16 March 2017

Kuislingu titist Azem Vllasi dhe tollovia e mediave të Prishtinës-nga Kolec Traboini


KUISLINGU TITIST AZEM VLLASI DHE TOLLOVIA E MEDIAVE 
TË PRISHTINËS

Nga KOLEC TRABOINI


I tërë shtypi llaskandraq i Prishtinës janë lëshuar si marrokët pas erës, kundër Murat Jasharit, i cili u konfliktua me armë me renegatin kuisling Azem Vllasi. Në vend të na tregojnë bëmat tradhtare të Vllasit, shkruajnë për ca lidhje e biseda të Murat Jasharit me Mona A. një shqiptare Rumanie. Sikur Kosova nuk ka punë tjetër por se çfarë i tha Murati, si ja kërkoi e si ju përgjegj me pelqim e miklim Mona e kush e di sa marrëzi të tjera. Këta të shtypit llaskandraq në Prishtinë qenkan trokë fare. Po çfarë ju duhet atyre se si flasin një mashkull e një femër në intimitet të plotë, apo të shkruajnë në gazeta a të japin në lajme se kush ja hyp e kush ja zdryp tjetrit? Çfarë gjë e jashtëzakonshme qenka një idil dashurie qoftë dhe seksual. Dhe për ta plotësuar kuadrin e marrëzisë së shtyp-shtypsave të Prishtinës na thonë se ajo vajza qenka spiune. Dhe nuk sjellin asnjë fakt. Po çfarë lesh shtypi kanë këta. E vetmja gjë që thonë është se kur Mona A. kaloi në kufirin e Maqedonisë e mbajti policia nën kontroll për 5 orë. Dhe këta mendje shkalë e konsiderojnë se kjo mbajtje është patjetër një bashkëpunim për spiunazh. O shtyp-shtypsa, po mua më 5-6 janar 2017 më mbajtën 24 orë në Aeroportin Ataturk të Stambollit sepse më ngatërruan linjën (me qëllim apo jo dreqi e di) sa në vend të shkoj në Washington DC më detyruan të kthehem sërish në Tiranë, po mos do thoni se kësisoj unë u bëra agjent i Erdoganit. O të marrë! Ju piftë sorra trutë! Hiqni dorë nga fantazitë e sëmura e shpifjet ordinere. Liria që keni fituar e që i atribuohet Amerikës e jo Osmanlinjve të Anadollit, të cilëve u faleni si perëndi, nuk duhet spekuluar. Spekulimi me lirinë e të tjerëve me dinjitetin e të tjerëve në shtete normale dënohet. Mirëpo punët janë të tilla që shtypi llapaqen e llaskandraq i Prishtinës nuk pyet as për ligje e as për etike qytetare. Edhe i Tiranës shpesh herë. Po ka një kufi, ka një cak, prandaj shkurtoni gjuhën e gjatë e mjaft i thurët lavde një kuislingu të Serbisë që shtypi përgjakshëm demonstratat e vitit 1981.
Se si ndodhi që u përleshen Murat Jashari, vëllai i Heroit Ismet Jashari, me kuislingun e titistin Azem Vllasi këtë le ta shtjellojë e qartësojë drejtësia, se kush ishte agresori e kush viktim. Por veç një renegat i pa principtë si Azem Vllasi, zor që mund të jetë një viktimë. Viktima janë ata që masakroi Azem Vllasi me policinë serbe në Kosovë në pranverën e vitit 1981. E për këtë duhej kalbur në burg e jo të bënte avokatin në Kosovë apo me absurdja  të vijë të na përrallisë në televizionet e Tiranës në ca intervista të shpifura.

17 mars 2017

Në foto: Azem Vllasi bashkëpunëtor me kriminelin e vrasësin e shqiptarëve Millosheviq, në foton tjetër gazeta "Rilindja" me 4 prill 1981 me fjalimin e Vllasit kundër demonstratave të vitit 1981 si dhe lavdërimi i forcave të policisë serbe që terrorizuar shqiptarët.

05 March 2017

Kungujt e Qeverise / nga Kolec Traboini

ese
Kolec Traboini
KUNGUJT E QEVERISË


Nga KOLEC TRABOINI


           Mbasi dëgjova llafeollogjine e ministrit të financave Arben Ahmetaj për sukseset e mëdha ekonomike të Qeverisë, dola në pazarin më të afërt të fruta perimeve në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Kisha mendimin që ky që flet e po na çan defterin për suksese diçka di e nuk flet kot. Kot gjithashtu nuk e kanë vënë në maj të Pikaloit qeveritar. Pastaj ky po dublon edhe ministren e Ekonomisë, por edhe atë të Mirëqenia Sociale i cili, kur flet për suksese bën belbaçin. Ky i fundit dreqi e di ku e ka degdisur kokën se mirëqenie në Shqipëri nuk ka.
I hodha një vështrim perimeve se me ato e mban barkun populli. Me ra në sy se një produkti i ishte ulur çmimi. Kungulli nga 300 lekë për kg. ishte bërë 250 lekë ose me të vjetra dymijë e pesëqind lekë. Ja pra thashë që mirëqenia nuk ka por suksese ka. Mirëpo që kungulli të jetë afërsisht sa të ardhurat ditore të një pensionisti në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur kurrë në këtë tokë shqiptare. Kungullin e kemi pas blerë me 3 lekë kg. pra gati 100 herë më e pak se rroga ime ditore.
           Si kanë surrat e flasin. Si nuk u plasi cipa këtyre mburravecëve të shëmtuar që na tregojnë sukseset kur jetojmë në buzë të katastrofës. Mirë ky delenxhi ministër që gënjen sa ka kokën, por kryeministri çfarë ka që na tregon suksese dhe ai. E ka lidh çdo përparim të këtij vendi me një Veting. Mashtrim i kulluar. Pa le kur na thotë një tjetër palo ministër, më duket ai i energjetikës, Damjani i Gjiknurëve, që na e kripos kokën mirë me fatura të energjisë me çmime të larta e na thotë se kush është kundër Vetingut është kundër popullit. Ore, po ky ka rrjedhur. I ka rënë tavani fare. Shyqyr që nuk ka rrojtur në kohë të Duçes se do ta merrte si ministër propogande nga se thotë gënjeshtra të tilla që bëjnë popullin në atë shkallë lumturie sa të hedh valle në ditë të mortit. 

More, kam një pyetje për popullin tonë punëtor, heroik e të pa punë, që shkon në votime dhe voton për myteberrë. Çfarë mendon Populli? Këta që kemi në krye janë ministra apo kunguj?
           Unë mendoj se janë kunguj, madje me çmim të lartë e po na kushtojnë shumë shtrenjtë. Nuk na mbetet veç të parodizojmë një këngë të kohës së lavdishme të Malukatit të madh që polli maluketër të vegjël:
Nga na erdhën këta sharlatanë?!

03 March 2017

Ministria teveqele e kulturës sponsorizon takimet me denoncuesen e poetit të pushkatuar

MINISTRIA TEVEQELE E KULTURËS SPONSORIZON TAKIMET ME DENONCUESEN E POETIT TË PUSHKATUAR

Tashmë shqiptarët e dinë se kush janë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe si u ekzekutuan mizorisht nga diktatura. Por dinë edhe eksperten letrare që punoi për llogari të sigurimit të shtetit duke bërë një recensë që shërbeu për pretencë për pushkatimin e poetëve. Kjo shkrimtare e pa përgjegjshme në vend të kërkojë falje publike del e promovohet ne Median e Tiranës për faqe të zezë të kësaj demokracie false. Në lokalin "Bukowski" ajo e sponsorizuar nga Ministria teveqele e Kulturës kishte planifikuar një veprimtari. Ndërkohë një grup krijuesish të njoftuar nga poeti Agron Tufa u mblodhën po në të njëjtin vend e të njëjtën orë për të përkujtuar dy poetët e pushkatuar.
Ekspertja letrare e diktaturës që ndihmoi hetuesinë për ekzekutimin e poetëve, e frikësuar mesa duket nga ndonjë ballafaqim, u tërhoq dhe e anuloi veprimtarinë. Po ne u mblodhëm gjithsesi, kujtuam poetët dhe recituam poezitë e tyre. Ishte dhe vëllai i poetit Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi i persekutuar e dënuar edhe ky. 
Kujtojmë se komunizmi në Shqipëri ka qenë më gjakatari në ish vendet socialiste. dhe askush nga këta kriminelë, persekutorë, spiunë qofshin ose ekspertë nuk kërkuan falje. Për të jemi këtu ku jemi dhe bijtë e nipat e kriminelëve ngjitin shkallët e pushtetit duke injoruar vuajtjet e mundimet e popullit por edhe jetën e martirëve të ekzekutuar.
Bashkangjitur keni faksimilet e ekspertizën së shkrimtares Diana Çuli për poezitë e Genc Lekës që është pushkatuar nga diktatura në një kohë me poetin Vilson Blloshmi.

Kolec P. Traboini
3 mars 2017