24 March 2010

Requiem per poetin Tonin Shtjefni/ nga Kolec Traboini

  REQUIEM PĂ‹R POETIN TONIN SHTJEFNI

”Ku shkove kĂ«shtu,/ cilat zemra tĂ« mbuluan e mĂ« nuk tĂ« pamĂ«,/ si njĂ« dashuri mes dashurive nĂ« qiej tĂ« hapur,/ ikĂ«n e ikĂ«n e asnjĂ« fjale s’tĂ« thamĂ«.”/

Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Në rininë tonë në Shkodër, Tonin Shtjefni konsiderohej si një nga poetët e rinj më të talentuar dhe me një të ardhme të padyshimtë. Ishte një lirik i spikatur dhe ne fillestarët në fushë të letrave e ndiqnim me admirim krijimtarinë e poetin të ri gjimnazist. Në atë kohe në Shkodër shkruanin autorë tashmë të njohur Frederik Reshpja, Aleksandër Gera, Fadil Kraja, si dhe disa të tjerë që nomenklatura i imponoi përdhunshëm, por u harruan shpejt.
Nga autorët fillestarë binin në sy grupi i Profesor Hasan Lekaj, i cili drejtonte rrethin e letrarëve të rinj para e pas vitit 1970, ndër të cilët ishin Tonin Shtjefni, Alfred Çapaliku, Riza Lahi, Fluturak Gërmënji, Mehmet Gucia e tjerë. Binte në sy dhe studenti i Institutit të Lartë Petagogjik Dodë Kaçaj, që bëri karrierë në politikë, u zgjodh deputet demokrat, ndërroj jetë në moshë relativisht të re dhe një shkollë në Malësi të Madhe mban emrin e këtij mësuesi e poeti.
Siç kishim tĂ« njĂ«jtin pasion pĂ«r letĂ«rsinĂ«, rasti e solli qĂ« tĂ« studionim nĂ« tĂ« njĂ«jtin fakultet, atĂ« tĂ« gazetarisĂ«, nĂ« Universitetin e TiranĂ«s. Pas librit per femije “Endrra tĂ« kĂ«putura” do te botonte dy vellime publicistike. Tonin Shtjefni krahas studimeve do tĂ« bĂ«nte punĂ«n e kryeredaktorit tĂ« gazetĂ«s universitare "Studenti". Mbas mbarimit tĂ« studimeve do tĂ« punonte nĂ« disa organe shtypi si "ZĂ«ri i RinisĂ«" dhe revista “Ylli" dhe mĂ« pas mjaft vite si punonjĂ«s aparati. GjatĂ« kĂ«saj kohe boton edhe dy libra tĂ« cilat nuk i takojnĂ« sferĂ«s sĂ« letĂ«rsisĂ« artistike.
Në vitet të demokracisë, kur ishte me detyrën e drejtuesit të Bibliotekës së Universitetit Politeknik të Tiranës, tashmë me fytyrë të kthyer nga letërsia, botoi dy librat: "Krishti e ka fajin", impresione personale, 2003; si dhe vëllimin me esè në vargje "Filozofia e jetës".
TĂ« dy kĂ«to botime me sasi faqesh modeste, por me mendime tĂ« thella reflektive, spikasin si arritjet mĂ« tĂ« mira nĂ« krijimtarinĂ« e Tonin Shtjefnit. Ndersa “ShtegtarĂ«t e Velushit” dhe “Pallati i miqĂ«sisĂ«”, tĂ« botuar nĂ« 2007, ishin punime tĂ« viteve `80, ndoshta pĂ«r kĂ«tĂ«, nuk shĂ«nojnĂ« arritje pĂ«rkundĂ«r dy titujve qĂ« cituam.,
Në librin "Krishti e ka fajin" ka vëzhgime të imta të ngjarjeve të vitit 1990 dhe më pas, në ato mjedise ku ai ishte dëshmitar autentik. Si leitmotiv ka vënë vargjet sinjifikative: "Pse ngecëm në mes të ferrave/ ku jemi /na ndihmo o Zot, na ndihmo Shën Mëri. /Ja kryqin e ngritëm të lodhur, të djersitur /por robër të mëkatit mbetëm përsëri."
QĂ« nĂ« krye tĂ« librit "Filozofia e jetĂ«s" Tonini Shtjefni shkruan, "…Vendosa ta botoj kĂ«tĂ« libĂ«r i shtyrĂ« jo vetĂ«m nga malli pĂ«r vitet e largĂ«ta, atĂ«herĂ« kur mendoja se poezia ishte gjithçka....". Mesa duket autori e pranon se prej poezisĂ« kishte hequr dorĂ« shpejt e me ndĂ«rgjegje dhe iu kthye asaj vetĂ«m nĂ« fund tĂ« jetĂ«s, por pa marrĂ« guximin ta cilĂ«sojĂ« librin e tij poezi, anipse ato janĂ« poezi tĂ« mirĂ«fillta dhe vende-vende shumĂ« tĂ« realizuara artistikisht. Le tĂ« citojmĂ«:
"Kam parĂ« yjet qĂ« binin nĂ«pĂ«r qiejt e EuropĂ«s/kam kujtuar shumĂ« gjĂ«ra/dhe kam harruar shumĂ«/ nĂ«pĂ«r kĂ«tĂ« lotim qiejsh kam kĂ«rkuar vetveten/dhe kam thirrur me forcĂ«:/ Kush jam unĂ«?”
Në faqet e librit gjen vargje të goditura që të vënë ndër mendime:
“Ne dĂ«shmitarĂ«t e kĂ«saj bote çdo tĂ« kujtojmĂ« nesĂ«r? / NesĂ«r, kur bota mĂ« e bukur do tĂ« jetĂ«/do i themi njeri-tjetrit/si nĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« heshtur/rob tĂ« kujt ishim/dhe rob tĂ« kujt kemi mbetĂ«.”
