23 August 2012

ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN - nga Traboini


ZHGENJIMI I AMBASADORIT AMERIKAN
NjĂ« libĂ«r qĂ« hedh dritĂ« mbi kaosin  politik shqiptar

Libri  “ZhgĂ«njimi i Ambasadorit Amerikan”  i gazetarit Kolec  Traboini pĂ«rmban esè mbi zhvillimet bashkkohore nĂ« jetĂ«n politiko-shoqĂ«rore nĂ« ShqipĂ«ri dhe pĂ«rpiqet tĂ« hedhĂ« dritĂ« mbi kaosin politik shqiptar. Libri ndahet nĂ« katĂ«r kapituj me trajtesa sipas problematikave qĂ« rrok  kĂ«ndvĂ«shtrimi i autorit.
 Vendin kryesor e zĂ« shkrimi qĂ« i jep titullin librit e qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me pĂ«rpjekjet e mĂ«dha qĂ« ka bĂ«rĂ« kohĂ«t e fundit  Ambasadori Amerikan nĂ« TiranĂ« pĂ«r sjelljen nĂ« njĂ« hulli tĂ« kahjeve tĂ« ndryshme tĂ« politikĂ«s, tĂ« cilĂ«t parapĂ«lqejnĂ« mĂ« shumĂ« se mirĂ«kuptimin e debatin e qetĂ«, ndĂ«rtimin e marrĂ«dhĂ«nieve konfliktuale deri nĂ« mosfunksionimin e parlamentit shqiptar nĂ« atĂ« nivel qĂ« kĂ«rkon demokracia e vĂ«rtetĂ« e jo ajo fallso. NjĂ« aspekt i veçantĂ« i kĂ«saj pasqyre tĂ« trishtueshme u pa nĂ« zgjedhjen e presidentit ku nĂ« parlamentin shqiptar u luajt si nĂ« teatrin e kukullave. Mungesa e Ambasadorit Amerikan nĂ« momentin kur u zgjodh presidenti pĂ«rbĂ«n njĂ« rast tĂ« paprecedent e megjithatĂ« u kalua nga politika dhe mediat shqiptare si njĂ« çudi qĂ« zgjat tre ditĂ«. MirĂ«po rrĂ«njĂ«t janĂ« mĂ« tĂ« thella nga se shfaqen nĂ« dukje. NĂ« shkrimin nĂ« fjalĂ« qĂ« botohet shqip dhe anglisht analizohen tiparet e kĂ«saj politike qĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« kujton mexhliset e kohĂ«s sĂ« pashallarĂ«ve sesa tĂ« njĂ« vendi  nĂ« shekullin e 21 qĂ« pretendon tĂ« hyjĂ« nĂ« bashkimin e shteteve mĂ« tĂ« civilizuara tĂ« botĂ«s.
Libri pĂ«rbĂ«het edhe nga disa kapituj si “Histori me histeri nuk shkruhet” nĂ« tĂ« cilin mbartet shqetĂ«simi qytetar pĂ«r politika personale pozitat e pushtetit, herĂ«-herĂ« imponuese sa tĂ« krijojnĂ« pĂ«rshtypjen e reminishencave me tĂ« kaluarĂ«n e trishtĂ« ku gjithçka nĂ« jetĂ«n e njeriut imponohej nga lart me dhunĂ«. Trajtohen edhe probleme tĂ« figurave historike apo lajthitjeve tĂ« historianĂ«ve tĂ« cilĂ«t anipse jetojnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tjetĂ«r nuk dalin dot prej skemave konceptuale atavike tĂ« sĂ« djeshmes.
“Brainwashing- trushplarja” Ă«shtĂ« kapitulli tjetĂ«r me esè nĂ« tĂ« cilin trajtohen efektet e mbrapshta tĂ« politikĂ«s  dhe medias mbi njerĂ«zit,  tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ«n njĂ« presion thuaj tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« propogandave partiake, sikur çdo ditĂ« e vitit dhe çdo orĂ« e ditĂ«s tĂ« jetĂ« njĂ« fushatĂ« demagogjike zgjedhjesh, apo paradokset e moskuptimeve tĂ« krahĂ«ve tĂ« politikĂ«s, ku e djathta del me parulla majtise dhe e kundĂ«rta, sepse asnjĂ« krah i politikĂ«s nuk ka njĂ« program tĂ« qartĂ« dhe ky kaos politik krijon efektet e veta edhe nĂ« popull ku me shumĂ« se njerĂ«z qĂ« pĂ«rkrahin ide, shfaqen thjesht fansa liderĂ«sh partiakĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kapitull trajtohet, pos tĂ« tjerash edhe  problemi se çfarĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« mishĂ«ron parlamenti shqiptar qĂ« tĂ« kujton mĂ« sĂ« shumti “muhaxhirĂ«t” e Faik KonicĂ«s.
Kapitulli i katĂ«rt “RrĂ«njĂ«t tona janĂ« nĂ« ArbĂ«ri” pĂ«rmban shkrime qĂ« kanĂ« natyrĂ«n e kujtimeve, ku  pĂ«rkujtohet figura e arvanitasit mĂ« tĂ« madh tĂ« shekullit tĂ« kaluar, Aristidh Kola.  Krahas tĂ« tjerave ka edhe njĂ« pĂ«rshkrim mbi mitingun antikomunist tĂ« intelektualĂ«ve e krijuesve tĂ« kryeqytetit nĂ« fillimvitin e 1991 para stadiumit kombĂ«tar,  i organizuar nga vetĂ« autori i librit qĂ« atĂ«kohĂ« ishte kineast e punonte nĂ« Kinostudio,  si dhe shĂ«nimet e tij gjatĂ« 15 vjetĂ«ve jetĂ« nĂ« Boston me ngjarje e zhvillime nga jeta nĂ« komunitetin shqiptar nĂ« AmerikĂ«. 


