30 September 2010

Kush dhe pse e denigrojne Ded Gjo Lulin?/ nga Kolec Traboini



KUSH DHE PSE E DENIGROJNE DED GJO LULIN?

Z. President, z. Kryeministër, z. Kryetar i Bashkisë së Tiranës, lërëni për një çast politikën e pergjigjuni kësaj pyetje: Kur do të vihet busti i Ded Gjo Lulit në rrugën që mban emrin e tij, në qëndër të Tiranës prapa Muzeut Historik Kombëtar? Të atij Ded Gjo Luli që nuk luftoi për vete dhe nuk e mori lirinë në varr, por e la këtu për Shqipërinë e shqiptarët, për brezat që vijnë bashkë me mësimin e madh që për lirinë ia vlen çdo sakrificë. Eshte fjala për bustin e i atij kreshniku që një shekull më parë, ju priu malësorëve në beteja të përgjakura për liri, të cilat e kthyen Hotin e Malësinë e Madhe në Termopilet Shqiptare.

Shkruar nga Kolec TRABOINI

Demokracia na solli më mira, por edhe ndonjë e keqe gjen vend e nxjerr krye. Si fije bari që kërkojnë të çajnë shkëmbin. Kanë dalë ca tipa që kërkojnë të fillojnë "Intifadën" në mes të shqiptarëve më shqiptarë. Dhe në këtë program është dhe shkatërrimi i çdo lloj kujtese popullore që ka të bëjë me figurat kombëtare në rezistencë kundër pushtimit otoman. Ded Gjo Luli është njeri nga ata që po denigrohet më shumë se kushdo e në mënyrën më mizore. Të japësh jetën për këtë vend e ketë popull e të të quajnë tradhëtar e spiun kjo nuk ka vend ku të rrijë. Një prej argumenteve që ata sjellin në denigrimin e Ded Gjo Lulit është se ky e krerët e Malësisë kanë bashkëpunuar në vitin 1911 me Malin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Mirëpo këta sulmues qorra a Don Kishotë të kohës sonë harrojnë atë çfarë na mëson historia se kokat e mençura dinë të zgjedhin aleatë të përkohshëm për arritjen e qëllimeve kombëtare.
Ded Gjo Luli pĂ«rballĂ« njĂ« ushtrie, qĂ« mund tĂ« konsiderohej mĂ« e madhja nĂ« EuropĂ«, se ishte perandori turke, nĂ« kushtet kur Hoti do tĂ« digjej e shkretohej, nuk kishte alternativĂ« tjetĂ«r veç tĂ« largonte gra e fĂ«mijĂ« nĂ« shtetin fqinj e tĂ« lypte strehĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, ndĂ«rsa burrat tĂ« gjithĂ« qĂ«ndruan e luftuan nĂ« Hot. Dhe dihet se nĂ« çfarĂ« sakrificash qĂ«ndruan gratĂ«, fĂ«mijĂ«t e pleqtĂ« e Hotit duke fjetur poshtĂ« njĂ« ure me ditĂ« e netĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« kushte urie e tĂ« ftohti veç tĂ« mos bĂ«heshin pre e shpatĂ«s sĂ« mizorĂ«ve qĂ« sundonin me dorĂ« tĂ« hekurt e vrisnin, digjnin e shkretonin çfarĂ« t`u dilte pĂ«rpara. Ku Ă«shtĂ« tradhĂ«tia kĂ«tu?! Tek sakrifica? Cili ishte qĂ«llimi e ideali i atyre njerĂ«zve qĂ« vuanin apo dhe atyre qĂ« luftonin qĂ« nga Ura e Rrjodhit, nĂ« Kastrat, Rapsh e deri nĂ« Tuz e nĂ« Mal tĂ« Hotit? Le tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« pĂ«rqasje. A mund t`i quajmĂ« tradhĂ«tarĂ« ata qĂ« pĂ«r t`i shpĂ«tuar regjimit komunist kaluan kufirin pĂ«r Greqi dhe Jugosllavi? Kurrsesi! TradhĂ«tarĂ« i quante diktatura. Po atĂ«herĂ« pse kĂ«ta studiues tĂ« rinj tĂ« “IntifadĂ«s” ndĂ«rshqiptare nuk i sulmojnĂ« e etiketojnĂ« ata qĂ« arratiseshin nga ShqipĂ«ria? Kjo kope ekstremistĂ«sh fetarĂ« qĂ« kanĂ« kurajon tĂ« lehin edhe nĂ«pĂ«r kanale televizive, nuk e kanĂ« hallin se Ded Gjo Luli strehoi gratĂ« e fĂ«mijĂ«t e pleqtĂ« nĂ« PodgoricĂ«, por se burrat e Hotit, baballarĂ«t tanĂ« luftuan kundĂ«r turqve osmanĂ« dhe e bĂ«nĂ« Shefqet Turgut PashĂ«n qesharak pĂ«rpara mbarĂ« EuropĂ«s ngase u thye nga njĂ« masĂ« kryengritĂ«sish, qĂ« nuk e kishin idenĂ« e artit ushtarak, nuk kishin shkuar nĂ«pĂ«r shkolla ushtarake por dinin artin e tĂ« mbijetuarit edhe nĂ« kushtet mĂ« tĂ« vĂ«shtira e nĂ« sakrificat mĂ« tĂ« mĂ«dha. E pra ky Turgut Pasha e kishte bĂ«rĂ« AkademinĂ« Ushtarake nĂ« EuropĂ«. Ne nuk kemi pse i shmangemi kĂ«tij diskutimi pĂ«r kĂ«tĂ« aspekt tĂ« historisĂ«, si hotjanĂ«, bij tĂ« atyre qĂ« e bĂ«nĂ« atĂ« kryengritje qĂ« pararendi PavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, nuk kemi fare frikĂ« e drojĂ«, pĂ«rkundrazi e bashkĂ«bisedojmĂ« haptazi pĂ«r rrethanat qĂ« sollĂ«n qĂ« tĂ« parĂ«t tanĂ« tĂ« pĂ«rplasnin kokĂ«n nĂ« Mal tĂ« Zi qĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« jo shumĂ« larg nĂ« histori kanĂ« qenĂ« troje arbĂ«rore, por mbetĂ«n jashtĂ« pĂ«r shkak tĂ« rrjedhĂ«s mizore historike qĂ« pĂ«suam nĂ«pĂ«r shekuj. Aq mĂ« tepĂ«r pranojmĂ« ta prekim kĂ«tĂ« aspekt sepse duke i anashkaluar, duke lĂ«nĂ« paqartĂ«si nĂ« epoka tĂ« shkuara, ato sjellin keqkuptime e pĂ«r pasojĂ« edhe keqinterpretime historike. Kush ka sadopak njohuri nga ngjarjet historike e di edhe faktin se nĂ« takimin me valiun turk tĂ« ShkodrĂ«s, Ded Gjo Luli nuk ju dha as njĂ« fjalĂ« e as njĂ« shpresĂ«, se trupat turke nuk do ta bĂ«nin ekspeditĂ«n pĂ«r dorĂ«zimin e armĂ«ve. Por armĂ«t Hoti nuk i kish dorĂ«zuar pĂ«r gati 500 vjet. NĂ« sajĂ« tĂ« armĂ«ve, brenda pushtimit, hotjanĂ«t kishin gjetur njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« vogĂ«l lirie aq sa ishte vetĂ« gryka e pushkĂ«s. Por edhe atĂ« kĂ«rkonin tua merrnin pushtuesit osmanĂ«. Nuk ka qenĂ« e lehtĂ« tĂ« merrej njĂ« vendim. Nuk mund tĂ« qĂ«ndronte Hoti nĂ« shtĂ«pitĂ« e veta kur tĂ« vĂ«rshonin me mijĂ«ra trupa nĂ« njĂ« operacion ushtarak tĂ« dhunshĂ«m e tĂ« pĂ«rgjakur. Turgut Pasha kish deklaruar se do ta kthente MalĂ«sinĂ« nĂ« shkreti nĂ«se nuk do t`i dorĂ«zonin armĂ«t. Nuk kishte asnjĂ« rrugĂ« tjetĂ«r veç luftĂ«s. Ded Gjo Luli i tregoi popullit tĂ« vet rrezikun dhe e shpalli qĂ« nuk nĂ«nshtrohej. Kolona me familjet e Hotit, gra, fĂ«mijĂ« e pleq lanĂ« shtĂ«pitĂ« e çanĂ« kufirin turko-malazez.
