31 July 2016

Kol Ashta/ Urdhnimet e Poezis



 KOL ASHTA - PROFESORI I RRUGICĂ‹S SĂ‹ FĂ‹MINISĂ‹ SIME

ÇfarĂ« trishtimi sjellin kujtimet! NĂ« krye tĂ« rrugĂ«s ku kalova fĂ«mininĂ« e adoleshencĂ«n time, nĂ« njĂ« shtĂ«pizĂ« tĂ« vogĂ«l si njĂ« jerevi, jetonte njĂ« profe­sor i madh edhe me trup, edhe me emĂ«r. Kol Ashta quhej. Konsiderohej mĂ« i madhi i plejadĂ«s sĂ« gjuhĂ«tarĂ«ve nĂ« ShkodĂ«r. Por ai gjuhĂ«tar e mĂ«sues i madh nuk la trashĂ«gimtarĂ« e pastaj gjĂ«rat derivojnĂ« pĂ«rkah har­rimi. Kush flet sot pĂ«r Kol AshtĂ«n? Askush. Nuk e di, por nĂ« krye tĂ« rrugĂ«s nuk e pashĂ« ndonjĂ« pllakĂ« pĂ«rku­jtimore me emrin e tij. A ndonjĂ« emĂ«r rruge gjĂ«kund nĂ« ShkodĂ«r. Ndoshta ka... Por mu bĂ« se dĂ«gjova zĂ«rin e Profesorit Kol Ashta  qĂ« mĂ« 5 dhjetor 1942 kishte thanĂ« pĂ«r faqet e gazetĂ«s “Balli i RinisĂ«”:

Mos e pĂ«rbuz poezĂ­n, pse ajo kundron zĂŞmrat djaloshare ku levizĂ« gjak fisnik, nji hov ilir i rĂ­, i vĂ«rtyteve shqiptare tĂ« pasterta, tĂ« drejta, fatosore, qi pĂ«rfaqsojnĂ« cilsĂ­t rracore tĂ« njeriut shqiptar. Ajo kĂ«ndon pafajsĂ­n, qi bjen pranverĂ«n ndĂ«r zĂŞmra.”

Ja pra që poezinë e paskam pasur në rrugicen time shumë kohë para se të lindja. E kisha parë sa e sa herë profesorin me gjithë zonjën e tij mësuesen Neta dhe nuk e dija në fëmini se fjalët e tij të arta do të bëheshin pasion i jetës sime.

Kolec  P. Traboini
7 tetor 2016
__________________________________________

URDHNIMET E POEZĂŤS

KOLĂ‹ ASHTA

Mos harró se poezija të nalton me kundrue heroizmin e jetës. Shqiptari bashklindet me ket heroizem. Ai jeton me krye në rrezik tue luftue e tue vuejtë. Jetën e kupton porsi nji perpjekje të vijueshme. Kush nuk perpiqet, kush nuk punon do te deshtojë, pse jeta e patrazime, e qetë, e pamendime, e papunë të plakë menden, të kalbë zêmren, të mbytë ndjenjat.
Mbaje në mend se poezija i flet ndjenjave breshnorake, shllimeve të nalta, shpirtenve djalosharë. Ajo ngjallë ngazullimin kundra jetës mkatnore, hovin krijues kundra lakmimit landuer. Poezija çpallë vlerën e naltë të shpirtit, qi përbuzë sendet e landshme, fuqizimin e virtyteve të pambarueme, qi dermojnë lakmimet landore. Poezija ngjallë naltimin e virtyteve kundra jetës së shkatrrueme e mkatnore. Kujtó se poezija përpiqet për ringjalljen e zêmrës shqiptare, e vetdijes kombtare, e ndjenjes atdhetare. Dueje ringjalljen e ndergjegjes, qi i don të mirët, qi i beson ati qi e don, qi e ndihmon ate qi e mëson, qi lufton për doket ilire.
Veshtró mirë se poezija nuk këndon paren, se ajo të djegë dorën, të vërbon syt, të prishë menden, të helmon jetën. Naltoje shpirtin, se parja nuk merret në vorr. Shpirti jeton mbas vdekjes e parja shuehet. Njeriu i dhanun mbas ktí mkati nuk shef heroizmin e jetës e prá do të ndalet. Kush ndalet ka me u dukë porsi hije ndër të tjerë, porsi nji kufom e gjallë me sy të gropuem, porsi gjethi i pêmës i sjellun prej ere.
Mos e përbuz poezín, pse ajo kundron zêmrat djaloshare ku levizë gjak fisnik, nji hov ilir i rí, i vërtyteve shqiptare të pasterta, të drejta, fatosore, qi përfaqsojnë cilsít rracore të njeriut shqiptar. Ajo këndon pafajsín, qi bjen pranverën ndër zêmra.
Ta dijsh se poezija rikrijon zêmrat, zhdukë dyshimin frigacak, mbytë gënjeshtrat munduese. Poezija i çpallë luftë zêmërkqive, shfrytzuesave mendengushtë, shpirtligjve.
Ta dijsh se urdhnimet e poezĂ­s tĂ« freskojnĂ« thellsĂ­t e shpirtit me ujin dikues, ulin pezmin, njomsojnĂ« ndiesĂ­t. Por ta dijsh se tĂ« kĂ«qijt, qi flasin mbrapshtĂ«, njerzit qi s’kan besim, qi s’dijnĂ« çka âsht shpirti, nuk e kuptojn poezĂ­n; por ta dijsh edhe se ajo i flet zemrave tĂ« nalta, shpirtenve djalosharĂ«, ndjenjave fisnike, tĂ« denja, tĂ« pasterta, tĂ« kĂ«thillta. Mbaje nĂ« mend se poezija ngjallĂ« hovin e virtyteve dhe dermon veset kapĂ«rthyese, epshet vdeksore, mkatet verbuese.
BALLI I RINISËTiranë, e shtunde, 5 dhetuer 1942, f. 3.


30 July 2016

“Odeon pĂ«r gjĂ«ra qĂ« ngjasin”-vĂ«llim poetik nga Kolec Traboini


ODEON - PĂ‹R GJĂ‹RA QĂ‹ NGJASIN
vëllim i ri poetik i Kolec Traboinit

Pas librave me poezi “E kam Atdheun tek Porta”, “Fajin e ka Hekuba” dhe “Orakujt zbresin nĂ« ferr”, botuar nĂ« tre vitet e fundit, Kolec Traboini vjen nĂ« 2016 me vĂ«llimin poetik “Odeon pĂ«r gjĂ«ra qĂ« ngjasin”. Ndryshe prej vĂ«llimeve tĂ« mĂ«parshme, nĂ« botimin e ri autori krahas meditimeve tĂ« tij kryesisht nĂ« lĂ«vizje kĂ«ndej e andej Atlantikut - nga Tirana nĂ« Washington dhe anasjelltas -  ai sjell edhe njĂ« pĂ«rzgjedhje nga autorĂ«t mĂ« tĂ« njohur amerikanĂ«, tĂ« cilĂ«t i ka shqipĂ«ruar gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« AmerikĂ«. Pra kemi nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r bashkimin e krijimtarisĂ« personale me sprovĂ«zĂ«n e shqipĂ«rimit tĂ« disa poetĂ«ve amerikanĂ« duke prurĂ« nĂ« shqip, jo pak por njĂ«zet autorĂ«.
NĂ« krijimet e Traboinit kemi njĂ« optikĂ« nĂ« lĂ«vizje qĂ« fokuson njĂ« mori gjĂ«rash qĂ« ngjasin pĂ«rreth autorit, njĂ« ndjekje hap pas hapi tĂ« udhĂ«s sĂ« tij, rrĂ«fime emocionale nĂ«pĂ«r linja, aeroporte, apo ajo çfarĂ« pĂ«rjeton, fjala vjen, gjatĂ« kalimit nga Tirana pĂ«r nĂ« VjenĂ«. Pa harruar edhe udhĂ«timin me taksi nga aeroporti Dulles nĂ« Virgjinia drejt kryeqytetit amerikan Washington DC. Kemi njĂ« shpalosje emocionale tĂ« mbresave qĂ« i sjell kalimi nĂ« rrugĂ«daljen pĂ«r Baltimore, siç e titullon poezinĂ« e tij autori, qytet nĂ« breg tĂ« oqeanit ku mbylli jetĂ«n tragjikisht Edgar Allan Poe. KĂ«tij poeti tĂ« madh i kushton njĂ« poezi, ndĂ«rkohĂ« sjell tĂ« shqipĂ«ruar edhe dy poezi tĂ« Edgar Allan Poes “Vetmi” dhe “El Dorado”.
Objeksioni poetik i Traboinit pĂ«rmbledhur nĂ« “Odeonin” e tij Ă«shtĂ« kthjelltĂ«sisht deri nĂ« detajet mĂ« tĂ« imta i fokusuar nĂ« marrĂ«dhĂ«niet njerĂ«zore: “Kur tĂ« marrĂ«sh udhĂ«n pĂ«r tĂ« dalĂ«”, “Ajo nuk mĂ« puthi kur ika” apo “PĂ«rsiatje pĂ«r VjenĂ«n”, “Bangladesh”, “Kapela ime nĂ« Washington”,  “Kush dreqin ishte ky Charles Bukowski”, “UnĂ« tani rri me Tomin” etj.
Tek poezia  “Kur tĂ« marrĂ«sh rrugĂ«n pĂ«r tĂ« dalĂ«” ka njĂ« mbyllje mjaft tĂ« ndjerĂ« bashkĂ« me kuptimin filozofik tĂ« largimit nga vendlindja, e kjo ndodh nĂ« kohĂ«n tonĂ« ku jeta e çdo shqiptari nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« ItakĂ«:

“NĂ« çdo ikje Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« dish
se pjesë e ikjes janë edhe mosardhjet
mirĂ« Ă«shtĂ« ta dish para se tĂ« ikĂ«sh...”.

 KĂ«sisoj nĂ« ndarjen nga Atdheu kemi shprehjen e njĂ« emocioni sublim qĂ« Ă«shtĂ« parĂ« me gjetje tĂ« bukura edhe nĂ« vĂ«llimet e mĂ«parshme. Ato i pĂ«rkasin jetĂ«s prej mĂ«rgimtari nĂ« dy dekada tĂ« jetĂ«s sĂ« vet, gjatĂ« tĂ« cilĂ«s, ka qenĂ« i detyruar shpesh herĂ« tĂ« lĂ«vizte tej e pĂ«rtej hapĂ«sirave oqeanike. Kjo hapĂ«sirĂ« kaq jetike nĂ« jetĂ«n e autorit ndjehet nĂ« kĂ«tĂ« vĂ«llim mĂ« shumĂ« se nĂ« asnjĂ« libĂ«r tjetĂ«r. E kĂ«saj natyre Ă«shtĂ« dhe poezia “ZĂ«ri i detit” ku tĂ« bĂ«het se tĂ« ndjek hap pas hapi shushurima e valĂ«ve me mallin e pĂ«rvĂ«luar pĂ«r brigjet e kaltra qĂ« lĂ« pas.
NĂ« vĂ«llim spikatin poezi si “E bukur kjo ditĂ« si grua”, qĂ« pĂ«rshkruan 21 marsin, qĂ« Ă«shtĂ« dita botĂ«rore e poezisĂ« e autori kĂ«tĂ« kremtim poetik e gjen tĂ« mishĂ«ruar nĂ« harlisjen e lule kumbullave tĂ« kuqe nĂ« njĂ« nga rrugĂ«t mĂ« tĂ« bukura tĂ« TiranĂ«s. Shkak emocional ky qĂ« kjo ditĂ« pranvere t’i shfaqet poetikisht me hiret e njĂ« gruaje tĂ« bukur.

Eh, sot qenka një ditë e bukur
por edhe e trishtë qenka kjo ditë e trishtë
sepse sa i prek me dorë gjërat më ikin
si petalet e borës së bardhë
nĂ« faqet e njĂ« vajze qĂ« ende s’e ka njohur
dashurinë e parë as puthjen
e aty fluturzat e borës ujësohen
avullohen e treten në qiell.

Edhe nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r autori Traboini ruan lidhjet emocionale me vendin e origjinĂ«s sĂ« tij. Thua nuk ka libĂ«r pa njĂ« dedikim pĂ«r Traboinin e Hotit, vendlindjen e atit ku prehen eshtrat e tĂ« parĂ«ve brez pas brezi. KĂ«saj herĂ« vjen poezia “Fluturo ti shqipja e Hotit”, “Mos ma preni degĂ«n e Lisit” dhe “NjĂ« zog qĂ« kĂ«ndon”.
NĂ« vĂ«llimin “Odeon” autori ka pĂ«rfshirĂ« dhe tri poezi tĂ« gjata nĂ« shtratin e njĂ« poeme tĂ« cilat janĂ« krijime poetike mbĂ«shtetur nga ngjarjet reale. PoezinĂ« “DyzetegjashtĂ«” ja kushton njĂ« fshati martir, Belegut, tĂ« masakruar nĂ« KosovĂ«, ku tĂ« gjithĂ« burrat e djemtĂ« e fshatit u ekzekutuan nga ushtria pushtuese serbe mĂ« 29 mars tĂ« vitit 1999. Poezia Ă«shtĂ« si njĂ« memorial i mermertĂ« ku janĂ« skalitur tĂ« gjithĂ« emrat e viktimave duke pĂ«rfshirĂ« dhe tĂ« rinj 17 vjeçarĂ«.

Ju mund të thoni çfarë të doni, diplomatë
të huaj - mbillni ullinjtë e paqes na thoni
e ne do t’i mbjellim ullinjtĂ«
se luftĂ«n kurrĂ« s’e kemi dashur
në këto troje arbërore
ku erdhën, na vranë e na dogjën.
Mund tĂ« na thoni: “Mos shihni pas!
Harroni plagĂ«t e luftĂ«s!”
por plumbat që kemi në gjoks
nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« t’i harrojmĂ«.
Kemi aq dhimbje se vetë zemra
na peshon si plumb
se ata ishin 46
e tash nuk janë më askund!

Te poezia “Zero pas njĂ«shit” gjen motiv nga vrasja e njĂ« bankieri tĂ« njohur shqiptar, akt i kryer nĂ« mes tĂ« kryeqytetit pa arritur kurrĂ« tĂ« merret vesh e vĂ«rteta e kĂ«tij akti barbar. KĂ«tu gjen shfaqje poezia me shqetĂ«sime qytetare, ajo qĂ« quhet reflektimi dhe protesta shoqĂ«rore, tematikĂ« e problematikĂ« tĂ« cilĂ«n poeti Traboini gjithherĂ« nĂ« krijimtarinĂ« e tij e ka trajtuar me guxim. MjaftojmĂ« tĂ« kujtojmĂ« poemĂ«n e tij madhore “Orakujt kanĂ« zbritur nĂ« ferr”, njĂ« punĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ«se qĂ« ka nĂ« vĂ«mendje gjithçka qĂ« ka ngjarĂ« nĂ« jetĂ«n e popullit nĂ« njĂ« periudhĂ« mbi rreth 20-vjeçare.
Poema “11 minuta” kushtuar studentes Klea, qĂ« e thyer prej dashurisĂ« kreu vetĂ«vrasje, Ă«shtĂ« mjaft emocionuese. Poema e ndjek veprimin minutĂ« pas minute tĂ« ngjitjes nĂ« katin e 11-tĂ« ku shkoi tĂ« fluturonte si mjellmĂ« nĂ« qiellin e dhjetorit me re e shi. FjalĂ«t e kursyera janĂ« si gurĂ«t e njĂ« mozaiku, i cili ka njĂ« pĂ«rmbajtje tragjike e tĂ« dhimbshme, pikĂ«risht atĂ« ditĂ« qĂ« bota festonte e lindjen e Krishtit.

Donte veç një ditë për të ardhur Krishtlindja
mrekullia që pritej të ndodhte
një qiri shprese ndezur nga pleqtë
një pemëz, ca dritëza si yje
blegërima e një qengji, zëri i vogëlushit
që ende flinte brenda njeriut.
Të gjitha këto ishin në ardhje
duhej veç një ditë, 1440 minuta
por asaj veç një minutë i kish mbetur
sa pĂ«r t’u ngjitur nĂ« katin e njĂ«mbĂ«dhjetĂ«
atje ku frynte erë
atje ku me siguri ca engjëj e prisnin
me flatrat e tyre si diell.

AutorĂ«t qĂ« sillen tĂ« shqipĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« vĂ«llim janĂ« poetet amerikanĂ« qĂ« nga Charles Bukowski me gjashtĂ« poezi, Edgar Allan Poe me dy poezi, Emili Dickinson me tre poezi, Robert Frost me pesĂ« poezi, Ezra Pound me katĂ«r poezi, James Wright katĂ«r poezi,  si dhe Williams Carlos Williams, Hilda Doolittle, Edna St. Vincent Millay, Elizabeth Bishkop, Gwendeline Brooks, Philip Larkin, Derek Walcott, Sylvia Plath, Ted Kooser, Marilyn Nelson, Vijay Seshadri, Henry Cole, Martin Espada dhe anglezi Robert Graves. Libri mbyllet me intervistĂ«n e autorit dhĂ«nĂ« pĂ«r shtypin shqiptar: “Gjithçka nĂ« art konsiston nĂ« dashurinĂ« pĂ«r jetĂ«n”.

Gazeta "Bota sot" 1 gusht  2016



KOLEC TRABOINI
GJĂ‹RA QĂ‹ NGJASIN…

Gjërat ngjasin
e ne më kot përpiqemi të ikim prej tyre
nuk duam t’i kujtojmĂ«
se herë-herë na sjellin shije të keqe
na sjellin parasysh dobësitë tona
dhe gabimet që i bëmë gjithashtu.
Asgjë prej tyre nuk ishte mosdashje
por tundim i ëmbël i valëve të nxehta
mikluese për botën tonë të vogël.
Lamë veten në kurth të dëshirave
e ikëm prej gjërave që na kanë ndodhur
si djalli nga temjani, jo, sigurisht
por sa më pranë tyre
aq më përcëllues është kujtimi
sepse ne vetĂ« e lamĂ« zjarrin tĂ« na digjte…
Sa më larg - sa më larg
oh, sa poshtë kishim rënë atë mëngjes
apo atë mbrëmje - jemi ndryshuar sakaq
jemi në kohë të ndërmjetme
në mes të asaj që ka ngjarë
e të asaj që kurrë më nuk duam të ngjasë.
Megjithatë kjo ikje mbetet imagjinare
një luhatje në lavjerës të dëshirës
diku larg në horizont- si perëndim dielli
qoftë edhe në fund të një dite
a të një jete. Asesi
nuk mundemi gjërat që ngjasin
t’i bĂ«jmĂ« tĂ« pangjara
dëshira të çon larg, por ngec diku.
Në këtë përpjekje për të ikur prej tyre
nis e kupton se ne jemi
me gjithë çfarë e rrethon qënien tonë
asgjë më shumë
se njĂ« tufĂ« gjĂ«rash qĂ« ngjasin….

18 Dhjetor 2015


KUR TĂ‹ MARRĂ‹SH RRUGĂ‹N
PĂ‹R TĂ‹ DALĂ‹

Kur të marrësh rrugën për të dalë
te pragu i portës diku larg Atdheut
rri një çast e mendo fëmijërinë tënde
lotët e nënës, argasjen e babait
mendo sado pak se çfarë ke humbur
të gjitha këto janë pjesë e jetës tënde.
Hidh një vështrim mbi malet e tua
kur avioni nis qiellin të marrë
ndoshta është errësirë e nuk duken
por hijet e maleve aty janë
malet mbuluar prej halleve të borës
të rrudhura prej mardhjes.
Përshëndeti me sy, me mend e me zemër
dhe mos harro se Iliria të lindi
në çdo ikje është mirë të dish
se pjesë e ikjes janë dhe mosardhjet
mirë është ta dish para se të ikësh...

Aeroporti Nënë Tereza, Tiranë
  Ora 4:30 e mĂ«ngjesit, 18 janar 2016


BALTIMORE

Diku këtu në autostradën 67
është exit-dalja për Baltimore
dhe gjëja e parë që më shkoi ndërmend
ishte Egdar Allan Poe.
Atje oqeani prek brigjet
çafkat gjithnjë në erë
në baltë e hodhën pijanecët
pasi e rrahën poetin si qen.
Tek kaloi përskaj kësaj rruge
me emrin Baltimore
më tingëllon aq shqip kjo fjalë
mrekullitë e shpirtit tënd i le
e vetëm baltë ti more - Baltimore.
Edhe unë këtë ditë janari
ngjashëm me atë ditë
e ndjej veten i rrahur si qen
dhe mendoj se kur rrihen poetët
koha, historia dhe balta ngrijnë...

Arlington, 20 janar 2016


NJĂ‹MBĂ‹DHJETĂ‹ MINUTA


Klea, studentja 20 vjeçare me shpirt
të brishtë e thellësisht të ndjeshëm,
nuk e përballoi dot humbjen e dashurisë
dhe kreu vetvrasje në Tiranë
më 24 dhjetor 2015.