11 August 2012

HAJNI LAJMESH NE PRISHTINE

HAJNI LAJMESH NE PRISHTINE

 



Nga  
KOLEC  TRABOINI


Gje e bukur qenka ta shohesh shkrimin tend te botuar ne gazeten "LAJM" ne Prishtine apo dhe ndonje gazete tjeter. Gezon njeriu ani pse nuk merr asnje cent. Gezon e thote, epo ne Prishtine do ta lexojne emrin tim, por vec ata, nuk e lexojne badihava sic shkruajme ne,  se gazeten do ta blejne prishtinasit.

Po kur shoh faqet e gazetes, si autor nuk me mbetet vec te ve duart ne koke. Pshtjellim i madh.Shkrimi im eshte pa autor, si me thane jam i padukshem, ndryshue titullin nga "Flaken ne rruge femijet e Komandant Telit" ne "Pullazxhiu i la pa kulm", mire kete,  po mbiemrin e komandant Telit nga Koxhaj ne Goxhaj pse ja ndrruan, se keshtu mbase ju duket se e kane shkrue vete...I dyti rast brenda dite me te njejtin shkrim e me nje te rene te lapsit marrin shkrimin e botojne dhe e heqin autorin sepse i bezdis. Se keshtu edhe lexuesit rreken e genjehen kinse shkrimin e kane shkrue gazetaret e gazetave te Prishtines.
Vij verdalle si atij njeriut qe e kane vjedhur kalin ne mes te dites e ne mes te pazarit e nuk di ku te ankohet. Kruaj koken e them me vete: A thue ne Kosove te gjithe jane hajna lajmesh?! Mos o Zot...Se mos vec ne Kosove?! Se mos vec lajmesh.... Po keto vec lajme jane, fjale. Ne fatin e poezive edhe lajmet... E ku peshon fjala nder ne. E merr era nga une e shkon direkt tek redaksite e Prishtines e ata i kullundrisin si simite. E thone, ta kemi rregulluar shkrimin mire e mire. Dhe emrin ta hoqem se pse e do...me mire anonim, popull, si ne revolucionin kulturor kinez qe i hoqen kopertinat e librave sepse u be edhe kolektivizimi i truve. 
Dhe, a thue edhe kete lajm qe po shkruaj tani do ta marrin e do ta botojne ne faqet e gazetes si ate per Florin Krasniqin e pullazeve te New Yorku, qe zbriti nga pullazet e drejt e deputet ne Prishtine. Po fundja le ta marrin. Sepse edhe te duan te mos e marrin nuk munden, se kush eshte mesue nuk rrin pushue thone ne Shkoder, e shkodranet i dine mire keto pune se thone hajni e kopili...Kur ma bejne mua qe jam gazetar qe 30 vjet, qe nga koha e kash e lashes, kush e di cfare behet me te tjeret.
Kjo gazeta "Lajm" e M. Bytycit ne Prishtine, si gjithe te tjerat,  ka shkrue ne faqe te pare edhe Copyright dhe All Rights Reserved. Sa ne mendime po me ve ky shenim. A dine ndopak anglisht ata te gazetes "Lajm" qe po mi ruaka shume mire shkrimet e mia, ma mire se vete...madje edhe prej meje. Mi ruaka dhe mi rruaka!
Perralla ne lesh e shendeti prej nesh, o koleget e mi gazetare ne Kosove! Thone korbi korbit s'ja nxjerr syte, po gazetari gazetarit ja nxirrka...

Gazeta"Lajm" Prishtine, M.Bytyci, Adresa: Rruga UÇK, Nr. 58, Prishtine, Tel: 038 221 567, Mobil: 044 215 791, Web: www.gazetalajm.info, Email:  mbytyqi@gazetalajm.info.

10 August 2012

UNAZA ME SHQIPONJĂ‹..-Vetvrasja e nunit tim Prenk Uci

UNAZA ME SHQIPONJĂ‹...

Vetvrasja e nunit tim Prenk Uci

shkruar nga KOLEC TRABOINI

Hot i Ri, është fare pranë qytetit të Shkodrës, në verilindje të saj e shtëpitë e para të fshatit nisin diku mbi Stomgolem. E ngritën hotjanët e ikur prej trojeve të veta në Hotit të vjetër në Mal të Zi. Sipas kësaj mënyre riemrimi, janë krijuar edhe Gruda e re e Shtoji i ri.
Në Hot të Ri kishim shtëpinë tonë, që kur u krijua fshati. Im Atë e ndërtoj për shkollë dhe e tillë sherbeu deri vonë. Ishte ndër godinat e para të fshatit, krejt pranë qytetit e falë kësaj afersie, ne jetonim sa në Shkodër aq edhe në Hot e Ri.
Në traditën e Malësisë së Madhe, Nuni, ai që e krezmon fëmijën në Kishë, njihet si të ishte bash prind për fëmijën, famullin. E sjell këtë detaj se mungesa e babës, më është kompensuar disi me dashurinë thuaj prindërore të Nunit tim Prenk Uci, i cili me të shoqen, Marien, nuk kishin femijë, prandaj dhe sytë i kishin tek unë e më rrethonin me përkujdesje e jo rallë, më merrnin të rrija me ditë të tëra në shtëpinë e tyre diku në qëndër të Hotit të Ri. Ishte një shtëpi e thjeshtë, me mure betoni e me një guzhinë të vogël e në vazhdim kish haurin e bagëtive, se hotjanët tokën e kishin të varfër e për më tepër nuk ishte ujë për vaditje deri vonë sa përkundruall u ngrit ferma e Shtojit, më e madhja e vreshtave në Ballkan.
NjĂ« natĂ« gushti tĂ« nxehtĂ«, Maria e Nuni mĂ« pyetĂ«n se, a doja unĂ« tĂ« flenim jashtĂ« nĂ« oborr. KurrĂ« nuk kisha fjetur jashtĂ« ndaj, duke e parĂ« ngurrimin tim, Mari mu afrua pa dĂ«gjuar Nuni e me tha me zĂ« tĂ« butĂ« e si me drojĂ« „ A mos ke frikĂ« me fjetĂ« jashtĂ«, mor bir?“. „Jo!“ dĂ«gjova tĂ« dilte njĂ« zĂ«. Ish zĂ«ri im, por pergjigej sedra, se frikĂ« edhe kisha. E kĂ«shtu atĂ« natĂ« tĂ« nxehtĂ« gushti, ku gjinkallat pĂ«lcisnin duke kĂ«nduar, vendosĂ«m tĂ« flinim nĂ« oborrin para shtĂ«pisĂ«. Maria mi vuri shtrojat pranĂ« vetes. Nuk mbaj mĂ«nd çka flisnim, veç di se, duke qĂ«nĂ« e para natĂ« e jetĂ«s sime qĂ« flija nĂ« natyrĂ«, nuk doja tĂ« mbuloja kokĂ«n e tĂ« dukesha frikaman nĂ« sy tĂ« Nunit e Maries, ndaj i mbaja sytĂ« drejt qiellit. Nisa tĂ« shoh çka ka ai qiell, qĂ« herĂ«-herĂ« zemĂ«rohej si i marrĂ« sokaku e gjuante me rrufe nĂ« majĂ« tĂ« pemĂ«ve. E ai qiell po mĂ« dukej, herĂ« blu i thellĂ« nĂ« viollcĂ« e herĂ« si i stĂ«rpikun me ar, si xhubletat e malsoreve xixa-xixa, kaq tĂ« panumurt ishin yjet, e pĂ«r tmerrin tim tĂ« vegjelisĂ«, ndonjĂ« prej tyre shkiste pjerrĂ«t sikur do tĂ« binte mbi shtĂ«pitĂ« e Hotit te Ri tĂ« pĂ«rgjumur e ti pĂ«rflakte, siç u pĂ«rflak njĂ« herĂ« e njĂ« kohĂ« shtĂ«pija e dy pleqve hotjanĂ«, Prenk Gjoni e Lare Lekja, krejt ngjit me shtĂ«pinĂ« tonĂ« e tĂ« Nikoll Lulashit qĂ« kishte njĂ« djalĂ« tĂ« arratisin e tĂ« humbun diku nĂ« Australi.
Kurrë nuk i kam parë aq gjatë yjet, e mund të them se, që atë natë gushti te shtepija e Nunit, kam rënë në dashuri të perjetëshme me yjet. A thënë disi poetikisht, nuk fjeta unë atë natë, fjetën yjet në sytë e mi.
Kohë e largët, fëmini e vështirë, por nuk e di se si e pse më duket të ishte aq e bukur, a ndoshta se fytyrat që më rrethonin, kishin aq shumë dritë e mirësi në shpirt, sa çdo dhimbje jetimi humbej e tretej si në Hotin e Ri, fshatin e fëminisë time të largët por edhe në rrugën Badra, ku nën lëkurë nisi të më çukiste adoloshenca...
Mbaj mënd se Katedralja e Shkodrës, atë vit që u krezmova, u mbush plot. Tanë banorët e qytetit e nga katundet, kishin ardhë në atë të diel fundpranvere krezmimi. Madje kishin ardhë edhe shkodranë myslimanë sepse u pelqenin të shihnin ritualin.
Është rasti të them se im Atë, në të gjallë, kishte shumë miq myslimanë, të cilët i kish vllezër e shkuar vllezërish, veçmas në Postrribë, ku sa herë shkonte më merrte me vete me biçikletë e madje flinim në shtëpitë e miqëve të tij. Veçmas për dasma por edhe për festën e Bajramit.
Kisha e mbushun plot, fëmijët përafërsisht 10-12 vjeçarë, vajza e djem veshur me të bardha si engjej, të cilët, si mbaronte ceremonia fetare, merrnin rrugën kryesore që niste nga Serreqi për Gjuhadol, për të dalë tek Dugajt e Reja, por edhe drejtimet e tjera qenë plot me kalimtarë që bënin diç më shumë se sehir, sepse galdoheshin bashkë me ne të sapo krezmuarit.
Aty mbaj mënd që ceremoninë e drejtonte Dom Ernestoja, që paraprakisht në sa e sa ditë me durim na kishte dhënë mësime katekizmi. Ai ishte nipi e krenaria e Dadës Katrinë. Edhe ajo aty ish, pranë lterit, pranë kolonave që kishte pikturuar, siç thoshte ajo, daja Kolë (Idromeno).
Ndjehesha krenar tek me shihnin shkodranĂ«t, me Nunin PrenkĂ« e mbaj mĂ«nd se dolĂ«m edhe nĂ« fotografi. Ka qĂ«nĂ« njĂ« prej ditĂ«ve mĂ« tĂ« gĂ«zuara e mĂ« tĂ« shĂ«nuara tĂ« fĂ«mijĂ«nise sime. Edhe fotografija ka qĂ«nĂ« ruajtur deri vonĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«, por si gjithçka tjetĂ«r edhe ajo, s’u gjĂ«nd mĂ«.