Deklaratat që u bënë ishin se malësorët nuk nënshtroheshin. Kishin lënë trojet, por atje ishin tërë burrat e Hotit që lëshuan kushtrimin dhe mbarë Malësia e Madhe u tregua e gatshme të rrëmbente armët e këmbë ushtari pushtues të mos shkelte në ato anë. Por, dihet se fryma luftarake nuk është gjithmonë ajo që të siguron fitoren. Për të luftuar duhen armë, e Hoti armë nuk kishte. Madje kish që shkonin në luftë me kmesa, një lloj spate doracakë që përdoret për të prerë e krasitur pemët.Eshtë krejt a natyrshme që Ded Gjol Luli të kërkonte ndihma në dy aspekte: bukë për populli dhe armë për luftetarët. Dhe kërkesën e ndihmave Ded Gjo Luli nuk ia ka bërë Malit të Zi, por perandorisë Austro Hungareze nëpërmjet konsullit të saj, e cila ishte për një Shqipëri të shkëputur nga sundimi i egër i Perandorisë Osmane. Austro-Hungaria hyri dorëzanë e dha fjalën dhe deri diku e mbajti për të ndihmuar popullin me bukë e burrat me armë, por për shkak të largësisë, sigurisë, a diç tjetër, ndodhi kushtëzimi që ndihmat do të kanalizoheshin nëpërmjet Malit të Zi. Gjasat janë që Krajl Nikolla dhe qeveritarët e tij donin të kontrollonin situatën ose të përfitonin ndonjë gjë nga këto ndihma nëpermjet makinacioneve që mund të bëheshin, sepse ai merrte para tek Austria dhe jepte mall tek shqiptarët. Kjo lloj ndërmjetësie bënte që administrata e Malit të Zi ta kontrollonte gjendjen e malësorëve, çfarë në të vërtetë shprehte edhe një lloj frike të Cetinës prej zhvillimeve te pritshme. Mali i Zi nuk e tregoi qëllimin që në fillim dhe ishte dakort t`i ndihmonte malësorët, dhe për këtë ishte garant një fuqi e madhe e kohës si Austro-Hungaria, por kur plasi Lufta Ballkanike atëherë gjërat ndryshuan e Mali i Zi e tregoi qëllimin e vet. Por të mos harrojmë, do të ishte po Austro-Hungaria ajo që nuk do të lejonte që Shkodra të aneksohej nga Mali i Zi i cili donte me çdo kusht ta bënte atë kryeqytetin e vet. Duhet ta dimë se shkaku i vetëm që Krajl Nikolla e dorëzoi fronin ishte se nuk e bëri Shkodrën kryeqytet megjithëse e mbajti këtë qytet të rrethuar, duke e vënë nën zjarr armësh artilerie dhe duke i prerë çdo furnizim sa kriza e bukës bëri që shkodranët të vdisnin urie, por pa pranuar të dorëzoheshin. Do të ishte Esat Toptani, figura më e urryer në historinë e Shqipërisë që pasi eleminoi Hasan Riza Pashen komandantin e garnizonit dhe udhëheqësin e qëndresës njëkohësisht, do të merrte funksionet e tij dhe do të dorëzonte Shkodrën tek malazezët.Gjëja më e çuditshme në këtë aspekt të histerisë historike të atyre që denigrojnë Ded Gjo Lulin, është se ata e vlerësojnë si të ishte një hero Esat Toptanin apo një tjetër figurë të urryer, aventurierin Beqir Grebeneja.
Shqipëria ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane e cila i kishte ngulur thonjtë në Ballkanin perëndimor afro 500 vjet, ndaj është e natyrshme që nuk mund të zbohej pa një aleancë shtetesh e popujsh për përzënien e ngordhësirës perandorake. Ded Gjo Luli kishte vizionin që të ngrihej ndër të parët, të kërkonte të armatosej, të kërkonte aleatë të përkohshëm për arritjen e krijimit të Shqipërisë, për të cilën ia vlente çdo sakrificë. Kur i është vrarë i biri, Gjergji në luftë dhe i prune lajmin e zi, Ded Gjo Luli me qetësinë që e karakterizonte tha: "Edhe ai djalë nane është!" Çfarë nënkuptonte se atij i dhimbnin njësoj si i biri Gjergji ashtu dhe Kol Marash Vata, Gjon Ujk Çeku, dy vllaznit Zeka e çdo djalë tjetër Hoti.
Konkluzioni është se megjithë rrethanat e disfavorshme dhe të komplikuara në histori, Ded Gjo Luli ka qenë një hero i panjollë. Të jeni të bindur se sikur, në mënyrë imagjinative, të gjithë burrat e kombit të kohës së re të mblidheshin në një kuvend, do t`i lëshonin kryevendin Ded Gjo Lulit. Ismail Qemali doli nga zyra dhe e priti në rrugë Ded Gjo Lulin kur ky shkoi në Vlorë. E pyetën kush është ky malësor trupvogël që po të bën të dalësh nga zyra e ta presësh në rrugë, Ismail Qemali u tha: "Ded Gjo Luli është pushkë e ngrehun për Shqipërinë".
Nëse tërë jeta e tij do të duhej të përshkruhej në dy rrjeshta do të thosha: Ded Gjo Luli nuk luftoi për vete dhe nuk e mori lirinë në varr, por e la këtu për Shqipërinë e shqiptarët, për brezat që vijnë bashkë me një mësim të madh, që për lirinë ia vlen çdo sakrificë.

