25 January 2013

FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT ESHTE FLAMURI I GJITHE SHQIPTAREVE


FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT ESHTE FLAMURI I GJITHE SHQIPTAREVE

Shtetet mund të krijohen me vendime konferencash ndërkombëtare,
por kombet i krijon historia.


Nga KOLEC TRABOINI


Shkrimi “Pse nuk pati flamuj të Kosovës në Preshevë?”, Koha Ditore, Prishtinë, 22 e 23  janar, 2013” vende vende  po më duket ngatërrueshëm. Ankueshëm vihet në dukje që në titull se flamuri i Kosovës nuk qënka valëvitur në tubimet protestuese në Preshevë, por qënka valëvitur flamuri i Shqipërisë. Po cilin flamur u paska dashtë të valëvitej në Preshevë?! Ajo sajesë blu me ca yje që nuk ka të bëjë në asgjë me shqiptarët dhe shqiptarinë. A thue nuk është Flamuri i Gjergj Kastriotit flamur i të gjithë shqiptarëve në Ballkan. A thue u dashka të shpikim një komb tjetër artificial në laboratorët antishqiptare ballkanike me emrin komb kosovar. Gjithë shqiptarët në Ballkan janë një komb e nuk mund të bëhen as sot e as kurrë dy a tre kombe. Eshtë tepër vonë për të sajuar kombe të reja në trojet shqiptare sepse asqysh nuk mund të kthehemi në shekullin e XVIII.


Një gjë nuk po kuptoj edhe sot e kësaj dite. Ç’janë do rrokanisje të disa gazetarëve në Prishtinë që në vazhdim të rrokanisjeve të po do gazetarëve në Tiranë po i fryjnë të njëjtës bori të ndryshimeve të mëdha që ata po vënë re në mes të shqiptarëve në këtë hapësirë ballkanike, se gjoja gjatë një shekulli populli ndryshoi sa secila pjesë krijoi një indentitet të ri. Thënë hapur, këto teorizime gazetarësh në Tiranë e Prishtinë mua më duken thjesht  përçartje njerëzish që dinë të shkruajnë, por nga mania për të qenë origjinalë i afrojnë shtypit të shkruar sajesa të tyre që nuk kanë të bëjnë në asgjë me realitetin shqiptar ballkanik.
Ajo pjesë e popullit shqiptar që jeton në Shqipëri pati rastin që njihet drejtpërdrejt me atë pjesë të popullit shqiptar që jeton në Kosovë në vitin 1999 kur qindra mijëra njerëz u dëbuan nga trojet e tyre. Dhe mrekullisht vetë populli  shqiptar i dy hapësirave, trojeve të ndara në 1913 e kuptoi se në asgjë nuk ndryshonte , ishte thjesht e njëjta gjë. Mirëpo gazetarët e ca analistë me kokë në erë duan të shpikin teori të reja edhe atje ku nuk ka nevojë për teorizime, sepse nuk mbetën këta artikujshkrues t’i tregojnë popullit sesi 85 vjet u deshën që ai të tjetërsohet. Në është kështu, si ndodhi që për 500 vjet nuk u tjetërsuam nën perandorinë otomane? Kaq shumë i mëshojnë teorisë së ndryshimeve në përpjekje donkishoteske  për të krijuar dy popuj dhe shqiptarët e Kosovës t’i quajnë me kombësi kosovare. Por këto sajesa janë dështime dhe krijuesit e tyre thjesht dështakë. Në asgjë nuk ndryshon popullsia shqiptare e Kosovës me popullsinë shqiptare të Shqipërisë, gjithashtu në asgjë nuk ndryshon popullsia shqiptare në Preshevë me popullsinë shqiptare në Maqedoni apo edhe në Mal të Zi.
Kaq durimshumë janë këto lloj teoricienësh të hallakatun sa rrinë do kohë në heshtje por prapë ngrejnë krye dhe veç kur i dëgjon të shfaqen si rrufe në qiell të kthjellët. Gjithmonë këto soj teoricienësh më janë dukur si ai marroku që kur i treguan mullirin me erë, e soditi gjatë dhe pyeti me seriozitetin më të madh “Që është mulli me erë po e shoh, po se nga i vjen uji nuk po marr vesh?”
Kështu edhe këta analistët e gazetarët tanë kërkojnë ujin e mullinjve të erës.
E dimë se këto teori kanë dalë bash atëherë kur Serbia kërkonte ta zhvishte nga çdo indentitet Kosovën duke e trajtuar thjesht si një krahinë e Serbisë dhe për këtë përdori jo vetëm policinë e ushtrinë, por edhe bëri shpenzime të mëdha për ta propoganduar këtë ide të “transformimit kosovar”, madje vuri në dispozicion mjete të mëdha financiare.  Ca po thonë jo pak po dhjetra milionë dollarë.
Nuk kemi fakte a të dhëna të sigurta që njerëzit të cilët përhapin ide të tilla të jenë pjesë e asaj skeme,  por gjithsesi veprimi i tyre i konvenon qarqeve shoveniste të Serbisë. Duke thënë se mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre që jetojnë në Kosovë ka ndryshime të mëdha, llogaritë ishin që shqiptarët e Kosovës me indentit të ndryshuar ta kishin më të lehtë të jetonin nën pushtimin serb.
Por çuditërisht kjo teori disfatiste që kërkonte të minonte unitetin mbarshqiptar në Ballkan, që rrjedhimisht çon në Bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve, vazhdon të mbijetojë. Herë në një panel e herë në një tjetër, herë në një gazetë e herë në një revistë, dalin shkruajtës që nuk e humbin kurajon ta vazhdojnë këtë diskurs në dëm të interesave kombëtare shqiptare.
Eshtë një mrekulli që shqiptarët në Ballkan, anipse nën shtypjen e qeverive të shteteve pushtuese shoveniste, kanë arritur ta ruajnë indentitetin. Kanë ruajtur gjuhën, kulturën, traditat, flamurin dhe megjithë shpërnguljen e detyruar, duke qënë një popull vital, janë shtuar duke i mbuluar të gjitha këto rrjedhje humbëse në shtim të popullsisë.
Çlirimi i Kosovës me ndihmën e aleatit tonë të madh Amerikës dhe forcave të Natos, e më pas krijimi i shtetit të Kosovës, nuk ka pse merret sikur kauza gjithshqiptare humbi terrenin e bashkimit kombëtar siç po duan të na bindin disa artikujshkrues, përkundrazi, thjesht kjo është një hap përpara, një hallkë ndërmjetëse për të ardhur natyrshëm dhe bindshëm në Bashkimin Kombëtar Shqiptar.
Në këtë aspekt edhe vendosja e një flamuri të sajuar si simbol i shtetit të Kosovës nuk është gjë tjetër veç hallkë ndërmjetëse, deri sa të përgatiten kushtet që në tërë trojet shqiptare në Ballkan të ketë një shtet e të valëvitet një flamur, ai i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Atëherë, për të dalë tek  shkrimi i “Koha ditore” botuar në Prishtinë se “Pse nuk pati flamuj të Kosovës në Preshevë?”, do të mund të kundërpergjigjeshim po me pyetje. Kë po shqetëson në Prishtinë fakti se shqiptarët dolën jo me flamurin e Shqipërisë (sepse ai nuk i takon vetëm Shqipërisë, por gjithë shqiptarisë), por me flamurin e Gjergj Kastriotit.
Po me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si do të bëhet, do të ndahet edhe ky, cilin do të ketë për hero kombëtar sajesa me emrin kombi kosovar? Eshtë mirë që këta analistë të na e thonë hapur se kujt ia kanë vënë syrin si hero kombëtar për kombin e shpikur kosovar. Mos në vend të Skënderbeut do të venë Sulltan Muratin, sepse jo pak janë ata që shkojnë e bëjnë  homazhe në varrin e sulltanit të otomanëve.
Prandaj, që t’i japim udhë këtyre mendimeve fort të dëmshme në kauzë të shqiptarizmës, duhet shul shqip ta themi se as ka pasur, as ka, e as do të ketë ndonjë herë komb kosovar. Kosova në mos sot nesër nuk ka qasje tjetër veç t’i bashkohet trungut shqiptar, e jo veç  Kosova, por edhe trojet e tjera shqiptare. Llaskandrimi i ca analistëve në Prishtinë se po bëjnë komb kosovar është një përpjekje për t’u kthyer në kohën e vilajeteve sulltanore, çfarë nuk ka qasje të ndodhë në këtë botë moderne që jetojmë. Prandaj dhe shqiptarët e Preshevës, që kanë indentitet të fortë shqiptar dhe kanë hero kombëtar Skënderbeun, nuk kishin si të dilnin në protesta me një pecetë blu me ca yje, një sajesë,  që dikush po don ta shesë si flamur të kombit kosovar, një bërllog ky, një përpjekje qesharake sepse shtetet mundet të krijohen me vendime konferencash ndërkombëtare, por kombet i krijon historia.
Shqiptarët e Preshevës janë dhe e ndjejnë veten si çdo shqiptar tjetër në trojet shqiptare të Ballkanit ndaj dhe mbajnë në zemër idealet e shqiptarizmës dhe në  dorë flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenore të Gjergj Kastriotit.