Është e natyrshme që ajo fotografi të ketë qënë deri vonë edhe tek shtepija e Nunit tim, por veç erdh një kohë kur jeta e tij u këput pa pritur. Por para se të dal tek ajo ditë e zezë, do të kujtoj se ndër herët e fundit që e kam takuar Nun Prenkën, ka qënë koha kur sapo isha kthyer nga ushtria dhe kisha nisur punën në Fabrikën e Fibrës, buzë Zallit të Kirit, që ndodhej edhe buzë asaj rruge kukalonin përditë hotjanët që shkonin e ktheheshin prej pazarit të Shkodrës.
Isha nisur pĂ«r punĂ« rreth orĂ«s njĂ« tĂ« drekĂ«s, sepse punoja turni i dytĂ«. Sa zbrita nga autobuzi, pashĂ« Nunin me biçiklet. Me pa dhe ai. U ndal, mĂ« shikoi drejt e nĂ« sy. Isha rrit. Por meqĂ« nĂ« adoloshencĂ«, prej njĂ« revolte tĂ« brĂ«ndĂ«shme qĂ« mĂ« vinte prej fatit tim cubel, e kisha lĂ«shuar veten pa i vu kurrfarĂ« caku, isha kthyer si zog i lirĂ« me fluturime pa kahje, ku tĂ« frynte era, a thĂ«nĂ« shkodrançe „kudo rasha mos u vrasha“.
Nuni kishte dëgjuar për do mbrapshti të mijat e kishte qënë i shqetësuar për fatin tim. Por vitet kishin kaluar bashkë me adoloshencën që vetgenjehet si zogu që brof prej folesë pa ju forcue krahët e pa i dalë mirë puplat. E për këtë Nun Prenka më shihte thellë, me një dëshirë të madhe të burrnohesha e të ecja në jetë.
- Po a je mirë - më tha në fjalë të parë.
- Mirë jam, Nun!- ja ktheva.
- Po krejt mirĂ« nuk ke kenĂ« do vite t’shkueme.
- Havaja ndrron, o Nun. Une tash kam mbarue ushtrinë.
- Po, çka ke ndërmend me ba tash mas ushtrisë?
Po-të e Nunit nuk kishin të mbaruar. Ishte një burrë trup madh, i pashëm, me mustaqe të zeza e të trasha. Fort i urtë e i shtruar, por edhe i fortë si kurrkush ai. Mbaja mënd një ngjarje që bëri bujë në Hot të Ri. Nuni atëherë, i ri në moshë, ishte duke kaluar sipër në rrugë, sepse aty afer e kishte shtëpinë. Një grua Hoti, tek kuvendonte poshtë peqinave, honeve të bregut të Kirit, lëshoi një za të lartë:
“Ku-ke-ja, djali i Mirajve u fut nĂ« pus!“. Kush ishte pranĂ« pusit u bĂ« kurioz e nisi njĂ« kuvendim i zjarrtĂ«. Si e pse kishte hyrĂ« nĂ« pus djali i Mirajve. Thonin se dikĂ« kish qĂ«lluar me gur e kur e pa tjetrin tĂ« pĂ«rgjakur nuk e desh veten. Thonin se ishte i dobĂ«t nga sistemi nervor e nuk duronte emocione tĂ« medha. Dy halle kishin gratĂ« e Hotit tĂ« mbledhur me vlakat prej lastiku e litarĂ« nĂ« duar, se i riu ishte nĂ« rrezik jete, mund tĂ« shkiste nĂ«pĂ«r gurĂ«t e pusit e tĂ« binte nĂ« fund... E nĂ« vdes ky njeri, kush do tĂ« pinte ujĂ« prej kĂ«tij pusi. Hot i Ri nuk kishte asnjĂ« burim tjetĂ«r uji tĂ« pishĂ«m.
Prenk Uci, i vështroi gratë e tmerruara, ju afrua pusit e, si hodhi një sy thellësisë së errët e të ftohtë, u tha:
- Rrini urtë, se tash po ja gjejmë anën kësaj pune.
Hoqi xhaketën, këpucët, vuri mbi to orën e xhepit, madje edhe një unazë të rëndë ari me shqiponjë, që nuk e hiqte kurrë nga gishti e nuk ishte trandur ndonjëherë ta shiste prej varfërisë.
Nisi të zbriste në pus nën tmerrin e grave që mbeten topitura. Gratë kishin të drejtë të ishin të friksueme, se pusi ishte fort i thellë, në pik të verës shkonte në thellësinë më të madhe.
Pak e nga pak, duke u mbështetur në gurët e murit rrethues të pusit, Prenk Uci zbriti deri atje ku qe kapur e rrinte i tmerruar i riu
Qe kish hyrë por nuk kish më forcë të dilte sepse e kish pushtuar frika e paniku...
-Ma jep dorĂ«n - i tha Prenk Uci, sapo e arriti. Djali i Mirajve i frikĂ«suar i dha dorĂ«n shpĂ«timtarit tĂ« vet. Pak e nga pak u ngjitĂ«n e sĂ« bashku e dolĂ«n nĂ« krye. NjerĂ«zve nĂ« fillim ju duk se u vonuan shumĂ« e nisĂ«n tĂ« flasin pĂ«rzishĂ«m. Por kur u lĂ«shua njĂ« zĂ« nga poshtĂ«, sikur u gjallĂ«ruan. Kur qe, Prenk Uci nxorri kokĂ«n e mĂ« pas trupin nĂ« grykĂ«n e pusit, u kap pas gurĂ«ve qĂ« litarĂ«t i kishin vrague thellĂ«, i dha vetes e me djalin qĂ« e mbante fort pĂ«r dore u gjĂ«nden tĂ« dy nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« mes tĂ« grave e burrave tĂ« Hotit tĂ« Ri qĂ« ishim mbledh sepse fjala mori dhènĂ«. Mori xhaketen e vet e tek ja hidhte djalit nĂ« krahĂ«, me zĂ« atĂ«ror i tha: “Mos u lsho mâ nĂ« pus se kush dreqin zbret prap. Veç unĂ« e ti jemi guximtar pusesh nĂ« Hot e kurrkush tjetĂ«r. Asht bojagi i thellĂ«.
“ I rrahi krahĂ«t, e pa thellĂ« nĂ« sy e kur vuri re se i riu e kish marrĂ« veten disi, u tha ta çonin nĂ« shtĂ«pi, ti jepnin pĂ«r tĂ« ngrenĂ«, ta vinin pĂ«r gjumĂ«. E kurrnji fjalĂ« tĂ« mos ja thoshte djalit kurrkush. As njĂ« qortim e as tĂ« mos ja pĂ«rmend ma njeri kĂ«tĂ« punĂ«.
Ky ishte Prenk Uci, Nuni im, ai burrë tashmë i moshuar, por prap i fortë si ujk.
- Të pyta çka ke me ba tash e mrapa, se e kalumja ka shku e ka rru perja.- më tha Nuni, ndërsa unë vazhdoja të përftyroja atë skenë pusi, që kurrë nuk më hiqet nga kujtesa, se ishte një rast që e mbante në gojë tërë Hoti i Ri.E unë me atë Nun krenohesha.
