13 February 2015

Ministria mjerane e kulturës dhe ngjashmëritë mes Mirela Kumbaros me talibanëve të Afganistanit/shkruar nga Kolec Traboini


MINISTRIA MJERANE E KULTURËS DHE NGJASHMËRITE MES MIRELA KUMBAROS E TALIBANËVE TË AFGANISTANIT

Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Mirela Kumbaro, që i ka ngecur në derë kulturës shqiptare, shkul në mënyrë aventuroze pllakën përkujtimore të Kinostudios dhe vë veton duke refuzuar botimin e Antologjisë për Jetimët, ndërkohë që jep para për fantazmagorira si "Tulla TV Online" apo për kompaninë private të Henri Çilit pa harruar televizionin satelit të qeverisë, Top Chanel, dhe pse jo, shtëpisë botuese të deputetit socialist.

Mos vallë është i nxituar ky cilësim që i bëjmë ministres së Kulturës Mirela Kumbaro? Nuk besoj. Të gjithë e dinë se me të ardhur në pushtet talibanët hodhën në erë me dinamit skulpturat monumentale budiste mijëravjeçare të gdhendura në shkëmb, duke sfiduar kështu kulturën e mbarë njerëzimit. Po çka të ngjashëm mes ministres sonë të Kulturës, Mirela Kumbaro dhe talibanëve të Afganistanit, mund të pyes me të drejtë lexuesi që nuk e di çfarë bëhet në çifligun personal të kulturës së Mirela Kumbaros. Të paktën në një akt ajo është treguar talibane e vërtetë. Pasi e pushtoi ndërtesën e Kinostudios duke e bërë rezidencë të vetën, kjo ministre shkuli brutalisht pllakën përkujtimore që shënonte datën e inagurimit të Kinostudios, duke zhdukur kësisoj çdo gjurmë të kinematografisë shqiptare që ka qenë vërtet krenaria e çdo shqiptari. Tani kjo ndërtesë e hijshme e madhështore mund të konsiderohet thjesht si rezidenca e Mirela Kumbaros. Edhe shpenzimet prej qindra mijëra euro për ndërtimin e muzeut të kinematografisë shkuan për dhjamë qeni. Po se mos i nxori nga xhepi i vet ato para zonja ministre? Nga ana tjetër ajo mbase mendon se është harruar fakti se me të ardhur në postin e ministres në koordinim me një deputet socialist bënë shitjen e një pjese të truallit të Kinostudios për të cilën nuk qe i një mendje, madje kundërshtoi  drejtori i Alba Filmit që nuk pranoi të firmoste dhe për këtë refuzim e shkarkuan.  Këtë akt të tjetërsimit të pronës së popullit tek një media private në duart e politikës, ne si kineastë e konsiderojmë një akt vandal. Kështu një pjesë e oborrit të Kinostudios iu kalua televizionit Ora News në mënyrë të fshehtë dhe nuk është vështirë të kuptohet se e gjithë kjo u bë që ky televizion të ishte konformist me qeverinë e të lidhej pas qerres së saj. Dhe shenjat po duken. Në këtë rast kjo ministre është treguar një talibane e vërtetë për t’ia patur zili edhe në Kandahar.  Por nuk është vetëm kjo. Kjo ministre është një shpërdoruese e vlerave monetare, një njeri që i përdor paratë e popullit për të darovitur të afërm (vëllai i ministres mori dhjetra miliona lekë për një shfaqje teatri), po kështu marrin të preferuarit personalë apo edhe institucionet e medias të cilat i miklon për të qënë manarë të Qeverisë, që askush të mos gjejë një shteg në media për të patur një zë kundërshtues për veprimet arbitrare të ministres tonë të kulturës.
Ministria e Kulturës edhe më parë, por edhe tani është një sektor ku fondet shtetërore për zhvillimin e kulturës kombëtare manipulohen në mënyrën më absurde e më spekulative. Ky institucion nuk mbështet shkrimtarët të cilëve u ka marrë edhe ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në vend të tyre honxhobonxhot e kulturës kanë zgjedhur një mënyrë origjinale, ta zëmë duke mbështetur programe të tilla si djathi kaçkavall. Se çfarë lidhje kanë djathi kaçkavall me kulturën shqiptare, këtë vetëm ata ministrisë së kulturës mund ta dinë. Po këtu dëgjon edhe mrekullira të kësaj natyre; mbështesin një program për historikun e muzikës rok në Shqipëri. A thua se muzika rrok qenka një produkt kulturor autokton shqiptar dhe lënë në mjerim shtëpinë e Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës dhe asaj të Migjenit që nuk i gjendet as nami e as nishani.
Po le të shkojmë më tej. Këto ditë u njoftuan projektet e përzgjedhura për mbështetje financiare në Art & Kulturë nga kjo ministri. Dhe çfarë nuk gjen në këtë përzgjedhje. “Letërsi/televizion” shkruhet emri i një fituesi për mbështetje nga ministria. Po se çfarë është ky program askush nuk e di. Gjen aty mbështetje për shtëpinë botuese familjare të deputetit socialist “Toena”, që në fund të fundit botimin e kanë biznes fitimprurës dhe është absurde të financohen bizneset në programin e kulturës. Shtëpitë botuese u marrin para për botim shkrimtarëve që janë katandisur në pikë të hallit dhe kjo e ministri e quajtur e kulturës në vend t’u japë shkrimtarëve mbështetje për botimet e veprave të tyre, u jep mbështetje financiare botuesve për t’ua shumfishuar fitimet. Veç një mendje e çartur mund ta bëjë këtë. Gjen aty mbështetje për programe televizive, krejt e kuptueshme kjo me qëllim të miklimit dhe kthimin e tyre në aleatë qeverisës, po gjen aty edhe për festivalin “Jaz” meqë më parë kanë financuar për rrokun amerikan. Gjen aty dhe sajime të tilla veç për të marrë para si “Klubi kritikës shqip,  Fondacioni Mapo”,  pra këto para do t’i marrë Henri Çili, se nuk i mjaftojnë ato që ka marrë me thes nga qeveria e mëparshme. Po ka mbështetje financiare për enigma si “Tullat Tv,  media kulturore Online”,  kur kësisoj mediash online bëhen me qindra e mijra pa asnjë shpenzim, sepse bloget elektronike janë falas. Por atyre u  duhet sebepi për të rrjepur arkën e shtetit dhe sebepet i gjejnë  pa shumë mundim.
Rrofsh moj zonja ministre me këto programet e tua. Po e ndrin me kandil e me bishtuk kulturën shqiptare, por edhe qokat i ke në qendër të vëmendjes. Por një gjë duhet të na e shpjegosh mirë,  të bësh transparencë e të japësh pse jo dhe llogari. Si është e mundur që ndërkohë që i jep para Mapos së Çilit apo edhe Top Chanel-it që është televizioni servil i qeverisë, apo më tej shtëpisë botuese “Saras" filiz i Top Chanel,  në mënyrë arbitrare refuzuat mbështetjen e   botimit të një antologjie për jetimët të propozuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptar. Bordi i specialistëve prej 7 anëtarësh të Ministrisë së Kulturës ishin të gjithë pro dhe asnjë kundër duke miratuar njëzëri projektin e antologjisë për jetimët, ishit ju dhe vetëm ju që vendoset veton dhe me një të fshirë lapsi e rrëzuat këtë botim të veçantë, i pari i këtij lloji në Shqipëri. E rëndë, shumë e rëndë kjo zonja ministre, në radhë të parë për një grua, një nënë, dhe pastaj një përfaqësuese e qeverisë që trumbeton përmes medias dimensionin social për shtresat në nevojë si forcë e majtë, që mesa duket është një demagogji e gjallë e asgjë tjetër. Ne nuk duam të besojmë se keni ndonjë urrejtje patologjike për jetimët, por duhet të besojmë variantin që ju lehtëson në një farë mënyre, që jeni treguar mendjelehtë edhe për shkak të një fryme kozmopolite në aparencë që manifestoni, e që ju bën të anashkaloni kulturën e kombit tënd, shkrimtarët e vendit tënd, fëmijët jetimë të vendit tënd. Si është e mundur që e ndalon atë projekt vetëm pak kohë para se të botohej në faqen zyrtare të ministrisë tuaj. Ku ishte problemi, sepse ju as që sollët ndonjë argument kur e fshitë nga lista. Ishte menduar të realizohej një libër antologji në të cilin të përfshiheshin autorë jetimë, por edhe shkrimtarë të shquar që kanë shkruar për jetimët e ky libër t’u bëhej dhuratë fëmijëve të kësaj kategorie me mesazhin se ju mund të ecni në jetë nën shembullin e këtyre shkrimtarëve që kanë pasur fatin tuaj, por me guxim kanë çarë në jetë dhe i kanë plotësuar ëndërrimet e veta. Por ju zonja ministre e kulturës, e mohuat këtë mundësi me arrogancën që ju karakterizon dhe me praktikat absurde që ndiqni duke përkrahur vetëm ata që ju pëlqejnë ju personalisht apo me të cilët keni taraf apo miqësi. Ju ua mohuat fëmijëve atë libër, që do t’u jepej falas, i cili do të ishte një mesazh e stimul moral për t’i nxitur që edhe ata, jetimët, të guxonin të futeshin në udhën e artit dhe jemi të bindur që as ju ka vrarë ndërgjegjja fare. Sepse një njeri si ju që i keni ngecur në derë kulturës, nuk mund të ketë ndërgjegje të vrarë, ndaj gjëja më e mirë që mund të bëhej do të ishte që kryeministri i vendit t’ju largonte nga ajo detyrë  një orë e më parë, që kultura shqiptare të mos nëpërkëmbet edhe më tej. Aq më tepër zonja ministre, që manifestoni një sjellje si talibane e kulturës, duhet ta dini se njeriu edhe mund të lindë i shëmtuar, por kjo nuk është asgjë përpara asaj sesi me sjellje e shëmton vetveten njeriu. Mos kini më guxim, zonja ministre  e pseudokulturës, t’i shihni në sy kineastët që ua shkatërrove krenarinë e tyre, aq më tepër jetimët e Shqipërisë, sepse ju me aktin tuaj shprehët një qëndrim shpërfillës, injorues dhe përbuzës dhe nuk do ta gëzoni respektin e tyre kurrë më.



Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://bit.ly/copynwin