25 December 2016

Kisha Katolike i zbon politikanët, greku Janullatos u bën jatak- nga Kolec Traboini

KISHA KATOLIKE I ZBON POLITIKANĂ‹T, GREKU JANULLATOS U BĂ‹N JATAK


Nga KOLEC TRABOINI

E pashëmbëllt ajo çfarë ndodhi në këtë Krishtlindje 2016. Një akt historik mund të themi. Kisha Katolike e bindur më së fundi edhe ajo se shkaktarët e shkatrrimit të Shqipërisë janë politikanët shqiptarë, vendosi që të mos pranojë asnjë politikan në festimin e Krishtlindjes, dhe ta festonte atë me besimtarët e vet, njerëzit e thjeshtë. Dhe ashtu ndodhi. Mirëpo djajtë për të janë djaj. Dreqër me brirë. Ata i nxjerr nga dera dhe hyjnë si lukuni nga dritarja. Po kësaj radhe kjo kastë e fëlliqur politike, këta hajdute që vunë pasuri përrallore, ja mësyni Kishave Orthodokse, të bindur se shërbetori i grekëve që ka uzurpuar kryesinë e Autoqefales së Fan Nolit do ti pranonte. Dhe kishin të drejtë në pandehmën e tyre. Greku dinak i pranoi djajtë e politikës, u bëri jatak,u foli fjalë miradie, ua bëri mendjen çorbë greke, sepse ata në të vërtetë punojnë në të njëjtën linjë me politikat e tij dhe ato të Greqisë që duan greqizimin e Jugut të Shqipërisë dhe shkatrrimin e Veriut. Kësisoj në këtë festë Krishtlindjesh festuan edhe djajt. Djajt e politikës dhe misionari i Greqisë që ka uzurpuar Kishën Orthodokse dhe ka shkatrruar Autoqefalinë me ndihmën e po këtyre djajve antishqiptare Janullatosi është një gozhdë e ngulur në zemër të shqiptarizmës. Ne Krishtlindje ngriti meshë greqisht sikur të ishim shtet raja i Greqisë. Përmbys Noli në varr atje në Forest Hill të Bostonit. Po shqiptarët edhe në kohë të turkut ngrinin meshë shqip e ky na solli grekofoninë. Është një agjent i mirefilltë i inkuadruar në qëllimet shoveniste të skuadroneve ultranacionaliste greke. Ai duhet të shporret nga Shqipëria. Mjaft më! Qëndrimi i tij edhe më tej në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare është një katastrofë kombetare. Në foto flamuri i vjetër grek mbi Katedralen e Janullatosit në qendër të Tiranës për të cilën kemi shkruar kohë më parë. Dhe portreti i grekut Janullatos me mbishkrimin 25 vjet në Shqipëri në meshë nuk flet shqip, por greqisht sepse kështu është urdhëruar nga Megaloidheja shoveniste e Athinës.

25 dhjetor 2016




11 December 2016

Skllavërimi djallëzor i mendjes - nga Kolec Traboini


SKLLAVĂ‹RIMI DJALLĂ‹ZOR I MĂ‹NDJES


Nga KOLEC TRABOINI


Ka një shfrytëzim drastik të mendjeve njerëzore në Shqipëri. Një skllavërim i plotë. Solid dhe pa ekuivok. Dhe të vjen çudi se kjo konsiderohet një gjë normale nga disa intelektualë, që nuk dua tua sjell emrat sepse nuk është qëllimi polemika e vogël e ndërsjellët mes krijuesish, por polemika e madhe.