- Jam duke punue pĂ«rditĂ« kĂ«tu, nĂ« fabrikĂ« fjala bie, se unĂ« punoj jashtĂ«, nĂ« fushĂ« tĂ« hapun, nĂ«n ernat e murlanin Zallit tĂ« Kirit. Po kjo s’asht gja. Do tĂ« filloj prap shkollĂ«n- i thashe, - Ma nderprenĂ« pedagogjiken e mĂ« dĂ«rguan ushtar nĂ« TropojĂ«, por edhe pse jam vonĂ«, do tĂ« perpiqĂ«m me fitue ate qĂ« kam humbĂ«.
- Çka don me u ba ti? Mësues?
- Jo mësues po gazetar.
- A mundesh?- më pyeti me dyshim.
Tunda kokën me shënjë pohimi.
Në fillim nuk foli, i la kohë mendimit e pastaj më tha:
- Ishalla ta hap zoti rrugën.Zemra ma do, që të mos thyhesh si unë.
Kaq të gjitha. I dhamë dorën njeri-tjetrit. Ja mbajta atë dorë gjatë, pashë unazën me shqiponjë, e thashë se Nuni im e donte shumë Atdheun, Shqipërinë edhe pse...Eh, pse... Jo se shqiponja (se ashtu më dukej Nuni) ishte plakur, por se kish një plagë për të cilën kurrë nuk fliste e kurrë nuk ju mbyll...
Duke u pa në sy, qëndruam paksa. Ndoshta janë pak sekonda, por që herë-herë të duket se kanë shtrirje të pafundme. Ai donte të dinte, a të mësonte prej thellësisë së shikimit se sa i vendosur isha unë për ta ndertuar jetën. Ndërsa unë, e shihja thellë sepse vija re se ishte disi i lodhur. Nuk ish më njeriu i fortë i pusit. Vija re se Nunit tim më shumë i fliste heshtja se fjala. Sepse fjalët i kishte të kursyera, por mendimet i zienin përbrënda. E shihja thellë sepse tashmë e kisha mësuar se Nuni im para se të më krezmonte, kish qënë 5 vjet në burg politik. Po kjo nuk qe më e keqja, se burgu për burrat është, flitej asokohe një shprehje në Hot të Ri.
Po Nuni im kishte veç burgut edhe njĂ« brengĂ«. NjĂ« brengĂ« tĂ« madhe sa njĂ« mal, qĂ« e mbante nĂ« shpirt si gur Sizifi. Se ishin dy vellĂ«zĂ«r. Nuni im mĂ« i madh, vĂ«llai i vet Palok Uci ma i vogĂ«l. E nĂ« fundin e luftĂ«s sĂ« dytĂ« botĂ«rore, Palok Uci nuk i kishte mbushur ende njĂ«zet. U njoh diku nĂ« njĂ« kuvend nĂ« MalĂ«si me Prenk Calin, kreshnikun e Vermoshit me trup e trimni, i cili e mori pas vetes si shoqĂ«rues, se Palok Uci ishte i ri e trim. E kur Prenk Cali u dorĂ«zua me kushtin qĂ« t’ja falnin jetĂ«n djemve tĂ« rij qĂ« kishte me vete, komunistĂ«t premtuan, por si tĂ« paburrni qĂ« ishin, pĂ«r turpin e tyre, e kafshuan fjalen me pĂ«rgjakje, e vranĂ« Prenk Calin edhe ata djemtĂ« i vranĂ«. E nder ta ishte dhe Palok Uci.
Nuni ishte i fuqishëm si një div, veç brenda në shpirt gjysëm njeriu kish mbetur. Gjysma vetes i qe vrarë bashkë me vllanë.
U sëmur një ditë Nuni. Çudi të vjen të thuash se u sëmur ai farë burri që të dukej si gur a si lis. Por si të gjithë njerëzit dhe ai, erdhi një ditë që e ndjeu veten të ligshtuem. Maria e urtë që tek Prenka kish edhe sytë edhe shpirtin, e dërgoi në Spitalin Civil të Shkodrës. Atje veç sëmundjes që i brente trupin, që fundja i gjëndej ilaçi, Nunit tim, nisi ti rishfaqej imazhi i vëllait të përgjakur. Nisi të mendonte se fatalisht edhe ajo gjysëm që kish mbetur në gjoksin e tij, do të pushkatohej mizorisht prej komunistëve, që ishin aq në tërbim, sa kishin nisur të hanin kokat e njeri-tjetrit. Nuk mund të rronin hienat pa gjak, nuk mund të rronin pa kufoma.
I tmerruar Nuni nisi të shihte përqark me dyshim, në çdo skaj i shfaqeshin spiunë e sigurims, se vertetë aq të shumtë ishin. Herë- herë e kishin provokuar, por ai ish i matur, nuk e lëshonte fjalën jasht urtisë. Një pinjoll i derës hotjane që ka njoh historia me bëma të pashoqe, por edhe për besë e urti. Por këtu armiku nuk shfaqej përballë, këtu armiku, spiuni, shpifsi, hjeksi, i ligu, bishtadreqi, ishin të fshehtë. Të shfaqej si mik, të vinte në shtëpi, të pinte një gotë raki mani, e, fjalë pas fjalë, të betohej e të përbetohej e të fuste thikën pas shpine. Burrnija, nderi, e drejta në atë sistem kishin vdekur.
Një ditë, eh, një ditë,.... të mvrejtur e të pikëlluar shkodrane, nga dritaret e spitalit të Shkodrës, Nuni im Prenk Uci po shihte qiellin, i cili nuk i shfaqte kurrfarë shprese se tmerret njerëzore do të kishin të sosur.
Sërisht ju shfaq imazhi i vëllait të ekzekutuar, e si atëherë, kur pati guximin të hynte në pus, tashmë i ndjehej i lehtë fluturimi dhe, me atë unazën me shqiponjë në dorë, u hodh pertej dritaveve të mëdha të spitalit, fluturoi si shqiponjë në qiellin e pjerrët e të metaltë të Shkodrës, për të renë pik i vdekur, si të rrëzohej një shkemb prej shpateve të malit të Hotit...
E unë në fëmini mendoja se vdekje nuk kish guxim ta prekte atë burrë.
Vetvrasjen e Nunit tim Prenk Uci, gjithmonë e kam përftyruar si ekzekutim prej diktaturës të gjysmës tjetër, që kish mbetur brenda tij pas pushkatimit të vëllait 20 vjeçar, e për më tej, sipas ritit katolik, atij kanunor e njerëzor, si vdekja tragjike e gjysëm-Atit tim.

