14 January 2016

"Rrethimi i Shkodrës" nga Dom Marin Barletit botuar më 10 janar 1504

Pantheon Traboini

DOM MARIN BARLETI DHE VEPRA E TIJ “RRETHIMI I SHKODRĂ‹S”
 -Botuar mĂ« 10 janar 1504-

Dom Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si dom Marinus Barletius, çmohet si historiani i parĂ« shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i ShkodrĂ«s, ai qe dĂ«shmitar e luftĂ«tar nĂ« dy rrethime osmane tĂ« kĂ«tij qyteti. Kur Venediku, sĂ« fundmi, ua dorĂ«zoi ShkodrĂ«n osmanĂ«ve, si shumĂ« bashkatdhetarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« rinj,  ai emigroi nĂ« Itali. U vendos nĂ« Padova, e nĂ« kĂ«tĂ« dioqezĂ« kishtare dom Marin Barleti apo Barleci shĂ«rbeu i prift famullitarĂ« e mĂ« vonĂ« si rektor i KishĂ«s sĂ« ShĂ«n Shtjefnit.
MĂ«gjithĂ«se "Rrethimi i ShkodrĂ«s" ishte vepra e tij e parĂ«, ai njihet mĂ« shumĂ« pĂ«r veprĂ«n e tij tĂ« dytĂ« "Historia e SkĂ«nderbeut".  Barleti tĂ«rhoqi vĂ«mendjen e lexuesit evropian tĂ« shekullit XVI, i cili me turqit nĂ« portat e VjenĂ«s mĂ« 1529, po shqetĂ«sohej gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r mundĂ«sinĂ« e pushtimit tĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«s PerĂ«ndimore nga osmanĂ«t.
Me 10 janar 1504 nĂ« Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, “De obsidione Scodrensi”-  "Rrethimi i ShkodrĂ«s", njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« njohura historike qĂ« bĂ«ri tĂ« njohur luftĂ«n e shqiptarĂ«ve kundĂ«r perandorisĂ« osmane nĂ« mesjetĂ«. I mbĂ«shtetur nĂ« kujtimet e veta si dhe tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« tjerĂ« nĂ« ngjarjet qĂ« rrĂ«fen, prifti shkodran dom Marin Barleti ia kushton librin e tij jetĂ«s e ngjarjeve politike dhe ushtarake gjatĂ« rrethimit tĂ« ShkodrĂ«s.
Vepra “De obsidione Scodrensi”-  "Rrethimi i ShkodrĂ«s", Ă«shtĂ« e ndarĂ« ne tre kapituj, aspo siç quheshin pas zakonit tĂ« shkrimtarĂ«ve antikĂ«, ne tre libra.
Në librin e parë kemi parathënien, kushtuar dukës së Venedikut Leonard Loredano, ndërsa më pas bën fjalë për prejardhjen e turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojës me 1453 dhe mbaron me shënimet historike rreth Shkodrës dhe përshkrimin e pozitës së saj.
Libri dytë është më voluminozi apo më mirë të themi pjesa qendrore, ku bëhet fjalë për rrethimin e Shkodrës në vitin 1474 dhe 1478, ku përshkruhen operacionet e rrethimit, sulmet, dhe mbrojtja heroike e Kalasë nga shqiptarët.
Ndërsa në fund në librin e tretë, prezantohen në formë të sintezës ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si dhe dorëzimin e saj nga ana e Venedikasve përfaqësuesve të Perandorisë Osmane.

Duke lexuar veprĂ«n  “De obsidione Scodrensi” - “Rrethimi i ShkodrĂ«s", del qartĂ« se autori ka marrĂ« shĂ«nime nĂ« formĂ« ditari, edhe pse si i tillĂ« nuk na paraqitet nĂ« libĂ«r. Por, nĂ«se nĂ« rrethimin e parĂ« ishte dĂ«shmitarĂ« okular, nĂ« ate tĂ« dytin merr pjesĂ« aktive si bashkĂ«luftĂ«tar nĂ« mbrojtjen e saj. Si e tillĂ« kjo vepĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, si vĂ«zhgues okular, por edhe nĂ« saje tĂ« kujtimeve tĂ« bashkĂ«vendasve tĂ« tij pasi u vendosen nĂ« Venedik, ku pĂ«rfundimisht u botua nĂ« vitin 1504.
Edhe pse autori ishte prift, ai na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallë kush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479.
Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit. Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjëve në drejtim të Perëndimit.
Lufta qe zhvilluan shkodranet nuk ishte vetëm një luftë e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj, por kishte përmasat më të gjëra sepse ajo njëherit ishte një luftë e krishterëve kundër turqve myslimanë.

Marin Barleti, prift katolik, historian, shkrimtar e patriot shqiptar i kohës së humanizmit, botës kulturore i ka dhuruar një vepër më vlerë të jashtëzakonshme për historinë e popullit shqiptar në njërën prej kohëve më të vështira e të errëta të historisë që ka përjetuar. Së bashku me kujtimin e luftës heroike në mbrojtje të Shkodrës, vepra e tij është dëshmi autentike e luftës heroike të popullit shqiptar për liri dhe si e tillë është vepër tejet e rëndësishme e historiografisë shqiptare në shek. XV.
E kujtojmĂ« se vepra “Rrethimi i ShkodrĂ«s” e Marin Barletit, Ă«shtĂ« shkruar nĂ« latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« Venedik mĂ« 1504, pothuajse 100 vjet pas lindjes sĂ« Gjergj Kastriot SkĂ«nderbeut. VeprĂ«n e pĂ«rktheu nĂ« shqip pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« studiuesi i shquar Henrik Lacaj mĂ« 1962, nĂ« pĂ«rvjetorin e 50-tĂ« tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«.  MĂ« vonĂ« Ă«shtĂ« ribotuar nĂ« gjuhĂ«n shqipe shtĂ«pia botuese Onfuri mĂ« 2012, duke u mundĂ«suar lexuesve shqiptarĂ« pĂ«r t njohur pĂ«rmes saj historinĂ« e vendit e vlerat e kombit shqiptar.

Është viti 1478. Evropa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Evropës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
Historia botërore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Evropën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.
Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund. Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.
Marin Barletit, siç mund të kuptohet lehtë, i duhej të shkruante në latinisht, sepse vepra duhej të qarkullonte dhe të njihej nëpër Evropë. Ashtu siç edhe ndodhi, pasi pas botimit më 1504 në Venedik, u rishtyp disa herë në Zvicër (1556), Gjermani (1578 dhe 1596). Pas botimeve në latinisht do të vijnë përkthimet në italisht (1565), polonisht (1569), frëngjisht (1576).

Burimi: Radio Vatikani 
Pllakati i filmit dokumentar "DĂ«shmi nga Barleti" 1990, regjia e skenari: Kolec Traboini

12 January 2016

Familja e Hotit shuar për Atdhe - nga Kolec Traboini


FAMILJA E HOTIT SHUAR PĂ‹R ATDHE
Dedë Gjo Luli, Nik Gjelosh Luli, Gjergj Dedë Gjo Luli, Kol Dedë Gjo Luli,
Luc Nishi, Pal Luc Nishi, Gjelosh Luli.

