Përurim i veçantë te Kroni i Traboini




  Përurim i veçantë te Kroni i Traboinit


Përurim i veçantë i librit "Miti i Hotit" i Kolec Traboinit tek Kroni i Traboinit, organizuar nga shoqata "Dedë Gjon Luli" Hot më 15 tetor 2017.  Është i treti libër që përurohet në Hot e Tuz në këto vitet e fundit nga ky autor dhe të tre trajtojnë  aspekte  historike por edhe kulturore e artistike. Pas përgatitjes e botimit të dorëshkrimeve të Atit të vet Palok Traboini, ish sekretar i Dedë Gjon Lulit, mësues e kryengritës, "Flamurit në Deçiq" 2012, Kolec Traboini botoi rrëfimet për fëmijë "Djali nga Hoti" 2015. Ndërsa në vitin 2017 u afroi lexuesve të pasionuar pas historisë librin e tij të tridhjetë,  "Miti i Hotit". Kolec Traboini me prejardhje nga fisi Gojçaj i Hotit, ka sjellë një vepër koncize me mësimin se si një brez duhet të mbështetet fort tek një tjetër. Kryekreje në këtë vepër eseistike mbi bëmat e Malësisë së Hotit, këtë mit që e krijoi historia e u përpoqën ta rrënojnë sistemet absurde, të shfaqet fuqia mbresëlënëse e shëmbëllesës së të parëve tek pasardhësit.
Promovimin e hapi Fran Kola / Dedvukaj që ja dha fjalën shkrimtarit nga Tirana Pandeli Koçi, i cili vuri në dukje disa aspekte të librit dhe lidhjet fisnore e të gjakut por dhe shpirtërore të autorit me Malësinë e Hotit që është vendlindja e atit të vet Palok Traboini. Ai theksoi pasionin e autorit për të nxjerrë në dritë të vërteta historike që me dashje ose pa dashje janë anashkaluar. Parë në këtë kahje, megjithëse libri nuk rreket të bëjë histori ai e trajton historinë me një këndvështrim të veçantë.
Në analizën e tij shkrimtari e poeti Anton Gojçaj solli disa tipare karakteristike e veçori stilistike të prozës eseistike të Kolec Traboinit, si analist intuitiv e polemist i rreptë, ngulmues në  të vërtetat historike, ku shprehjet janë plot nerv por dhe me vërtetësi, krejt i kthjellte ne qëllimin qe që mbron në polemikat apo kundërshtitë e tij duke zbuluar disa ngjarje apo personazhe historike ne Malësisë se Hotit të mbajtur nen pluhurin e kohës. Por ne disa vende ai stigmatizon ashpër e hidhur për qëndrimin e dyfishte të sistemit të kaluar ndaj figurave kombëtare. “Dedë Gjon Lulin e nderonte shteti monist, por ama të gjithë rrethin familjar ja persekutoi pa mëshirë”.- shkruan Traboini ne librin ”Miti i Hotit”.
Poeti  Qazim Muska vuri në dukje se dëshira tinëzare për të rrënuar heronjtë kombëtar, duke i konsideruar jo si realitet historik por si legjenda e fantazi nuk i ndihmojnë askujt. Figurat historike edhe pse ndonjë rast të legjendarizuara e kanë qëllimin e tyre, e kanë pozitivitetin e tyre,  ato u japin njerëzve shpresë e guxim ne synimet e veta për të mbrojtur lirinë e për ta forcuar identitetin e vet përballë rreziqeve të shumta në të cilat historia i vë popujt.
Sami Flamuri nga Ulqini recitoi vargjet e Gjergj Fishtës dhe vlerësoi virtytet e larta të malësorëve të Hotit. Autori Kolec Traboini, tha Sami Flamuri, ka tridhjetë vjet që punon me shkrimet e veta për të forcuar atdhedashurinë e identitetin shqiptar ndër bashkatdhetarë kudo ku është ndodhur ne Greqi, Amerikë  por edhe në Shqiperi.  
Studiuesi e koleksionisti Shtjefën Ivezaj i dorëzoi autori të librit “Miti i Hotit” certifikatën e mirënjohjes duke e vlerësuar figurën e tij si krijues atdhetar.
Autori i librit Kolec Traboini, falënderoi pjesëmarrësit dhe vuri ne dukje se si erdhi deri në këtë pasion të madh për vendlindjen e atit të munguar. Duke kërkuar atin, tha ai unë gjeta vendlindjen e tij, gjeta Hotin, gjeta Traboinin, gjeta Kroin, gjeta njerëzit, gjeta vendin ku ka lindur e ku është rritur dhe kësisoj vendlindja zuri vendin e atit të munguar që në fëmijërinë e hershme. Unë këtu nuk vij, por këtu jam sepse këtu është gjeneza ime. Kolec Traboini është i njohur edhe për poezitë kushtuar Hotit dhe malësorëve me krenarinë e birit të një vendi me trimëri që kthehen në legjenda per shkak të dimensioneve që kanë pasur në histori.
Më pas  Kolec Traboini me drejtuesin e shoqatës "Dedë Gjon Luli", Gjon Dushaj, poetin Anton Gojçaj dhe shkrimtarin Pandeli Koçi e poetin Qazim Muska, biseduan me dëshirën që tek Kroni i Traboinit të organizohet në mënyrë të përvitshme dita e poezisë. Kjo është një dëshirë e bukur por edhe e mundshme. Përurimi u mbyll me një këngë tradicionale, maje krahut, kënduar nga Lula Nicaj dhe Marash Dushaj.
Librin "Miti i Hotit" ashtu si dhe librat e mëparshëm autori i shpërndau falas për bashkë malësoret e vet nga Hoti dhe Tuzi.

© Pantheon Info 2017


Libri "Miti i Hotit" i Kolec Palok Traboinit


Fran Kola/Dedvukaj mbajti fjalën e hapjes.
Shkrimtari e studiuesi Anton Gojçaj referoi "Faqebardhë para historisë"
shkrim që e botoi gazeta "Koha javore" Podgoricë

Shkrimtari Pandeli Koçi nga Tirana, mbajti fjalën"Hoti, një mit që krijoi historia"
Poeti Qazim Muska nga Tirana, foli për epikën historike të Malësisë së Hotit.
Sami Flamuri kishte ardhur në promovim të sillte përshendetje nga Ulqini.
Autori i librit Kolec Palok Traboini falenderoi pjesmarrësit dhe foli për lidhjet e tij shpirtërore
dhe familjare me Hotin, vendlindja e atit dhe të gjithë brezave paraardhës.

Etnografi nga Tuzi Shtjefen Ivezaj i jep autorit K.P. Traboini certefikatën e mirënjohjes.

Nga New Yorku u gjend në promovim te Kroni Traboinit edhe Gjok Gojçaj.
Lula Nicaj dhe Marash Dushaj me këngë maje krahut për të pranishmit.
Kryetari i Shoqatës"Dedë Gjon Luli" Hot, Gjon Dushaj, që organizoi promovimin e librit.
Marash Zef Gojçaj, Palok Nicaj (i biri i Gjek Metit) dhe autori K.P. Traboini
Lula Nicaj, një traboinas i vjetër dhe autori i librit Kolec Palok Traboini.
Kështu të sherbehet kafja te lokali "Lulja e Blinit" në Traboin të Hotit.
Shkrimi i shkrimtarit e studiuesit Anton Gojçaj për librin "Mitit i Hotit"
botuar në gazetën "Koha javore" nr.787, 26 tetor 2017, f.20-21 Podgoricë.

NË KËTË LINK MUND TË SHIHNI VIDIO KRONIKËN NË YOU TUBE
 https://youtu.be/npPPVe8BbAE