet apo që mbahet pas figurave të konsumuara (si ai partiaku i lartë ish-kuadro i diktaturës, që shkruan në një dramë marroke se Shën Maria është një kuçkë - çfarë e lemerisi elektoratin në Korçë dhe nuk e di se me çfarë do të përfaqësohet kjo parti në atë qytet ku popullsia është prekur në sedër), apo kur opozita përpiqet të kapet pas fijeve të kashtës gazetareske dhe nuk shkon në terren, apo të kërkojë e të gjejë plot djem e vajza të reja brenda e jashtë Shqipërisë, të shkolluar në perëndim deri dhe në Amerikë po qe nevoja, të cilët do të mund të sillnin një frymë të re, një imazh të ri në politikë dhe në qeverisjen e këtij vendi ku zotëron kaosi, jo vetëm politik por edhe ekonomik, siç po jep sinjale tronditëse falimentimi i qendrës tregtare gjigande City Park, inaguruar me pompë qeveritare jo më shumë se tre vjet më parë. Por më shumë se për opozitën më vjen keq se ka shumë njerëz që shpresojnë të ndryshojë gjendja, por kur shohim se ju afrojnë ca fytyra të konsumuara deri në rraskapitje stresuese në shtyp apo televizion, edhe ajo pak shpresë ju fashitet. Këtu kemi dhe një problem tjetër madhor; e gjithë Media shqiptare është zaptuar nga politika, pozita dhe opozita dhe nuk ka më asnjë organ vërtet të pavarur, asnjë hapësirë lirie. Prandaj ikin gazetarët si pelivanët nëpër sqetulla partish. Ne kështu po shkojmë drejt një politizimi të shoqërisë deri në atë shkallë sa të humbasë mendimi i lirë dhe i pavarur, dhe si në një lojë shahu gjithçka ta përcaktojnë shefat e partive. Demokracia kështu degradohet, lind një strukturë sunduese e ngurtë e gjithpërfshirese për t’i lënë vendin despotizmit partiak që derivon edhe në atë shtetëror. E fundit që desha të them është thjesht një pyetje retorike: A ka ndonjë mënyrë tjetër më dëshpëruese për ta vrarë shpresën e për të shkuar drejt humbjes?! Botuar në gazeta SOT, 5 shkurt 2013

Make Google view image button visible again: https://goo.gl/DYGbub