01 September 2011

PER NJE GOTE BIRRE STRUGANE


PER NJE GOTE BIRRE STRUGANE

Më pëlqeu shumë shkrim yt se si e shite darkën e poezisë strugane për një gotë birrë, o Kalosh Çeliku. Ja vlen ndonjë herë të shesësh jo veç darkën por edhe shumë e shumë më tepër për një gotë birrë.



KOLEC TRABOINI

Më pëlqeu sidomos ajo puna e mbretërve të poezisë nga nahija e Shqiperisë së vitit 1913, sepse vërtetë në hapsirën vjershëtare shqiptare 1913 ka mbretër, por ka edhe feudalë, po ka edhe veqilë e taksidarë, po ka klane, po ka edhe politikë, ka edhe parti në poezi. Të gjitha i ka.
Problemi është se çfarë soj mbretërish ka këtej kufirit, o i nderuar Kalosh Çeliku matanë kufirit, se ka mbretër e mbretër. Ka mbretër me gjak blu por edhe të vetshpallur e vetkurorëzuar. Dihen mirë këto punë ndër ne.
Po këta mbretërit tanë janë as më pak e as më shumë por mbretër bërsish e jo poezish. Nuk ka nevojë ti them lexuesit se bërsitë janë mbetjet e rrushit pasi ti nxirret rakia. Ashtu dhe poezia. Fut një gotë në gurmaz e shkruaj dy rrjeshta. E me nder jush; shurrë dhe poezi. Të paktën qe pesëdhjetë vjet kjo ka funksionuar në Shqipëri. Se partia ka qënë kundër Lirisë por jo kundër rakisë.
Për të thënë të vërtetën e këtyre pesëdhjetë vjetëve të fundit, përveç Frederik Rreshpes, (dritë i bëftë shpirti poetit në atë botë të pasosun), që ishte i vërtetë si drita e diellit, përpara të cilit dukemi lakuriq edhe sot e kësaj dite, të tjerët veç shkruanin vargje të sforcuara, ku thonin shumë po nuk ndjenin kurrgjë e nuk ngurronin të ngrinin frone për të vënë vetën e sajesat e veta pseudopoetike ndersa Rreshpen( pra poezinë) e rrasnin dy herë në burg. Por edhe sot nga varri si dje nga burgu ky prap po i sfidon. Besa dikush shumë kish dashtë që ky poet të mos kish ekzistuar kurrë, sepse është as më pak e as më shumë por modeli i të vertetës në poezi, ai shteg që vështirë është të kalohet.
Të mos harrojmë se bëjnë edhe këndej nga 1913-ta festivale poezish ku u japin çmime njëri tjetrit. Apo ftojnë ca gra teveqele nga Italia apo gjetkë, i miklojnë e dorovisin me çmime me kusht që tua kthejnë nderin në vendin e tyre.E vërteta është se kjo marrveshje funksionon e pseudopoezia lundron në mes të dy brigjeve.
Edhe Struga nuk mendoj se shpëton nga këto simptoma se poezia e vërtetë kurrë nuk ka pritur ta vënë nëpër tribuna e as ti vënë kurora dafinash. Ajo është poezi pa patur nevojë të ketë kumbar e ti vënë një ëmër, a ta nxjerrin me xhingla mingla në pazar.
Satiriku Niko Nikolla, qĂ« paska patur fatin tĂ« shkojĂ« nĂ« StrugĂ«, ka pas tĂ« drejtĂ« kur ka thĂ«nĂ« “Jemi popull shkrimtar”. Ai qerrata humorist ka imituar parullat e Enverit kur thoshte jemi popull ushtar. Po ne jemi edhe popull rapsodik e pse jo satirik.
Duke qĂ«nĂ« se edhe vetĂ« kam pas dĂ«shirĂ« tĂ« vjetĂ«r marr pjesĂ« si çdo shqiptar tjetĂ«r andej e kĂ«ndej vitit 1913 , kisha dasht me ditĂ« se kush nga ShqipĂ«ria ishte ftuar dhe çfarĂ« produkti poetik kanĂ« sjellĂ« me vete kĂ«tĂ« herĂ«. Them produkt se ka ardhĂ« koha ti shohim gjĂ«rat siç janĂ«. Se po ftohen mĂ« shumĂ« do pseudopoete pĂ«r kofshĂ« e lezete se sa pĂ«r poezi. UnĂ« nuk kam ndĂ«rmĂ«nd t’u vĂ« poezive pseudonine me emrin e ndonjĂ« bukuroshje cicĂ«madhe tiranase qĂ« t’u ndezĂ« fantazinĂ«, tĂ« erektohen e zhulaten, qĂ« tĂ« kandisĂ«n tĂ« mĂ« ftojnĂ« Abdylaqimat e poezise sĂ« netĂ«ve strugane.
Kam pas nëpër vite dyshimet e mia, por tani që mësoj prej teje se nuk i kanë dhënë kurrfarë çmimi një kollosi si Murat Isaku, krejt origjinal ky, modern e i papërsëritshëm në letërsinë shqipe, tani pra nuk kam më pse të çuditëm që punët kanë ardhur deri në atë zgrip me shit darkën festivalit të poezisë për një gotë birrë.
Nuk e di ku janë poezitë e atyre mizave, brumbujve a ndoshta gjenive që kanë marrë çmime, por di se poezia e Murat Isakut këtu është e pranishme, anipse Murati Isaku i madh nuk jeton më.
Poezia e tij, që po ta shënoj këtu më poshtë çarmatos tërë këta soj mbretërisht lakuriq që thurin shtëpi poezish me purteka ndersa Isaku i thurte me fijet e zemrës e të shpirtit të vet:


ARTA’ MBYLLE DRITAREN

Arta’ mbylle dritaren-me fytyrĂ« nĂ« oborr
Se duhmë e të vdekurve vjen nga jug i largët.
Qindra vjet’e dashur’me plumba nĂ« kraharor
Trualli po vjell vetëm vrer e gjak....

Arta’ mbylle dritaren se drithmĂ«n ma ngjesin
tĂ« vdekurit’ qĂ« kĂ«mbĂ«t i lidhin mbi gur
Nga shtizat nĂ« grykĂ«-shoqet e tua s‘dua tĂ« vdesin
bijĂ« e dashur’
se e rëndë është vdekja me dhunë.

Arta’ mbylle dritaren’krisma zemrĂ«n ma shkund’
Prej vdekjes së dytë tremben të vdekurit gjithkund.


QĂ« tĂ« davaris retĂ« qĂ« lĂ«nĂ« nĂ«n hije dyshimi mendimet e mia, tĂ« kisha lutĂ« pra o Kalosh Çeliku, tĂ« mĂ« thuash se kush nga ShqipĂ«ria kish ardhĂ« nĂ« atĂ« kuvend poezie kĂ«tĂ« vit nĂ« StrugĂ« dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r t’i pergjigjesh kĂ«saj pyetje: Abdylaqimat e MaqedonisĂ« qĂ« i organizojnĂ« kĂ«to festivale a dinĂ« kund ku bie me shtĂ«pi poezia?
Se kush e di, mbase nuk e dinë e nuk kanë fa,j e ne veç po rrahim ujë në havan.
Po mĂ« pĂ«lqen shumĂ« shkrim yt se si e shite darkĂ«n pĂ«r njĂ« gotĂ« birre o Kalosh Çeliku por( se tĂ« gjitha dardhat e kanĂ« njĂ« bisht apoetik nga mbrapa), t’i kishe ndrruar edhe AbdylaqimĂ«t e poezisĂ« sĂ« rremĂ« pĂ«r njĂ« poezi tĂ« vĂ«rtetĂ« nuk do tĂ« kishe bĂ«rĂ« keq.
Por Abdylaqimët prap në skenë do të dalin, ndaj të bëjmë sabër deri vitin që vjen.

Shtator 2011