Nga libri "BUKURI SHKODRANE" esè 2007

© Copyright Traboini 2010

Libra nga autori Traboinit gjenden në shitje në Librarinë "Agolli" pas Bankës së Shtetit në qendër të Tiranës si dhe në librari të tjera në kryeqytet: Albania, Friend's Bookhouse, Skala.

05 August 2012

Komandant Teli dhe Flamuri në Haraçinë - nga Traboini



 
NJE AMANET QE S'E TRET DHEU

11 vjet mĂ« parĂ«, me 7 gusht 2001 ra me tradhti prej segmenteve tĂ« Shtabit tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« bashkpunim me policinĂ« sllavo-maqedone , nĂ« njĂ« shtĂ«pi tĂ« Gazi BabĂ«s kryetrimi i luftĂ«s sĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« IliriadĂ« Komandant Teli -Lefter Koxhaj, bashkĂ« me luftĂ«tarĂ«t e njĂ«sitit tĂ« tij “Teli-69”, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Roçi, Arben Bajrami e Abaz Beqiri. Edhe sot e kĂ«saj dite kjo tradhti ka mbetur enigmĂ« por veç njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e deklaruar qĂ« tradhtia ka ardhur nga segmentet e Shtabit tĂ« cilĂ«t i sakrifikuan e tradhtuan djemt e masakruar nga frika se u dĂ«shtonin bisedimet qĂ« atĂ« kohĂ« zhvilloheshin nĂ« OhĂ«r, çfarĂ« pĂ«rfundoi me vrasjen e djemve natĂ«n nĂ« gjumĂ« pasi i kishin helmuar dhe firmosjen e  Marrveshjes sĂ« Ohrit, cila mĂ« shumĂ« se paqen gjysmake na kujton TradhtinĂ« e Madhe.
Komandant heroik Teli, ka mbetur i gjallë në mendjen e zemrën e shqiptarëve
atdhetarë që mendojnë e punojnë për Bashkimin Kombëtar. Lavdi të përjetshme djemve që luftuan për ideale të mëdha kombëtare. Ideali i tyre le të vlojë në zemrat e të gjithë brezave të sotëm e të së ardhmes. Atdheu është kudo ku flitet shqip, kudo u është derdhur gjak shqiptar, e kudo ku pushojnë eshtrat e të parëve tanë.
Ky është amanet që s'e tret dheu...
Këtu keni një episod të luftës së Komandant Telit në Haraçinë pjesë e një libri që po shkruhet.

