29 November 2012

27 November 2012

MUNGESA E MADHE E DED GJO LULIT- nga Kolec Traboini

Ded Gjo Luli me të birin Kolën

MUNGESA E MADHE E DED GJO LULIT

 Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për Shqipërinë”


Nga KOLEC TRABOINI

Shumçka në këtë 100 vjetor te Pavarësisë po vihet në vendin e merituar. Edhe shpata e përkrenarja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut erdhi nga Vjena që shqiptarët të shohin nga afër armët e burrit më të madh të këtij kombi; erdhi dhe Meshari i të madhit Dom Gjon Buzuku; tashmë Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina janë në vendin që e meritojnë.
Mirë kish qënë të ishte edhe Dom Nikoll Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi, sepse nuk mund të shkruhet historia pa këto burra. Por ndjehet mungesa e një tjetri që përbën lavdinë e kombit, flamurtarit të madh të 6 prillit 1911, bash e atij që Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për Shqipërinë”, është kryefjala për kreshnikun e Malësisë së Madhe, burrin e panjollë, Ded Gjo Luli që u shkri megjithë familje për shqiptari dhe  i mungon dukshëm këtij jubileu të madh të shqiptarëve të gjithë botës.
Kur ka qënë puna për luftë ai është ndodhur i pari, madje duke dhënë jetën e vet dhe bijve të vet, por tash në paqe e në festime legjitime nuk është. Nuk ndjehet kurrkund. Nuk e përmënd kurrkush në asnjë fjalim a shkrim a thua se ai ishte vetëm heroi ynë, pra i Hotit dhe Malësisë. Por Ded Gjo Luli ka luftuar për Shqipërinë e jo vetëm për Malësinë. Se kështu i tha Deda ministrit të Perandorisë Otomane kur u shfaq në  Podgoricë duke u mburrur se erdha me ju takue:  “S’na ka marrë malli me të pa,  por meqë erdhe dëgjo”,-   e Ded Gjo Luli theksoi : “Ato pika të Librit të Kuq i duam jo veç për vedi e Malësi, por për tanë Shqypni”.  Ky ishte Ded Gjo Luli!
Tash Shqipëria feston e Ded Gjo Lulin po e harron, aq sa u darovitën në Kuvend Popullor plot tituj e ndere. Disa prej të cilëve për katragjyshët e vet, por nga ata luftëtarët e Ded Gjo Lulit asnjë. E vajtueshme kjo pamje. E turpshme përpara historisë. Vërtetë ju dha titulli “Nderi i Kombit”  Malësisë së Madhe, por malësia pa bijtë e vet nuk është gjë tjetër veç një grusht male. Eshtë njeriu pa është mali e fusha, lumenjtë e deti.
Mbi dhjetë vjet më parë, në nje polemikë me titull "Trumani apo Ded Gjo Luli" me milionerin shqiptaro-amerikan Ekerem Bardha,  kam ngritur zërin si hotian më shumë sesa si gazetar, që në atë shesh që ndodhet në rrugën “Ded Gjo Luli”, të mos ngrihet busti i Trumanit siç propozonte Ekerem Bardha, që do ta financonte, por busti i Ded Gjo Lulit. Prej presioneve edhe të malësorëve shqiptarë të Detroitit, Ekerem Bardha u konsultua me Ismail Kadarenë, i cili e këshilloi të tërhiqej duke thënë se aty në rrugën “Ded Gjo Luli” do të ishte mirë të ngrihej monumenti i tij e jo një tjetri. Ekerem Bardha atëherë deklaroi se hiqte dorë nga projekti Truman e madje do të kontribonte me njëmijë dollarë për bustin e Ded Gjo Lulit që do të ngrihej në atë shesh përpara restorant “Piazza” të tij. Qysh atëherë kanë kaluar shumë kohë. Herë pas here e kam ngritur këtë problem jo vetëm në shtyp por në çdo rast që kam patur mundësi, i kam kërkuar angazhim edhe Fondacionit Ded Gjo Luli në New York, por në vesh të shurdhër gjithçka. Edhe sot e kësaj dite ky shesh këndor prapa Muzeut Kombëtar mbetet me karrige kafenesh. Bardha, që tashmë merret me vreshta e prodhimin e verës e ka shitur Piazza-n tek një pronar tjetër, por busti i Ded Gjo Lulit nuk po vihet aty ku i takon.
Po pse shqiptarët e Amerikës me origjinë prej Hotit e Malësisë së Madhe nuk po ndjehen kurrqysh për këtë punë të monumentit të Ded Gjo Lulit. Shoqata me emrin Ded Gjo Luli në New York bën organizime me shpenzime për turnamente sportive e nuk  po bën kurrnji veprim për të krijuar një fond për këtë monument. Edhe shoqata me të njëjtin emër në Tuz mund të angazhohej me këtë veprim atdhetar anipse Ded Gjo Luli e ka një shtatore në Tuz që sheh përballë malit të Deçiqit. Ndërsa shoqata Ded Gjo Luli në Shqipëri me çfarë kam konstatuar, pas vdekjes se kompozitorit Zef Leka që e mbante me veprimtari, tashmë është inaktive e thuajse nuk ekziston. Sot që Tirana është bërë një qytet i madh ku vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, në mes tyre dhe bijtë e Malësisë së Madhe do të ndjeheshim bash mirë që krahas Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës të vizitonin e të vendosnin një tufë lule në shtatoren e Ded Gjo Lulit. Por ky monument për fat të keq nuk është në kryeqytetin e shqiptarëve të tërë botës.
Këtij kryeqyteti  mjerisht i mungon kryekreshniku i Malësisë së Madhe e i kryengritjeve që sollën Pavarësinë që gëzojmë sot.