Dhe ja një fund i trishtë, i rënduar tej mase në një ecje të autorit që meditonte në të gjallë për fatin e të shuarve, shpesh herë të harruarve:
“UnĂ« ecja nĂ« trotuar/sipĂ«r kokĂ«s sime degĂ«t e thata kĂ«rcitĂ«n dhe ranĂ«/unĂ« i shkela me kĂ«mbĂ«/por ato sikur pĂ«shpĂ«ritĂ«n./ KĂ«shtu vitet e tua kanĂ« filluar tĂ« thyhen/dhe kur ti tĂ« biesh i gjithĂ« pĂ«rtokĂ«/dikush mbi to do tĂ« ecĂ« rĂ«ndĂ«-rĂ«ndĂ«.”
Nuk e dimĂ« se cilat ishin shkaqet e brendshme qĂ« e shtynĂ« autorin nĂ« konkluzionin se “nĂ« rini mendohet se poezia Ă«shtĂ« gjithçka”, apo kur shkruan: “NĂ« kĂ«tĂ« shekull erdha/asnjĂ« gjurmĂ« pĂ«r tĂ« mos lĂ«nĂ«/nĂ« mes tĂ« miliona anonimĂ«ve pĂ«r tĂ« mbet anonim/fletoren e bardhĂ« e mbylla/ pĂ«r ta dorĂ«zuar ashtu/me fletĂ« tĂ« bardha, pa asnjĂ« shĂ«nim./NdonĂ«se gjysma Ă«ndĂ«rr mĂ« thoshte / shkruaj diçka/gjysma tjetĂ«r mĂ« thĂ«rriste “JO””.
Ishte kohĂ« antipoetike. Tonin Shtjefni e dinte kĂ«tĂ« mĂ« mirĂ« se kushdo, sepse koha nĂ« invers, aty nĂ«n hijen e PiramidĂ«s, i vuri talentet tĂ« hartonin raporte, analiza, tĂ« shkruanin pĂ«r njĂ« dritĂ« qĂ« nuk shihej kurrkund, vetĂ«m nĂ« kokĂ«n e ideologĂ«ve tĂ« demagogjisĂ«. Ja si e shtjellon mĂ« tej mendimet e dilemat e tij tek “Filozofia e jetĂ«s”: “NdonĂ«se kisha shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«/si nĂ« njĂ« morg tĂ« rĂ«ndĂ«/unĂ« vetĂ«m heshta/gjersa nĂ« njĂ« mĂ«ngjes si somnambul/ nĂ« trotuar, mes njerĂ«zve/veten gjeta./ Po qenka shumĂ« vonĂ« /mĂ« kuptoni miq mĂ« ndjeni shokĂ«/gjysĂ«m zgjuar, gjysĂ«m Ă«ndĂ«rr/ pĂ«rsĂ«ri do tĂ« vazhdoj tĂ« endem nĂ«pĂ«r botĂ«.”
Poezia në të vërtetë është gjithçka, por ajo kërkon hapësira lirie, është e vërteta më pranë diellit, në kuptimin e artit të arteve, gjithdimensionale, që shkruhet e pëlqehet pa dallim moshe apo profesioni, poezia është gjithëçka për ata që i përkushtohen asaj dhe nëse i jep poezisë shumëçka nga jeta jote, ajo ta kthen madhërisht përkushtimin.
Ndoshta kthimi i vonuar i Tonin Shtjefnit pĂ«rkah poezia ka qenĂ« njĂ« pendim i thellĂ«, njĂ« dramĂ« personale pĂ«r pasionin e harruar tĂ« rinisĂ«, tĂ« cilĂ«n nĂ«pĂ«r vite si punonjĂ«s i njĂ« strukturĂ« hijerĂ«ndĂ« kish patur frikĂ« t`ia zinte nĂ« gojĂ« edhe emrin, sepse mentaliteti kuadrovik tĂ« gjykonte… si mund tĂ« merrej me poezi njĂ« punonjĂ«s aparati?!
Sa e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« kjo e thotĂ« vetĂ« poeti nĂ« vargjet e tij si testament poetik: “Ju tĂ« gjithĂ« mĂ« shikoni tĂ« çuditur,/ku shkon ky nĂ«pĂ«r muzg,/nĂ«pĂ«r natĂ«,/pa e ditur se ç’bren e ç’gĂ«rryen njĂ« njeri, /memecllĂ«ku i gjatĂ«.”
Drama e mospohimit të vetvetes ka peshën e saj emocionale në mesazhin poetik të Tonin Shtjefnit. Ajo është e vërteta e dhembshme që na bën ta sjellim në kujtesë si një autor premtues që e bëri harakiri talentin e tij apo se ndoshta nënvleftësoi vetveten si letrar, se harroi nëpër vite se veprat krijuese janë jeta e dytë e njeriut në art. Kryekreje ky autor përjetoi një dramë, të cilën e mbarti tërë jetën me vete dhe që tashmë kthehet në një mesazh të krijimtarisë së tij.
Të gjitha harrohen, edhe ato të cilat i konsiderojmë aq të qenësishme në jetën tonë, por ato pak çfarë shkroi me dashuri e dhembje një autor, i kujtojmë dhe i rilexojmë me endje edhe atëherë kur emri i tij të jetë kthyer në një kujtim.
Ikja e Tonin Shtjefnit kaloi nĂ« heshtje. Nuk lexuam kurrkund dy fjalĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« autor kur nĂ« kryeqytetin tonĂ« dalin vandakĂ« gazetash e revistash e ku shkruhen marrĂ«zira tĂ« pafund, perversitete politike, llafeollogji mjerane dhe servilizĂ«m i shpifur partiak, ndaj dhe e shohim me vend ta mbyllim kĂ«tĂ« Requiem pĂ«r njĂ« mik tĂ« rinisĂ«, njĂ« talent qĂ« heshti pa arritur tĂ« thoshte deri nĂ« fund fjalĂ«n e vet, t`i drejtohemi pra Tonin Shtjefnit me vargjet qĂ« ai vetĂ« shkroi nga fundi i jetĂ«s : ”Ku shkove kĂ«shtu?/Cilat zemra tĂ« mbuluan e mĂ« nuk tĂ« pamĂ«?!/ Si njĂ« dashuri mes dashurive nĂ« qiej tĂ« hapur /ikĂ«n e ikĂ«n e asnjĂ« fjalĂ« s’tĂ« thamĂ«.”

KOLEC TRABOINI
Tiranë 2010
Copyright©Traboini 2010


Tonin Shtjefni, me profesion gazetar, ka lindur ne vitin 1949 dhe ka ndrruar jete ne vitin 2009. Pas mbarimit te studimeve universitare per gazetari ka punuar ne organe te shtypit, gazeta "Studenti" gazeta "Zeri i Rinise", Revista " Ylli". Mjaft vite ka qene punonjes aparati, ndersa mbas vendosjes se demokracise eshte ngarkuar me detyren e shefit te zyres se shtypit ne Kuvendin Popullor e pas kesaj drejtor i Bibliotekes se Universitetit Politeknik te Tiranes. Ka botuar shtate libra, poezi, publicistike dhe dy novela.


Tonin Shtjefni
FILOZOFIA E JETĂ‹S

Me këmbët e zbathura në rrathët e ferrit,
ecim dhe mundohemi
këtë shteg të kalojmë,
duke shtyrë njeri-tjetrin,
ne të burgosurit e lirisë në mëkatin tonë.
Jemi të gjithë këtu, me nga një kryq mbi supe,
duke u përgjakur mbi ferrat ku ecim,
duam të bindim vetveten se jemi të ndershëm,
Por ç’do tĂ« thotĂ« ndershmĂ«ri,
pyesim dhe heshtim.
Përse ngecem këtu në mes të ferrave,
ku jemi,
na ndihmo Zot na ndihmo Shën Mëri,
Ja kryqin e ngritëm të lodhur, të djersitur,
por robër të mëkatit mbetëm përsëri.
Në këtë shteg të lodhshëm po na zë nata,
ditët po i presim në këtë shteg me rradhë,
duke urryer njeri-tjetrin,
duke e rrëzuar njeri-tjetrin,
njeri-tjetrin duke pështyrë dhe sharë.

* * *
Dje ishte një ditë me diell,
por kopshti i mendimeve kishte ngrirë nga ngrica,
unë shkela në truadhin që kërciste mjerueshëm,
shkela përdhunshëm,
dhe përdhunshëm ika.
Mu dhimbs kopshti im që e lashë në të ftohtë,
ktheva kokën dhe e pashë përsëri,
i bindur se një ditë prap këtu do të kthehem
kur të vijë pranvera e ngrica të shkrijë.

* * *
Një kalë trokon nëpër heshtjen time,
trokon,trokon e ikën papushim,
sa larg ai qënka,
sa kohë paska shkuar,
sa kohë paska shkuar,
duke trokuar në ditët pa kthim.
Ky kalë i vetmuar qënkam unë vetë,
i lodhur, i djersitur,
nëpër diell e shi,
njerëzit kthejnë kokën dhe I thonë njeri-tjetrit,
nga vjen e ku shkon ky kalë në vetmi.

Tonin Shtjefni, fragment nga libri “Filozofia e jetĂ«s”,
Enti botues “Gjergj Fishta” 2003
Drejtues i Bibliotekës së Universitetit Politeknik të Tiranës.