27 March 2009

Dallkaukët me Flamur

Dallkaukët me Flamur

"Posi.... u ba Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin rrnoftë Shqypnia! Ti i mençëm pergjigje tue bertit në kupë të qielles : Rrnoftë, po, e shpejt me porositë flamuj. Na shkyeju rrnoftë, e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit tona." (Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh).


Nga Kolec Traboini

Ka një dallgëdisje e tollovi të madhe nëpër festa kombëtare. Paraqiten në krye te festimeve ca njerëz për të cilët çfarë të flasësh, një tufë megallomanësh që atdhetarinë e kanë si disingtiv. Po kjo jo vetëm në Shqipëri ku parallijte, që i kanë mbushur xhepat me para droge, prostitucioni, kontrabandë e korrupsioni e kanë dyqane e hotele në çdo skutë, por edhe në Diasporë, ku emigrantët e nxjerrin jetesën me djersë e mundime, shfaqen ca individ që mbahen si të ishin bej katundi në kohë të Tanzimatit. Më bëj nënë që të ngjaj, tëpkë si në Shqipëri. Kur shoh se si spekullohet, se si organizojnë ca darka me nga 70-80 e 100 e kusur dollare për një këmbë pule në tryezë, sepse tre të katërtat e bilietës ja hedhin xhepit, më vjen të pështirë, më kujtohet ai krijimi që s'ka vdekje i Ernest Koliqit "Tregtarë flamujsh" e u them sikter darkave me ahenxhe si në kohë të Turqisë së vjetër. Me mirë pi një gotë vere në familje, vë flamurin në balkon të shtëpisë time që është buzë një bulevardi në Boston dhe jam më i kënaqur edhe unë , edhe flamuri, por edhe bostonianët që kalojnë përkëtej dhe e përkedhelin me sy.
Më vinë një ditë nëntori me vranësira ca honxho bonxho, siç thoshte i madhi Mihal Grameno, që i kam quajtur përndryshe edhe takëm i ri në qytet të vjetër, patriot me bateri siç thonë në Prishtinë, e më thonë këta vurçanjarë që të vish në qender të Bostonit se do të ngremë Flamurin.
Unë në fakt mbaja një flamur të madh në dorë e do ta vija në balkonin e shtëpisë sime, siç bëj përvit, siç bën edhe miku im Sotir, që ngre Flamurin njëqindvjeçar të gjyshit të vet, të madhit Josif Pani nga Dardha, mikut me të mirë të Faik Konicës në Amerike. Mesa duket menduan se isha i përgatitur të shkoj pas tyre e të bëja rrumba tumba në Copley Square në mes të Bostonit.
- Po cilin Flamur?- i pyeta- Se Flamurin e ngre Bashkia, kryetari, italiani Tomas Menino siç bën për të gjithë komunitetet. Ju pse po doni ta personalizoni sikur e ngrini ju, si të ishit Ismail Qemalat e Amerikës?!
Ata nuk m'u pergjigjen veç rrinin si guakë, se mendjeshkurtër janë. Ju ka ba mendja dollarë. Ju ktheva:
- Shkojeni e ngrijeni se unë vijë pak më vonë se nuk më pelqejnë rrëmujat. Sa të ngre këtë Famurin tim këtu në ballkon.
- Të ndihmojmë ne - u ngutën, e zgjatën duart të më rrembenin Flamurin.
Por nuk i lashë. Sakën se ma prekni Flamurin me ato duart tuaja të fëlliqura, u thashe e bëra për më tutje.
- Ikni, se e ngre vetë, - vazhdova jo pa shpoti.- Në shtëpinë time Ismail Qemal jam unë e jo ju!
Thartuan fytyrën.
Kur e pashë se po ikin me bisht ndër shalë dhe seç mërmërisnin kundër meje, më hipi në kokë e u thirra:
- Unë nuk vij fare!
Në fillim u fandaksën. Si të mos veja fare kur ata ngrinin Flamurin. Bah! Pastaj si hilanjoz që janë, menduan se më zunë si miu në dhokan.
- Turp!-më thanë .- Je dhe bir patrioti që ka derdh gjak për këtë Flamur, që ka luftuar krah për krah me Ded Gjo Lulin. Po ti paske qënë tradhtarë i babës tend, more, po ne të dinim për atdhetar të madh, ndaj erdhëm.

Menduan se më groposen së gjalli dhe i lanë duart me mua.
- Po dale bre, mos u ngutni,- ua ktheva. - Unë nuk thashë që nuk vij fare në Copley Square.
- Atëherë do të vish? - ndrruan çeren atdhetarët me bateri duke u qetesuar.
- Do të vij për ta ulur!
Sikur ra bomba. U hodhën përpjetë sikur t'i kish pickuar zekthi në të prapme .
- Ti qënke çmendur fare - m'u hakërryen.- Ke rrjedhur!
- Nuk jam çmendur e as kam rrjedhur ore, jo. Por sikur unë të mos e ul, çfarë do ngrini ju vitin tjetër, pa më thoni!... Se Flamurin do ta grisë era, do t'a kalbë shiu e bora, se rrobë është de, jo shajak për gunë bariu. As për darkën qindollarëshe që keni sajuar mos më prisni, se nuk kam ndërmend të çpoj xhepat e mi për të mbushur të tuajat.
U skuqën si spec i kuq djegës e mu bë se Flamuri im që kisha në duar, u zverdh nga që nuk i duronte dot ata dallkaukë e delenxhinj që shtiren si flamurtar. Pa le kur do të shkruanin në gazetën e komunitetit se Dadani me Kamkamin e Zejnepja me Peqe Lepen e kanë ngritur Flamurin në Boston, në Nju Jork, në Detroit, në Çikago e kah mos. Por edhe në Vikipedia do të shkruajnë pa hesap që ta dijë historia e brezat që do vinë se kush janë Flamur- tartarët e Diasporës shqiptare të këtij fillim shekulli. Ja kështu shkruhet e përshkruhet historia nga llaskandraqët e etur për lavdi. Kështu shkruhen e përshkruhen edhe meseletë me Flamurin.