27 nëntor 2012

Botuar në gazetën "Koha javore" # 544, 29 nëntor 2012, Podgoricë,  Mali i Zi.

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit - nga Kolec Traboini
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  
 
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!  
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab... Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://bit.ly/copy_win

20 November 2012

AVNI RUSTEMI EDHE I VDEKUR I TMERRON TRADHTARET

Avni Rustemi 1895-1924
AVNI RUSTEMI EDHE I VDEKUR I TMERRON TRADHTARET

-Para se te jesh çam a diç tjeter o Shpetim Idrizi duhet te jesh shqiptar e jo zagar qe ju leh heronjeve.-

Loja cic-mic e partive politike te sotme eshte vec nje handrak, nje pisllek qe luft
on per kolltuqet e veta. Ky eshte opinioni im per politiken e politikanete dhe nuk influencohen nga askush vec ndergjegjes sime. Rrofte Bashkimi Kombetar! Dhe poshte ata qe duan te heqin bustin e Avni Rustemit dhe duan te na sajojne bufonada prej balte historike. Avni Rustemi ka vrare kryetradhtarin e Kombit Esat Toptani, figura me e erret e historise ndersa ideali i Avni Rustemit ishte Atdheu dhe keto nuk e di ai pordhamani politik Shpetim Idrizi, qe mesa duket po ben lojen e grekeve duke denigruar palcen e historise se kombit shqiptar. Para se te jesh çam a dic tjeter o Shpetim Idrizi duhet te jesh shqiptar e jo zagar qe ju leh heronjeve.
Ky mjeran ne vend qe te luftoje per Çamerine e ne Çameri vjen e qendron per bukuri ne parlamentin shqiptar si marionete e ben lojra politike dhe guxon te hedh idene te rrezoje nje hero kombetar qe ne te gjalle te Avni Rustemit. Ti heqi emrin sheshit te birit te Libohoves e te gjithe Shqiperise, ate qe Kosova e zgjodhi deputet por e vrau Ahmet bej Pisqolla!
O Shpetim Idrizi, o mize e vogel, trus b...e largou nga Avni Rustemi se ky hero i shqiptareve edhe i vdekur i tmerron tradhtaret. Sepse Ai ishte e mbetet Avni djali, biri me i dashur e me trim i Nenes Shqiperi!

12 November 2012

KAMBANA E ZOTIT PER MIKUN TONE KISH RA...



KAMBANA E ZOTIT PER MIKUN TONE KISH RA...