Nga KOLEC TRABOINI

Nga largësia e një shekulli emri e vepra e Dedë Gjo Lulit shfaqet akoma më madhështore. Me një figurë të tillë në histori krejt ngjashëm të krijohet imazhi i largimit prej një mali. Kur je afër nuk mbërrin me e pa të gjithin, por duke u larguar në hapësirë mali të shfaqet me tërë madhështinë e vet. Koha prej njëqind vjetësh ka qenë një gur prove për shumë figura historike, për mirë apo për keq. Disa lartësohen gjithnjë e më shumë dhe vepra e tyre merr vlerë të jashtëzakonshme për ekzistencën e shtetit shqiptar, mjafton të përmendim Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Dedë Gjo Lulin, Isa Buletinin e plot të tjerë. Disa prej këtyre burrave të kombit iu pre jeta në mes, e disa edhe e mbyllën përgjithmonë derën e shtëpisë së vet.
Dedë Gjo Luli i Traboinit të Hotit ishte nga fisi Gozdjen ku përfshihen(Dedvukajt, Nicajt , Gjelajt dhe Camajt), që ishte në vllazni me Gojçajt dhe Dushajt. Ishin tre vëllezër pra bijtë e Geg Lazër Keqa Prekës, e prej këtij të fundit burojnë tërë familjet e Hotit. Dedë Gjo Luli ka lindur në Bardhaj të Traboinit në vitin 1840 dhe ishte vojvoda i Traboinit, por për shkak të urtësisë së tij, fjala e tij peshonte në 500 shtëpitë e Hotit dhe dëgjohej me urti edhe nga bajraktari Mul Delia. Dedë Gjoni kishte marrë pjesë në shumë luftëra, por pesha më e madhe mbi supet e tij ra në kryengritjen e vitit 1911, kur ai ishte në moshën 71-vjeçare. Barrë tepër e rëndë për një burrë në moshë kaq të madhe, por ai e përballoi si të ishte në rininë e tij.
E paimagjinueshme se ai me disa familje tĂ« Hotit, ma sĂ« shumti tĂ« fisit tĂ« vet Dedvukaj, por edhe Gojçaj e Dushaj, do tĂ« lĂ«shonte Hotin e do tĂ« kalonte kufirin nĂ« Mal tĂ« Zi pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« kryengritje tĂ« madhe, kur i kishte apo s’i kishte pesĂ«dhjetĂ« pushkĂ«. E megjithatĂ« ia nisi njĂ« lufte qĂ« pĂ«r çdo mendje tĂ« kthjelltĂ« apo profesionale ushtarake do tĂ« ishte llogaritur humbĂ«se. Por DedĂ« Gjo Luli nuk i bĂ«nte hesapet me pushkĂ« e fishekĂ«, apo plane shtabesh ushtarake, por me djem e burra tĂ« malĂ«sisĂ«, duke i armatosur edhe me kmesa, se pushkĂ«t ia marrin armikut nĂ« luftĂ«.
 “New York Times” duke ju referuar “International Herald Tribune” botonte kĂ«tĂ« lajm nĂ« pranverĂ« 1911:Nga Shkodra, sot mĂ« 30 mars, njoftohemi se Valiu ka deklaruar se Tuzi po e pĂ«rballon tani pĂ«r tani mundĂ«sinĂ« e  sulmeve tĂ« mĂ« se 5,000 deri nĂ« 6,000 shqiptarĂ«ve. Pozita e tij megjithatĂ« Ă«shtĂ« e dĂ«shpĂ«ruar. Lajmi i shpĂ«rthimit tĂ« lĂ«vizjes duket se kanĂ« sjellĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« ngjashme me panik nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s, sepse garnizoni (turk) Ă«shtĂ« i dobĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« ekspeditĂ«s nĂ« jug tĂ« qytetit, nĂ« LezhĂ«. Valiu bĂ«ri thirrje pĂ«r vullnetarĂ« nĂ«pĂ«rmjet kasnecĂ«ve nĂ« qytet, tĂ« cilĂ«t krijuan njĂ« ndjesi se ishte duke u shpallur njĂ« luftĂ« fetare ose luftĂ« e shenjtĂ« kundĂ«r shqiptarĂ«ve tĂ« krishterĂ«.”
ÇfarĂ« nuk pĂ«rdorĂ«n pushtuesit otomanĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rçarĂ« popullin shqiptar e pĂ«r tĂ« izoluar malĂ«sorĂ«t kryengritĂ«s. ArritĂ«n tĂ« mashtrojnĂ« shumĂ« djem myslimanĂ«  shqiptarĂ« tĂ« cilĂ«t u nisĂ«n kundĂ«r kryengritĂ«sve,  por u shpartalluan e u kapĂ«n tĂ« gjallĂ« me tĂ« zbritur nĂ« breg tĂ« Liqenit dhe u çarmatosĂ«n. I kthyen mbrapsht nĂ« qytet me varka pĂ«rmes liqenit pa u dĂ«mtuar, por tĂ« turpĂ«ruar, me porosinĂ« se duhej tĂ« luftonin pĂ«r atdheun e jo pĂ«r pushtuesin. Ishte njĂ« akt i pashembullt qĂ« fitoi simpatinĂ« e gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« ShkodrĂ«s pavarĂ«sisht çfarĂ« feje i pĂ«rkisnin.
Po bëjmë luftë për kombin. Nuk e derdhim gjakun tonë. - ishte fjala e mençur e kuptimplotë e trimit të maleve Dedë Gjo Luli. Jo vetëm në trimëri, por edhe në fushën morale kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli qëndronin shumë lart. Këtu kuptohen sakrificat e ndërgjegjshme të luftëtarëve malësorë që dëshironin që lufta të mos ish vetëm e tyre por e mbarë shqiptarisë.
MalĂ«sorĂ«t as donin t’ia dinin pĂ«r kĂ«rcĂ«nimet e forcave perandorake qĂ« dyndeshin si stuhi e zezĂ« nga Stambolli. MĂ« mirĂ« tĂ« vdisnin se sa tĂ« vazhdonin tĂ« jetonin nĂ«n shtypje e nĂ«n robĂ«ri. Ndjesia e sakrificĂ«s ishte e madhe. JetĂ«n e vet askush nuk e vinte nĂ« peshore pĂ«rpara qĂ«llimit tĂ« lartĂ«. TĂ« luftoje pĂ«r liri ishte njĂ« nder pĂ«r çdo malĂ«sor kryengritĂ«s. TĂ« vriteshe pĂ«r Atdhe ishte lavdi. TĂ« tilla ngjarje nuk pĂ«rsĂ«riten shumĂ« herĂ« nĂ« histori.
NjĂ« pĂ«rkushtim ky i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« ideal tĂ« lirisĂ«, njĂ« sakrificĂ« deri nĂ« kufijtĂ« e tĂ« paimagjinueshmes. Tipike ka qenĂ« biseda e nĂ«nĂ«s sĂ« Luigj Gurakuqit me djalin e vet. Po njĂ« nuse, more bir se koha po tĂ« ikĂ«n, - i tha nĂ«na. Luigj Gurakuqi iu pĂ«rgjigj: “E kam marrĂ« nusen teme, moj nanĂ«, nusen ma tĂ« bukur qĂ« mund tĂ« gjendet e ajo Ă«shtĂ« Shqypnija”. Ajo çfarĂ« na vĂ« nĂ« mendime nĂ« kĂ«to kohĂ«ra tĂ« turbullta, Ă«shtĂ« se kĂ«ta burra tĂ« kombit i kishin vĂ«nĂ« interesat e Atdheut mbi tĂ« gjitha interesat e tjera, madje edhe jetĂ«n e shkrinĂ« pĂ«r Atdhe. E kĂ«shtu nĂ« sakrificĂ« sublime fati tragjik e deshi tĂ« shuhen shumĂ« familje shqiptare. NdĂ«r familjet shqiptare tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Hotit, mĂ« tipikja nĂ« histori deri nĂ« kufijtĂ« e mitit Ă«shtĂ« familja e DedĂ« Gjo Lulit, qĂ« me bijtĂ« e me kushĂ«rinj u shua e gjitha pĂ«r Atdhe.

DEDĂ‹ GJO LULI
Rënë për Atdhe në vitin 1915

Vrasja e DedĂ« Gjo Lulit Ă«shtĂ« trajtuar aq shumĂ« sa mund tĂ« krijosh libra tĂ« pafund me rrĂ«fime qĂ« thonĂ« tĂ« kundĂ«rta sipas qĂ«llimeve dhe orekseve qĂ« kanĂ« njerĂ«zit qĂ« i pĂ«lqejnĂ« histori tĂ« tilla duke i veshur me konspiracione provincialĂ«sh. Kemi pasur luftĂ«tarĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« histori, por duhet pranuar se kemi edhe pĂ«rrallĂ«tarĂ« tĂ« mĂ«dhenj. DedĂ« Gjo Luli e ka shkruar historinĂ« e vet. E dinte rrugĂ«n qĂ« kishte nisur qĂ« nĂ« moshĂ«n 20-vjeçare kur shkoi tĂ« luftonte nĂ« UrĂ«n e RrzhanicĂ«s. QĂ« atĂ« kohĂ« e deri sa mbylli sytĂ« pĂ«rjetĂ«, ai nuk reshti sĂ« luftuari pĂ«r trojet e lirinĂ« e vet e tĂ« bashkatdhetarĂ«ve tĂ« vet,  sa fjalĂ«t qĂ« tha pĂ«r tĂ« kur e priti nĂ« derĂ« Ismail Qemali janĂ« lapidare. “DedĂ« Gjo Luli, pushkĂ« e ngrehun pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.” DedĂ« Gjo Luli e dinte mirĂ«filli çfarĂ« po bĂ«nte kur mori familjet e Hotit dhe doli nĂ« PodgoricĂ«, prej ku nisi organizimin e burrave tĂ« Hotit, por edhe nĂ« lidhje me tĂ«rĂ« MalĂ«sinĂ« e Madhe pĂ«r tĂ« shporrur halldupin nga trojet shqiptare. DedĂ« Gjo Luli e dinte se fuqia e tij ishte e vogĂ«l, se edhe jetĂ«n nuk e kishte tĂ« gjatĂ«, ishte shtatĂ«dhjetĂ« e njĂ«  vjeç, por ai dinte gjithashtu se tĂ« luftosh edhe njĂ« ditĂ« pĂ«r vendin e Atdheun tĂ«nd Ă«shtĂ« si tĂ« kesh lindur. Prandaj i thoshin nĂ« MalĂ«si fjalĂ«t madhĂ«shtore pĂ«r atĂ« qĂ« binte nĂ« luftĂ«: “E bĂ«ri dekĂ«n si me le”. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« DedĂ« Gjo Luli ashtu e bĂ«ri dekĂ«n e vet. Ai nuk e donte çastin e fundit ta kishte nĂ« shtrat. Vdekjen e mendonte. Ndaj e shkroi testamentin e vet nĂ« Kallmet tĂ« LezhĂ«s, mĂ« 24 qershor  1915.  TokĂ« e mall e çka kishte nĂ« Bardhaj tĂ« Traboinit tĂ« Hotit ia linte PretĂ« Diloshes, sĂ« shoqes dhe tĂ« resĂ« Nore Kola, gruas sĂ« tĂ« birit KolĂ«s. DedĂ« Gjo Luli vuri vulĂ«n, Kola, i biri, vuri gishtin me bojĂ«, po ashtu bĂ«ri edhe dĂ«shmitari Lek Prel Martini.
MĂ« pas u strehuan nĂ« shtĂ«pinĂ« e  Kol TomĂ«s sĂ« VelĂ«s, ku nuk ndenji shumĂ« se forcat esadiste ishin aty rrotull. Ndaj mori rrugĂ«n pĂ«r nĂ« veri. Kishte pleqĂ«ruar mendimin pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« MalĂ«si tĂ« Madhe. I rĂ«ndĂ« ky udhĂ«tim pĂ«rmes malesh pĂ«r njĂ« burrĂ« shtatĂ«dhjetĂ« e pesĂ« vjeç. Ishin kohĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Shtetet ballkanike kĂ«rkonin ricopĂ«timin e tokave shqiptare, sikur tĂ« mos mjaftonte hanxhari i vitit tĂ« tmerrshĂ«m 1913, kur edhe trojet e DedĂ« Gjo Lulit e hotjanĂ«ve tĂ« tjerĂ« qĂ« luftuan e mundĂ«n njĂ« perandori, mbetĂ«n jashtĂ« kufijve tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Dhe bĂ«nĂ« njĂ« luftĂ« aq tĂ« madhe, aq heroike, bĂ«nĂ« njĂ« luftĂ« qĂ« gazetarĂ«t amerikanĂ« e pĂ«rshkruanin nĂ« New York Times nĂ« 1911 si “Termopilet shqiptare”, pĂ«r tĂ« mbetur pa troje.
MbĂ«rrin nĂ« Spaç, por atje njĂ« korrier i dĂ«rguar nga Kol Toma i VelĂ«s i dorĂ«zon njĂ« letĂ«r dĂ«rguar nga kapedan Marka Gjoni qĂ« e ftonte pĂ«r njĂ« kuvend pĂ«r punĂ«t e ShqipĂ«risĂ«. DedĂ« Gjo Luli kthen rrugĂ« e niset pĂ«r tek Kisha e Oroshit ku do tĂ« mbahej kuvendi. TĂ« tjerat dihen. Forcat serbe kishin pushtuar Oroshin dhe me ta ishin forcat e Esat PashĂ« Toptanit, kryetradhtarit tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Tre emrat qĂ« duhen pĂ«rmendur  pĂ«r masakrĂ«n nĂ« SheshĂ«z tĂ« Oroshit janĂ« Kapiten Gjura i SerbisĂ«, Sheh Hamdiu dhe Ali Fehmiu, esadistĂ«, bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« pushtuesve. KĂ«ta dy tĂ« fundit ndĂ«rsa morĂ«n me vete KolĂ« TomĂ«n dhe Preng Mark PrengĂ«n e tĂ« tjerĂ«t, DedĂ« Gjo Lulin ua lanĂ« nĂ« dorĂ« serbĂ«ve, tĂ« cilĂ«t e morĂ«n tĂ« lidhur pĂ«r nĂ« vendkomandĂ«n e tyre nĂ« NĂ«nshejt, por rrugĂ«s e ekzekutuan.
Është shkruar për Dedë Gjo Lulin e do të vazhdojë të shkruhet, sepse atij populli i ka kënduar dhe e ka ngritur në lartësinë e një miti. Por jo nga ato mite që i sajojnë agjenturat e shteteve apo veglat qorre të qeverive me qëllime të caktuara. Ai ishte një mit real, tokësor, gjithçka që përshkruhet për të është tokësore. Ai nuk kishte shkuar në asnjë shkollë ushtarake e megjithatë mundi gjeneralët që perandoria otomane i kish dërguar në shkollat më të mira ushtarake në botë. Suksesi i tij nuk qëndronte tek planet ushtarake, tek llogaritë, por thjesht tek prakticiteti. Rrethohej nga njerëz besnikë të cilët nuk kishin asnjë rrugë tjetër veç luftës dhe që kishin krenarinë që të vriteshe për Atdheun është përjetësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar në një shekull shqiptar, por ajo çfarë bënë malësorët me Dedë Gjo Lulin mbetet në analet e historisë si akti më i pashembullt i vendosmërisë së shqiptarëve për ta fituar lirinë pas pesëqind vjetëve robëri. Dedë Gjo Luli mbeti burri i panjollë, njeriu me ndërgjegje kristal, njeriu i besës, i burrërisë, i cilësive më të mira të shqiptarit që tashmë reliket kombëtare me të cilat i mburremi sadopak botës.
Fundi i DedĂ« Gjo Lulit si fundi i njĂ« tragjedie tĂ« madhe. Me vrasjen e DedĂ« Gjo Lulit, Hotit iu shua ai mit i madh i ngritur nĂ« disa shekuj pĂ«r tĂ« cilĂ«t populli kishte thĂ«nĂ« fjalĂ« qĂ« mbetĂ«n nĂ« histori e kalonin gojĂ« mĂ« gojĂ«: “Bafti i Zotit, pushka e Hotit”, legjendĂ« qĂ« kish nisur kush e di sa shekuj mĂ« parĂ«, kur dikush vrau njĂ« malĂ«sor nga Hoti, e si e pa qĂ« ra, shkoi t’i marrĂ« pushkĂ«n. TĂ«rhoqi tytĂ«n e armĂ«s, por qe e pamundur, sepse hotjani i vdekur e kishte gishtin tĂ« ngrirĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«z. Pushka shkrepi dhe vrasĂ«si me plumbin nĂ« lule tĂ« ballit u pĂ«rmbys pikĂ« vdekur. Ata qĂ« e panĂ« kĂ«tĂ« skenĂ« e treguan, e kĂ«shtu fjalĂ« pas fjale, ngjarja mori dhenĂ«. DedĂ« Gjo Luli ishte nga njĂ« malĂ«si qĂ« kishte emĂ«r tĂ« madh, por ai me krenarinĂ« e njĂ« malĂ«sori qĂ« e do lirinĂ« mbi gjithçka e çoi edhe mĂ« lart lavdinĂ« e tĂ« parĂ«ve tĂ« vet, tĂ« Traboinit tĂ« Hotit, por edhe mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Shteti komunist e ka vlerĂ«suar DedĂ« Gjo Lulin, por nĂ« njĂ« anĂ« e vlerĂ«sonte nĂ« anĂ«n tjetĂ«r gjithĂ« familjen e fisin e tij e persekutoi nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« egĂ«r e mĂ« çnjerĂ«zore. Ai u pĂ«rpoq tĂ« shfrytĂ«zonte ngjarjen tragjike tĂ« 25 shtatorit 1915, pĂ«r tĂ« ulur nĂ« sytĂ« e popullit familjen e kapedanĂ«ve tĂ« MirditĂ«s. Dhe kjo propagandĂ« e stĂ«rholluar nuk ishte pa efekt nĂ« popull. Ka njerĂ«z qĂ« edhe sot thonĂ« se kreshniku i Hotit u tradhtua. Por kĂ«ta njerĂ«z nuk kanĂ« parasysh faktin se DedĂ« Gjo Luli e kish dhĂ«nĂ« fjalĂ«n tĂ« dilte nĂ« Orosh, madje edhe kur i thanĂ« “kthehu”, ai vendosi tĂ« vazhdonte rrugĂ«n. Ai nuk mund tĂ« vdiste duke e ndjekur me plumb mbas shpine. DedĂ« Gjo Luli ishte mĂ«suar nĂ« jetĂ«n e tij tĂ« kishte pĂ«rballĂ« kĂ«do, mik dhe armik. Prandaj iu ngjit Oroshit e ia doli qĂ« me faqe tĂ« bardhĂ« tĂ« mbetej pĂ«rjetĂ« nĂ« histori. Kush nuk e kupton karakterin e malĂ«sorit, cilĂ«sive tĂ« tij tĂ« larta, besnikĂ«risĂ« sĂ« tij, qĂ« sot tĂ« shfaqen si Ă«ndrra nĂ« kĂ«tĂ« kaos ku ndodhemi e ka tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kuptojĂ« jetĂ«n e njeriu qĂ« ka principe tĂ« larta. Ata qĂ« e vranĂ« ishin serbĂ«t qĂ« kishin pushtuar trojet shqiptare nĂ« bashkĂ«punim me tradhtarĂ«t si Esat PashĂ« Toptani dhe asnjĂ« variant njerĂ«zish qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndasi e pĂ«rçarje mes shqiptarĂ«sh nuk qĂ«ndron. Fakti qĂ« DedĂ« Gjo Luli u vra krah pĂ«r krah shumĂ« mirditorĂ«ve trima qĂ« i dolĂ«n nĂ« mbrojtje tregon shumĂ« mĂ« tepĂ«r se thĂ«niet e liga qĂ« duan tĂ« trazojnĂ« ujĂ«ra nĂ« jetĂ«n e shqiptarĂ«ve.
Monumenti i Dedë Gjo Lulit në qendër të Tiranës që u vendos në njëqind vjetorin e vrasjes, për të cilën dha ndihmesë të madhe diaspora e shqiptarëve në Amerikë, është padyshim triumfi i plotë i madhështisë së figurës së Dedë Gjo Lulit si një nga burrat më të shquar të kombit shqiptar.


NIK GJELOSH LULI
Rënë për Atdhe në Deçiq në vitin 1911.

Kryengritja e nisur më 23 mars 1911 është me të vërtetë si një shkreptimë rrufeje që bie në një pyll të thatë. Gjithë ajo perandori osmane do të lëshohej ta shuante zjarrin për liri që nisi në Malësinë e Hotit dhe u përhap në të gjithë Malësinë e Madhe, por nuk qe e mundur. Por edhe shumë burra nga Malësia u vranë. Deri tani nuk kemi një listë të plotë se sa luftëtarë dhanë jetën në kryengritje( Studiuesi Ndue Bacaj sjell një listë me 104 dëshmorë nga Hoti në kryengritjen e vitit 1911) por edhe në vazhdimin e luftimeve edhe në 1912, ani pse kjo e fundit është lënë në harresë. Gjatë vitit 1912 janë bërë po aq luftime të ashpra e këtë e tregojnë edhe emrat e atyre që u vranë gjatë luftimeve. I pari që u vra në luftë në ditën e parë të kryengritjes më 23 mars 1911 ka qenë Kol Marash Vata e bashkë me të trimi Lek Marash Peci, të dy nga fisi Gojçaj.
Më 25 mars 1911, mbas dy ditësh bien në luftë edhe 6 burra e këta të gjithë të fisit Gozdjen, që i përkiste edhe Dedë Gjo Luli. Po i përmendim këtu në nderim të flijimit për mëvehtësimin e Shqipërisë, meqë askush nuk i kujton në Shqipëri e asnjë institucion nuk është kujdesur për dekorimin e tyre. Dy vëllezërit Gjon e Zef Lulash Zeka, xhaxhai i tyre Gjon Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Ujk Gjelosh Leka, Zef Vuksan Leka. Më 28 mars 1911 pasi çliruan Tuzin, nisën luftime për marrjen e kalasë së Shipshanikut ku ishin jo pak, por 600 ushtarë e oficerë turq. Në këto luftime të rrepta ku mbetën rreth 80 nizamë ishte vrarë një prej luftëtarëve më të shquar, Gjon Ujk Çeku, Gojçaj.
VijmĂ« kĂ«shtu nĂ« ditĂ«n kur bie dĂ«shmor kushĂ«riri i parĂ« i DedĂ« Gjo Lulit, miku i tij mĂ« i ngushtĂ«, kryekomandanti ushtarak i tĂ«rĂ« forcave kryengritĂ«se, Nik Gjelosh Luli. Ja çfarĂ« shkruan nĂ« poemĂ«n e tij historike “Lufta e Maleve” bashkĂ«luftĂ«tari i tij Palok Traboini:

“U thye astjeri kahĂ« Miloshi,
Urra djelm si Shala e Shoshi!»
Por si ndien ky Nik Gjeloshi
hof! prej pritet në kambë çohet,
nafakpremi! shpejt, a rrzohet,
i ra plumbi lules s' ballit
e përmbys ra anës s' zallit,
si pra tash me ia ba hallit?
Nik Gjelosh, ora e Malsis,
shpresa e fortë e gjith djelmnis,
Idhtë në jaz ti ne na mblove ,
edhe shpresën na e pakove,
t' tanë bajrakun e ligshtove.

Vrasja e Nik Gjelosh Lulit ishte e rëndë për Dedë Gjo Lulin. Për gjithçka në nisjen e kryengritjes e pleqëronte me Nikën. Atij i kishte ngarkuar barrën më të rëndë për kryengritjen. E caktoi komandant të gjithë forcave kryengritëse të Malësisë së Madhe. Ishte Nik Gjelosh Luli që i koordinonte veprimet ushtarake me forcat e tjera. Ai ishte një burrë i shtruar dhe trim. E veçanta e Nik Gjelosh Lulit ishte se gjendej kurdoherë në ballë të frontit. Ndërkohë që trupat kryengritëse të Hotit i komandonte i biri i Dedë Gjo Lulit, Kola. Nik Gjelosh Luli kishte një djalë që atëbotë ishte i ri, Luc Nishi që edhe ai mori pjesë në kryengritje përkrah babait të vet.


GJERGJ DEDĂ‹ GJO LULI
Rënë për Atdhe në vitin 1912

Gjergj DedĂ« Gjo Luli, i biri i DedĂ« Gjo Lulit ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjitha luftimet e vitit 1911, por pĂ«r tĂ« ka pak materiale dhe nuk gjendet njĂ« fotografi, veç pohime tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m, tĂ« cilat janĂ« kontradiktore. NĂ« poemĂ«n “Lufta e maleve” tĂ« Palok Traboinit, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« tĂ« gjitha luftimet, ku pĂ«rmenden shumĂ« dĂ«shmorĂ« tĂ« kryengritjes sĂ« vitit 1911 nuk pĂ«rmendet nĂ« asnjĂ« rast emri i Gjergj DedĂ« Gjo Lulit. Kjo poemĂ« Ă«shtĂ« shkruar nĂ« dhjetor 1911 kur kryengritja kishte pĂ«rfunduar. NĂ« librin e Pal Doçit  shkruhet mbĂ«shtetur nĂ« burime qĂ« nuk i citon,  se Gjergji Ă«shtĂ« vrarĂ« mĂ« 29 maj 1911 dhe nĂ« njĂ« vrasje tĂ« veçuar, “njĂ« turk i fshehur nĂ« do guva e qĂ«lloi mbas shpine”. Ne nuk e dimĂ« se kush nga 12 personat qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« tregime gojore pĂ«r kĂ«tĂ« libĂ«r e ka dhĂ«nĂ« kĂ«tĂ« fakt. Por dimĂ« se Pal Doçi ka marrĂ« nĂ« Hot tĂ« Ri nĂ« ShkodĂ«r nĂ« vitin 1962 shĂ«nimet me kujtime tĂ« vĂ«llait tĂ« Gjok Ujk Çekut- dĂ«shmor, Martinit dhe jo vetĂ«m nuk ia ka kthyer, por as nuk e ka cituar ndĂ«r dĂ«shmitarĂ«t e vet. Martin Ujk Çeku mĂ« ka dhĂ«nĂ« edhe mua disa faqe kujtime tĂ« rishkruara. Ai qĂ« ka qenĂ« pjesĂ«marrĂ«s i kryengritjes, Ă«shtĂ« edhe nĂ« fotografi bashkĂ« me vĂ«llanĂ« e vet dĂ«shmor dhe DedĂ« Gjo Lulin. Martin Ujk Çeku shkruan se Gjergj DedĂ« Gjo Luli Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« luftĂ« mĂ« 20 shtator 1912 prej nizamĂ«ve tĂ« ushtrisĂ« turke. Dhe nĂ« luftĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ai nuk ka qenĂ« i vetmi, por janĂ« vrarĂ« edhe gjashtĂ« luftĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« bashkĂ« me tĂ«, tĂ« cilĂ«t po i citojmĂ«: Gjok Kol Preli, Gojç, DedĂ« Gjoni, Gjon Tom Hasi, Gjon Marash Loshi, Luc Gjergji dhe Preloc Mark Gjeka, tĂ« gjithĂ« kĂ«ta tĂ« fisit Gozdjen, tĂ« cilit i pĂ«rkisnin edhe Dedvukajt.
Ne nuk e dimĂ« pse nuk i ka pĂ«rdorur Pal Doçi shĂ«nimet e Martin UjkĂ«s. NĂ«se i ka do tĂ« qe me vlerĂ« t’i ballafaqonim me shĂ«nimet qĂ« ka lĂ«nĂ« pĂ«r mua nĂ« vitin 1972 dhe pĂ«r tĂ« parĂ« pse nĂ« librin e tij, studiuesi me njĂ« shprehje tĂ« shkurtĂ«r thotĂ«: “MalĂ«sia e Madhe mbeti e veçuar dhe e shkĂ«putun nga lĂ«vizja kombĂ«tare dhe si rrjedhim nĂ« kryengritjen e vjetit 1912, nuk dha ndonjĂ« ndihmĂ« tĂ« dukshme” (Pal Doçi “DedĂ« Gjo Luli” f.136, bot. “Geer”, TiranĂ«, 2003).
NĂ«se i referohemi Petraq Pepos nĂ« librin e tij "Lufta pĂ«r çlirim kombĂ«tar nĂ« vitet 1878-1912", (f. 446-44, TiranĂ«, 1962, Kujtime tĂ« Martin UjkĂ«s) kemi njĂ« pasqyrĂ« tĂ« zhvillimeve tĂ« luftimit tĂ« kryengritĂ«sve malĂ«sorĂ« edhe gjatĂ« vitit 1912. Aty shkruhet pĂ«r ngritjen e dytĂ« tĂ« flamurit te Kisha e Traboinit, si dhe pĂ«r luftime tĂ« zhvilluara nĂ« mes tĂ« malĂ«sorĂ«ve kryengritĂ«s e trupave ushtarake turke. NĂ« kapitujt me emrin e vendeve “PĂ«rpjekja e Samoborrit” shkruhet: “NatĂ«n e 11 korrikut 1912 rrethuem Samoborrin dhe e mormĂ« pa lind dielli. MĂ« 12 korrik u ramĂ« 50 nizamĂ«ve qĂ« po ktheheshin prej Bukoviçit, ku kishin çue ushqim. I qitme fare, gadi krejt, veç disave qĂ« ranĂ« nĂ« dorĂ«. MbetĂ«n dekun prej nesh Lek DedĂ« Vuji dhe u varrue Zef Met Haxhia”. NdĂ«rsa nĂ« episodin tjetĂ«r “PĂ«rpjekja e Nokonjelit” shkruhet: “NĂ« at gjak tĂ« nxehtĂ«, mbas njĂ« çerek sahati, rrethueme Nokonjelin, nji kodĂ«r me istikam pĂ«rballĂ« Bukoviqit. Mark Ded Gjo Staka, Palok Traboini dhe unĂ« ja mbrrime buzĂ« istikamit. Nji nizam qiti mauzerren pĂ«r frangi pĂ«r t’na çartĂ«. Mark Ded Gjo Staka i ndĂ«j gati e i kapi pushkĂ«n. Nizami s'e lĂ«shoi, Por Marku, burrĂ« i lidhun i dha vedit e ra ledhi megjithĂ« nizam. Paloka (Traboini) pa lanĂ« kohĂ« ndĂ«rmjet vrau oficerin turk. AtĂ«herĂ« Hoti u turr nĂ«pĂ«r ledh e afĂ«r 80 nizamĂ« ranĂ« nĂ« dorĂ« se s’ kish kush t'i udhĂ«hiqte.”
Pra kemi njĂ« mospĂ«rputhje sa i pĂ«rket zhvillimit tĂ« luftimeve dhe datĂ«s sĂ« rĂ«nies sĂ« Gjergj DedĂ« Gjo Lulit. Dihet qĂ« DedĂ« Gjo Lulit shkuan e i thanĂ« se kanĂ« mbetĂ« nĂ« luftĂ« shumĂ« djem Hoti. Ai ra nĂ« hidhĂ«rim tĂ« thellĂ«, por pĂ«r tĂ« mos e lshue veten ua ktheu: “Po burrat nĂ« luftĂ« do tĂ« mbesin.” Ma vonĂ« ia sollĂ«n fjalĂ«n se kishte ra nĂ« luftĂ« edhe Gjergji, djali i tij. DedĂ« Gjo Luli pa e dhĂ«nĂ« veten u pĂ«rqendrua e tha: “Po edhe ai djalĂ« nane ishte”.
NĂ« njĂ« shkrim mbi 100-vjetorin e vrasjes sĂ« DedĂ« Gjo Lulit, nĂ« faqen elektronike MalĂ«sia.org, u gjendĂ«n shumĂ« komente mbi atĂ« qĂ« kishte ngjarĂ« mĂ« 25 shtator 1915, madje dikush i ushqyer me frymĂ«n e konspiracioneve pĂ«rcolli njĂ« ide qĂ« solli njĂ« reagim tĂ« ashpĂ«r tek shumĂ« lexues. Komentuesi me pseudonim “MalĂ«sori 2020” hodhi nĂ« diskutim gjoja njĂ« ngjarje qĂ« nuk e dimĂ« nga e kishte gjetur. Sikur Gjergjin, tĂ« birin e DedĂ« Gjo Lulit, e kishin vrarĂ« vetĂ« fisi i vet dhe nuk ishte vrarĂ« nĂ« luftĂ«. Madje shtonte edhe ca iniciale pĂ«r ta bĂ«rĂ« me tĂ« besueshme rrenĂ«n e vet: “TĂ« njĂ«jtin vend ku vrau Gj.D., e vrau edhe Gj.K.C. nga mbrapa, atĂ«herĂ« Hotjani M.Gj.M.N. automatikisht jau mori gjakun tĂ« dy Gjergjave duke e lanĂ« tĂ« vdekur vrastarin e vĂ«llezĂ«rve tĂ« vet”.
Mesa duket fshehaniku me epitetin “MalĂ«sori 2020” mbas  mbi  100-vjetĂ«sh qĂ« i biri i DedĂ« Gjo Lulit Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« luftĂ«, nis e tjerr histori, tĂ« cilat duken hapur se janĂ« tĂ« thurura me pe tĂ« kuq a tĂ« bĂ«ra me porosi. Ne nuk kemi ndĂ«rmend t’i japim rĂ«ndĂ«si njĂ« shpifjeje sepse ajo nuk qĂ«ndron, por ka rĂ«ndĂ«si tĂ« zbulojmĂ« shkaqet se pse bĂ«hen kĂ«to insinuata pĂ«r fisin e DedĂ« Gjo Lulit, Dedvukajt, qĂ« aq shumĂ« kanĂ« sakrifikuar pĂ«r kombin shqiptar. Ă‹shtĂ« krejt e natyrshme qĂ« tĂ« vĂ«mĂ« edhe pyetjen se kujt i intereson e gjithĂ« kjo? Kujt i shĂ«rben? TĂ« tjerĂ«ve sigurisht, se shqiptarĂ«ve e MalĂ«sisĂ« tonĂ« jo e jo.
SĂ« pari ne nuk kemi as dhe njĂ« emĂ«r tĂ« vrari, nĂ« ato qĂ« ranĂ« nĂ« njĂ« ditĂ« me Gjergj DedĂ« Gjo Lulin qĂ« tĂ« ketĂ« pasur inicialet GJ. K. C. siç thotĂ« provokatori me pseudonimin malĂ«sori. Po si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« nga ndonjĂ« pinjoll bastard i shqiptarĂ«ve tĂ« mbetur nĂ« Malin e Zi ta ketĂ« gĂ«rmuar kĂ«tĂ« histori varrezash e ta ketĂ« mbajtur gjallĂ« deri mĂ« sot. Kur lexova ato komente njerĂ«zish tĂ« shitur qĂ« paguhen pĂ«r tĂ« sjellĂ« pĂ«rçarje e vĂ«llavrasje ndĂ«r shqiptarĂ«, m’u kujtua libri i Prenk GrudĂ«s me pseudonimin Fatmir Kosova mbi veprimtarinĂ« e UDB-sĂ« nĂ« radhĂ«t e emigracionit shqiptar nĂ« AmerikĂ«. Atje shpjegohet shumĂ« mirĂ« se si kanĂ« vepruar agjenturat duke kompromentuar disa shqiptarĂ« me qĂ«llim qĂ« ta mbanin gjithnjĂ« nĂ«n kontroll komunitetin shqiptar nĂ« AmerikĂ«, veçmas ata qĂ« vinin nga MalĂ«sia e Madhe dhe Kosova. Edhe mjaft vrasje qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nga malĂ«sorĂ«t nĂ« mes veti nĂ« Detroit apo qytete tĂ« tjera, kanĂ« qenĂ« dora e zgjatur e UDB-sĂ«. ShumĂ« gjĂ«ra kanĂ« ndodhur, por agjenturat e vjetra pas njĂ« periudhe letargjie pĂ«r shkak tĂ« shpĂ«rbĂ«rjes sĂ« ish-JugosllavisĂ« kanĂ« nisur tĂ« aktivizohen. Aq mĂ« tepĂ«r bie poshtĂ« gjithĂ« kjo shpifje ogurzezĂ«, sepse askush nga malĂ«sorĂ«t e Hotit tĂ« shpĂ«rngulur nĂ« ShqipĂ«ri pas vitit 1920 e tĂ« vendosur kryesisht nĂ« Hot tĂ« Ri, nĂ« ShkodĂ«r, nuk e di kĂ«tĂ« bĂ«mĂ«-gjĂ«mĂ« qĂ« na e pĂ«rcjell njĂ« anonim si Jago. Personalisht nĂ« vitet 1960-1970 kam takuar njerĂ«z tĂ« cilĂ«t kanĂ« qenĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« kryengritjen e vitit 1911 dhe asnjĂ« prej tyre nuk e kishte nĂ« kujtesĂ« njĂ« histori tĂ« tillĂ«. Dhe nuk Ă«shtĂ« shkruar askund e nuk Ă«shtĂ« folur nĂ« asnjĂ« rast. Nore Kolja, gruaja e Kol DedĂ« Gjo Lulit, vĂ«llait tĂ« Gjergjit, me tĂ« cilĂ«n bisedoja kur isha nĂ« moshĂ« shkollore, sepse ishim me shtĂ«pi pranĂ« e pranĂ«, nuk e ka pĂ«rmendur asnjĂ« herĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«. Si erdhi kĂ«sisoj e na u shfaq nĂ« vitin 2016? Veç ata qĂ« i shĂ«rbyen UDB-sĂ« me devotshmĂ«ri apo bijtĂ« e tyre mund tĂ« kenĂ« interes pĂ«r tĂ« sjellĂ« grindje e pĂ«rçarje ndĂ«r shqiptarĂ« pĂ«rzier kjo edhe me njĂ« xhelozi tĂ« fĂ«lliqur, sepse Dedvukajt e New York-ut, tĂ« Detroitit apo kudo ndodhen, pra fisi i DedĂ« Gjo Lulit, janĂ« jo vetĂ«m atdhetarĂ« tĂ« spikatur, por edhe biznesmenĂ« tĂ« suksesshĂ«m. Dhe zilia ta plas syrin e tĂ« shtyn qĂ« si krimb i zi dheu tĂ« kĂ«rkosh fakte tĂ« sajuara nĂ«pĂ«r varreza shekullore, pa e lĂ«nĂ« tĂ« qetĂ« as dĂ«shmorin e Atdheut Gjergj DedĂ« Gjo Lulin.

KOL DEDĂ‹ GJO LULI
Helmuar nga armiqtë e Shqipërisë 1918

Nuk e kishte veç bir KolĂ«n, i ati DedĂ« Gjo Luli e kishte edhe njĂ« nga bashkluftĂ«tarĂ«t  mĂ« tĂ« aftĂ« dhe krahu i djathtĂ« i tij nĂ« veprimet luftarake nĂ« Hot. I rritur pranĂ« tĂ« atit nĂ« tĂ« gjitha veprimtaritĂ« qĂ« zhvillonte prijĂ«si i Hotit, Kola mĂ«soi shumĂ« nga trimĂ«ria, por mbi tĂ« gjitha nga urtia e DedĂ« Gjo Lulit. Me fillimin e kryengritjes Kol DedĂ« Gjo Luli u caktua komandant i luftĂ«tarĂ«ve tĂ« Hotit. Dihet se qendra e kryengritjes ishte nĂ« Hot dhe forcat turke tĂ« gjithĂ« goditjen e kishin pĂ«rqĂ«ndruar nĂ« kĂ«tĂ« krahinĂ«, megjithĂ«se luftime bĂ«heshin kahmot nĂ« MalĂ«si tĂ« Madhe me qĂ«llim qĂ« t’i çorientonin trupat otomane. Para se tĂ« fillonte kryengritja, DedĂ« Gjo Luli e mendoi punĂ«n hollĂ«. Vendosi qĂ« tĂ« porosiste njĂ« flamur si flamujt e tĂ« gjitha mbretĂ«rive e shteteve tĂ« EuropĂ«s e pĂ«r kĂ«tĂ« dĂ«rgoi nĂ« VjenĂ« tĂ« birin, KolĂ«n. Kola shkoi nĂ« VjenĂ« e atje bie nĂ« kontakt me Alardo Kastriotin. Duhet thĂ«nĂ« se Alardo Kastrioti ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r çështjen shqiptare nĂ« skenĂ«n europiane, por kjo veprimtari e tij Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« qĂ«llimisht nĂ« heshtje nga historianĂ«t e epokĂ«s sĂ« komunizmit. Dihet njĂ« gjĂ« se Alardo Kastioti e ka ndihmuar Faik KonicĂ«n, ka qenĂ« i pari qĂ« ka porositur njĂ« flamur tĂ« Gjergj Kastriotit dhe tĂ« tillĂ« flamuj ka shpĂ«rndarĂ« qĂ« nĂ« 1902 nĂ« Paris dhe tĂ« gjithĂ« flamurĂ«t e futur nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« qenĂ« porositur e financuar prej tij. Madje edhe ai qĂ« Ă«shtĂ« ngritur nĂ« Deçiq, por edhe nĂ« VlorĂ« Ă«shtĂ« i njĂ«jti njeri qĂ« i ka porositur. Kush lexon shĂ«nimet historike tĂ« Eqerem VlorĂ«s e ka vĂ«nĂ« re se flamurin atij ia kishte dhuruar Alardo Kastrioti. Kola, i biri i DedĂ« Gjo Lulit, nĂ« VjenĂ« shkoi me njĂ« mision tjetĂ«r, sigurimin e armĂ«ve dhe ndihma nga Austria dhe pĂ«r kĂ«tĂ« janĂ« bĂ«rĂ« takime tĂ« fshehta. TĂ« gjithĂ« nĂ« Hot e kanĂ« ditur se Kol DedĂ« Gjo Luli ka shkuar nĂ« VjenĂ« dhe atje i Ă«shtĂ« premtuar ndihma pĂ«r MalĂ«sinĂ« nĂ« rast tĂ« njĂ« lufte me forcat turke. Por takimet e Kol DedĂ« Gjo Lulit kanĂ« qenĂ« sekrete dhe pĂ«r kĂ«tĂ« as qĂ« Ă«shtĂ« folur. Shkaku ka qenĂ« se perandoria Austro Hungareze druhej se angazhimi i saj nĂ« ndihmĂ« tĂ« kryengritĂ«sve do tĂ« sillte njĂ« konflikt luftarak me PerandorinĂ« Otomane dhe kĂ«tĂ« ajo nuk e dĂ«shironte. Ndoshta pĂ«r kĂ«tĂ« nuk kemi tĂ« regjistuar apo tĂ« botuar asnjĂ« material ku kryengritĂ«sit e MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe tĂ« kenĂ« patur lidhje apo takime me autoritete tĂ« VjenĂ«s. MegjithatĂ« dihet tashmĂ« se Austria nĂ« marrĂ«veshje tĂ« fshehta pĂ«rdori njĂ« kanal tjetĂ«r pĂ«r tĂ« ndihmuar kryengritĂ«sit. I kaloi ato nĂ«pĂ«rmjet Malit tĂ« Zi. Ka njerĂ«z ndĂ«r shqiptarĂ« qĂ« me prirje dhe aspirim tĂ« otomanizmit tĂ« ri nĂ« Ballkan nxjerrin shkrime a foto sikur malĂ«sorĂ«t ishin mercenarĂ« tĂ« Malit tĂ« Zi nĂ« luftĂ«n kundĂ«r PerandorisĂ« Otomane. Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« mashtrim historik. Nga Mali i zi kanĂ« ardhur ndihma ushqimore dhe armatim, i cili ishte i financuar nga Austria, por kjo nuk dĂ«shironte tĂ« dilte nĂ« skenĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r ishte dhe vizita e Kol DedĂ« Gjo Lulit nĂ« VjenĂ«, ku siç thamĂ« u gjet rasti dhe u bĂ« porosia pĂ«r Flamurin qĂ« do tĂ« punohej e do tĂ« ishte simboli i kryengritjes shqiptare e jo thjesht njĂ« revoltĂ« e veçuar krahinore. Ishte lĂ«nĂ« qĂ« Flamuri tĂ« vinte e mĂ« pas tĂ« niste kryengritja. Por, Flamuri po vononte siç thonĂ« dĂ«shmitarĂ«t dhe kryengritja filloi. MenjĂ«herĂ« ka arritur njoftimi se Flamuri nga Vjena ishte nisur. KolĂ« DedĂ« Gjo Luli qĂ« komandonte trupat kryengritĂ«se tĂ« Hotit nuk mund tĂ« largohej nga skena e luftĂ«s, prandaj DedĂ« Gjo Luli ka ngarkuar me kĂ«tĂ« detyrĂ« mĂ«suesin kryengritĂ«s Palok Traboini, i cili e solli flamurin pĂ«rmes DalmacisĂ«. Ky Ă«shtĂ« ai qĂ« quhet Flamuri i DedĂ« Gjo Lulit, por edhe i Deçiqit. Duhet thĂ«nĂ« se para se tĂ« shpalosej Flamuri nĂ« Deçiq Ă«shtĂ« shpalosur nĂ« vendin e quajtur Logu i KishĂ«s nĂ« Traboin tĂ« Hotit. GjithherĂ« Ă«shtĂ« harruar ky fakt, por ky Ă«shtĂ« i regjistruar nĂ« poemĂ«n e vetĂ« Palok Traboinit  shkruajtur nĂ« Prizren mĂ« dhjetor 1911, ku thotĂ«:

Tue krisë pushka shpat e n' shpat
gjimojnë malet lak e n' lak
nji djalë Hotit* vjen prej larg
pa pikë frymë prej Dallmacis,
Dedë Gjo Luli ku e kish nisë
me pru flamurin e Shqipnis.
N'log të Kishsë kur djali a kapë
dy flamurë n' erë ka hapë,
dy flamurë kuq e zi
qindisë n' ar për bukuri.
Aty at-herë Kolë Dedë Gjo Luli
njenin flamur n' bli e nguli
prej të gjithve me u soditë.
pala-pala tue valvitë.

Pra siç shihet flamuri i parë i ngritur ka qenë ai i ngulur në blirin e Logut të Kishës në Traboin të Hotit. Më pas autori që ka qenë vetë protagonist i kësaj ngjarjeje vazhdon në këtë kronikë historike në vargje:

N' kambë u çuen në shej nderimit
të tanë djelt e Traboinit;
kërset pushka prej gëzimit,
gjithkah hapet brohorija:
“RrnoftĂ« flamuri e rrnoftĂ« Shqipnija,
orĂ«n çuet e ka Malsija!”
Dedë Gjo Luli u çue n' kambë,
tjetrin flamur ja u ka dhanë
djelve t' Hotit e u ka thanë:
“Çonju tash, djelt e mi,
me dekë sot për flamuri
se i erdh dita ksaj Shqipni.
Në Deçiq ja u due n' ket ditë
flamurin n' majë me e ngritë.
qi ta shohin krali e mbreti
se bajmë luftë na veç për veti
me qitë n' dritë Shqipnin n' ditë t' sotit.
tue u djegĂ« gjallĂ« nĂ« flakĂ« t' barotit.”

Kjo dĂ«shmi historike na thotĂ« qartĂ« se pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« flamurin e kryengritjes e ka ngritur Kol DedĂ« Gjo Luli mĂ« 6 prill 1911 nĂ« Traboin tĂ« Hotit nĂ« vendin e quajtur Logu i KishĂ«s, dhe flamurin tjetĂ«r, me urdhĂ«r tĂ« DedĂ« Gjo Lulit e kanĂ« ngritur nĂ« njĂ« grumbull gurĂ«sh nĂ« BratilĂ«, nĂ« mal tĂ« Deçiqit, sepse ishte pika mĂ« e lartĂ« nga mund tĂ« shihej prej tĂ« gjitha anĂ«ve, madje edhe prej Tuzit. Ka edhe historianĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurthin e kujtimeve sporadike tĂ« atyre qĂ« mbase as nuk kanĂ« qenĂ« pjesĂ«marrĂ«s ngjarjesh. Dhe njĂ« protagonisti tĂ« madh nĂ« kryengritjen e vitit 1911 si Kol DedĂ« Gjo Luli, qĂ« ishte edhe komandat i luftĂ«tarĂ«ve tĂ« Hotit shpesh i Ă«shtĂ« anashkaluar çdo meritĂ«, duke e lĂ«nĂ« nĂ« hije tĂ« babait tĂ« vet. Ă‹shtĂ« fatkeqĂ«si kur mendĂ«sia e kultit tĂ« njĂ« individi i ngjitet historianĂ«ve nĂ« kokĂ« si rriqna, sepse nuk ka kryengritje nĂ« botĂ« qĂ« bĂ«het me njĂ« luftĂ«tar, sado i jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« jetĂ«. DedĂ« Gjo Luli kishte rreth vetes luftĂ«tarĂ« tĂ« mĂ«dhenj, emra tĂ« mĂ«dhenj qĂ« meritojnĂ« tĂ« shkruhen nĂ« histori me gĂ«rma tĂ« arta. DedĂ« Gjo Luli e dinte kĂ«tĂ«, e dinte kĂ« kish rreth vetes prandaj dhe mori guximin dhe e filloi kryengritjen. Kryengritja nuk ishte njĂ« trill, as njĂ« inat apo zemĂ«rim i malĂ«sorĂ«ve, as thjesht se sundimtarĂ«t otomanĂ« kĂ«rkonin t’u hiqnin armĂ«t, por se kishte ardhur koha e shpĂ«timit tĂ« trojeve shqiptare prej sundimit shekullor.
Mbas kryengritjes sĂ« vitit 1911, KolĂ« DedĂ« Gjo Luli e vazhdoi veprimtarinĂ« luftarake me trimat e Hotit nĂ« mbrojtje tĂ« trojeve shqiptare. NĂ« ndĂ«rrim tĂ« viteve 1912-1913 Kola e shoqĂ«ron babain e vet nĂ« VlorĂ«, ku u prit nga Ismail Qemali, nĂ« maj 1914 u takua me princ Vidin, po atje ishte ministĂ«r Esat Toptani qĂ« kishte armiqĂ«si me Hotin e DedĂ« Gjo Lulin. PĂ«r kĂ«tĂ« forcat e Esat Toptanit qĂ« ishin pĂ«rqĂ«ndruar nĂ« DurrĂ«s, tĂ« shumta nĂ« numĂ«r arritĂ«n t’i rrethojnĂ« luftĂ«tarĂ«t e Hotit, u zhvillua njĂ« betejĂ« nĂ« Rrashbull, por nĂ« sajĂ« tĂ« aftĂ«sive tĂ« veçanta tĂ« komandantit tĂ« tyre KolĂ« DedĂ« Gjo Luli, malĂ«sorĂ«t arritĂ«n tĂ« çajnĂ« rrethimin. MegjithĂ«se nĂ« librin e Pal Doçit thuhet se hotjanĂ«t nuk patĂ«n asnjĂ« humbje nĂ« kĂ«to luftime, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« mbeti i vrarĂ« luftĂ«tari i Hotit Gjok Prel Çeku, Gojçaj mĂ« 22 qershor 1914.
Në vitin 1915, Kolë Dedë Gjo Luli u bashkua sërish me babain e vet dhe kudo u gjendën bashkë deri në çastin e fundit në Orosh, ku më 25 shtator 1915 trupat esadiste që bashkëpunonin me ushtrinë serbe e ekzekutojnë kreshnikun e malësisë. Kolë Dedë Gjo Lulin e burgosur forcat esadiste të cilat ia dorëzuan italianëve, ata e internuan në Siçili. Sipas kujtimit të një bashkëkohësi, Ibrahim Shyti nga Vlora, Kol Dedë Gjo Luli erdhi i sëmurë nga Italia. Ishte fundi i vitit 1918. I strehuar në hotelin e këtij qyteti, e helmuan ata që nuk e donin të gjallë këtë luftëtar të madh, këtë simbol trimërie e fisnikërie. Më ndihmën e Ali Asllanit, Osman Haxhiut e disa atdhetarëve të tjerë u shtrua në spitalin e qytetit, por ishte e pamundur të shpëtonte. Kishte shpëtuar prej plumbave të armiqve në frontin e luftës për pavarësi, por tradhtia arriti të bënte atë që nuk e bëri dot plumbi i armikut. Me vrasjen e Kolës, që nuk la fëmijë pas vetes, shuhet familja Dedë Gjo Lulit, dera më e shquar e Malësisë së Hotit.
LUC NISHI
Rënë për Atdhe në vitin 1920

Luc Nishi, i biri i kushĂ«ririt tĂ« parĂ« tĂ« DedĂ« Gjo Lulit, Nik Gjelosh Lulit, ka lindur nĂ« Traboin tĂ« Hotit nĂ« vitin 1893. Ishte fort i ri nĂ« kryengritjen e vitit 1911, por megjithatĂ« mori  pjesĂ« nĂ« luftime. I edukuar me frymĂ« atdhetare, bir i njĂ« luftĂ«tari tĂ« madh, Luc Nishi ndoqi karrierĂ«n ushtarake. Ishin kohĂ« tĂ« turbullta, kur shpesh ShqipĂ«ria kalonte nĂ«pĂ«r rreziqe tĂ« mĂ«dha, ndaj Luc Nishi ndoqi atĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i shĂ«rbyer sa mĂ« mirĂ« vendit tĂ« vet. U martua me KatrinĂ«n, bijĂ«n e Kol Kurtit tĂ« PikalĂ«s sĂ« GrudĂ«s, qĂ« ishte motra mĂ« e vogĂ«l e Nore KolĂ«s, gruas sĂ« Kol DedĂ« Gjo Lulit, e njohur  nga tĂ« gjithĂ« si Nore e Hotit, ani pse bijĂ« Grude.
Nga kjo martesĂ« oficerit Luc Nishi i lindi njĂ« djalĂ« tĂ« cilit ia vuri emrin Pal. NĂ« vitin 1920 ai shĂ«rbente nĂ« ushtrinĂ« shqiptare. PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« vit kufiri shqiptar u sulmua nga forcat e bashkuara serbo-malazeze. ShqipĂ«ria ishte ende njĂ« shtet i dobĂ«t dhe fqinjĂ«t e veriut menduan se ishte koha mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« realizuar njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« kahershme pĂ«r pushtimin e trojeve shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« kombĂ«tare qĂ« zgjati 203 ditĂ«, filloi mĂ« 27 korrik 1920 e vazhdoi deri mĂ« 14 shkurt 1921(megjithĂ«se ishin bĂ«rĂ« luftime sporadike dhe mĂ« parĂ«)  morĂ«n pjesĂ« luftĂ«tarĂ« nga tĂ« gjitha trevat shqiptare. Sipas studiuesit Ndue Baca nĂ« radhĂ«t e luftĂ«tarĂ«ve ishin pĂ«rfshirĂ« edhe 120 trupa nga Rapsha e Hotit si dhe 102 nga Traboini. U zhvilluan beteja nĂ« VrakĂ«, GruemirĂ«, GrizhĂ«, tek Prroi i ThatĂ«, tek Kodrat e Koplikut, BuzĂ« Ujit, madje luftime u zhvilluan deri nĂ« QytezĂ« tĂ« Hotit e deri nĂ« Bardhaj e Traboin qĂ« ishin lĂ«nĂ« jashtĂ« kufijve tĂ« vitit 1913. NjĂ« prej betejave mĂ« tĂ« ashpra ishte ajo tĂ« Sukat e Moksetit ku agresorĂ«t serbo-malazes pĂ«rdorĂ«n edhe artilerinĂ« e ku sipas studiuesit Bacaj, “Beteja nĂ« Suka tĂ« Moksetit pĂ«rsĂ«riti heroizmin e vitit 1911”.
Në këtë betejë më 25 gusht 1920 mbeti i vrarë nga një e shtënë topi oficeri Luc Nishi, i biri i Nik Gjelosh Lulit, në moshën 27 vjeçare - at e bir në altarin e lirisë së kombit shqiptar.