Botuar ne gazeten "Tirana Observer" 21 dhjetor 2011.
http://www.tiranaobserver.al/2011/12/21/kush-dhe-pse-e-denigrojne-ded-gjo-lulin/

Shënim: Autori është i biri i Palok Traboini, sekretarit të Ded Gjo Lulit, që shihen bashkë në këtë fotografi.

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parĂ« e TurqisĂ«- nga Kolec Trab...  
 
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e TiranĂ«s- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
KĂ«shtu vret vetĂ«m mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’Ă«shtĂ« veçse njĂ« kurvĂ«...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
UdhĂ« e mbarĂ«, o Sizif!  

KATĂ‹R INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI


12 September 2010

MEJDAN NE KOKEN TIME - esè - KolecTraboini



MEJDAN NE KOKEN TIME

Çfarë pritet nga politikanët dhe shtetarët që nuk bëjnë as dhjetë hapa në rrugë me qytetarët e vendit të vet.

Shkruar nga KOLEC TRABOINI


Burrat e shteteve gjithmonĂ« kanĂ« qĂ«nĂ« burim i shprehjeve e mendimeve tĂ« mençura, ndaj jo pa shkak ne çastin kur nisa tĂ« lexoj shkrimin e ish presidentit tonĂ« Rexhep Mejdani me titull “A mund tĂ« vazhdohet kĂ«shtu”, kujtova Çerçillin qĂ« nĂ« mes tĂ« ditĂ«s me diell dilte nĂ« LondĂ«r me çadĂ«r". Pa kaluar dy -tre paragrafĂ« ne lexim, papritur mĂ« erdhi koka vĂ«rdallĂ«. Nuk po merrja vesh çfarĂ« po ndodhte ndaj vendosa ta ndĂ«rpres. Nisa sĂ«rish leximin. E njĂ«jta gjĂ«. AtĂ«herĂ« hoqa dorĂ«. PĂ«r t’u davaritur rufisa me nge njĂ« kafe turke. Si mblodha mendjen, iu ktheva sĂ«rish me njĂ« durim prej kali dhe kur arrita deri nĂ« fund atĂ« analizĂ«, thashĂ« me vete: ky ish-president pse kaq enigmatik nĂ« tĂ« shkruar. Pse kaq konfuz sa tĂ« mos e marrĂ« vesh askush. Dhe ato pak çfarĂ« merren vesh ta bĂ«jnĂ« kokĂ«n dhallĂ« sepse ish lideri i sĂ« majtĂ«s shqiptare, çfarĂ« shitet edhe sot, na shfaq ca ide, nĂ« mund ti quajmĂ« tĂ« tilla kalamendjet ultra tĂ« djathta, pĂ«r shpĂ«tim tĂ« Shtetit, QeverisĂ« dhe kapitalit tĂ« madh prej barrĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« sociale tĂ« shtresave varfĂ«ra tĂ« shoqĂ«risĂ«.

PĂ«rmbajtja e shkrimit tĂ« tij fund e krye nuk ish tjeter veç njĂ« lĂ«msh Ariane qĂ« nuk i gjendej filli kurrkund. ÇfarĂ« kĂ«rkon kur trajton problemin e “KundĂ«rshtive” tĂ« brendshme tĂ« etatizmit social, qĂ« ky profesori ynĂ« i shkencave tĂ« natyrĂ«s paska zbuluar nĂ« programin e Franklin Ruzveltit, i cili nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padyshimtĂ« mbahet si presidenti mĂ« pranĂ« shqetĂ«simeve e halleve tĂ« popullit amerikan e qĂ« e shpĂ«toi vendin e vet nga kriza mĂ« e madhe ekonomike qĂ« kish njohur ndonjĂ«herĂ«. Programi i tij edhe sot pas afro njĂ« shekulli e tregon AmerikĂ«n vendin mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m ndaj problemeve tĂ« shoqĂ«risĂ«. Dhe kĂ«tĂ« e shpreh edhe fakti qĂ« shqiptarĂ«t e varfĂ«r qĂ« emigrojnĂ« nĂ« AmerikĂ«, brenda njĂ« dhjetĂ«vjeçari jo vetĂ«m qĂ« adaptohen, por edhe kanĂ« njĂ« pĂ«rparim tĂ« madh tĂ« mirĂ«qĂ«nies sĂ« tyre anipse mund ta kenĂ« filluar duke trokitur nĂ« dyert e ndihmave sociale. E kĂ«to nĂ« sajĂ« tĂ« programeve tĂ« shumta qĂ« i ndihmojnĂ« njerĂ«zit pĂ«r tĂ« gjetur vendin e tyre e pĂ«r t’u bĂ«rĂ« tĂ« vlefshĂ«m pĂ«r veten dhe shoqĂ«rinĂ«.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r ky Mejdani ynĂ« “zbulon”kĂ«tu nĂ« kĂ«tĂ« vendin tonĂ« tĂ« vogĂ«l postulatĂ«n e madhe se: “nĂ« thelbin e vet, rezultati logjik i njĂ« zbatimi etatist tĂ« parimit tĂ« “shanseve tĂ« barabarta” Ă«shtĂ« njĂ«lloj padrejtĂ«sie dhe diskriminimi – si ndaj atyre qĂ« janĂ« tĂ« aftĂ« dhe tĂ« talentuar, ashtu edhe ndaj atyre, qĂ« shfaqin mundĂ«si shumĂ« mĂ« tĂ« pakta fizike e mendore.”

Dihet se Amerika është vendi i barazisë dhe i shanseve të barabarta. Mos vallë Profesori ynë i quan jashtë kohe parimet amerikane të trajtimit të problemeve të shoqërisë? Sepse Amerika, megjithë barrën e rëndë në buxhetin e shtetit ndjek një kurs që i ka nën vëmendje të vazhdueshme kujdesin për asistencat sociale. Aq shumë bën kujdes shteti amerikan sa kanë dalë jashtë loje sindikatat për të cilat amerikanët e thjeshtë as duan më të dëgjojnë.

PĂ«r mĂ« tej Profesori, i konsideruar i majtĂ«, u sjell lexuesve shqiptarĂ« tĂ« tilla klasifikime si : “pĂ«rgjegjĂ«sia publike ndaj atyre qĂ« janĂ« tĂ« paaftĂ« tĂ« sigurojnĂ« minimumin e kushteve pĂ«r jetĂ« normale Ă«shtĂ« nĂ« vete njĂ«farĂ« “mishĂ«rim skllavĂ«rimi” prej njeri-tjetrit.”

Ku do të dalë ky Profesori ynë i madh. Se njerëzit e paaftë, të pamundur, të papunë, të pastrehë janë të tepërt e nuk i duhen këtij kombi. Por ama, të gjithë këta janë pjesë e elektoriatit kryesisht të majtë. Nuk e di ky profesor i majtë se prej nga vjen varfërimi i skajshëm i një pjese të popullsisë. Po këtë e dinë edhe bufat si nuk e dinë profesorat.

ShoqĂ«ria skajohet prej babĂ«zisĂ« pĂ«r t`u pasuruar shpesh nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« nga njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e popullsisĂ«, duke e lĂ«nĂ« me mundĂ«si tĂ« pakta pjesĂ«n tjetĂ«r. Sepse pasuria nuk Ă«shtĂ« e pafundme. Kjo Ă«shtĂ« e natyrshme tĂ« ndodhĂ« kudo, por Shteti e Qeveria nuk duhet tĂ« jenĂ« vetĂ«m e atyre qĂ« kanĂ« aftĂ«sinĂ« tĂ« pasurohen nĂ« mĂ«nyrĂ« habitore duke u bĂ«rĂ« milionere brenda njĂ« dite, si ministri i majtĂ« nĂ« qeveri tĂ« djathtĂ« i energjitikĂ«s, por edhe atyre, qĂ« Mejdani i etiketon si “mishĂ«rim skllavĂ«rimi” e peshĂ« nĂ« kurriz tĂ« shtetit.

Mejdani pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur mendimet e veta antisociale kalon nga i majtĂ« nĂ« njĂ« ekstremizĂ«m tĂ« djathtĂ« sa arrin tĂ« gjejĂ« njĂ« mbrojtĂ«se tĂ« kapitaleve tĂ« mĂ«dha nĂ« AmerikĂ« e tĂ« na e shesĂ« dogmĂ«n e saj si njĂ« normĂ« kĂ«tu nĂ« vendin tonĂ«. Ja çfarĂ« na afron Profesori ynĂ«: “Nisur nga thelbi i gabuar i konceptit tĂ« shtetit tĂ« mirĂ«qenies sociale, njĂ« filozofe amerikane, Ayn Rand, midis tĂ« tjerash, sqaron: “NĂ« pikĂ«pamje morale e ekonomike, shteti social pĂ«rshpejton mundĂ«sinĂ« e njĂ« tĂ«rheqjeje pĂ«r nga poshtĂ«..”

Jo i nderuar Profesor, AmerikĂ«n nuk mund ta shohĂ«sh e as ta kuptosh nga njĂ« formulim teorik i njĂ« filozofeje si Ayn Rand, se tĂ« tilla si kjo filozofe Amerika ka me mijĂ«ra, superprodhim, por tĂ« ulesh e ta studiosh ekonominĂ« amerikane nga brenda, t`i vĂ«resh se si funksionon shteti dhe si ka arritur tĂ« shmangĂ« krizat e mĂ«dha pas viteve `30 tĂ« shekullit tĂ« kaluar. TĂ« studiosh se pĂ«rse erdhi ajo krizĂ« dhe si arriti tĂ« shmanget katastrofa pikĂ«risht nga njĂ« kthim tĂ« shtetit me fytyrĂ« pĂ«r nga probemet e shoqĂ«risĂ«, duke e bĂ«rĂ« shtetin amerikan mĂ« human e mĂ« social se mĂ« parĂ«. E ky kurs vazhdon i sigurtĂ« pavarĂ«sisht pĂ«rpjejkeve tĂ« dĂ«shtuara tĂ« Bushit tĂ« DytĂ«, qĂ« ndĂ«rsa harxhonte miliarda nĂ« luftĂ«n e Irakut pĂ«rpiqej pĂ«r ta reformuar, pra zvogĂ«luar fondin e shĂ«rbimeve sociale apo uljen e taksave si pĂ«r klasĂ«n e miliarderĂ«ve edhe pĂ«r shtresĂ«n e mesme tĂ« cilĂ«n Obama me programin e vet social po e rishikon nĂ« dobi tĂ« shtresave tĂ« mesme amerikane. Nuk ka gjasa se edhe kĂ«tĂ« shekull programi i shtetit “social” amerikan tĂ« ndryshojĂ« pavarĂ«sisht rokanisjeve tĂ« Ayn Rand. Por edhe tĂ« profesorit tonĂ« qĂ« pak e njihka AmerikĂ«n po akoma mĂ« pak ShqipĂ«rinĂ«, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« kĂ«rkon tĂ« aplikojĂ« parimet konfuze tĂ« Ayn Rand, qĂ« nĂ« AmerikĂ« nuk ma do mendja se e dĂ«gjon ndokush veç ndonjĂ« auditor universiteti. Atje shteti nuk drejtohet nga filozofĂ«t por nga parimet e ligjet qĂ« i mbrojnĂ« qytetetarĂ«t, qofshin tĂ« aftĂ« apo tĂ« paaftĂ«, qofshin normalĂ« apo handikapĂ«, qofshin miliarderĂ« apo ata qĂ« flenĂ« nĂ«n urĂ« tĂ« cilĂ«t( pĂ«r analogji) nĂ« konceptet e ish presidentit tonĂ« janĂ« barrĂ« e skllavĂ«rim pĂ«r kastĂ«n e milionerĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« njĂ« zot e di si i kanĂ« vĂ«nĂ« pasuritĂ«, nĂ« mos qoftĂ« dhe vetĂ« Profesori ynĂ« njĂ« prej tyre.

NĂ« mes tĂ« oratorisĂ« sĂ« tij kundĂ«r shtetit social, ish presidenti lĂ«shon shashkĂ«n tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« merret si njĂ« antiamerikanadĂ«: “Aktualisht duket sikur Amerika, si shoqĂ«ria e parĂ« e lirĂ« nĂ« botĂ«, me garantim tĂ« tĂ« drejtave njerĂ«zore fondamentale (tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« jetĂ«s, lirisĂ«, fesĂ«, pronĂ«s, lirisĂ« sĂ« fjalĂ«s, tĂ« tĂ« drejtave tĂ« barabarta ndaj ligjit dhe proçesit tĂ« drejtĂ« gjyqĂ«sor, etj.) po synon tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« etatizmit social.” Pra tĂ« etatizmit social qĂ« profesori i nderuar e konsideron si njĂ« barrĂ« e bezdisur.

Dhe çon deri nĂ« atĂ« masĂ« oratorinĂ« e tij kundĂ«r shtetit social sa sugjeron as mĂ« pak as mĂ« shumĂ« por: “b) heqja dorĂ« prej tij nĂ« kuptimin fondamental tĂ« vetin. ShumĂ« mĂ« afĂ«r kĂ«tij varianti tĂ« dytĂ« Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria, por nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ajo! “Shteti i mirĂ«qenies” nĂ« shumĂ« vende, si nĂ« ShqipĂ«ri, po dĂ«shton nĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tij. Natyrisht, ai ka pasur meritat e tij, duke arritur qĂ«llime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por ama sot ai mbetet tepĂ«r i kushtueshĂ«m pĂ«r mjaft nga kĂ«to vende. Dhe jo vetĂ«m pĂ«r to!…”

Harron ky ish president se Shqipëria më shumë se asnjë vend ka nevojë për një program social sepse është populli më i varfër në Europë. Duke qenë Presidenti i këtij shteti të varfër as nuk i ka vajtur mendja kurrë të propozojë të bëhet ajo që zbatohet në SHBA në politikën e taksave. Pra ashtu si në Amerikë edhe në Shqipëri të mos taksohen konsumatorët për ushqimet, sepse të mjerët pensionistë 20 përqind të pensioneve të vogla që marrin e kthejnë prapë në shtet nëpërmjet taksave. Amerika me një standart të lartë jetese z. ish president nuk e takson popullsinë për ushqimet që blen, kurse shqiptari e paguan ushqimin si frëngu pulën plus 20 përqind që mer shteti. Çfarë i thonë kësaj? A e lodh sadopak mendjen për këtë. Si mund të rrojë një njeri në Shqipëri me 15 mijë lekë të reja( 150 dollarë) në muaj kur 20 përqind të kësaj shume automatikisht nëpërmjet taksave e merr prap shteti, pra si rron njeriu me 12 mijë lekë( 120 $) kur edhe për këtë duhet të paguajë energjinë që shkon deri në 4 mijë lekë( 40 $). Llogarit çfarë i mbetet një njeriu për të mbajtur frymën Profesor. Aspak më shumë se ajo çfarë ti shpenzon veç për kafe në një muaj, ndaj e ke të lehtë t`u vësh etiketën barrë e rëndë, të tepërt, të padëshiruar.

TĂ« jesh i majtĂ« e tĂ« dalĂ«sh me flamur tĂ« djathtĂ« nĂ« opinionin publik, tĂ« dalĂ«sh kaq hapur e nĂ« mĂ«nyrĂ« cinike kundĂ«r shtresave tĂ« popullsisĂ« qĂ« tĂ« kanĂ« zgjedhur madje deri president i njĂ« shteti, Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« duart nĂ« kokĂ« se deri ku arrin shpĂ«rftyrimi i njerĂ«zve tĂ« politikĂ«s, sa tĂ« pacipĂ«, demagogĂ« e sofistĂ« jemi nĂ« raport me popullin e thjeshtĂ«, njerĂ«zit qĂ« mezi e mbajnĂ« frymĂ«n, njerĂ«z qĂ« kur i humbin shpresat se nuk kanĂ« mĂ« as bukĂ«n e gojĂ«s, hedhin litarin nĂ« trarin e shtĂ«pisĂ« dhe vetvaren duke e lehtĂ«suar shtetin tĂ«nd z. ish president nga ai qĂ« ti quan “mishĂ«rimi e skllavĂ«rimi” qĂ« u vikĂ«rka miqve tĂ« tu kapitalistĂ« prej barrĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ«, teksa u japin a s`u japin tĂ« varfĂ«rve njĂ« kothere bukĂ« si lĂ«moshĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur frymĂ«n.

Ku jetoni ju ish-presidenti ynë. Në cilin qiell. Në cilën parajsë tokësore. Atje ku jeton ti njerëzit a kanë zemër apo në vend të saj një llogari bankare e ca ligje të egra antihumane që sajojnë një shoqëri të pashpirt që i lë njerëzit të vdesin?!


* * *


Nuk e di se çfare shkolle politike e kanë mësuar sofizmin e kohëve të vdekura këta politikanët tanë të tipit Mejdani. Në botë, a të paktën në Amerikë shkruhet e flitet me një gjuhë sa më të kuptueshme nga masat, të paktën sa kohë që ke si auditor mjetet e komunikimit masiv. Nëse Mejdani që nuk e ka profilin e shkencave politike sociale, por atë të shkencave të natyrës, mendon se i ka këllqet të bëjë filozofi hermetike mbi ekonominë dhe problemet social-politike të botës sonë të vogël shqiptare, të dalë në botën e madhe, le të botojë studimin e vet tek "The ekonomist" dhe të shohin si do ta zënë me gurë. Por edhe atje pak vështirë është t`ia botojnë sepse kudo rendin drejt njerëzores, së thjeshtës, të kuptueshmes,duke bërë kujdes që të mos keqinterpretohen idetë e veta, qoftë dhe nga një lexues i vetëm aq më tepër se me daljen e mediave elektronike çdo lexues ka të drejtën e komentit qofsh ti dhe president jo më i Shqiperisë, por edhe i Amerikës. Kjo është bota sot. Është thjeshtësur jeta në këtë shoqëri konsumi, sa ta sjellim dollapin me elemente në një kuti kartoni e ti pasi e hap lexon udhëzuesin dhe e monton për 10 minuta. Kjo është Amerika e nuk besoj vetëm Amerika. Thjeshtësia dhe prakticiteti amerikan nuk është më pronë e këtij supershteti, por ajo është përhapur kudo ku ka njerëz me mend në kokë. Por, me shtetet e vogla si Shqipëria, jonë ndodhka si me kapelen e majmunit. I morën majmunët një tregtari ambulant të gjitha kapelet kur ky po flinte nën një palmë dhe kur u zgjua kish veç kapelen e vet në kokë. U lut njeriu po ku merrnin vesh majmunët të cilët gajaseshin. Ateherë i nervozuar tregtari nxorri dufin duke e hequr kapelen e vet e duke e hedhur në tokë me forcë. Pas pak nga pema ranë përdhe të gjitha kapelet. Majmunët në fillim qeshën, por më pas si e panë tregtarin të ikte me kapelet e veta u ngërdheshën. S'kishin çfarë të bënin tjetër.Tani ne çfarë po bëjmë. Përdorim sofizmin për t`i dhënë mësime këtij populli tonë të varfër nëpërmjet medias tonë konfuzë e të paprinciptë. Tepër vonë jemi kujtuar të aplikojmë ato metoda që bota i ka braktisur me kohë si të pafrytshme. Këtu qenka modë për të krijuar qorrsokaqe politike dhe ekonomike, për t`u shitur teoricienë të fushave që bota i ka eksploruar dhe ezauruar që në shekullin e kaluar. Duhet pastaj të na dalë një ambasador amerikan të na tregoje si duhet e si nuk duhet të jenë gjërat në politikë, në ekonomi dhe legjislacion. Duhet pra dikush ta hedhë kapelen i nervozuar qe të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne se ndryshe nuk lëvizim. E shfaqemi kështu si majmunë të vegjël në botën e madhe të dijeve, të politikës, të ekonomisë e fusha të tjera ku e vetpërsosim sofizmin duke harruar se sofizmi më tepër se dije shpreh mosdije, shpreh paaftësi për të qartësuar në sytë e opinionit publik fenonemet që përpiqesh të trajtosh.

Nëse shkruan që të mos marrin vesh, askush nuk të lë vend në faqet e gazetave e revistave, sepse jetojmë në kohën e botën e komunimimit masiv. Sofizmat e demagogjia ekzistojnë në gojë të politikës kryesisht në fjalime nëpër tribuna për të joshur e marramendun turmat, por kur shkruhen në letër këshilltarët bëjnë kujdes të mos këtë as dhe një fjalë të pakuptimtë.

Ajo çfarĂ« kuptoj unĂ« nga shkrimi i Mejdanit Ă«shtĂ« se krejt kot ka qenĂ« president. Njeri nĂ« kĂ«llĂ«f profesorati qĂ« nuk e ka idenĂ« se çfarĂ« ndodh nĂ« realitetin shqiptar, qĂ« nuk bĂ«n as dhjetĂ« hapa nĂ« rrugĂ« me qytetarĂ«t e thjeshtĂ« tĂ« kĂ«tij vendi tĂ« cilĂ«t i quan barrĂ« e rĂ«ndĂ« dhe u mohon “shanset e barabarta” sepse janĂ« as mĂ« pak e as mĂ« shumĂ« por shprehje e padrejtĂ«sisĂ« dhe diskriminimit –ndaj atyre qĂ« janĂ« tĂ« aftĂ« dhe tĂ« talentuar. Mesa duket, ndĂ«r tĂ« talentuarit Profesor Mejdani fut edhe veten. Dhe shtresat nĂ« nevojĂ« tĂ« popullsisĂ« qĂ«nkan ato qĂ« tĂ« janĂ« bĂ«rĂ« si vargoj nĂ«pĂ«r kĂ«mbĂ«. Shkrimi i tij as mish e as peshk "A mund tĂ« vazhdohet kĂ«shtu?!" kĂ«tĂ« tregon.

Por kjo tregon gjithashtu se në çfarë vorbulle e në dorë të kujt ka rënë në këto njëzet vjet ky shtet e ky popull.


Shtator 2010



© Copyright Traboini 2010/ e-Mail: traboini@yahoo.com

Nuk mund të botohet në asnjë organ shtypi apo media elektronike pa lejen e autorit.

esè nga Traboini në këtë sit: http://traboini-ese.blogspot.com/

08 September 2010

MADU 59 - nga Kolec Traboini


Jamarbër Marko
MADU 59

Shkruar nga K.TRABOINI

Shpesh herë kohrat e vrasin njeriun edhe pa qënë nevoja të jenë diktaturë. E vrasin pak e nga pak, nga një ditë në një tjetër, e lenë duke e varfëruar skajshëm, duke i larguar gëzimin, duke i prerë krahët e shpresës.