E kush e di çfarë dhëmbje ndjen i shkreti Flamur, kur bie në dorë banditësh, zuzarësh, mashtruesish, megallomanësh, në duart e kacabujve të atdhetarizmit, që gëlojnë si brumbuj bajge, që kanë krijuar tarafe, që e quajnë njeri tjetrin "burra të mëdhej", çfarë Nolit e Konicës me kursim ua thonë.

E po nuk bëre si thonë e si duan ata, egoistët lavdimëdhenj, të bëjnë gjëmën, të gozhdojnë si Krishti në ca hartime moralistike në gazeten e komunitetit, të shpallin armik, të nxjerrin edhe nga ato paloshoqatat te shpifura rapsodike që ka me vandakë në Amerikë, apo nga ca lista pseudogazetarësh ku neveritshem i përkëdhelin bishtin njëri tjetrit...

A nuk bënte edhe Enver Hoxha kështu?! Por Enver Qafiri i bënte bëmat e veta në Shqipëri ku nuk kish liri e as drejtësi, po këta kallam-kusur-kallamarët tanë i bëjnë në Amerikë.

Lum si kombi ynë që i ka lindur, por lum edhe Amerika, të cilës i polli groshi me dallkaukët, shoqatamaniakët dhe mashtruesit me flamur.


[shqiperiaeribashkuarindex1+ok.PNG]

21 March 2009

NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISĂ‹!


NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISĂ‹!

Nga KOLEC TRABOINI

Ka shumë që rrahin gjoksin si atdhetarë, ndërkohë që shajnë e pështyjnë Nolin e madh, çfarë të kujtojnë të mjerat miza në zverk të elefantit.

Ă‹shtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq se shpesh herĂ«, qarqe e grupe tĂ« caktuara e trajtojnĂ« historinĂ« duke u nisur nga lidhjet fisnore apo tĂ« hierarkisĂ« sĂ« sistemit, me tĂ« cilin kanĂ« patur tĂ« bĂ«jnĂ« dikur pjestarĂ« tĂ« familjes apo tĂ« afĂ«rm tĂ« tyre. Ka qĂ« bĂ«jnĂ« be e rrufe pĂ«r mirĂ«sinĂ« dhe bujarinĂ« e njĂ« sistemi sikur tĂ« ishte prerja e artĂ« e historisĂ«. Kur them kĂ«tĂ« kam parasysh shkrimin ironik me titull "Kush e pengoi Fan Nolin?" (tĂ« bĂ«nte demokracinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri-shĂ«nimi im, KT) por edhe mjaft shkrime tĂ« tjera tĂ« pinjollĂ«ve tĂ« hierarkĂ«ve tĂ« monarkisĂ« vetanake zogiste. Duke ndjekur kĂ«tĂ« stil dhe kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« gjykuari, (“Ja, lexojeni Statutin e MbretĂ«risĂ«”- tĂ« thonĂ«), sot mund tĂ« dalin pinjollĂ« tĂ« diktaturĂ«s e tĂ« na bĂ«jnĂ« be e rrufe se koha e Enverit ishte demokraci e kulluar, sepse edhe nĂ« kushtetutĂ«n e saj ishin shkruar fjalĂ«t "demokraci" dhe "sovran Ă«shtĂ« populli...".
Kohët ndërrojnë, por tradicioni politik i interesave mbetet. Shumica e atyre që lavdërojnë deri në qiell një sistem, koha e ka treguar se, ose kanë qënë të ingranuar në atë sistem, ose kanë përfituar prej tij privilegje ekonomike, shoqërore apo politike.
Mirëpo, që të dalësh sot e të thuash se ngjarjet e Maj-Qershorit 1924 ishin një grusht shteti, dhe akoma më tej, se Fan Noli ishte i paaftë për burrë shteti ngase ata që kishte rreth e qark ishin të paaftë gjithashtu, dhe në të kundërt, që veprimet e Ahmet Zogut ishin legale e legjitime, do të thotë që ta vlerësosh historinë që prapa ferrës sipas pikpamjeve tepër të ngushta, e të mos marrësh parasysh asnjë faktor e rrethanë të zhvillimit të atij revolucioni. Është e qartë se revolucionin nuk mund ta bëjë e ta udhëheqë një njeri i paaftë, madje as dhe një njeri me aftësi mbinjerëzore në qoftë se nuk ekzistojnë kushtet e rrethanat e favorshme për zhvillimin e tij, në qoftë se kundërshtitë mes forcave politike nuk kanë arritur në pikën ekstreme - për të cilën thuhet "kur mbarojnë fjalët nxirren shpatat".
Është mirë të studiohet historia deri në hollësi para se të konkludohet se një Revolucion është një Puç apo diçka tjetër.
PĂ«rdora shprehjen ‘kur mbarojnĂ« fjalĂ«t...’ pĂ«r tĂ« saktĂ«suar se nĂ« pranverĂ« 1924 ngjarjet u tensionuan jashtĂ« mase (pra kishin mbaruar fjalĂ«t). Plagoset Ahmet Zogu nĂ« