Karavidhet kundër Karabinës - nga Kolec Traboini


KARAVIDHET KUNDËR KARABINËS
Krra – Krra


Nga KOLEC TRABOINI

Ministresha Karabina ka "rrahur" 7 drejtore drejtorie në Ministrinë e Arsimit e këta si lolo me bisht ndër shalë drejt e në Prokurori. Lajm i madh në Albanistan. Po temë për të diskutuar është kjo?! E kur, në mes të vapës së gushtit që as brumbullit nuk i vete mendja për bajga. Por lopet kanë punët e tyre kur kullosin. Sigurisht kur kullosin mirë.
Shpifje më e bukur dhe më e menderosur nuk ka si bëhet. Dhe ne duhet ta besojmë me patjetër. Se kështu është direktiva e partisë. Zhurmë, zhurmë edhe një herë zhurmë. Propogandat gebelsiane të politikes partiake gatuajnë çorbë derrash e, ha o popull e të beftë mirë. Speciale e ditës.
Plasi Facebooku. Berihaj Facebooku. Me kuç e me maç. Të gjithë për një e një për të gjithë, burrat drejtorë kundër ministres femër Karabina. Karavidhet burrërore kundër Karabines femërore. O squllje e jargavitje. Mitingashët janë lëshuar si qentë (jo qetë e kuajt) në lëmë.
Pastaj ja plasën histori me hotel me 5 yje në Gjakove. Qenka ankuar ministrja pse nuk e kane akomoduar ne rangun qe e meriton. Po ku mund të ketë në Gjakovë hotele me 5 yje. Po emrin e kanë ashtu, si te gjitha punë tona. Për emër. Nëse është fjala për yjtë e qiellit ka akoma më shumë yj Gjakova. Miliarda yje.
Fry të fryjmë, moj erë e marrë. Po ka edhe çeshtje më të rëndësishme për të diskutuar në këtë popull që është vënë nga sytë këmbët në ikje nëpër botë e qeveria mezi po i mban. A nuk e kuptoni se e gjithë kjo është një lojë e ndyrë, që 7 dritëshkurtër drejtorë drejtorie në ministri te Arsimit (bura e jo burra) ankohen në gjykatë se i ka rrahur kjo vajzukja ministre Karabina.
Po me se i ka rrahur?! O të marrë, po bëheni gazi i botës. Ju pyes, mos ju ka tredhur gjë Karabina? Se kur dilni e ankoheni nëpër stacione televizive si të tredhur e të menderosur më dukeni.
Mos o Zot! Se mbeten grania pa rrush në vjeshtë.

16 gusht 2017