Skllavërimi djallëzor i mendjes - nga Kolec Traboini


SKLLAVËRIMI DJALLËZOR I MËNDJES


Nga KOLEC TRABOINI


Ka një shfrytëzim drastik të mendjeve njerëzore në Shqipëri. Një skllavërim i plotë. Solid dhe pa ekuivok. Dhe të vjen çudi se kjo konsiderohet një gjë normale nga disa intelektualë, që nuk dua tua sjell emrat sepse nuk është qëllimi polemika e vogël e ndërsjellët mes krijuesish, por polemika e madhe.

Në diktaturën komuniste kishte honorare. Në demokraci banditët politikë që i vendosin rregullat e lojës i quajnë të drejtë që të ketë shfrytëzim primitiv të mendjes pa pagesë për hir të dëshirës që të tjerët të lexojnë ty si autor. Kështu bente komunizmi me të burgosurit politikë. Mesa duket paska mendësi nder shtetarë e parlamentare se ne nga ana intelektuale qenkemi akoma në burg dhe ata gardianët tanë.
Të punosh si intelektual pa pagesë është një parim komunist i mirëfilltë, por që komunistët nuk patën guximin ta aplikojnë në shoqërinë civile sepse honorarët e shtypit apo radiotelevizionit qoftë dhe për një lajm të vogël i paguanin. Këtu tek ne, në vitin 2016, në republikën e sallahaneve dhe honxhobonxhove, ligjet mbi shtypin e botimet i kanë hartuar në mënyrën më djallëzore në dem të krijuesve shqiptarë.
Si është e mundur që një autor, i madh apo i vogël nuk e përcaktojmë apriori, pra pasi të paguaj Shtëpinë Botuese, ta zëmë të deputetit Fatmir Toçi (të flasim pa frikë se demi kapet nga brirët e jo nga bishti), pasi të paguaj sa qimet e kokës pra, autor ziu të marrë librat në shtëpi e asnjë librari nuk ja pranon pa pasur një NIPT. Pra u dashka sipas ligjeve të hartuara nga Toçët për Toçët që autori i një libri të paguaj pas botuesit-shtypshkronjë edhe këtë shtet idiot për biznes që të shesë 10 libra. Te jap nja 2 milion lekë në tatime për një bllok faturash NIPT.
Ky nuk është shtet por një rrumpallë, një shtet kaçanësh ku të gjithë synojnë veç të zhvatin. Këta për nga babëzia do ta turpëronin edhe kacakun Ali Pash Tepelena. Nuk ka rëndësi produkti, rëndësi ka zhvatja.
Dhe askush nuk na e shpjegon pse duket të funksionojë kjo rrupallë shqiptare kësisoj dhe si mund te hyjmë në Europë me këtë sharabajkë të vjetër e me banditë që tundin kamxhikun.

Na rrofsh për verë, moj Qeveri, se në dimër na duhet leshi!

pasi të paguaj Shtëpinë Botuese, ta zëmë të deputetit Fatmir Toçi (të flasim pa frikë se demi kapet nga brirët e jo nga bishti), pasi të paguaj sa qimet e kokës pra, autor ziu të marrë librat në shtëpi e asnjë librari nuk ja pranon pa patur një NIPT. Pra u dashka sipas ligjeve të hartuara nga Toçët për Toçët që autori i një libri të paguaj pas botuesit-shtypshkronjë edhe këtë shtet idiot për biznes që të shesë 10 libra. Te jap nja 2 milion lekë në tatime për një bllok faturash NIPT.

Today Deal $50 Off : https://goo.gl/efW8Ef
11 dhjetor 2016