Botuar në gazetën "Tirana Observer" nr. 2339, faqe 8, datë 27 janar 2013

21 January 2013

Të ekzekutuar nga diktatura në Shkodër 1944 - 1953








TË EKZEKUTUAR NGA DIKTATURA NË SHKODËR 1944 - 1953
Emri / Atesia / mbiemri / Vend e Vitlindja  /Ekzekutimi

SHERIF MURAT HAXHIMUHAJ 1902 /PODGORIC SHKODER 11/30/1944
LAZER VUKSAN VOCAJ 1920 LUME /SHKODER 12/1/1944
LEKE MARTIN MARTINI 1897 DAJC/ SHKODER 12/5/1944
LULASH MARTIN MARTINI 1902 DAJC/ SHKODER 12/5/1944
MARK KOL THANA 1913 DUKAGJIN/ SHKODER 12/10/1944
NDOC SIMON PACI 1911 SHKODER /SHKODER 12/10/1944
ZEF ENJELL KUKA 1923 SHKODER/ SHKODER 12/15/1944
SYLO GJETO ALIAJ 1896 MYSELIM /SHKODER 12/17/1944
KOL MARK TONAJ 1912 VUKSANAJ/ SHKODER 12/20/1944
SALI TAHIR HOTI 1912 BORIC /DIBER 12/20/1944
NDUE PRENG MARKU 1923 VIG /SHKODER 12/27/1944
EMANUEL LOPEZ BELENGUER 1899 SPANJE /SHKODER 12/31/1944
GJON GJEK MIRUKA 1920 RAHOVIC/ SHKODER 12/31/1944
MARTIN PREC QOSAJ 1915 KELMEND /M. MADHE 12/31/1944
GJON SOKOLL RRUKAJ 1873 KELMEND /M. MADHE 1/6/1945
KOL NDUE NIKA 1912 SHKODER/ LAC 1/10/1945
LUC GJON NIKAJ 1915 SHKODER /M. MADHE 1/10/1945
DODE MEHILL NDRETHI 1925 SHKODER/ LEZHE 1/15/1945
LAZER VAT GJONI 1900 XHAN/ SHKODER 1/15/1945
PJETER ZEF LUSHAJ 1919 BRAGJ /M. MADHE 1/15/1945
PREL SMAJL TURKAJ 1883 BROJE/ M. MADHE 1/15/1945
PRETASH KOK KOLA 1914 BRATOSH/ LEZHE 1/15/1945
ZEF NIK TURKAJ 1873 BROJE M. MADHE 1/16/1945
LULASH SHYTAN SHYTANI 1900 GIMAJ/SHKODER 1/17/1945
MARASH GJELOSH TERTHORJA1914 TROPOJE/ SHKODER 1/17/1945
KOL LEK DUCAJ 1918 SHKREL/ M. MADHE 1/23/1945
LUIGJ KOL SHOTAJ 1921 BRATASH/ M. MADHE 1/23/1945
MARK TOM MARKAJ 1903 BZHETI /M. MADHE 1/23/1945
GJON MARTIN LULATI 1893 IVANAJ /M. MADHE 1/24/1945
MIRASH PALOK KOKAJ 1900 IVANAJ/ M. MADHE 1/24/1945
PJETER KOL SOKOLAJ 1928 DEDAJ /M. MADHE 1/24/1945
ZEF NIK TURKAJ 1926 KELMEND /M. MADHE 1/25/1945
DED PRENG SHABANI 1895 SHKODER /LEZHE 1/26/1945
ELEZ RUSTEM HOTI 1900 SHKODER /SHKODER 1/26/1945
PALOK MARK PIKOLINA 1916 SHKODER/SHKODER 1/26/1945
SELIM RAM RAMA 1910 SHKODER /SHKODER 1/26/1945
SHABAN ELEZ MUHAJ 1894 TUZ /SHKODER 1/26/1945
GJELOSH GJOKE DEKAJ 1910 HOT /M.MADHE 1/27/1945
MURAT ISUF HAXHIMUHAJ 1860 PODGORIC/ SHKODER 1/30/1945
NDUE SOKOL SOKOLI 1914 GIMAJ/ SHKODER 1/30/1945