PAL LUC NISHI
Vdekur në Itali më 1936

TashmĂ« ishin dy motra, Nora e Katrina, e tĂ« dyja me burra tĂ« vrarĂ«. Ndryshe prej Nore KolĂ«s qĂ« nuk kishte fĂ«mijĂ«, KatrinĂ«s sĂ« Luc Nishit gjithsesi i kishte mbetĂ« njĂ« ngushĂ«llim, i biri Pali, tĂ« cilin e rriti me sa e sa mundime, e rriti si njĂ« filiz i ri nĂ« derĂ«n hotiane tĂ« Nik Gjelosh Lulit, e rriti me dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’i ngja atij trungu familjar qĂ« lindi legjenda, por fati pĂ«r KatrinĂ«n u tregua i pamĂ«shirshĂ«m duke i pre shpresĂ«n e fundit ashtu si tĂ« motrĂ«s Nore KolĂ«s.
Pal Luc Nishi, i biri i KatrinĂ«s, kishte prirje pĂ«r letĂ«rsi, krijonte poezi dhe la tĂ« shkruar pjesĂ« nga historia e trungut tĂ« fisit Luli qĂ« i pĂ«rkiste. PjesĂ« nga krijimet e tij u botuan nĂ« almanakun Shkodra, nĂ« vitin 1962. DorĂ«shkrimet origjinale pas vdekjes sĂ« Nore KolĂ«s e KatrinĂ«s sĂ« Luc Nishit, qĂ« duhej tĂ« ishin nĂ« atĂ« kashunin qĂ« kisha parĂ« nĂ« fĂ«mini, nuk dihet se ku pĂ«rfunduan. Ndoshta humbĂ«n pĂ«rgjithmonĂ«. Ndoshta i pĂ«rpiu koha, si shumĂ« e shumĂ« relike e ngjarje. Por kanĂ« mbetur njĂ« tufĂ«z shkrime qĂ«, siç shkruante redaksia e Almanakut “Shkodra” 1962, megjithĂ« do “zbrasti dhe ndĂ«rpremje, tĂ« cilat autori mendonte me i plotĂ«sue ma vonĂ«, prap se prap pĂ«rshkohen nga njĂ« frymĂ« e zjarrtĂ« patriotike qĂ« i bajnĂ« mjaft interesante. Ai andrronte, siç dĂ«shmon e ama, me mbledhĂ« kujtimet e familjes sĂ« vet, qĂ« kish dhanĂ« aq njerĂ«s pĂ«r lirinĂ« e vendit.”
Po ku janĂ« tani kĂ«to shkrime tĂ« pinjollit tĂ« fundit tĂ« familjes atdhetare tĂ« Nik Gjelosh Lulit? Nuk dimĂ« ku mund tĂ« marrim njĂ« gjegje pĂ«r t’i sjellĂ« nĂ« dritĂ«n e botimit ato shĂ«nime. Disa prej vjershave tĂ« veta, Pal Luc Nishi ia kushton aktit sublim tĂ« babĂ«s sĂ« vet qĂ« ra dĂ«shmor pĂ«r Atdhe. NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« edhe kjo e shkruar nĂ« Chieri tĂ« ItalisĂ« mĂ« 12 maj 1932, kur ishte me studime:

LAMTUMIRĂ‹…

Lamtumirë, o grue, o shoqe e kësaj jete,
ushtrinat n’ luftĂ« janĂ« nisĂ« me hi,
e unë në front me ba mos me u gjetë
kishte me kenë si një tradhëti.

Trompeta, pra, ka ra,
e prej këndej më duhet me u largue,
s’ke pse mekĂ«sh, duhet me u nda,
pse në detyrë më duhet me shkue.

N’anmik unĂ« me ra,
po sa kam me mujtë,
pse gjaku për vatan
gjithherë më ka luejte.

E, jo mue vetëm,
por edhe të parëve të mi,
të cilët dhanë jetën
të gjithë për Shqipni.

Pse deka për vatan,
s’asht gja, thonĂ«, ma e qetĂ«,
çdo kurban qi don me i ba
atmes në këtë jetë
……………………

Pal Luc Nishi ndërroi jetë në një sanatorium në bjeshkët e Torinos, Itali, më 31 tetor 1936. Ishte në moshën 22-vjeçare. Ky mort i fundit e mbylli derën e Lucë e Nik Gjelosh Lulit përgjithmonë.
   
GJELOSH LULI
Masakruar nga komunistët në vitin 1947

Gjelosh Luli është nip i kësaj familje të madhe. Ai lindi në shtëpinë e Dedë Gjo Lulit në Bardhaj të Traboinit të Hotit në vitin 1912. Babai i tij Gjok Luli, u shpërngul e u vendos në Hot të Ri, pranë Shkodrës. Atëherë Gjelosh Luli ishte shtatë vjeç. Duke qenë një nxënës i dalluar dhe nga familje e madhe hotjane iu dha bursa për në Akademinë Ushtarake në Torino prej nga doli oficer. Pas studimeve kthehet në Shqipëri dhe emërohet me gradën toger në Regjimentin e Artilerisë në qytetin e Tiranës. Më pas transferohet në Shkodër me gradën kapiten i parë dhe martohet me Elenën, bijë e familjes së njohur Mirakaj nga Puka. Gjelosh Luli, njohës i disa gjuhëve, jepte edhe mësim në gjimnazin e Shkodrës dhe herë pas here botonte shkrime në shtypin e kohës në të cilën shprehte edhe mendime antikomuniste mbi rrezikun që përbënte për Shqipërinë kjo ideologji e mbështetur dhe përhapur nga sllavo-bolshevikët e Rusisë. Nuk e priti mirë pushtimin fashist, por më pas pranoi të shërbente si ushtarak në ushtrinë kombëtare, siç e cilësonin në atë kohë, por pa angazhime politike. Forcimi i lëvizjes komuniste e detyroi Gjelosh Lulin të merrte pjesë në veprimtari që zhvillonin forcat nacionaliste në përpjekje për të penguar ardhjen në pushtet të komunistëve, por kur kjo ndodhi ai nuk pa rrugë tjetër, por të shkonte e të jetonte në male dhe të organizonte qëndresën.
BashkĂ«punoi me Llesh Marashin pĂ«r tĂ« organizuar njĂ« kryengritje kundĂ«r qeverisĂ« komuniste, por kjo dĂ«shtoi. Mbajti dhe njĂ« takim me popullin nĂ« Koplik  Nuk pranoi ta braktiste ShqipĂ«rinĂ«. Por edhe jeta nĂ« male qe e vĂ«shtirĂ«. Rezistoi mjaft kohĂ« duke u strehuar herĂ« nĂ« Traboin tĂ« Hotit, por herĂ« nĂ« vende tĂ« tjera nĂ« kushte shumĂ« tĂ« rĂ«nda moti. Ă‹shtĂ« e njohur strehimi qĂ« i bĂ«nĂ« vĂ«llezĂ«rit Mark e Kol Miri, tĂ« cilĂ«t anipse tĂ« torturuar madje me zjarr e nĂ« rrezik vdekje, nuk e dorĂ«zuan Gjelosh Lulin. U strehua gjithashtu nĂ« Kastrat. NĂ« dimrin e egĂ«r 1947 e mbanin edhe nĂ« vig, sepse i ishin ngrirĂ« kĂ«mbĂ«t. Tregoi njĂ« qĂ«ndresĂ« tĂ« pashoqe. SĂ« fundi u strehua nĂ« njĂ« shpellĂ«. U rrethua dy herĂ« nga forcat komuniste tĂ« ndjekjes, por arriti t’u ikte. Por herĂ«n e dytĂ« ndĂ«rsa çante rrethimin ngriu nga tĂ« ftohtit nĂ« dĂ«borĂ«. Ishte nĂ« moshĂ«n tridhjetĂ« e pesĂ« vjeçare dhe bĂ«ri emĂ«r aq tĂ« madh nĂ« njĂ« jetĂ« aq tĂ« shkurtĂ«r. KomunistĂ«t e gjetĂ«n dikur, por nuk ishin tĂ« bindur se ishte ai, ngaqĂ« emri i tij ishte kthyer nĂ« legjendĂ«n e njĂ« trimi qĂ« nuk prekej as me dorĂ« e as me plumb. I prenĂ« kokĂ«n dhe trupin ia lanĂ« nĂ« dĂ«borĂ«.
Vetëm kështu, duke ua treguar njerëzve kokën e prerë, më së fundi e verifikuan se ai ishte kapiteni trim Gjelosh Luli që nuk u dorëzua i gjallë.
NĂ« tĂ« dalĂ« tĂ« dimrit, nĂ« mars tĂ« vitit 1948, trupin e tij e gjeti njĂ« malĂ«sor, i cili e varrosi dhe vuri njĂ« shenjĂ« qĂ« tĂ« mos e harronte vendin. Mbas vitit 1991 dy tĂ« bijat e gjetĂ«n varrin dhe eshtrat e Gjelosh Lulit, ish-komandantit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave Nacionaliste tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe, u vendosĂ«n nĂ« varret e Rrmajit, nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s. Ky ishte luftĂ«tari i fundit nga dera e Gjon LulĂ«ve tĂ« Hotit qĂ« u shua pĂ«r  Atdhe.

 Janar 2016


kryengrites 1911
Martin Ujk Çeku-Gojçaj
BURIME
“Shkodra” - Almanak 1962
"Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912" - Petraq Pepo 1962
“Lufta e maleve” Palok Traboini, dorĂ«shkrim, Prizren 1911
“Flamuri nĂ« Deçiq” - Palok Traboini, Pantheon Book 2012
“Gazeta shqiptare” - Kujtimet e Izabela Lulit nga Dashnor Kaloçi
“Lufta e Koplikut”- Ndue Bacaj
“DorĂ«shkrime” - Pal Luc Nishi, 1932
“DorĂ«shkrime” - Martin Ujka 1972
“DedĂ« Gjo Luli” - Pal Doçi, Geer 2003
“New York Times”- New York, mars 1911
“GjurmĂ« nĂ« histori”- Kolec Traboini, AthinĂ« 1995
“Kujtime” - Dom Ndoc Nikaj, Plejad 2003