Njëzetvjeçare, e bukur, e brishtë
si tulipanët e parë të pranverës
Klea vendosi t’i ngjisĂ« shkallĂ«t njĂ« e nga njĂ«.
Nuk e mori ashensorin kësaj here
nuk e dëshironte praninë e njerëzve
në njëmbëdhjetë minutat e fundit në jetë
të udhëtimit të saj për në qiell.

Në katin e parë të ngjitjes
e përshëndetën dy njerëz
një grua e një burrë, të lumtur
dukja është gjithçka kur nuk njihesh
si lulja kjo vajzë e bukur
e shoqëruan me një shikim përkëdhelës.

Klea u ngjit në katin e dytë
minutën e dytë
një gjyshe që fshinte pragun i tha:
“Moj bijĂ«, mĂ« qofsh e lumtur!”

Pastaj në katin e tretë e minutën e tretë
një djalosh me sy e përpiu
sikur i thoshte mos shko më lart
lëri engjëjt në qiell
bëhu dashnore në tokë e njeriut
kam një dhomë e një krevat këtu
në këtë dimër të ftohtë
a po kthehesh të bëjmë dashuri.
Po minuta e tretë kishte ikur
ajo s’mund tĂ« ndalonte
duhej ngjitur në katin e katërt
ku një vogëlushe e priste.

Klea mendoi për një çast se ishte vetja
qĂ« i thoshte: “Si mĂ« harrove
mos ik, më lart mos u ngjit
eja tĂ« luash me kukullĂ«n time!”
Po Klea ishte rritur e fëminia e saj
qe larg, njëzet vjet larg
asgjĂ« s’mund ta kthente
se jeta e njeriut nuk ishte një film
që mund ta shohësh pafundësisht.

Në katin e pestë dy vajza prostituta
e ndollën, i thanë të bëhemi shoqe
ikim në Europë nëpër semaforë.
Klea s’u ndal, por ngjiti shkallĂ«t
babain e nënën iu duk sikur pa.
“Eja Klea, pse po vonohesh?”

U ngjit dhe më lart
në katin e shtatë në minutën e shtatë
aty qielli mund të shihej
por e ndalonte pallati përballë
ndoshta në katin e tetë do të shihte
ca re puplore ëndrrash që iknin
pĂ«r t’u tretur e kthyer nĂ« pika shiu.

“MĂ« lart, mĂ« lart,- i tha vetes -
atje ku mund ta prek qiellin.”
U gjend në katin e nëntë
minutat iknin
aty nuk pipëtinte frymë njeriu
ajri sikur qe ngrirë.

Ecte mes e përmes akujsh
u gjend në katin e dhjetë
nisi të shfaqej qyteti në mjegull
e njerëzit në ikje si miza lëvrinin
në panikun e ditëve të dimrit.

Donte veç një ditë për të ardhur Krishtlindja
mrekullia që pritej të ndodhte
një qiri shprese ndezur nga pleqtë
një pemëz, ca dritëza si yje
blegërima e një qengji, zëri i vogëlushit
që ende flinte brenda njeriut.

Të gjitha këto ishin në ardhje
duhej veç një ditë, 1440 minuta
por asaj veç një minutë i kish mbetur
sa pĂ«r t’u ngjitur nĂ« katin e njĂ«mbĂ«dhjetĂ«
atje ku frynte erë
atje ku me siguri ca engjëj e prisnin
me flatrat e tyre si diell.

Gjeti aty veç një zog të mardhur
që trembur rrahu krahët në qiell
sikur t’i thoshte eja dhe ti
ta shohësh botën nga lart, botën gri.
Duhej fare pak mundim
veç pak, të hidhej
engjëjt nuk do ta linin të binte.

Klea hapi krahët, i dha vetes lart
ajri si xham akulli u thye
zemra përpëlitej në erë
ku po shkoj tani, ku ndodhem
pse engjĂ«jt s’po vijnĂ«
ndoshta erdhën e morën shpirtin tim
e trupin e lanë të përplasej
në trotuar, pa frymë, mes njerëzve.

Ndërsa sirenat e urgjencës
e mbushnin qytetin me pikëllim
u deshën njëmbëdhjetë minuta
pĂ«r t‘u ngjitur nĂ« katin e njĂ«mbĂ«dhjetĂ«
pa llogaritur kohën e rënies
e kohën kur njeriu jep shpirt.

© Nga vĂ«llimi poetik “Odeon pĂ«r gjĂ«ra qĂ« ngjasin”
   nga Kolec Traboini. Botim i vitit 2016.