NIKOLL NDOC NOGA 1893 SHKODER /SHKODER 1/30/1945
VELI XHEP XHEPI 1895 TRUSH /SHKODER 1/30/1945
GJOK KOLE PELLUMBI 1918 SHKODER /M.MADHE 1/31/1945
LULASH CUK CURAJ 1888 JERAN/ M.MADHE 1/31/1945
MARE ALI VACAJ 1870 KUC /M.MADHE 1/31/1945
NIKOLLE ZEF ISUFAJ 1944 NIKC /M.MADHE 1/31/1945
UJK MARASH RREKAJ 1860 SHKODER/ M.MADHE 1/31/1945
LESH KOL HAKA 1900 GJINAJ/ SHKODER 2/1/1945
FILIP KOLE VUKA 1902 SHLLAK /SHKODER 2/2/1945
KOLE NURI SHELDIA 1900 KOLONJE /SHKODER 2/2/1945
NIKE MARASH BUNGAJ 1898 SELIQ /M.MADHE 2/2/1945
PASHUK HIL HAJDARI 1925 KOMAN/ PUKE 2/2/1945
PJETER DED SHKOZA 1885 SHKODER /SHKODER 2/2/1945
QAZIM RUSTEM BUSHATI 1903 SHKODER/ LEZHE 2/2/1945
SADIK MEN ZOGORA 1912 TRUSH/ SHKODER 2/2/1945
SEIT CAN CANI 1895 SHKODER /SHKODER 2/2/1945
TAIP HALIL HALILI 1903 BERDICE /SHKODER 2/2/1945
VELI SALE SALA 1868 BERDICE /SHKODER 2/2/1945 
NIKOLL TOMA                              /SHKODER 15 mars 1945   
 ZEF TELI                                    /SHKODER 15 mars 1945  
GJIN MARKU                              /SHKODER 15 mars 1945     
NIKOLL KECI                              /SHKODER 15 mars 1945  
KOL GJETA                                 / SHKODER 15 mars 1945  
 GJEK GJONI                               /SHKODER 15 mars 1945  
NIKOLL BACI                               /SHKODER 15 mars 1945  
 KOL MARASHI                            /SHKODER 15 mars 1945   
PALOK UCI                            HOT/ SHKODER 15 mars 1945   
PJETER GJOK HOTI 1905 HOT /M.MADHE 2/4/1945
NDOC KOL JAKOVA 1923 SHKODER /SHKODER 2/13/1946
MALIQ HYSEN BUSHATI 1893 SHKODER /SHKODER 2/14/1946
MARK PRENG ZEFI 1910 SRRIQE/ SHKODER 2/28/1946
DANIEL LLESH DAJANI 1903 SHKODER/ LEZHE 3/4/1946
GJELOSH LULASH GJELOSHI 1925 SHOSH/ SHKODER 3/4/1946
GJON LORO SHLLAKU 1907 SHKODER /SHKODER 3/4/1946
MARK NDOC CUNI 1922 BUSHAT/ SHKODER 3/4/1946
QERIM SADIK SADIKU 1919 VUTHAJ /SHKODER 3/4/1946
GJON LUK KACAJ 1898 KASTRAT/SHK ODER 3/15/1946
ZIJA MUSTAFA CUNGU 1927 SHKODER/SHKODER 3/24/1946
HAXHI AHMET KASTRATI 1910 BERDICE /SHKODER 5/19/1946 
DESTAN REXHEP BILALAJ 1904 KUKES/ SHKODER 6/13/1946
MARK GJON GJONI 1911 SHKODER /SHKODER 6/14/1946
NIKOLL PREK DEDAJ 1901 DEDAJ /SHKODER 6/25/1946
MARIE MARK SHLLAKU 1914 SHKODER/ KOSOVE 6/28/1946
VOKERR KOL MARASHI 1910 SHOSH/ SHKODER 6/30/1946
PJETER KOL KOLA 1910 KAJVALL/ SHKODER 6/30/1946
ALEKS KOCI LIPE 1895 PERMET/SHKODER 7/4/1946
KOL GJERGJ ABATI 1907 SHKODER /SHKODER 7/18/1946
LLESH MARASH VATA 1897 SHKODER /SHKODER 7/18/1946
MEHILL KOL MEHILLI 1900 SHKODER /TIRANA3 7/24/1946
DEDE MIRASH MIRASHI 1899 SHKODER /SHKODER 7/31/1946
MARK MIRASH MIRI 1881 SHKODER/LAÇ 8/6/1946
KOL MARASH MARASHI 1875 SHOSH /SHKODER 8/10/1946
MHILL PELLUMB KODERVELAJ 1918 GJURAJ /M.MADHE 8/10/1946
NDUE GJELOSH VATA 1917 SHKREL /LAC 8/10/1946
PAL ZEF NIKA 1910 BENE/SHKODER 8/20/1946
PREK FILIP GAZULI 1905 DAJC /LEZHE 8/20/1946
VUKSAN MARK MARKU 1908 SHKODER /SHKODER 8/21/1946
MARK DELI MARASHI 1890 SHKODER /LEZHE 8/22/1946
NDUE DELI MARASHI 1900 SHOSH //SHKODER 8/22/1946
NDUE FRAN RROKAJ 1913 KELMEND /M.MADHE 8/29/1946
NIKOLL MARK NIKOLLI 1908 PUKE/ SHKODER 8/29/1946
GJON NDREK LOSKA 1918 HAJMEL/ SHKODER 9/1/1946
GJON NDUE MARKU 1910 SHKODER /SHKODER 9/1/1946
ZEF VATE MARASHI 1899 OBLIKE /SHKODER 9/1/1946
IDRIZ KADRI DELAJ 1919 NIKÇ /M.MADHE 9/2/1946
BRAHIM SELIM CEKAJ 1885 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
ELEZ BAZ BAJRAKTARI 1919 KULLAJ/ SHKODER 9/9/1946
HALIL DAUT BUSHAJ 1888 KULLAJ SHKODER 9/9/1946
HYSEN VELI CELA 1915 DRAGLOC /SHKODER 9/9/1946
NAZ SALO SHKRELI 1905 BABER /SHKODER 9/9/1946
RESHIT BEQIR BUSHAJ 1914 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
REXHEP BAZ BAJRAKTARI 1934 SHKODER /SHKODER 9/9/1946
REXHEP IDRIZ BUSHAJ 1896 KULLA/SHKODER 9/9/1946
SADIK RUSHIT MLLOJA 1902 SHKODER /SHKODER 9/9/1946
SAIT DUL BUSHI 1878 KULLAJ/ SHKODER 9/9/1946
YMER ZENEL BAJRAKTARI 1896 KULLAJ /SHKODER 9/9/1946
HALIT MET HASAJ 1896 DRAGOC SHKODER 9/10/1946
IDRIZ IBRO CEKAJ 1907 BAKES SHKODER 9/10/1946
MARASH VAT VATA 1908 SHLLAK SHKODER 9/10/1946
NDUE VAT VATA 1912 SHLLAK /SHKODER 9/10/1946
ZOG SOKOL VATA 1888 NAUMAVRIQ/ SHKODER 9/10/1946
DUSH MYFTAR GILA 1923 ABAT/ SHKODER 9/17/1946
JUP MUHARREM KAZAZI 1905 SHKODER /SHKODER 9/17/1946
JAK PAL PALI 1875 VUKAJ /SHKODER 9/19/1946
LEK GJON GJONI 1895 VUKAJ SHKODER 9/19/1946
RASIM SULEJMAN GJYREZI 1888 SHKODER /SHKODER 9/19/1946
NDUE GJOK VOCRRI 1917 KLLOGJEN /SHKODER 9/23/1946
DED MEHILL KOLA 1893 DUKAGJIN /SHKODER 9/27/1946
DED PRENUSH PRENUSHI 1909 QERET /SHKODER 9/29/1946
GJON PREK DEKAJ 1910 HOT /M.MADHE 9/30/1946
KOL SIMON ZADRIMA 1897 SHKODER /SHKODER 9/30/1946
MYZAFERR MUSTAFA PIPA 1914 TURQI /DURRES ( Shkoder)9/30/1946
NUH BEQIR ORASHI 1878 SHKODER /SHKODER 9/30/1946
ZOG MAL MALA 1883 SHOSH /SHKODER 10/1/1946
KEL SHAN DEDA 1879 SHKODER/ TIRANA3 10/2/1946
TISH PASHUK HILA 1890 SHELDI /SHKODER 10/2/1946
AHMET  ZENEL BAJRAKTARI 1885 KULLAJ/ SHKODER 10/5/1946
RAMAZAN OSMAN DOCI 1919 GURRE /BURREL 10/8/1946
RIFAT SULEJMAN ALIBEGAJ 1909 ULQIN /SHKODER 10/8/1946
AVDYL BEQIT HARDOLLI 1910 KRAJE /SHKODER 10/10/1946
KOLE DEDE KOLA 1911 SHOSH/ SHKODER 10/10/1946
SADIK BAJRAM ULAJ 1919 SHKODER/ LAC 10/10/1946
GJELOSH LUSH GJELOSHI 1911 SHOSH/ SHKODER 10/11/1946
GJON VAT GJELOSHI 1914 DUKAGJIN/ SHKODER 10/11/1946
ZEF NIK SOKOLI 1909 NICAJ/ SHKODER 10/11/1946
NDUE GJETO GJETJA 1909 M.JUSHIT/ SHKODER 10/15/1946
SIMON GASPER DARAGJATI 1904 SHKODER /SHKODER 10/17/1946
MARK KOL UJKA 1903 SHKODER /LAC 10/22/1946
MARK STAK STAKA 1881 SHKODER/ LAC 10/22/1946
VOGEL KOLA 1905 PALAJ /SHKODER 10/27/1946
BERNARD LAZER LACA 1918 SHKODER/ DURRES 10/28/1946
GJOK DED BROQI 1876 BAJZE/ M.MADHE 11/9/1946
NDREC DOD DODANI 1916 MNELE /SHKODER 11/16/1946
MARASH VATE LUMAJ 1909 VERMOSH/M.MADHE 11/17/1946
ZEF MARASH MHILLI 1900 KIR/ SHKODER 11/20/1946
MARK FJOLLA 1918 DUKAGJIN /LAC 11/23/1946
JARK ALI MARKU 1920 VUKSANAJ /SHKODER 11/23/1946
ARBEN XHELO KOKA 1900 TEPELENE /SHKODER 11/24/1946
FET SADIK GOLI 1875 TROPOJE /SHKODER 11/29/1946
LLESH TOM RRUKAJ 1879 BROJ /M.MADHE 11/30/1946
NDREK GJON KODHELI 1909 SHKODER /SHKODER 11/30/1946
PJETER SHAN DEDA 1883 SHKODER /SHKODER 12/6/1946
GJERGJ VAT GJELOSHI 1915 SHKODER /SHKODER 12/7/1946
GJYSH MARK LUMCI 1903 PISTULL /SHKODER 12/14/1946
KOLEC PASHKO DEDA 1880 SHKODER /TIRANA1 12/21/1946
LEK LUL MARKU 1908 KASTRAT /SHKODER 12/31/1946
LEKE DIL MARKU(VULAJ) 1908 SHKODER /TIRANA1 12/31/1946
SAIT MUHARREM KAZAZI 1913 SHKODER /SHKODER 12/31/1946
TOM ZEF KOLA 1910 SHLLAK SHKODER 12/31/1946
FRAN MAL PLLUMBAJ 1917 VERMOSH SHKODER 01/02/1947
OSMAN HYSEN HYSENI 1878 BOKAJ /SHKODER 9/30/1946
GJOK DED BROQI 1876 BAJZE /M.MADHE 11/9/1946
NDREC DOD DODANI 1916 MNELE /SHKODER 11/16/1946
MARASH VATE LUMAJ 1909 VERMOSH/ M.MADHE 11/17/1946
ZEF MARASH MHILLI 1900 KIR /SHKODER 11/20/1946
MARK FJOLLA 1918 DUKAGJIN/ LAC 11/23/1946
JARK ALI MARKU 1920 VUKSANAJ/SHKODER 11/23/1946
SHEFQET DALIP TUKA 1920 PJECE /DIBER 11/23/1946
ARBEN XHELO KOKA 1900 TEPELENE /SHKODER 11/24/1946
FET SADIK GOLI 1875 TROPOJE /SHKODER 11/29/1946
LLESH TOM RRUKAJ 1879 BROJ /M.MADHE 11/30/1946
NDREK GJON KODHELI 1909 SHKODER /SHKODER 11/30/1946
MARIJE SHTJEFEN DEDA 1916 SHKODER /SHKODER 12/6/1946
PJETER SHAN DEDA 1883 SHKODER/ SHKODER 12/6/1946
GJERGJ VAT GJELOSHI 1915 SHKODER /SHKODER 12/7/1946
LUC PREK DELAJ 1912 BAJZE M.MADHE 12/10/1946
GJYSH MARK LUMCI 1903 PISTULL SHKODER 12/14/1946
KOLEC PASHKO DEDA 1880 SHKODER TIRANA1 12/21/1946
LEK LUL VULAJ 1908 KASTRIOT M.MADHE 12/31/1946
LEK SUL MARKU 1908 KASTRAT SHKODER 12/31/1946
LEKE DIL MARKU(VULAJ) 1908 SHKODER TIRANA1 12/31/1946
SAIT MUHARREM KAZAZI 1913 SHKODER SHKODER 12/31/1946
TOM ZEF KOLA 1910 SHLLAK SHKODER 12/31/1946
FRAN MAL PLLUMBAJ 1917 VERMOSH SHKODER 01/02/1947
MARK PJETER NDOJ 1930 VIGE /SHKODER 6/30/1952
SINAN HYSEN ALETI 1922 BERDIC/ SHKODER 7/10/1952
KOL MAÇI SMAJLAJ 1881 SHKODER /M.MADHE 8/12/1952
NDOC VATE KICAJ 1929 DUKAGJIN /SHKODER 8/20/1952
DED FRROK NDOJ 1933 KERTHPUL/ SHKODER 8/22/1952
PALOK GJOK HOTI 1921 BAJZE/ M.MADHE 8/28/1952
NDOC MARASH SHKRELI 1895 BUSHAT/ SHKODER 9/4/1952
ISUF MUSTAF CALA 1923 SHKODER/ SHKODER 9/10/1952
PJETER GJEKE HYSAJ 1915 VERMOSH/ M.MADHE 9/18/1952
SHUK ZEF NENSHATI 1906 SHKODER/SHKODER 10/11/1952
PRENDUSH GJERGJ MACOTAJ 1920 LAKE /M.MADHE 11/1/1952  
LULASH PJETER BRUSHTULLA 1910 SHKODER /M.MADHE 11/25/1952
NDUE GJON KASNECI 1923 KAMEZ /SHKODER 12/17/1952
BLLAGO BUDIMIR STANKOVIC 1925 PEJE /SHKODER 12/31/1952
CUN LLESH KALAJ 1900 MNELE/ SHKODER 1/13/1953
HAJDAR TAFE LUGU 1920 DOMEN/ SHKODER 2/25/1953
NDUE GJON VUKSANI 1930 TALE/ SHKODER 2/28/1953
NDUE LLESH SALI 1906 VUKAJ/ SHKODER 3/31/1953
FRAN GJOK GJELAJ 1921 VUKEL/ M.MADHE 4/8/1953
ZEF GJELOSH GJELOSHI 1922 SHKODER/ LAC 5/2/1953
SULEJMAN BAJRAM SPAHJA 1932 BERDEC/ SHKODER 6/10/1953
MHILL ZEF BEGACI 1907 SHALE /SHKODER 6/23/1953
ADEM HASAN BAKU 1934 SHKODER/ SHKODER 7/19/1953
KOL SOKOL SHULLANI 1908 RODOJE/ SHKODER 8/15/1953
CESK NDOC COBA 1922 SHKODER /SHKODER 10/18/1953
BAJRAM HAZIN RRAGAMI 1885 LLUGAJ/ SHKODER 10/24/1953
IBRAHIM CAF BURGAJ 1921 SHKODER /M.MADHE 11/15/1953