K. Traboini, 6 gusht 2012




KOMANDANT TELI DHE FLAMURI NE HARAÇINE
 
Ngjarje e jetuar 
Nga KOLEC TRABOINI

NjĂ« Flamur dhe njĂ« Hero. Koha i solli tĂ« dy nĂ« HaraçinĂ« nĂ« njĂ« nga betejat mĂ« tĂ« lavdishme tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare KombĂ«tare. Beteja e HaraçinĂ«s i bashkoi edhe heroin edhe flamurin nĂ« njĂ« simbolikĂ« me dimensione kombĂ«tare. Flamuri kishte njĂ« histori tĂ« gjatĂ« nĂ«pĂ«r kryeqytetet e EuropĂ«s. Heroi asokohe ishte ende fĂ«mijĂ«, ndoshta jo mĂ« shumĂ« se dhjetĂ«vjeçar diku nĂ« fshatrat e Skraparit kur flamuri shqiptar me shqiponjĂ«n e zezĂ« dykrenare kish nisur tĂ« valĂ«vitej nĂ« demostratat e shqiptarĂ«ve nĂ«n thirrjet “Kosova RepublikĂ«”.
Në vitet `90 ndodhën shumë ngjarje që do të shkruhen në histori. Me ardhjen e lirisë në Kosovë, Flamurit i kishte ardhur koha të qëndronte në familjen Abazi në Haraçinë. Ishte Flamuri i familjes, i krenarisë së saj si një vatër me tradita shqiptare.
Pranvera e vitit 2001 erdhi me luftëra në trevat shqiptare në Maqedoni. Jo vetëm njerëzit por edhe flamuri si simbol i indentitetit kombëtar u përfshi në këtë luftë.
* * *
Në fillim në Haraçinë u shfaq Teli me njësitin e tij special për të vëzhguar e pastruar terrenin. Më pas erdhën trupa të tjerë të UÇK-së dhe Haraçina u shpall zonë e lirë.
Armiqtë u përpoqën disa herë ta merrnin Haraçinën duke përdorur tërë arsenalin e ushtrisë. U përdorën armët më moderne. Tanket dhe avionet u vërsulën si të çmendur mbi atë Haraçinë që për nga shkalla e rezistencës po krijonte një legjendë. Ministri i brendshëm, Lube Boshkovski kishte deklaruar se duhej t`i bënin gati një kafe që ta pinte triumfator kur të mbërrinte në Haraçinë. Por ky ministër kriminel nuk e piu dot kafenë në Haraçinë. Në vend të kafesë e pritën me plumba. Aq e madhe ishte rezistenca e luftëtarëve sa nuk bënin punë as tanket e avionet.
NĂ« njĂ« nga ditĂ«t e luftimeve mĂ« tĂ« ashpra, Komandant Telit iu plagos luftĂ«tari mĂ« trim nĂ« njĂ«sit, Arben Bajrami. Sulmet e armiqve ishin tĂ« furishme dhe rrezikohej tĂ« çahej mbrojtja. PĂ«r tĂ« shpĂ«tuar situatĂ«n Komandant Hoxha i dha urdhĂ«r Telit qĂ« bashkĂ« me njĂ«sitin e tij tĂ« bĂ«nte njĂ« tĂ«rheqje taktike pĂ«r tĂ« ruajtur forcat, por ai nuk u tĂ«rhoq. PĂ«rgjigja e tij qe: - “VetĂ«m mĂ« sillni armatim se po mbaron. Nuk i lĂ« armiqtĂ« tĂ« kalojnĂ« veç mbi trupin tim”. Dhe armatimi erdhi. Madje erdhĂ«n edhe disa forca tĂ« reja tĂ« freskĂ«ta nga njĂ«siti SkĂ«nderbeu. Veç ta shihje atĂ«herĂ« komandant Telin. I ngulur aty nĂ« llogore ai luftonte si njĂ« luan. ShokĂ«t e tij e shihnin dhe nuk u besonin syve. Tek shihnin Telin qĂ« luftonte atyre ju mbushej shpirti me besim. Atje ku ishte komandanti kishte vetĂ«m fitore. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« frontin pĂ«rballĂ« duke e parĂ« se nuk po pĂ«rparonin asnjĂ« pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ« nĂ« HaraçinĂ« kishte nisur paniku. TĂ« vrarĂ«t ishin tĂ« panumĂ«rt. Por as qĂ« mund t`i tĂ«rhiqnin trupat e tĂ« vrarĂ«ve sepse zjarri qĂ« lĂ«shonte Teli dhe njĂ«siti i tij ishte i tmerrshĂ«m. Dhe erdhi njĂ« çast kur trupat sulmuese qĂ« kishin ardhur me aq pompozitet, sapo u pĂ«rhap fjala se pĂ«rballĂ« nĂ« front kishin Komandant Telin, i thĂ«rritĂ«n me zĂ« tĂ« lartĂ« njĂ«ri-tjetrit “"Begaj begaj ide Zhica (Ikni, ikni se po vjen Teli").
Gjatë ditëve të luftimeve kishte dhe situatë armëpushimi për tërheqjen e të vrarëve. Por ishin të shumta edhe situatat e tensionuara kur predhat binin kamos si shi i metaltë. Kaq i furishëm ishte sulmi i forcave qeveritare sa dikush hapi fjalë paniku sikur luftëtarët e derrmuar kishin ngritur flamurin e bardhë për dorëzim. Komandant Teli atëherë doli përballë ushtarëve të vet e u tha "Jo, nuk jemi dorëzue e as dorëzohemi për të gjallë".
Komandant Teli kishte parë në shtabin e improvizuar në një shtëpi një flamur, pikërisht flamurin e familjes Abazi që kishte kaluar nëpër tërë Europën dhe në Luftën e Kosovës.
“Ky Ă«shtĂ« territor i lirĂ«. KĂ«tu do tĂ« valĂ«vitet flamuri ynĂ« kombĂ«tar.”- tha komandant Teli. Dhe urdhĂ«roi komandantin e policise ushtarake tĂ« brigades 114 Jahi VishticĂ«n, tĂ« ngrinte Flamurin e kuq me shqiponjĂ« dykrenore. DolĂ«n Jahi Vishtica, Xhezmi Nebiu dhe Baki Abazi dhe e vendosen flamurin. GjatĂ« gjithĂ« ditĂ«ve tĂ« betejave ai flamur qĂ«ndroi nĂ« ballĂ« tĂ« HaraçinĂ«s.
Armiqtë që ishin vendosur përballë e kishin halë në sy atë flamur dhe meqë nuk arrinin të çanin frontin e mbrojtjes së luftëtarëve të UÇK-së, menduan të përdornin ndonjë mënyrë djallëzore për t`ua ulur frymën luftarake. Nisën disa forca speciale me qëllim që ta rrëmbenin flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, pastaj atë rrëmbim ta trumbetonin si një fitore, sikur shqiptarët ishin tërhequr në panik dhe kishin lënë jo vetëm të vrarë, por kishin braktisur edhe flamurin kombëtar.
Ne realizim tĂ« planit djallezor filluan tĂ« qĂ«llonin me breshĂ«ri nĂ« distancĂ« mbi flamurin. QĂ«lluan aq shumĂ« e pandĂ«rprerje dhe prisnin qĂ« me t`u rrĂ«zuar flamuri nga shtylla, tĂ« lĂ«shonin forcat speciale pĂ«r ta rrĂ«mbyer. NjĂ« ushtar e njoftoi Komandant Telin se ç’ po ndodhte nĂ« hyrje tĂ« HaraçinĂ«s: - “ArmiqtĂ« po duan tĂ« na rrĂ«mbejnĂ« flamurin.”
Djemt ushtarë të UÇK-së u përpoqen disa herë por ishte e pamundur të afroheshe pranë shtyllës ku qe vendosur flamuri për shkak të breshërisë së plumbave të forcave qeveritare.
Por erdhi një çast që flamuri u shkëput dhe ra. Nderkohë Komandant Teli erdhi me një frymë në vendin ku po luftohej për një flamur. Pa edhe disa forca speciale në frontin përballë që nisën të përparonin drejt vendit ku kishte rënë flamuri. Atëherë ju tha luftëtarëve të vet ta mbështesnin. Filloi një zjarr në të dy krahët. Nuk kish më kohë të mendohej se çfarë duhej bërë. Nuk e pa të udhës të urdhëronte ndonjë nga djemtë të shkonte të merrte flamurin në mes të breshërive të vdekjes.
I pa shokët në sy. Kish një dashuri aq të madhe të Komandantit për ushtarët e vet. Jo ai nuk mund të sakrifikonte asnjërin prej tyre. Shpëtimi, ushtari i tij trim që kish luftuar në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës ishte vetëm 21 vjeç, të tjerët po ashtu.
Si e vrojtoi terrenin me kujdes krejt papritur, me një shpejtësi e shkathtësi që vetëm ai mund ta bënte, Komandant Teli iu afrua shtyllës ku kish rënë flamuri. Shokët e njësitit nuk e reshtën zjarrin për të mos i lënë armiqtë të qëllonin mbi komandantin. Në këtë terren luftimi vdekja ishte e sigurt, por Komandant Teli nuk e kishte frikë vdekjen.
Përmes plumbave që vërshëllenin, me flamur mbështjellë pas gjoksit ai erdhi tek bashkluftëtarët. Kishte djem luftëtarë që ju mbushën sytë me lotë. E përqafonin komandantin e tyre dhe mendonin se ish njeri me flatra. Njeri që nuk e zë as plumbi pushkës dhe as predha e topit.
Forcat qeveritare përballë, kur e panë se flamuri tanimë ishte në duart e luftëtarëve të UÇK-së, reshtën së qëlluari. Ishte krejt i kotë harxhimi i municioneve.
Përpjekje për t`u marrë simbolin shqiptarëve kishte dështuar.
Tek e përqafonin komandantin e tyre ushtarëte njësitit vunë re se flamuri kishte marrë disa plumba. Armiqtë kishin dashur të vrisnin edhe Flamurin, por nuk mundën. As Haraçinën nuk e morën dot, as kafenë nuk arriti ta pinte në këtë vend ministri i brëndshem i shtetit.
Në Haraçinë valonte flamuri i lirisë, flamuri i shqiptarëve, simboi i shpirtit të tyre të pamposhtur.
Për të mos dalë të turpëruar në përpjekjen e tyre të dështuar armiqtë hapën fjalë me lajmin e rrejshëm se vetë shqiptarët e kishin ulur flamurin në Haraçinë dhe në vend të tij kishin vënë një flamur të bardhë kapitullimi. Mirëpo askush, madje as të huajt, nuk besonin që kjo të kish ndodhur. Tani që forcat luftarake shqiptare nga Haraçina e kishin fare afër Shkupin, u mor si një kërcënim serioz. Madje që andej komandanda e UÇK-së deklaroi se nëse nuk do të tërhiqeshin forcat qeveritare nga sulmet në Likovë e Mateç, do të bombardonin edhe aeroportin ku kishin zënë vend avionet luftarakë qeveritarë.
Nuk shkoi shumë dhe vëzhguesit e huaj vunë re se avionet luftarake qeveritare u ngritën e morën rrugën për në aeroportin e Ohrit, larg zonës së luftimeve. Por edhe trupat qeveritare u tërhoqen nga sulmet në zonen Likovë e Mateç, ku forcat e UÇK-së ishin nën presion e të rrezikuara. Ultimatumi i luftëtarëve shqiptare kish bërë efektin e vet në Shkup, por edhe qarqet diplomatike europiane u binden se shqiptarët në betejën e Haraçinës kishin triumfuar, duke gjunjëzuar shtetin megalloman që shpërfillte, shtypte dhe masakronte qytetarët e vet.
Të huajt bënë çfarë ishte e mundur për ta shpëtuar shtetin që po gremisej në luftën etnike dhe bënë presion mbi shqiptarët që të terhiqeshin nga Haraçina në shkëmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm por që kurrë nuk u respektua nga forcat qeveritare.
* * *
Mbas luftës, Flamuri me shenja plumbash, që e mbrojti dhe e shpëtoi Komandant Teli, vazhdoi të qëndrojë në familjen Abazi në Haraçinën heroike, atje ku u zhvillua beteja më e lavdishme e shqiptarëve që tronditi themelet e një shteti megalloman.
Kur bĂ«hen luftra vriten e plagosen luftĂ«tarĂ«t, por vriten e plagosen dhe flamurĂ«t.  

PjesĂ« e librit qĂ« po shkruhet pĂ«r  Komandant Telin
© Copyright Traboini 2012 
Nuk lejohet ribotimi i këtij materiali letrar në median e shkruar apo elektronike.