Në diktaturën komuniste kishte honorare. Në demokraci banditët politikë që i vendosin rregullat e lojës i quajnë të drejtë që të ketë shfrytëzim primitiv të mendjes pa pagesë për hir të dëshirës që të tjerët të lexojnë ty si autor. Kështu bente komunizmi me të burgosurit politikë. Mesa duket paska mendësi nder shtetarë e parlamentare se ne nga ana intelektuale qenkemi akoma në burg dhe ata gardianët tanë.
Të punosh si intelektual pa pagesë është një parim komunist i mirëfilltë, por që komunistët nuk patën guximin ta aplikojnë në shoqërinë civile sepse honorarët e shtypit apo radiotelevizionit qoftë dhe për një lajm të vogël i paguanin. Këtu tek ne, në vitin 2016, në republikën e sallahaneve dhe honxhobonxhove, ligjet mbi shtypin e botimet i kanë hartuar në mënyrën më djallëzore në dem të krijuesve shqiptarë.
Si është e mundur që një autor, i madh apo i vogël nuk e përcaktojmë apriori, pra pasi të paguaj Shtëpinë Botuese, ta zëmë të deputetit Fatmir Toçi (të flasim pa frikë se demi kapet nga brirët e jo nga bishti), pasi të paguaj sa qimet e kokës pra, autor ziu të marrë librat në shtëpi e asnjë librari nuk ja pranon pa pasur një NIPT. Pra u dashka sipas ligjeve të hartuara nga Toçët për Toçët që autori i një libri të paguaj pas botuesit-shtypshkronjë edhe këtë shtet idiot për biznes që të shesë 10 libra. Te jap nja 2 milion lekë në tatime për një bllok faturash NIPT.
Ky nuk është shtet por një rrumpallë, një shtet kaçanësh ku të gjithë synojnë veç të zhvatin. Këta për nga babëzia do ta turpëronin edhe kacakun Ali Pash Tepelena. Nuk ka rëndësi produkti, rëndësi ka zhvatja.
Dhe askush nuk na e shpjegon pse duket të funksionojë kjo rrupallë shqiptare kësisoj dhe si mund te hyjmë në Europë me këtë sharabajkë të vjetër e me banditë që tundin kamxhikun.

Na rrofsh për verë, moj Qeveri, se në dimër na duhet leshi!

pasi të paguaj Shtëpinë Botuese, ta zëmë të deputetit Fatmir Toçi (të flasim pa frikë se demi kapet nga brirët e jo nga bishti), pasi të paguaj sa qimet e kokës pra, autor ziu të marrë librat në shtëpi e asnjë librari nuk ja pranon pa patur një NIPT. Pra u dashka sipas ligjeve të hartuara nga Toçët për Toçët që autori i një libri të paguaj pas botuesit-shtypshkronjë edhe këtë shtet idiot për biznes që të shesë 10 libra. Te jap nja 2 milion lekë në tatime për një bllok faturash NIPT.

Today Deal $50 Off : https://goo.gl/efW8Ef
11 dhjetor 2016

14 November 2016

Donald Trump për ndërhyjen në Kosovë 1999



DONALD TRUP PĂ‹R NDĂ‹RHYRJEN NĂ‹ KOSOVĂ‹
- Ka thĂ«nĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive nĂ« vitin 1999 - 

Do tĂ« veproja ndryshe, edhe pse e di se do tĂ« tingĂ«lloj çuditshĂ«m te shumĂ«kush. Shiko kaosin qĂ« kemi shkaktuar nĂ« KosovĂ«. UnĂ« mendoj qĂ« ne mund tĂ« themi se kemi humbur vetĂ«m disa njerĂ«z. Padyshim se ne ishim 10 mijĂ« metra larg me aeroplanĂ« prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarĂ« i bĂ«mĂ« atij vendi, atyre njerĂ«zve; sa shumĂ« vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do tĂ« duhej tĂ« shkonim atje me trupa tokĂ«sore, do tĂ« kishte vrasje edhe nĂ« kĂ«tĂ« opsion por mĂ« pak. Nuk do tĂ« ishte situata kaq kaotike sa Ă«shtĂ« tash. NjerĂ«zit u pĂ«rzunĂ« nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikĂ«n kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarĂ« po ndodh. JanĂ« me mijĂ«ra tĂ« vrarĂ«”.

NdĂ«rsa Kryeministri shqiptar vazhdon tĂ« shpifĂ« e mashtroje opinionin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paskrupullt edhe nga New Yorku, se gjoja Donald Trump ka qĂ«nĂ« kundĂ«r ndĂ«rhyrjes nĂ« KosovĂ«. Po tani Edi Rama kĂ«to shpifje vazhdon ti kĂ«tĂ« pĂ«r kandidatin apo pĂ«r presidentin e zgjedhur. Ku ja çon mushka drite kĂ«tij shpifĂ«si, a ka njeri tĂ« na thojĂ«? 

Kolec P. Traboini
14 nëntor 2016