Veme re qe listat nuk jane te plota. Ne mars 1945 eshte gjetur ne arkiva nje leter ku nga Enver hoxha urdherohet pushkatimi i 9 malesoreve katolike qe ne kete liste nuk gjenden por ne i kemi shtuar, jane 9 te pushkatuarit e dates 15 mars 1945.

Po shtojme listen e njerezeve te vrare  në krahinë të Shkrelit sipas librit te Dom Nik Ukgjinit:
1. Gjok Kola (pushkatuar në ushtri )
2. Mirash Gjon Sokolaj (pushkatuar)
3. Pjeter Kole Sokolaj (pushkatuar)
4. Nikollë Prel Gjeka (pushkatuar)
5. Lukët Marashi (pushkatuar)
6 .Dan Coli (pushkatuar)
7. Prekë Leka (pushkatuar)
8. Pashko Leka (pushkatuar)
9. Rexhë Mehmeti (vdekur në burg)
10. Lesh Marashi ( varur në Shkoder, djegur shtëpia)
11. Fran Pjetri i nipi i Leshit (pushkatuar)
12. Vatë Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në Mamuras)
13. Ndue Gjelosh Marvukaj (pushkatuar në Mamuras)
14. Ndrek Pjetër Zef Çulaj (pushkatuar)
15. Mark Gjokë Leknikaj (vdekur në burg)
16. Pjetër Gjoka Milaj (101 burg)
17. Martin Frani Popaj (pushkatuar)
18. Nikollë Kola (pushkatuar
19. Kolë Tomë Deda (pushkatuar)

20. Preç Pjetër Vulaj (vdekur prej torturave)
21. Mark Tomë Gjeloshaj Makaj (pushkatuar)
22. Gjon Lekë Mirukaj Xhaj (vdes nga torturat në burg)


15 January 2013

RROTACIONI - humor nga Kol Shkodrani


 Photo: RROTACIONI

Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...

Po na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Tash ka dalë dhe Fryma e Re
Sa kanë lanë  presidencen
Mbas kuvendit bëjnë urti
Kinse për t’ na ngjallun shpresën.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
çka fiton
He kjoftë zezue?!

KOL SHKODRANI

15 janar 2012


RROTACIONI

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...


Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Do na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
Se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
Çka fiton
He kjofsh zezue

Rrotacion?!

KOL SHKODRANI


15 janar 2013