27 October 2013

Për kolegen gazetare Zenepe Luka - nga K.Traboini

Zenepe Luka 1978

PËR KOLEGEN GAZETARE ZENEPE LUKA

 Nga Kolec TRABOINI

Kam patur në shkollën pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" në Tiranë një shoqe klase nga Librazhdi. Ishte një nxënëse e urtë dhe e sjellshme, e zellëshme në mësime dhe rrinte gjithmonë në bangën e parë.  Mendonim se ajo do të dilte vërtetë një mësuese shumë e mirë.  Kishte dhe një shoqe të ngushtë shkodrane, Esmanë që këndonte aq bukur në mbrëmjet e shkollës “Bishtalecat palë e palë” sa na bënte ta këndonim të gjithë. Ishim në një moshë që gjërat na dukeshin të trëndafilta, ani pse diktaturë kishte shumë  hare në jetën tonë shkollore të cilën i kujtojmë jo pa nostalgji. Por edhe mësuesit tanë  Pjetër Elezi e Hajro Babameto, Vangjeli Çomora e Jolanda Xhomo- Pogu,  Liri Dodbiba e  Arqile Moisiu, Ismail Sharofi e Liri Bellova, mësuesin e vizatimit Qamil Grezda,  e që të mos harroj kujdestarin e konviktit Ndriçim Lako babain e artistit te njohur Bujar Lako.
Por koha e solli që as Zenepja, as Esmaja dhe as unë të mos  bëheshim mësues.  Do të mirrnim një udhë tjetër. Vite më vonë rasti e solli që të isha me Zenepen në të njëjtin fakultet e në të njëjtën degë, atë të gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Por ishim në kurse të ndryshme. Më kujtohet një rast kur Zenepja më dha për të lexuar një libër me tregime me kopertinë të grisur. Unë shkruaja tregime e ajo jo pa qëllim ma dha atë libër pa kopertinë e pa emër autori.  
- Lexoje, -më tha - por me kujdes. Janë tregimet e Bilal Xhaferrit.
I kam lexuar ato tregime të vëllimit  "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" me një frymë dhe sigurisht fshehur në mes të librave të tjerë sepse autori ishte i arratisur e anatemuar. Dhe nuk ishte pa rrezik të kaloje dorë në dorë librin me tregime të një "armiku" siç e konsideronin aso kohe, aty nga viti 1972. Ndoshta Zenepja e ka harruar këtë rast,  por unë nuk e harroj kurrë. Ishin dhe mbresat dhe emocionet e fuqishme që përftova nga leximi i librit që ma bëri atë moment të paharruar. Nuk ishin vetëm tregimet historike  si “Purpuranti” por edhe rrëfimet, pjesë të jetës së vetë autorit kur ishte punëtor rruge në kthesat e Gjegjanit,  të cilat i sillte me realizëm dhe poetikë në të njëjtën kohë. Si verior që isha,  vija re se  askush asokohe  nuk i përshkruante  aq bukur e me aq dashuri  mjediset e njerëzit malësorë.  Madje më shoqëronin gjithnjë ato thirrjet që lëshonin fëmijët në përshkrimet e tij  buzëmbrëmjeve aty në lartësitë e luginat ku bashkohen Mirdita me Pukën. I isha shumë mirënjohës shoqes sime të fakultetit për atë libër aq më tepër se edhe unë sapo kisha dorëzuar librin tim me proza të shkurtëra dhe jetoja me ankthin e krijimit.
Tashmë që kanë kaluar aq vite,  Zenepa Luka është bërë një nga gazetaret më të mira shqiptare, një gazetare shquar e guximëshme dhe ne bashkënxënësit dhe bashkëstudentët ndjejmë kënaqësi për çdo sukses të saj.

Kolec Traboini
28 tetor 2013

NEXT: Revansh perandorak nëe Ballkan, në këtë link:

http://traboini1.blogspot.com/2013/10/revansh-perandorak-ne-ballkan-nga-kolec.html

26 October 2013

Revansh perandorak në Ballkan - nga Kolec Traboini

Kolec Traboini në promovimin e librit
"Flamuri në Deçiq",
 në Prizren 21 nëntor 2012

REVANSHI PERANDORAK NË BALLKAN

Nga Kolec TRABOINI

Po kërkohet grupimi i forcave dhe krijimi i aleancave në Ballkan. Veç një qorr nuk po sheh se beteja e domeneve tashmë në këtë rajon gjeopolitik të nxehtë është në ardhje. Çështja siriane u zbeh sepse në krahun e kundërshtarëve të Al Assadit u vunë forcat më regresive të shoqërisë, u vunë terroristët islamikë aleatë të Al Kaedës, të cilët nuk njohin asnjë kulturë e qytetërim veç ligjeve barbare të mesjetës.  Përpara shkatërrimit e djegies të qindra kishave e prerjeve të kokave në mënyrë publike, perëndimi dhe Amerika u stepën aq sa edhe pse Al Assadin e urrejnë nuk kanë më atë entusiazmin e parë kur thërrisnin për luftë. Po i thërrasin mendjes. Nuk mund t’i ndihmojnë një kauze që shkatërron qytetërimin sirian dhe e kthen vendin qindra vjet pas. Madje në mënyrë indirekte e pranuan edhe grushtin ushtarak të shtetit kundër Presidentit  islamik Morsi që inspironte një regjim total fetar në Egjipt dhe mbylljen e dyerve të qytetërimit mijëravjeçar egjiptian. Nuk mund Amerika të bëjë lojën e terroristëve ndaj dhe kemi këtë tabllo fort të dukshme anipse bëjmë sikur nuk e shohim.  Askush nuk po jep më lajme për ngjarjet në Siri ku na paskan shkuar edhe dhjetra shqiptarë të fandaksur pas islamizmit fanatik. Është e kuptueshme se me shmangien e konfliktit të mundshëm siriano-turk, ku Erdogani, ky regres i gjallë i qytetërimit turk shpresonte të ishte faktor lufte për shtrirjen e influencave të tij si kundërpeshë ndaj Izraelit, tanimë aspiranti për sulltan nuk i mbeti tjetër veç t’i hedhë sytë e ambicjet në Ballkan.
Platforma turke e ridimensionimit të Ballkanit nën tutelën turke nuk është e panjohur. Ka vite që punohet me këtë platformë e cila është edhe si kundrapeshë ndaj qarqeve europiane që nuk po e pranojnë shtetin e madh islamik në gjirin e Bashkimit dhe gjasat janë mos ta pranojnë kurrë.  Sepse ekspansioni islamik,  i cili është i konsiderueshëm e për të cilin shpenzohen miliarda dollarë prej vendeve arabe të pasura me naftë, edhe më tej vazhdon të konsiderohet një rrezik për kulturën perëndimore europiane. Teoria e Samuel  P. Huntingtonit  se luftat e ardhshme do të jenë ato mes kulturave të ndryshme, nuk është e tejkaluar.  Pra si kundërpeshë ndaj mospranimit në Bashkimin Europian, Erdogani ëndërron Bashkimin Islamik të Ballkanit në të cilin ai llogarit katërshen Turqi- Shqipëri- Kosovë dhe dhe Bosnjë Hercegovinë. Prandaj me t’u shuar mundësia e një lufte në jug me Sirinë, të cilën e frenuan vetë amerikanët që në fillim e nxitën, tashmë Ergodani ndërmerr inkursionin e tij në Kosovë dhe bën deklaratën bombë “Kosova është Turqi”, që me siguri i ka çoroditur kuintat e diplomacive europiane. Natyrisht europianët nuk nguten të deklarohen, nuk duan t’ia bëjnë atë nder Erdoganit,  bëjnë sikur nuk i kanë dëgjuar, por në të vërtetë fjalët e tij janë vath në vesh të europianëve. Potencialisht Turqia përbën një rrezik me inkursionin e orekset ekspansionite të qeverisë së saj islamike. Nuk është krejt pa shkak që në kohën që shkon Erdogani në Kosovë ka lëvizje të izraeliteve në Serbi. Ka dhe deklarata të ambasadorit izraelit Jozef Levi për ngrohtësinë më të cilën serbët i presin izraelitët dhe se ata, Izraeli, nuk e kanë njohur Kosovën, çfarë nënkupton se ia njohin atë Serbisë, ndryshe ç’kuptim ka ky deklarim. Por deklarimet e diplomatëve kurrë nuk janë  të paqëllimta. Të mos harrojmë se serbët kanë ndërmarrë edhe aktin e lejimit të shtetasve izraelitë të hyjnë e dalin lirisht në Serbi pa patur nevojën e vizave.
Po le të kthehemi nga vetja.  Tashmë dihet se nuk kemi më në Europë një shtet perandorak si Austro-Hungaria që na mbrojti me aq këmbëngulje në rrugën tonë të Pavarësisë. Sepse për Turqinë e për shtetet e tjera të mëdha ne nuk do të ishim në hartat e Europës si shtet i pavarur, ndaj nuk ka kush të mbrojë interesat e shqiptarëve siç ndodhi në fillimin e shekullit të kaluar, nëse do të krijohej ndonjë kaos ballkanik apo konflikt rajonal.
Kësisoj kemi këtë tabllo të kohës ku Arnautët e Ballkanit si gjithnjë të mbetur në tymnajë nga mungesa e një udheheqje vizionare, po rreshtohemi krejt gabueshëm në krahun e Turqisë si vasale të bindur. Të mos bëjmë naivin. Erdogani në të vërtetë nuk foli për të dëgjuar ne shqiptarët, qëllimi ka qënë shumë më i largët, u tha sllavëve e Rusëve se Kosova është Turqi.  Ndërkohë ne me këto lakadredhje e lamë veten që Europa të mendojë për ne sikur jemi me kampin islamik turk që kërkon ta zotërojë Ballkanin e të ringjallë Perandorinë Turke të influencave si kundërpeshë ndaj Europës.
Kemi kësisoj një betejë fjalësh të shpalosura në mënyrë nervoze, ndërkohë Izraeli që vepron pa bërë deklarata të shumta jep sinjalin me ambasadorin e  vet në Serbi. Dhe në Beograd e njëjta skenë si në Prizren, pra Izraeli dhe Turqia i tregojnë dhëmbët njëri-tjetrit jo më në kufirin me Sirinë, por në Ballkan.
Në këtë rradhitje delirante e mburravece faqe botës padyshim që jemi humbës. Sepse në ndodhtë më e keqja në Ballkan nuk do të na i nxjerrë gështenjat nga zjarri gjithmonë Amerika, sepse Amerika ka më shumë interesa e miqësi me Izraelin se sa me ne. Zgjedhja e gabuar mund të na sjellë fatalitet dhe shkatërrim të kauzës kombëtare. Si mund t’i mbajmë shpresat tek Turqia që na shpërftyroi e mohoi çdo të drejtë për 500 vjet, ajo do të sillka për shqiptarët Bashkimin Kombëtar. Po në qoftë se ka mbetur puna të na bashkojë hasmi i historisë sado e largët qoftë ajo, që na përgjaku për 500 vjet,  pra të na mbledhë nën flamurin e tij e nën syzerinitetin e tij, kurrë mos u bëftë e lipsur qoftë ai bashkim nën gjysëm hënën turke. Mallkim më të madh në histori nuk do të kishim.

Next:
DADA IME KATRINE BIJE E MOTRES TONE
http://traboini1.blogspot.com/2013/10/dada-ime-katrine-bije-e-motres-tone-nga.html

22 October 2013

Dada ime Katrinë, bijë e Motres Tone - nga Kolec Traboini

DADA IME KATRINË – BIJË E MOTRËS TONE

Nga Kolec TRABOINI

Dada ime Katrinë, italiane ne atësi, në dije e në kulturë, shqiptare në karakter, që më mbulonte kur më zinte gjumi, që ma hiqte lehtë librin nga dora, që bënte kujdes të vinte një shënjë në faqen që kisha lënë përgjysëm, ishte e bija e Motrës Tone, mbesa e Kolë Idromenos dhe gruaja e tim eti. Qe kur kam lindur u lidha me Dadën Katrinë si ajo lule dorezoja që ngjitej nëpër muret e avllitë e oborreve shkodrane, po edhe ajo i kish derdhur të gjitha dashuritë e zemrës së saj. E kjo dashuri kish nisur  që kur me vuri emrin e dajës së vet Kolë Idromeno.
 Nuk isha më shumë se dhjetë vjeç, kur Dada Katrinë më tha që të shkoja në Fushë-Çelë (qëndra e Shkodrës), që të shihja një fotografi ku bashkë me Ded Gjo Lulin e hotjanët e tjerë, ishte edhe Palok Traboini.
Që nga ajo ditë, kerkimi për babanë do të ishte pasioni dhe ankthi im. Kurrë nuk do të reshtnin. Sepse shumë gjana ishin shkatrruar e humbur në shtëpinë tonë të vjetër, e cila pothuajse ishte kthyer në gërmadhë. Edhe reliket familjare ishin zhdukur.
Dada Katrinë, ajo plakë e dashur dhe fetare( tezja e Monsinjor Ernest Çobës i vdekur në burgjet e diktaturës), me vel te zi mëndafshi, se mbante jazin e burrit,  që shkonte e para në orët e mëngjezit në Kishën e Madhe; ishte një histori e gjallë, qoftë me jetën e saj, qoftë me çka dinte e tregonte. Më tregonte për kandilët e mëdhej në të cilët kishte mbajtur të fshehur flamurin kombëtar, të Skënderbegut, se kështu i thoshte. Më tregonte për fatin e saj zi të vdekjes së djalit, vëllait tim, Tomës shtatëvjeçar, të cilit kur ishte ende ferishte ja kishte prerë flokët si kumbarë Dedë Gjo Luli. Si sot më vjen ndërmënd ai çast kur më vuri në dorë një dorëshkrim, që shënonte vitin 1911. Tha se ishte poema historike «Lufta e Maleve» - e Palok Traboinit, të cilën do ta çonte në Tiranë me poetin e asaj kohe Mark Gurakuqi, që ta botonin. Nuk e di çfarë u bë me atë dorëshkrim me kaligrafi të përsosur, të cilin Dada Katrinë e ruante me aq kujdes, mbledhur me një fjongo. E vendoste në mes të çarçafave të punuar në avelmënd, që i ruante për vdekjen e vet, siç bënin të gjitha plakat e mira e ta urta shkodrane. Ate dorëshkrim, i mbetur edhe ai pezull në kujtesën time, e kërkoj edhe sot por janë fare të vogla shpresat se mund të gjëndet. Aq më shumë që me vdekjen e Dadës Katrinë, humbën të gjitha reliket familjare.
Traboini Blog ese
Kur u sëmur, isha në shkollën pedagogjike dy vjeçare „Ndrec Ndue Gjoka“, në Tiranë. Në atë shkollë, mbaj mend se kishte qënë nxënës edhe një tjetër i hot si unë, Ndoc Kol Martini.
Shkova në shkollë pedagogjike vetëm për hatrin e Dadës. Duhej të bëhesha mësues si baba im e si baba i saj Andrea Skanjeti i vjetri. Nuk hoqi dorë kurrë prej kësaj ëndrre e deri në fund më thoshte,  Kur të mbarosh shkollën e të emnohesh mësues si baba jot e si baba jem, do të vi me ty në Malci, e aty do të jetojmë bashkë me malësoret e vocërr, që ti do tu mësosh shkrim e këndim!“.
Po kjo shpresë mbylli sytë bashkë me njeriun, amanetin nuk ja mbajta dot, nuk u bëra kurrë mësues, por veç e di, po të jetonte ende Dada Katrinë, nuk do të më linte lehtë të hiqja dorë nga mësuesija.  
 Pas një operacioni diletant në spitalin e Shkodrës, kirurgu, (emrin e të cilit nuk dua ta përmënd sepse nuk jeton më dhe... ka një ëmer me publicitet politik),  që ja kish lënë operacionin studentëve, e pa se ishte një diagnozë e ndërhyrje e gabuar e fatale. E bënë për të dytën herë , e ajo nuk duroi se ishte e vjetër,  e nisi të shuhej ngadalë.
I thanë që duhej të më lajmëronin mua në Tiranë, por ajo u la amanet: “ Kurrsesi! Djali është në kohë provimesh (ishte fillimi i qershorit)...do të dali mësues. Edhe po të vdes, mos i thoni. Kur të vijë në Shkodër, mos harroni të ma sillni në Rrmaj te vorri, ta shoh, se ka shumë mallë Dada për djalin!“.
  Mbylli sytë, ata sy të bukur e inteligjentë që kurrë më në këtë botë nuk do ti shoh. Mua shtua edhe një brëngë në kërkim. Kur në vitin 1982 në Fototekën „Marubi“ gjeta fotografinë e saj,  në rini, bashkë me tim atë, nga thellësia e shpirtit thashë: “Dadë, kërkova veç njërin e ju gjeta të dyve, e, për besë,... tashmë kurrë nuk do t’ju humbas!“.
  Dhe them, se nuk i humba, as Atin, as Daden Katrinë.  
Kur erdha në Shkodër e kishin varrosur.Trokita në derën e trashegimtarëve të Jakë Zorbës dhe të Elenës, motrës së Dadës Katrinë sepse aty kishte kaluar ditët e fundit të jetës. Shtëpia ndodhej diku pranë vilës së Doktor Prelës dhe Kishës së Fretenve, por vajzat e Tezes Lenë, së kështu e therrisja kur ishte gjallë, më thanë se nuk kishin asgjë. Po ndonjë fotografi, u thashë, ndonjë letër a ka lënë, ndonjë relike familjare a diç tjeter. Kurrgjë më thanë, kurrgjë! Ma prenë shkurt, nuk kish farë kuptimi ndënja, aq më tepër, krejt kot po përpiqesha ta fshihja një pikë loti prej 16 vjeçari, që më tradhëtonte, çka nuk desha...
   Ndërkohë në atë dhomë pritje, ku u ula për disa çaste, vura re një burrë të panjohur, që nisi të fliste ca fjalë si nëpër dhëmbë. Është burri im, më të cilin jam martuar kohët e fundit, më tha vajza e Tezes Lenë. E urova. Ma ktheu se, se i shoqi me të cilin kishte pak kohë që ishte martuar kishte qënë në burg politik e, sapo kishte dalë.
   Ika me duar zbrazur nga shtëpia Zorba, nga ajo shtëpi, që tashmë e di gjithkush, se aty përditë meditohej poezi nga poeti Zef (Bep) Zorba, i biri i Tezes Lenë, nip i Dadës time Katrinë,  të cilin e kam takuar veç një herë, në vitet kur të dy punonim në Kombinatin e Drurit në Shkodër... 
   Me vdekjen e Dadës Katrinë ndjehesha dy herë i humbur. Se me Dadën kishin ikur të gjitha ato detaje e mikrosende me të cilat mund të lidhesha në mungesë të njeriut, pra si të thuash ishte shuar dhe shpresa e fundit në atë kërkim që ajo ma kishte nxitur...
   Por në këtë botë, njeriu nuk mund të jetë pafundësisht pa fat e pa shpresë... Ky fat kish qëndruar diku përskaj, duhej vetëm të trokisja në një portë, në porten e intelektualit shkodran Andrea Skanjeti, nipi i Dadës Katrinë,  regjisor e dramaturg i njohur që mbante emrin e gjyshit të vet, mësuesit të tim eti dhe babait të Dadës Katrinë, i cili, për lumturinë time (se vërtetë në atë çast u gjenda i lumtur e kolegu im Gjovalin Hajati që më shoqëronte e ndjeu këtë), veterani i teatrit shkodran, më tha se ruante një kopje të daktilografuar të poemës «Lufta e Maleve», këngën e parë të së cilës e kishte botuar në almanakun «Shkodra 1962». Kështu poema e humbur e tim eti, u gjend më së fundi në dorën time në saj të intelektualit të mirënjohur shkodran Andrea Zef Skanjeti, kujtimi i të cilit meriton çdo mirënjohje.
Ai ishte nip i Dadës sime Katrinë, djali i vëllait të saj Zef Skanjeti, kësisoj gjith
çka në jeten time, që kur më pagëzoi e me vuri emrin e dajës së vet Kol Idromeno, është e lidhur me atë mrekulli që unë që kur kam lindur e kam thirrur Dadë.

Nga libri me ese “Bukuri Shkodrane“ 2007,
të cilin ja kam kushtuar Dadës sime Katrina Skanjeti-Traboini, vajzës së Motrës Tone e mbesë e Kol Idromenos.      

  Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!  
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab... Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://bit.ly/copy_win

Copy and WIN : http://bit.ly/copy_wi