Marrëzia e madhështisë nuk është vetëm marrëzi- nga K.Traboini


MARRËZIA E MADHËSHTISË NUK ËSHTË VETËM MARRËZI
- Flet në Parlament si Dushan Mugosha në Mukje-

Nga KOLEC TRABOINI

Gjithmonë ja kam pas frikën atyre që janë ne pushtet (jo frikë personale por sociale)  dhe fakti që ka 25 vjet që gjithmonë i luftoj pa kompromis pushtetarët, tregon, sipas intuitës sime, se rreziku i kthimit të kohës së mallkuar të regjimit diktatorial i konglomeratit të dhunshëm tipik si Zog-Enver gjithmonë ekziston. Nuk kam asnjë aludim apo simpati për revanshistet (kthimi i se mbrapshtës në pushtet) por dhe të ngrihet ky farë Rame me një mediokritet të pashoq ( edhe si artist është një mjerim i gjallë) e të barrikadohet si të ishte jugosllavi Dushan Mugosha në Mukje, kjo nuk qëndron. Kjo kalon çdo kufi. Kjo është marrëzi. Ngjashëm kjo me Nanon kur puthabrekej me Millosheviqin në Kretë.  Kur e kam dëgjuar të thotë ne parlament, jam partizan e jo ballist që ha pula( për mua si partizanët e ballistët kanë qenë bij të Shqipërisë tragjike), i kam hequr vizë përfundimisht dhe e konsideroj tru shkarë dhe ajo çfarë ka thënë një hajvanllëk. Ky njeri, duke qenë pjesë e nomenklaturës familjare komuniste kërkon të los edhe rolin e garipit popullor me morinë e fjalëve që veç një rrugaç i mjerë e pa strehë mund ti fliste. E njohur kjo si veçori e pinjollëve të bijve të oborreve të autokratëve. Ky kryeministër me oratori brutale, tip tallava,është një individ pa asnjë intuitë politike megjithëse makina ideologjike e propagandon dhe e shet në media si një gjeni. Mekanizëm i vjetër sa bota ky i sahanlëpirësve të pushteteve autokratike apo totalitare. Mekanizëm që dështoi e u shkërmoq në 1997,  por që kryeministri i sotëm e paska harruar e dosido duhet t’ia kujtojmë.  Të gjithë totalitarët kanë pasur pas vetes legenë të propagandës. Po nga do që ta lustrojnë dhe e pudrosin  kot e kanë. Shembujt se si spekulohet me idetë e majta socialiste prej atyre që inspirojnë të vendosin pushtet absolut kemi  plot në histori.  Duçja pasi manipuloi turmat me ide socialiste si gazetar (ngjashmëri e rastësishme apo rregull i përgjithshëm për kapje pushteti kjo) kaloi në fashizëm. Nuk ka gjëra të pangjashme në këtë botë te vjetër. Mjafton të mos i harrojmë.
Prandaj qëndron përherë aktuale ajo shprehja proverbiale e Julius Fuçikut para se të ekzekutohej nga nazistët: Njerëz ju dua. Jeni vigjilent!

31 tetor 2016