                                                                           Daniel Gazullit


 Nga Kolec Traboini

Gjithçka mund të shkruash për Danielin veç fjalën vdekje jo për besë. Nuk ka të bëjë vdekja me Danielin. Ishte teper vital në fjalën e tij ndaj nuk mund të mësohemi me idenë se ai nuk mund të shkruaj më. Ishim mësuar ti lexonim shkrimet e tij të cilat më së shumti kishin pathos atdhetar, ngulmonin në nxjerrjen në evidencë të traditave kombëtare por edhe në fushë të letërsisë.  Padyshim kur vinte fjala për Gazullorët pasioni i tij ishte i ndezur, sepse vinin që nga Gazulli i madh në kohën skenderbejane e deri tek të fundit vëllezrit martir Dom Gjon e Dom Nikoll Gazulli.
Daniel Gazulli ishte një njeri me vizion të gjërë, nga ata njerëz që tundohen tërë jetën për fatet e kombit ani pse nuk kanë ndonjë ofiq a kollutuk nëpër zyra qeveritare. Jo rrallë ka ndodh e vazhdon të ndodh që ata që nuk e kanë atdheun për kurrgjë, dalin me shitmendje në krye të kombit, ndërkohë ata që punojnë për komb e atdhe  pa zhurmë e bujë heshtohen.
Miku ynë Daniel ishte nga të heshturit, por që punonin përditë duke nxjerrë prej shpirtit fjalë e mendime të bukura.
Edhe natyra e tij ashtu ishte, e bukur. Buronte një urtësi tek ai, një dinjitet i meritueshëm për gazullorët me emër në histori.
Çfarë e bënte fjalën e Danielit aq të urtë, aq mirëdashëse, aq të thellë? A  thua veç prej ndikimit të gazullorëve të mëdhej të kombit. Nuk besoj se ishte vetëm kjo megjithëse kjo i jepte një dinjitet të lartë ardhë prej genit tepër vital. Por ndikonte edhe fakti se Danieli ka qënë mësues, një mësues i mirë, që përçonte tek nxënësit jo vetëm fjalën e bukur e të mënçur, pra dijen por e jeptë atë edhe nëpërmjet qëndrimit të tij, ndaj shumë e thërrisnin Profesor Danieli. Një emër plotësisht i meritueshëm anipse nuk ja dha ndonjë akademi apo institut, por atë ja dha vetë populli që di të dallojë e të vlerësojë.
Edhe atëherë kur shëndeti po e lodhte ai nuk reshti së shkruari.
Më ka ra shëndeti, më shkruante  në një letër, por megjithatë, ço e rrëzo, përpiqem me dhanë ndonjë kontribut.
Dha aq shumë me shkrime e letërsi të mirëfilltë duke përfshirë ato tregime të mrekullueshme për vendlindjen, poezitë, esét që mirëpriteshin nga lexuesit e shumtë e admiruesit e vet.
 Pat shkue me shpresë shërimi në Itali. E erdh një çast që u shkëput. Pastaj u dëgjua një zë të cilin nuk deshëm ta besonim. Teksa bisedoja me një mikun tonë të përbashkët i thamë njeri tjetrit se ka edhe keqkuptime e fjala hapet ndonjëherë edhe pa qënë e vertetë çka thuhet. Por doli se qe e vertetë. Gjëma kish ndodhur. Kambana  e Zotit për mikun tonë kish ra.  Ne ende nuk duam të bindemi. Duam të vazhdojnë të rrimë me mendimin se ka shkuar në Itali për tu kuruar e do të kthehet. E rrimë e lexojmë ato gjëra të bukura që ka shkruar. Në të vertetë jemi ne që shkojmë pak e nga pak tek ai. Kjo ështe jeta. Një kalim gjatë të cilit duhet të lëshosh sado pak dritë.
E miku ynë Daniel Gazulli e lëshoi dritën e tij.  

Kolec Traboini 12 nëntor  2012
Ky shkrim është botuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" New York # 2199 13-15 nëntor 2012
Botuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" New York # 2199 13-15 nëntor 2012

10 November 2012

Besimi në Flamur - nga Kolec Traboini



BESIMI NE FLAMUR

Nga KOLEC TRABOINI

 

Kjo politikë idiote me këta marroqë skandalozë që i drejtojnë nuk të japin kurrfarë shpresë se një ditë do të jetojmë të qetë në këtë vend që po e shkatërrojnë materialisht dhe shpirtërisht. U hiqni vizë kërrmave të vjetra. Nuk kanë më ç’të thonë. Janë shterpëzuar në ide. Kanë marrë fund. Le të shpresojmë tek brezi i ri, djemtë e vajzat e Flamurit, ndaj, i vini të gjithë flamurët e Gjergjit të madh në ballkon!