Prania fizike e poetit JamarbĂ«r Marko nuk Ă«shtĂ« mĂ«, por le tĂ« mos flasim pĂ«r vdekjen por pĂ«r jetĂ«n sepse pĂ«r njerĂ«zit me botĂ« tĂ« madhe siç janĂ« poetĂ«t, vdekja Ă«shtĂ« veç njĂ« shaka e hidhur, shija e tĂ« cilĂ«s u lihet atyre qĂ« mbeten e jo atyre qĂ« ikin.U lihet atyre qĂ« tek rrufisin kafenĂ« e mortit filosofojnĂ« fatin e jetĂ«ve njerĂ«zore tek thonĂ« "Ma bĂ«j tĂ« hidhur se farmaku me farmak mundet". Dhe jeta e Madut kishte diçka nga kjo shprehje proverbiale. Ja bĂ«nĂ« jetĂ«n helm nĂ« diktaturĂ« duke e privuar nga liria, por ky helm nuk ju nda as nĂ« kohĂ«n tjetĂ«r tĂ« demokracisĂ« nĂ« aparencĂ«, por autokracisĂ« nĂ« thelb, kur njeriu mendon se Ă«shtĂ« i lirĂ«. Por liri absolute nuk ka e ky term shpesh herĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e kĂ«tij vendi nĂ« amulli, njĂ« lodhje e madhe. Tragjizmi ndodh qĂ« e ndjek njeriun nĂ« tĂ«rĂ« cirkuitin e jetĂ«s sĂ« tij, sepse sakohĂ« qĂ« e shtypin e privojnĂ« nga liritĂ« ai gjen nĂ« vetvete forca e reziston sĂ« brĂ«ndshmi, arrin tĂ« mbijetojĂ«, por ka raste qĂ« kur kjo shtypje e jashtme ka sosur, ka nisur njĂ« luftĂ« e brĂ«ndshme, sĂ« cilĂ«s ai Ă«shtĂ« shpesh i pamundur t’i rezistojĂ«. Duke mos mundur ti spjegojnĂ« kĂ«to fatalitete njerĂ«zit shpesh thonĂ« "Eshte fati!" Me kĂ«tĂ« shprehje mbyllet çdo dritĂ«z pĂ«r tĂ« zbuluar enigmat e kĂ«saj bote, kjo shprehje Ă«shtĂ« si guri i rĂ«ndĂ« i varrit qĂ« perjetĂ«sisht mbyll njĂ« kapitull shpesh herĂ« tĂ« padeshifruar jete. Por Madu nĂ« kĂ«tĂ« det helmi ku jeta e detyroi tĂ« notojĂ« deri nĂ« fund sa humbi nga sytĂ«, e deshifroj jetĂ«n e vet. E deshifroj nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« mund tĂ« kuptohet nga njerĂ«zit. E deshifroi poetikisht. Kaq tĂ« mĂ«dha ishin dallgĂ«t e jetĂ«s, sa ai , si tĂ« ishte varkĂ«tari qĂ« me kovĂ«z heq ujĂ« nga fundi i varkĂ«s sĂ« vjetĂ«r qĂ« tĂ« mos mbytet, Madu pra nxirrte nga shpirti ndjesitĂ« e tij. Duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« me siguri lehtĂ«sohej dhe arriti deri nĂ« kufirin e tĂ« 59- ve. Ky ish caku i tij. Pak pĂ«r njĂ« jetĂ« njerĂ«zore, por kur ke travaja Ă«shtĂ« ndoshta disi tepĂ«r e gjatĂ«, sepse jetĂ«n nuk e masin mĂ« shumĂ« vitet se sa perjetimet. Le tĂ« marrim Migjenin, poetin mĂ« jetĂ«shkurtĂ«r e njĂ«kohĂ«sisht me epokal nĂ« historinĂ« e letersisĂ« sonĂ«. Sa jetoj Migjeni? 27. Po dhembja e tij e tejkaloi kufirin e njĂ« shekulli sepse nuk mund ajo dhembje kolosale tĂ« mbetej nĂ« njĂ« shtrirje aq tĂ« vogĂ«l nĂ« kohĂ« sa ç’ish jeta e tij. Kur me Madun ishim bashkĂ«student nĂ« Universitetin e TiranĂ«s, tĂ« shumtĂ«t e shihnin me syrin e mendimin "Lum ky. IshtĂ« i biri i Petro Markos!”. Romancierit tĂ« “Hasta La vista”, tĂ« “Qytetit tĂ« fundit” qĂ« lexoheshin me njĂ« frymĂ«. Ishte dhe i biri i piktores Safo Marko. Por JamarbĂ«r Marko nuk e shfaqte asnjĂ«herĂ« atĂ« çfarĂ« ne e quanim si lumturi. Nuk kish asnjĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tu dalluar e aq mĂ« tepĂ«r asnjĂ« ambicje pĂ«r tu ngjitur nĂ« shkallĂ«t e administratĂ«s shtetĂ«rore apo partiake, çfarĂ« pĂ«r shumĂ« studentĂ« tĂ« tjerĂ« karieristĂ« ishte njĂ« dĂ«shirĂ« e shfrenuar. Vite pas mbarimit tĂ« studimeve e pashĂ« nĂ« oborrin e Kinostudios dhe kur e pyeta mĂ« tha se do tĂ« fillonte punĂ« kĂ«tu. Mendova se do ta caktonin nĂ« Redaksi, si ne tĂ« tjerĂ«t qĂ« kishim mbaruar bashkĂ« studimet pĂ«r gazetari, por ai mĂ« tha se e kishin caktuar punĂ«tor nĂ« sektorin e mirĂ«mbajtjes sĂ« Kinostudios. Do tĂ« bĂ«nte llaç pĂ«r Bim muratorin. Luan Rama mĂ« pas ma spjegoj se ç'po ndodhte me Madun. Ish vĂ«shtirĂ« tĂ« lexoje nĂ« fytyrĂ«n e tij tĂ« menduar emocionet qĂ« pĂ«rjetonte aq sa gjithmonĂ« e kam vrarĂ« mendjen se si e kanĂ« zĂ«nĂ« nĂ« grackĂ« ata qĂ« njĂ« ditĂ« e burgosen. Me siguri do tĂ« kenĂ« qĂ«nĂ« shokĂ« tĂ« ngushtĂ« qĂ« i silleshin rreth e rrotull e bĂ«nin punĂ«n e JudĂ«s. Dhe e mbyllĂ«n nĂ« ferr, njĂ« tmerr pĂ«r t’ia patur zili edhe ferri i Dantes. E kish provuar i madhi Petro Marko qelinĂ« burgut. Duhej ta provonte edhe i biri. Ndoshta e bĂ«nĂ« qĂ« Petro Markon, njeriut qĂ« u dĂ«nua nga tre rregjime, ta gjunjĂ«zonin pĂ«rfundimisht nga qĂ« kishte njĂ« shpirt krenar e tĂ« pamposhtur. Pastaj, ç'e donin Petro Markon monistĂ«t kur kishin ca bilbila tĂ« rinjĂ« qĂ« cicĂ«ronin mĂ« mirĂ« se vetĂ« sorra Parti. Aq me tepĂ«r kur Petro Marko shkruante nĂ« kokĂ« tĂ« vet romanin qĂ« u ndalua "NĂ« katĂ«r rrugĂ«". Romani u riciklua nĂ« karton kur lexuesit e aso kohe i prisnin librat e Petro Markos si ujĂ« i pakĂ«t. NjĂ« kopje e romanit tĂ« tij "Hasta la Vista" i kishte shkuar nĂ« dorĂ« edhe nobelistit Ernest Heminguej qĂ« e kishte pĂ«rshĂ«ndetur. Por monistĂ«t i kishin shpresat gjetkĂ«, tek kokat e pĂ«rulura e jo tek njeriu me karakter tĂ« fortĂ« Petro Marko. Kur gjatĂ« njĂ« interviste e pyeten pĂ«r dĂ«nimin e tij nga diktatura, JamarbĂ«r Marko tha: “DĂ«nimin e prisja. UnĂ« e dija fatin tim. Isha biri i Petro Markos”. Madu vertetĂ« qĂ« njeri i mbyllur por veç nĂ« poezi e shfaqi veten çiltĂ«rsisht. Aty mund tĂ« lexohet mĂ« mirĂ« se kudo jeta dhe bota e tij. Tragjizmi do ta ndiqte nĂ« vazhdimĂ«si edhe atĂ«here kur mendohej se liria tĂ« sjell edhe çlirimin shpirtĂ«ror, por nuk qĂ«nka e thĂ«nĂ«. I shtrirĂ« nĂ« shtrat pak ditĂ« para se tĂ« vdiste, nĂ« vitin 1991, i madhi Petro Marko i kish thĂ«nĂ« tĂ« birit: “O Madu kujton se po vjen demokracia nĂ« ShqipĂ«ri? Pa kaluar dhe 50 vjet s’bĂ«het hapi i parĂ« pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« demokraci”. Shpesh kohrat e vrasion njeriun edhe pa qĂ«nĂ« nevoja tĂ« jenĂ« diktaturĂ«. E vrasin pak e nga pak, nga njĂ« ditĂ« nĂ« njĂ« tjetĂ«r, e lenĂ« duke e varfĂ«ruar skajshĂ«m, duke i larguar gĂ«zimin, duke i prerĂ« krahĂ«t e shpresĂ«s. Botoi dy vellimet me poezi “RastĂ«sisht me dashje” 1995 dhePro nobis” 2001 dhe tjetrin “Nuk di tĂ« kthehem”e la nĂ« dorĂ«shkrim. Le tĂ« marrim qoftĂ« dhe njĂ« poezi tĂ« tij pĂ«r ditĂ«n e shtunĂ«, njĂ« poezi e madhe pĂ«r vogĂ«lsinĂ« e botĂ«s nĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« veçantĂ«, si mĂ« tĂ« zgjedhuren e ditĂ«ve, e shtunĂ« pra: Sot Ă«shtĂ« e shtunĂ«/ PĂ«r tĂ« vetmen thjeshtĂ«si dhe mendim/ PĂ«r tĂ« vetmen kĂ«naqĂ«si dhe trishtim/ PĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« hap/ NĂ« botĂ«n e vogĂ«l tĂ« njerĂ«zve./ Madu e ka derdhur nĂ« atĂ« poezi tĂ«rĂ« shpirtin e lodhur dhe çuditĂ«risht njĂ« ditĂ« tĂ« tillĂ« zgjodhi, nĂ« ag tĂ« sĂ« shtunĂ«s sĂ« 4 shtatorit 2010, pĂ«r ta lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« pĂ«rzieshme. Iku shumĂ« shpejt, nĂ« kundĂ«rshti me atĂ« qĂ« shprehte nĂ« poezinĂ« e tij: “Secili Ă«ndĂ«rron tĂ« jetĂ« cigarja e fundit nĂ« paketĂ«n e madhe/Ku tymi mbulon gjithçka/LĂ« pa prekur majĂ«n e mprehtĂ«/ Atje ku jeton njeriu i vĂ«rtetĂ«/. PushoftĂ« nĂ« Paqe!- themi, ani pse poetĂ«t as nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« e as nĂ« atĂ« botĂ« nuk gjejnĂ« paqe. Mbase kjo Ă«shtĂ« zgjedhja e tyre. Edhe jeta edhe vdekja pĂ«r ta Ă«shtĂ« luftĂ«. Se kush mĂ« shumĂ« se poetĂ«t e luftojnĂ« erresirĂ«n dhe vdekjen. Ca thonĂ« e besojnĂ«, e ndĂ«rmjet tyre dhe unĂ« besoj, se poetĂ«t nuk vdesin. AtĂ«herĂ« pse tĂ« hidhĂ«roheni pĂ«r shakanĂ« e tyre tĂ« hidhur tek ikin e na lĂ«nĂ«, pĂ«r atĂ« ikjen e tyre fizike kur i kemi diku rreth nesh, ani pse nuk arrijmĂ« t’i shohim.

shtator 2010

© Copyright Traboini - esè / traboini@yahoo.com
Nuk mund të botohen në asnjë organ shtypi apo sit elektronik pa lejen e autorit.
http://traboini-ese.blogspot.com/

Jamarbër Marko
Poezi

PA EMER

U rrëzuan të gjitha mrekullitë në greminë
Askush nuk i vuri re
Vetëm i panjohuri
Ulur tek stoli i tij
Duke pritur të ardhmen

Secili ëndërron të jetë cigarja e fundit në paketën e madhe
Ku tymi mbulon gjithçka
Lë pa prekur majën e mprehtë
Atje ku jeton njeriu i vërtetë


SOT ESHTE E SHTUNE

Sot është e shtunë...
Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dijnë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.
Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dijnë këtë gjë
Që vuajnë e s'janë të lumtur.
Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.
Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë...
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.
Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,
Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.
Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.
Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është është zëvendësuar me një tjetër.
Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t' ua bërë më njerëzore,
Për t' ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka
Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkëdheli
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.
Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve.