Kush ishte Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin, 1653



Shkrim botuar nĂ« FrancĂ« nĂ« vitin 1653:  
Kush ishte Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin

Nga AURENC BEBJA

Prifti, At Nicolas Caussin, ka lindur nĂ« vitin 1583 nĂ« qytetin francez tĂ« Troyes. NdĂ«rroi jetĂ« nĂ« 1651. Dy vite mĂ« vonĂ«, nĂ« 1653, u publikua libri i tij me titullin “Oborri i shenjtĂ« i At Nicolas Caussin””, me njĂ« volum prej 748 faqesh. NĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r gjejmĂ« shkrimin i tij tĂ« shkurtĂ«r, por tepĂ«r interesant, pĂ«r heroin tonĂ« kombĂ«tar, princin e Matit dhe mbretin e ShqiptarĂ«ve, Gjergj Kastriotin, SkĂ«nderbeun.
Shkrimi titullohet: “Georges Castriot”. Rikthimi i tij nĂ« shqip ishte disi i vĂ«shtirĂ«, sepse Ă«shtĂ« shkruajtur nĂ« frĂ«ngjishten e vjetĂ«r. Si fillim, mĂ« Ă«shtĂ« dashur ta risjell atĂ« nĂ« frĂ«ngjishten e tanishme, dhe nĂ« vijim ta pĂ«rshtas nĂ« gjuhĂ«n tonĂ«. Jam munduar tu qĂ«ndroj besnik fjalĂ«ve tĂ« autorit, megjithĂ«se nuk ishte njĂ« mision tepĂ«r i lehtĂ«, por mundi ia vlen pĂ«r vepra tĂ« tilla, tĂ« cilat janĂ« tĂ« rralla dhe me rĂ«ndĂ«si kombĂ«tare.
Kush ishte Gjergj Kastrioti? Ja rrëfimi i At Nikollas për heroin tonë :

Fillimet e Gjergj Kastriotit

Shoh në Kastriotin, dikë më të madh se Leonidasi dhe Themistokli, shoh Pirron, shoh Aleksandrin e Madh, edhe pse armiqtë e tij ishin më të fortë sesa ata të Maqedonasit, pra guximi i tij nuk duhet nënvleftësuar. Ai ishte ushtar para se të bëhej burrë, dhe natyrshëm u gjet me shpatë në dorë dhe kurajo në zemër.
I madh, me një fytyrë magjepse, i fuqishëm dhe i shëndetshëm, sytë e tij kompozoheshin mes ylberit dhe rrufesë, duart e tij qenë krijuar për të mbajtur shkëndijat e rrufesë, këmbët e tij nuk ngjasonin me asnjeri, të gjitha këto tipare paralajmëronin famën (suksesin) e tij.
Si Shqiponjë e vogël, filloj që në fëmijëri të luajë me rrufetë. Këtij Herkuli iu desh të fillojë dhe tu marrë frymën gjarpërinjve të djepit të tij, iu desh të ushqehej në mes të armiqve dhe të luftojë që i mitur kundra të rriturve. I ati, Gjon Kastrioti, i cili kishte pak forca dhe shumë fatkeqësi, u detyrua ta dërgojë peng dhe të rritet tek Turqit e Muratit.
Pallati sulltanor i imponoj emrin Skënderbe, që është ai i Aleksandrit, emër i cili i solli mbarësi dhe e respektoj me plot fjalën. U trajnua në të gjitha ushtrimet e milicisë së akademisë Turke, ku ia arriti me forcë, aftësi, e miratim, dhe ku secili e shikonte atë si një mbështetës të veçantë të Perandorisë së Muhamedit.
Por ai, në zemër kishte gjithmonë Jezusin, mendonte gjithmonë të gjente mënyra për tu shkëputur nga Perandoria. Në brendësi të shpirtit të tij, kishte një flakë, e cila e përvëlonte për zellin që kishte për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanlinjve.

Dyshimet dhe kurthet e Sulltan Muratit

Sulltan Murati filloj të kishte frikë nga skllavi i tij, dhe pati frikë të ushqejë në Pallatin e tij një luan që një ditë do të ishte i aftë ti tregonte dhëmbët.
NĂ« beteja tĂ« ndryshme, tentoj ta fuste nĂ« kurth pĂ«r ta zhdukur duke pĂ«rfituar nga guximi i pafundĂ«m i SkĂ«nderbeut. NjĂ« “ scythe” (banorĂ« i lashtĂ« i AzisĂ« qendrore) kishte ardhur nĂ« oborrin e Muratit pĂ«r tu ndeshur nĂ« njĂ« kafaz tĂ« mbyllur me rivalĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r jetĂ« a vdekje. Fitoj duele tĂ« shumta dhe kishte besim tĂ« tepĂ«rt nĂ« forcĂ«n e tij. Secili rrotull kishte frikĂ« kur guximtari Kastriot u ndesh me tĂ«, por ai i drodhi qafĂ«n me njĂ« dorĂ«, dhe e vrau me tjetrĂ«n. Ata qĂ« nuk u mĂ«rzitĂ«n e duartrokitĂ«n.
Meqë ky duel i doli huq Muratit, ai gjeti një rast tjetër nëpërmjet një kalorësi persian, i cili kërkonte me ngulm të bëntë duel me heshtë (shtizë). Ishte një burrë që e njihte mirë këtë profesion, i cili lëvizte nëpër qytete dhe provinca, ku kërkonte përballje me kundërshtarë për tu përmirësuar dhe rritur reputacionin e tij.
Duhej një David për këtë Goliat, Aleksandri ynë i ri, vrapon drejt tij si një shqiponjë, e tërheq zvarrë dhe e shtrin për tokë persianin, i cili villte shpirt e gjak.
Por Murati, i cili luante personazhin e Saulit (mbretit të parë të izraelitëve), nuk reshti kurrë së gjeturi raste të tjera për të ushtruar Davidin e tij. Në luftë, i dha punë nga më të ndryshmet, por Skënderbeu korrte gjithmonë sukses, transformonte në trofe të gjitha çështjet që mund të shkaktonin rrënimin të tij dhe kthehej i gjallë nga goja e luanëve.

Ngjitja e Gjergj Kastriotit, rënia e Sulltan Muratit

Sulltan tradhĂ«tari i thurte fjalĂ« (lavde) tĂ« bukura SkĂ«nderbeut…I premtonte se do ti dorĂ«zonte Shtetet (Tokat) pas vdekjes sĂ« babait, por ditĂ«n e fundit tĂ« jetĂ«s sĂ« Gjon Kastriotit, fjalĂ« e tij dĂ«shmuan se ishin mashtrime dhe premtimet i mori era.
SkĂ«nderbeut i kishte sosur durimi dhe vendosi tĂ« marrĂ« MbretĂ«rinĂ« e ShqipĂ«risĂ« me njĂ« lojĂ« taktike delikate. Lajmi bujshĂ«m shkon nĂ« Pallatin e Sulltanit, dhe tĂ« gjitha qĂ«llimet e Muratit ishin hakmarrja. Hali Bassa (Ali ose Halit Pasha) dĂ«rgohet me 40 mijĂ« ushtarĂ« pĂ«r ti dhĂ«nĂ« fund kĂ«saj situate. Por tĂ« gjithĂ« trupat e tij u shpartalluan dhe nuk u mbeti asgjĂ« pĂ«r tu krenuar, pĂ«rveçse ndoshta humbja ndaj Kastriot trimit…
ÇfarĂ« mund tĂ« themi mĂ« shumĂ« pĂ«r madhĂ«shtinĂ« e SkĂ«nderbeut ? Fytyra tiranike dhe e ashpĂ«r e sulltanit, e cila pati qenĂ« e tillĂ« gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s sĂ« tij, u zbut dhe mori shenjat e njĂ« lutĂ«si. Ai kĂ«rkoj paqen, por ia refuzuan, kĂ«rkoj njĂ« marrĂ«veshje por e pĂ«rçmuan. Arrogant, i ndjerĂ« i provokuar, erdhi me 200 mijĂ« ushtarĂ« nĂ« KrujĂ«, nĂ« kryeqytetin e Kastriot guximtarit (Sulltani dĂ«shtoi plotĂ«sisht). Ai qĂ« kishte jetuar me lavdi, vdiq nga trishtimi i poshtĂ«rimit tĂ« tij dhe mori me vete nĂ« botĂ«n tjetĂ«r pafuqinĂ« dhe dĂ«shirĂ«n e pĂ«rjetshme tĂ« hakmarrjes.
Mehmeti, djali i tij, terrori i Universit, i cili rrëzoi dy Perandori, pushtoj 200 qytete, vrau 20 milion njerëz, erdhi dhe dështoi po në këtë vend shkëmbor. A ishte e nevojshme gjithë kjo gjakderdhje për të shkruajtur mbi trofetë e Kastriotit titullin i Pamposhtur?

 Homazh pĂ«r kontributin e Gjergj Kastriotit

Kush do ta kishte besuar së një njeri i vdekshëm do të arrinte deri në këtë pikë? Sigurisht, duhet pranuar se ai e huazoj emrin e tij tek Zoti për të gjitha këto, dhe anasjelltas Zoti i huazoj krahun e tij.
Thuhet për të që nuk refuzoi kurrë një betejë, kurrë nuk e ktheu shpinën, kurrë nuk u plagos, përveçse një herë fare lehtë. Ai ka vrarë dy mijë barbarë me dorën (shpatën) e tij. Mehmeti, djali i Muratit, dëshironte të prekte këtë shpatë të cilën Skënderbeu përdorte, e admiroj atë edhe pse ishte e larë me gjak turqsh. Atij i ra në dorë shpata e çelikut, por kurrë krahu që e përdorte.
O Kastriot trimi, nĂ« qoftĂ« se katolikĂ«t mundĂ«n tĂ« shpĂ«tonin nga tirania e SulltanĂ«ve, kjo mund tĂ« ndodhte falĂ« teje. Duhet pohuar qĂ« plagĂ«t tona ishin tĂ« pashĂ«rueshme, dhe pĂ«rçarjet mes nesh na penguan ti sillnim ndihmĂ« dorĂ«s tĂ«nde hyjnore. Ethet tĂ« morĂ«n jetĂ«n nĂ« qytetin e LezhĂ«s…Pasi jetove si Komandanti mĂ« i admiruar, ti vdiqe si njĂ« fetar i vĂ«rtetĂ«, duke prekur tĂ« gjithĂ« zemrat e atyre qĂ« tu pĂ«rkushtuan me shumĂ« ndjeshmĂ«ri…
Dhe tani, ti nuk ke nevojë që të të gjejmë varrin, sepse memoria jote ka gjetur po aq monumente sa ka zemra ndër shekuj.

Burimi : © Dars (Klos), Mat – Albania