14 November 2016

Donald Trump për ndërhyjen në Kosovë 1999



DONALD TRUP PËR NDËRHYRJEN NË KOSOVË
- Ka thënë në një intervistë televizive në vitin 1999 - 

Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

Ndërsa Kryeministri shqiptar vazhdon të shpifë e mashtroje opinionin në mënyrë të paskrupullt edhe nga New Yorku, se gjoja Donald Trump ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë. Po tani Edi Rama këto shpifje vazhdon ti këtë për kandidatin apo për presidentin e zgjedhur. Ku ja çon mushka drite këtij shpifësi, a ka njeri të na thojë? 

Kolec P. Traboini
14 nëntor 2016

13 November 2016

O Shkodranë!- nga Kastriot Myftaraj

O SHKODRANË!

Nga KASTRIOT MYFTARAJ

Më shumë se 100 vite më parë, gjatë Luftës së Parë Ballkanase, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë si qytet martir me rastin e rrethimit të gjatë nga Ushtritë e Malit të Zi dhe Serbisë.
Atëherë, Shkodra e rrethuar, që rrezikonte vdekjen nga uria, nën breshëritë e predhave të topave malazezë dhe serbë, u krahasua me Parisin e rrethuar nga prusianët, në 1870-71.
Në 2016, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë, sepse FIFA vendosi që ndeshja Shqipëri-Izrael të zhvendosej nga stadiumi i Shkodrës në atë të Elbasanit, për shkak se në Shkodër u zbulua një celulë terroriste islamike, që do të kryente atentate me rastin e ndeshjes.
E përse, do t’ i bënin atentatet këta shkodranë muslimanë? Për shkak të Palestinës! Meqënëse Israeli mban të pushtuar Palestinën dhe vret palestinezë, thonë këta, ne do t’ i tregojmë botës se muslimanët janë një bashkësi globale, dhe fronti palestinez i luftës gjendet edhe në stadiumin e Shkodrës, kur atje vjen të luajë Israeli.
O Shkodranë!
Këtej e tutje bota do t’ u njohë si qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik, nëse nuk bëni diçka që të bëhet lajm botëror, me të cilin t’ i jepni botës një kumt të kundërt.
Prandaj çohuni në këmbë, të bashkuar, si vëllezër, ju shkodranë me prejardhje nga familjet e kthyera dhunshëm në fenë islame, në kohën e pushtimit osman, por që jeni jopraktikues të Islamit, sulmoni dhe spastroni qendrat e vërtetë të nxitjes së terrorizmit islamik në Shkodër.
Do të mjaftonte të lexonit se çfarë thotë Kurani, në versionin në të cilin është publikuar në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kundër hebrenjve dhe të krishterëve, për ta kuptuar se cilat janë këto qendra të nxitjes terrorizmit islamik në Shkodër.
Këto qendra janë:
-Myftinia e terrornxitësit islamik Muhamed Sytari, i cili nuk nguron që t’ i quajë tërthorazi anëtarët e celulës terroriste si përfaqësues të popullit të Shkodrës, kur ankohet për mënyrën e dhunshme të arrestimit të tyre, duke thënë se kjo cënonte ndjenjat e shkodranëve. A thua nuk e di ky Muhamed Sytari se policët që arrestuan këta terroristë rrezikuan shumë jetën e tyre, pasi këta terroristë shpesh bëhen edhe kamikazë?
-Xhamitë e Shkodrës ku në atentat permanent ndaj rendit kushtetues thirret ezani pesë herë ditën në arabisht, sipas versionit të Kuranit të publikuar në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman ku bëhet thirrje për urrejtje dhe dhunë ndaj hebrenjve dhe të krishterëve.
O Shkodranë!
Shembni minaret nga ku pesë herë ditën bëhet atentat ndaj rendit kushtetues duke u thirrur ezani në arabisht.
Vetëm kështu do të pastroni emrin dhe reputacionin e Shkodrës nga dëmi që iu bë dhe që nuk do t’ i shlyhet në shekuj.
O Shkodranë!
Shkodra është shumë më e vjetër se Muhamedi, se Meka, se Kaaba apo Qabja. Shkodra ka qenë qytet, madje kryeqytet i shtetit ilir, 2000 vite para se Muhamedi t’ i bashkonte arabët e shkretëtirave në një shtet, dhe ka pasur mbretër dhe mbretëresha ilirë, 2000 vite para katër khalifëve të parë.
Kur Sulltani Mehmeti II pa kështjellën e Rozafës në Shkodër, tha: “Hej, ku e paska ngritur shqiponja folenë e vet!”
Shkodra është shqiponjë që e ka ngritur folenë e vet më shumë se 2000 vite para se Muhamedi të krijonte strehën e devesë në Mekë.
Por Shkodra është një shqiponjë të cilën po e trajtojnë si deve.
O Shkodranë!
Ju nuk jeni palestinezë, ju jeni bijtë e shqiponjës së Rozafës. Prandaj mbrojeni Shkodrën nga ata që ua paraqesin sjelljen natyrore të devesë së nënshtruar të shkretëtirave si fe dhe ritual fetar.
Nuk ka vend në Shkodër për arabët shqipfolës për të cilët Zoti është një arab i mbuluar me çarçaf që flet në arabisht. Sepse ata do ta vrasin Shkodrën.
Shkodra është e shenjtë dhe është shenjtëruar 2000 vite para Mekës, sepse Shkodra ka altarin e shenjtë nacional shqiptar, Rozafën ku një femër shqiptare u flijua për pajtimin e vëllëzërve shqiptarë.
Shkodra nuk ka pse kërkon shenjtëri në Mekë, ku arabët injorantë mëtonin shenjtëri sepse u ra një meteor nga qielli, që sot adhurohet si Guri i Zi i Mekës.
Rroftë Shkodra e Shenjtë!