Aristidh Kola mbeti një Martir i Kombit shqiptar në vazhdën e Anastas Kulluriotit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit e plot të tjerë të vrarë nga shovinistët e jugut, ndaj arbërorin e madh e quaj shqiponjë flamuri se vërtet një shqiponjë ish. Ai e lartësoi kombin shqiptar në fushë të studimeve e dijeve duke sjellë krenari për historinë e shqiptarëve që nga kohët pellazgjike e deri në ditët tona. Çfarë është një titullar apo ministër para një gjigandi të tillë? Pse pra nuk po tunden ta nderojnë në këtë 100 vjetor Pavarësie, por mjaftohen me një emër rruge vendosur një shtegu të ngushtë fshati në Sauk që nuk e sheh kurrkush veç ca banorë që as nuk e dinë kush është Aristidh Kola. E si mund ta dinë kur përnatë na dalin në ekran ca zvarranikë, ca flliqana partish si vemje që vegjetojnë nëpër kolltukë me mendjen vetëm si e ku ta rrjepin këtë popull.
Si mund ta besoj unë ta zëmë Bamir Topin, këshilltarit të të cilit, kur ishte president i kam kërkuar disa herë të nderojnë Aristidh Kolën e do burra të mëdhenj kombëtarë si Nik Gjelosh Lulin, kryekomandantin e kryengritjes së Malësisë së Madhe më 1911 në këtë 100 vjetor. Nik Gjelosh Luli ishte ndër të  vetmit kryekomandant bashkë me Adem Jasharin që ranë në ballë të betejës duke ngritur peshë shqiptarët me trimërinë e tyre spartane. Por as këshilltari i vogël dhe as presidenti i madh,  nuk e luajtën qimen për të nderuar ata që treguan trimëri që përshkruhen si në legjenda. Bënë të kundërtën, dekoruan një ish-sekretar partie, një komunist fanatik me një rreth familjar që kanë terrorizuar popullin, apo një komunist tjetër që deklaroi në gazetën “Koha jonë” se kam punuar me pasion në krijimet për Enver Hoxhën e pas tre muajsh ish-Presidenti e dekretoi dhe sejmenët këshilltarë i vunë në gjoks pasionantit të Enver Hoxhës një dekoratë e titull të lartë "Mjeshtër i madh". Rrofsh moj Parti e Punës, e ngordhur je por si mbretëreshë mbretëron edhe nga varri. Nuk le segment të shtetit pa i futur  pinjollët e tu.
 Çfarë pret pra qytetari nga ky lloj politikani apo të tjerë që punojnë veç për të mbajtur sumën majë kolltukut. Asgjë nuk pret.Veç rrena e mashtrime. Shpresën e kemi tek të rinjtë. Ai brez që po kuqëlon me zemër të zjarrtë për bashkim kombëtar e shporrjen e vemjeve që vegjetojnë si krimba në trungun e shtet-pushtetit. Poshtë krimbat, pra! Rrofshin heronjtë që dinë t’i venë gjoksin dallgëve e fortunave, ashtu siç trimërisht bëri edhe i dituri e trimërori arbëror Aristidh Kolia! E mos prisni këto fjalë t’i botojë ndonjë gazetë, as t’i citojë ndonjë TV, sepse edhe pushteti i katërt është kapur, është qelbur, i ka rënë murtaja e zezë e korrupsionit. Janë bërë bij kumbullash që të gjithë politikmutbërsit, hapin universitete, gazeta, TV, revista idiote për vipa e rripa, dhe për karrierë, pushtet e para shesin edhe nënat e veta.
 Kjo politikë idiote me këta marroqë skandalozë që i drejtojnë nuk të japin kurrfarë shpresë se një ditë do të jetojmë të qetë në këtë vend që po e shkatërrojnë materialisht dhe shpirtërisht. U hiqni vizë kërrmave të vjetra. Nuk kanë më ç’të thonë. Janë shterpëzuar në ide. Kanë marrë fund. Le të shpresojmë tek brezi i ri, djemtë e vajzat e Flamurit, ndaj, i vini të gjithë flamurët e Gjergjit të madh në ballkon!

11 nëntor 2012

02 November 2012

Të falemi, o Gjergj! - nga Kolec Traboini




TE FALEMI, O GJERGJ!

Po qarkullon kahmos një vidio me titull "Kush ishte Skenderbeu" në të cilën ca laramane me origjinë përç-jeniçerësh mbështetur në kalamendjet e një historian konfuz e i qorollepsur prej zilisë historike, përpiqen ta de
gradojnë atë mal të madh me emrin Skenderbe, i cili nga studiuesit e vjetër francez, me veprën e vet frymëzuese konsiderohet si paraprinjësi i Rilindjes së ndritur Europiane. E ne nuk jemi një popuj barijsh, ndryshe si ndodhi që ndër emrat e mëdhej me zë në Europë janë edhe Marin Barleti, Marin Beçikemi, Viktor Karpaçi, vllëzrit Albanez të Vincenses, Papa Klementi i IX, Mihal Artioti (shënjtori Maksim i Rusisë) e të tjerë, të gjithë këta shqiptare. E si dolën këta krejt papritur prej një popull kaçakësh e barijsh?!
Nuk po i drejtohem atyre, as marrokut Oliver Shmid, se me mizat e brumbuj shmidiane apo jeniçeriane kush po flet, por kryeheroit të lavdishëm të shqiptarëve po i drejtohem:
...Te falemi, o Gjergj, o princi ynë i shekujve, na dhe një emër të madh me të cilin nderohemi ndër popujt e tjerë të Europës, emri e vepra jote na bën të mbajmë kokën lart e të ndjehemi krenar si shqiptar.

Kolec Traboini 2012