Bashkëpunëtore të Sigurimit të shtetit të dekoruar nga Qeveria



LISTA E TË DEKORUARVE: FUNKSIONARË TË LARTË TË PPSH,
DREJTUES TË LARTË DHE BASHKEPUNËTORË TË SIGURIMIT TË
SHTETIT, PROKURORË, GJYKATËS,  -Dekoruar nga Qeveria Shqiptare më 29 nëntor 2014-

1-RAKIP BEQAJ
Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit, ka dënuar 1000 të pafajshëm.
2-GANI KODRA
Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
3-XHAFER PEÇI
Drejtor i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që nga viti
1972 deri në vitin 1982, ka kryer detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës
4-MARK DODANI
Figura emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimet "Xhakoni" e "Studenti,
i cili mbante lidhje direkt me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen
e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi,
5-MURAT KAMAMI
Prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos e Rrahman
Parllakut, e vlerësoi grupin "komplotist" duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
6-ANASTAS KOROVESHI
Gjyqtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë
7-QEMAL HYSENAJ
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit
8-ERNESTO JAKOVA
Zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, ish-Gjenerai Major, i dënuar
me grupin e të ashtuquajturit "Puçi ushtarak 74"
9-JANI PASKO
Kryetar i rrethit Berat
10-MUSTAFA BEQARI
Oficer i Degës së Punëve të Brendshme
11-ISA MILOTI
Oficer i Sigurimit të Shtetit (Shkodër)
12-SHYQYRI ÇOKU
Hetuesi i At Zef Pllumit ("Rrno vetëm për me tregue"), torturues i Dom Mikel Beltojës, pushkatuar në 1974
13-RAHMAN PARLLAKU
Kandidat i Komititetit Qëndrortë PPSH, deputet i PPSH, ish-zv/ministër i
Mbrojtjes, ish-Gjeneral Major i dënuar me grupin e të ashtuquajturit "Puçi
ushtarak 74"
14-GANI KEÇI
Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën
15-MELEQ BABANI
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Bilishtit
16-VITO KAPO
Ministre e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të
Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos
17-NJAZI JAHO
Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë
18-HAMIT MYHYRDARI
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Laç
19-ILO KODRA
Shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së
20-KADRI BALLA
Fillimisht shoqëruesi i Enver Hoxhës. Vite më vonë emërohet Zv/Drejtori i Kuadrit
të Ministrisë së Brendshme
21-DHIMITRA JAKOVA
Dëshmitare në gjyqin kundër grupit armiqësor të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut,
Llambi Peçinit, etj
22-XHOXHI KONOMI
Kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës, hetues në
Prokurorinë e Përgjithshme, më pas ka punuar si këshilltar në Presidiumin e
Kuvendit Popullor
23-LIRI BELISHOVA
Anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qëndror të PPSH-së. Themeluese e
PKSH-së. Në vitin 1960 përjashtohet nga PPSH, internohet 21 vjet.
24-MANE ALIAJ
Vëllai i agjentit sekret të Kundërzbulimit shqiptar, Shemsi Aliaj pranë ambasadës
shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të
Shërbimit Sekret Shqiptar në komunizëm.
25-LLAMBI GEGENI
Hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB
26-FAHRI KRAJA
Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes
komuniste.
27-EMRO KONDI
Zv/kryetari i Degës Punëve të Brendshme Librazhd
28-AGIM: BEJLERI
Oficer i Sigurimit të Shtetit
29-DURO SHEHU
Vëllai i kryeministrit, Mehmet Shehu.
30-SADUSH KUMBARO
Agjent i Sigurimit të Shtetit
31-STOLI LIPIVANI
Dëshmitare, pjesëmarrëse në gjyqin e Ramize Gjebreas
32-EQEREM BECI
Dëshmitar në gjyqin e Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, etj.
33-DEMIR PRODANI
Hetues i prokurorisë në disa rrethe
34-DHIMITER BRISKU
Deputet i PPSH-së për Beratin, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor
të Rrethit Berat
35-NONDA BAKA
Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë e rrethit të Durrësit
36-KARAFIL KALEMl
Zv/Kryetar i Degës të Punëve të Brendshme për mbi 20 vjet