Kastriot Myftaraj

09 November 2016

Kryeministri shpërndan njoftime të rreme për Flamurin e Deçiqit- nga K.Traboini



KRYEMINISTRI EDI RAMA SHPËRNDAN NJOFTIME TË RREMË PËR FLAMURIN E DEÇIQIT 1911.

Meqë e tjetërson historinë e Hotit, së shpejti do ti nis me postë librin “Flamuri në Deçiq” i Palok Traboinit (mësuesi e luftëtari,sekretari i Ded Gjo Lulit) që të mësojë historine e këtij flamuri që ai kërkon tua faturojë mërgimtarëve në Amerikë të cilët e paskan sjellë në Kosovë nëpërmjet permetareve Gore Dindit dhe Toke Pollos. Krejt pa lidhje kjo histori. Se ku i gjen kryeministri këto histori nuk e di por mua si i biri i Palok Traboinit me shqetëson tjetërsimi i historisë e shpërndarja e informacioneve të rremë aq më tepër kur shpërndarës i keqinformimeve është në një post të lartë qeveritar. Ai flamur z. Kryeminister është porositur në Vjenë dhe është paguar nga Alardo Kastrioti dhe për të shkuar për ta marr  e sjellë në Hot, është dërguar  Palok Traboini. Lexo librin e Petraq Pepos “ Kujtime veteranësh” 1962 dhe atje do të gjeni fakte në lidhje me këtë flamur.
Edhe me mua z. Edi Rama ka bërë te njëjtën gjë. Mitingun e organizuar prej meje në janar 1991, ku ka folur edhe ai për ca kinezë e arabe, ja ka faturuar Sali Berishës. Kam një shkrim të plotë për këtë miting, por mesa duket ai nuk lexon asgjë nga ato që shkruhen për të. E kur nuk lexon vështirë e ke të dish cila është historia e Flamurit të Deçiqit 1911. Dhe kësisoj të gënjehesh lehtë pas emrave të tillë Amarcord (titull i një filmi të Felinit)që ai e sjell si referencë në titull e që është një sajim i vonshëm që i është bërë fotos së Marubit, por në origjinalin që unë kam marrë në Fototeken Marubi që në vitit 1988, nuk ka asnjë shënim. Desha ti them Kryeministrit se malësorët e Hotit i dinë historitë e veta më mirë se sa informacionet e shpërndara andej e këndej pa asnjë kriter vertetësie.

Kolec Palok Traboini
9 nëntor 2016


Shkrimi i Kryeministrit Edi Rama
AMARCORD

Është e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo Luli gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo. Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t'u pjekur me heroin kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja dorëzuan një emisari të tij.

Çka mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është vendosur një cohë ku shkruhet "Flamuri i Liris" mars 1911, vit që përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse, shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA.

Flamuri paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të flamurit të Imz. Nolit, "Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn'e Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi" 🇦🇱


01 November 2016

Libra- një dritë shprese me ngjyrën e verdhë -nga K.Traboini



















LIBRA
- një dritë shprese me ngjyrën e verdhë -

 Nga KOLEC TRABOINI

Në Akademinë e Arteve Tiranë, më 1 nentor 2016, u shfaq një interesim i jashtëzakonshëm për projektin e shpallur nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, por që tashmë si ide është rrokur nga shumë e shumë qytetarë, kryesisht të rinj, por nuk munguan edhe moshat e tjera. Në 25 vjet veç demagogji e gënjeshtra, kur lufta për pushtet ka pasur një karakter klanor për të pasuruar grupin, familjen, fisin, rrethin shoqëror dhe asgjë nuk është bërë për popullin. Qeveritë vinë e shkojnë e gjëndja po ajo. Paraja e popullin derdhet lumë nëpër miq e klane. Ishte krejt i natyrshëm interesimi dhe ngutja e njerëzve për të firmosur në listat që do të përbëjnë strukturen e partise së re, e një shprese të re pas zhgënjimeve të mëdha.
Kjo dritë e ngrohte te jep shpresen se Shqiperia mundet dhe o te behet. Afrojuni kësaj force politike që jep shpresë.ngroh në këtë dimër të acartë politik e social të gjatë një çerek shekullor.
Kjo dritë e ngrohtë të jep shpresën se Shqipëria mundet dhe do të bëhet. Afrojuni kësaj forcë politike që jep shpresë. Bëjuni faktor pozitiv e jepni kontribut për të ndryshuar gjendjen e padurueshme që na ka imponuar politika e vjetër e interesave të ngushta të klaneve dhe oligarkëve që kanë uzurpuar të katër pushtetet në Shqipër; Legjislativin, Ekzekutivin, Drejtësinë dhe kanë arritur të pushtojnë të gjitha Mediat në Shqipëri. Ju e patë sa pak vend i la Media e shitur kësaj ngjarje dhe si rëndën marrëzishëm me tërë arsenalin teknik si beniaminë pushtetesh pas kryeministrit që mbante një fjalim demagogjik të radhës në Kamëz. Edhe kjo një shkak për të kundërshtuar këtë parodi shtetarësh krejt të pandjeshëm për gjendjen ekonomike-sociale të popullit të lodhur skajshëm.

Tiranë, 1 nëntor 2016