Punët antikombëtare të sarafëve kosovarë/ Kolec Traboini


PUNËT ANTIKOMBËTARE TË SARAFËVE KOSOVARË
Importet e Serbisë në Kosovë gjatë një dhjetvjeçari 2 miliard e 599 milion Euro.
A po krijon Kosova varësi ekonomike nga Serbia?!

Nga Kolec TRABOINI

Se çfarë ka hequr populli shqiptar i Kosovës në 100 vjet e sa janë të vrarët nuk ka nevojë ta themi se dihet. Historia është e përgjakur. Historia e re duhet të ndërtohet ndryshe dhe krimet duhen dënuar të paktën moralisht për të nisur një udhë të re, por ndonjë ndjesë të shtetit serb ndaj shqiptarëve për masakra e gjenocid që ka bërë, nuk ka e as ka për t’u dukur në horizont. Ky është poshtërim që nuk është lehtë të gëlltitet nga ata që ndjehen shqiptarë në asht e jo me fjalë e kolltuk.  Por se çohen tregtarët-sarafët kosovarë dhe e fusin krejtekonominë e Kosovës në varësi të Serbisë, kjo është më të vërtetë skandaloze. Gjithnjë e më shumë po më mbushet mendja se Kosovën e çliruan amerikanët dhe po e shtyjnë drejt Serbisë sarafët vendas, që para fitimit nuk po kanë parasysh asgjë. Këta edhe shampot po duan t’i marrin në Serbi me çdo kusht, sepse mesa duket ndokush po ndihet më mirë të lahet me shampo serbe sesa me shampo italiane. Ku vemi kështu?!
Në vitin 2003, importet nga Serbia në Kosovë janë në shumën 156 milion Euro, në 2004 bëhen 161 milion Euro, e në vazhdim me një progresion deri sa në vitin 2012 arrin në 378 milion Euro, një vit më pas 285 milion. Viti 2014 ka patur një rritje akoma më të madhe dhe në 10-vjeçar, i bie që Serbia të ketë importuar në Kosovë 2 miliard 599 milion Euro mallra serbe. Serbia pasurohet, Kosova varfërohet. Miliona euro i shkojnë Serbisë, e cila një pjesë të fitimit i çon për armatim, pavarësisht se flet për paqe. Të gjithë ujqërit flasin për paqe para se t’u futen kopeve...Si ka mundësi që nuk ka një bashkëveprim mes tregtarëve nga Kosova e ata nga Shqipëria për t’i sjellë punët në mënyrë të tillë që fitimi të mbetet në trojet shqiptare, të forcohen këto troje apo gjithmonë do të na mbrojë Amerika?!
Shihni tabelat se si janë rritur importet e përvitshme serbe në Kosovë që të kuptoni se ekonomikisht po krijohet një varësi e tillë që po shkoi gjatë do të jetë fatale për shqiptarët në Ballkan. Edhe politikanët shqiptarë po na shesin shumë kopalla nga Tirana për vlerat e bashkëpunimit me Gjermaninë. Janë të gjitha rrena. Gjermania zë vendin e shtatë në lidhjet ekonomike dhe investimet në Shqipëri. Shesin kopalla sepse po na mburret politika se një kompani gjermane do të hap një supermarket në Tiranë, a thua pak qendra tregtare e supermarkete kemi. Mendjen vetëm për të shitur, po kush do t’i blejë sa kohë që fuqia blerëse e shqiptarit është në skaj të fundit. Nuk e thonë por shqiptarët e kanë 7 herë më të ulet nivelin e jetesës sesa grekët që na qenkan në krizë e po u qan hallin politika jonë marroqe. Greket dinë fort mirë ti bëjnë punët e veta dhe do t’ia dalin po ne që mbetëm e mbetëm në këtë baltovinë të skamjes si më të varfërit e Europës dhe më gjerë. E pra jemi shteti, këtu po flas për Shqipërinë por edhe Kosova njëjtë,  që kemi pasuri të mëdha natyrore nëntokësore, krom, bakër, magnez, naftë. Si u katandisëm kaq të varfër. Ku shkojnë pasuritë kombëtare. Kush i vjedh në këtë shtet rrumpallë?!
Dikush mund të thotë: çfarë pune ka politika kombëtare me tregtinë. Ka posi, sepse varësia ekonomike e shet farë lirë sovranitetin shtetëror dhe një ditë mund të ndodhemi të pushtuar, e të na duket pushtimi lumturi. Ka pushtime shumë më të sofistikuara sesa ato ushtarake. Mendjengushtët tregtarë të Kosovës e Shqipërisë mbase nuk e dinë, por për mua më shumë qëndron versioni - bëjnë sikur nuk e dinë  dhe kësisoj janë gati të shesin Kosovën dhe Shqipërinë. Dhe po e shesin....e ne populli, qytetarët, që këndojmë sa na shqyhet gurmazi  "O sa mirë me qenë shqiptar", si të ishim tufë delesh, shkojmë ku të na çojë çoban jarani, a në lëndina, a në kasaphanë, një Zot e di. Por veç turbullira në horizont po shohim plot, e nuk po dimë, a jemi gati t’i përballojmë apo do të dalim humbës si gjithherë në histori....

12 korrik 2015

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
 Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 

Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit

Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 

Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... 
  Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini 
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI