15 July 2016

Muezini shqiptar në Suedi qesh me masakrën në Nice:

MUEZINI SHQIPTAR NE SUEDI QESH ME MASAKRËN NË NICE 
EBU AJLA KAINTA
nga Tirana, Muezin në Malmo,Suedi, studimet islamike në Sudan, i martuar me fëmijë.

Ngjarja e tmerrshme në Nice ku vdiqën mbi 84  persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë, 50 në gjendje kritike për jetën,  duket se nuk është përjetuar si një ngjarje e rëndë nga të gjithë. Në kulmin e tronditjeve dhe lutjeve që kjo të jetë masakra e fundit njerëzore një shqiptar ka shokuar mediet sociale. Ai e ka cilësuar kampion 31-vjeçarin që solli vdekjen e dhjetëra të pafajshmëve duke e komentuar me të qeshura ngjarjen e tmerrshme.


Shqiptari ka shkruar: ‘’Në Francë një kampion ka marrë me vete shumë pederastë dhe i ka shtypur. Kjo ka ndodhur në ditën e tyre të paradës. Tani zyrtarisht janë të paktën 30 të vdekur, po alhamdulila pritet të rritët numri hahahaha’’.
Më tej pasi ka shpërndarë një postim të NBC News ai ka shtuar: ‘’Elhamudulila një kampion plas në një grup parade geysh apo pederastësh në Nicë të Francës. Allahu i shfarostë llojin e këtij populli’’.
Faqja në Facebook me laitmotiv "Do ti pasoni"
Të dhënat e Ebu Ajla Kanita në faqen e tij në FCB
Është e tmerrshme të imagjinosh se dikush mund të jetë i lumtur nga një masakër e tillë dhe ajo që tronditi më tepër është fakti se shqiptari me emrin Ebu Ajla Kanita në përshkrimin e tij në facebook ka shkruar se jeton në Suedi. Kjo është fytyra e terrorizmit dhe mbështetësve të tij në ditët e sotme, ata jetojnë në vendet më të zhvilluara të Europës, duke përfituar çdo të mirë prej tyre dhe në fund pa mëshirë marrin jetë të pafajshme njerëzish. 
PANTHEON/360 GRADE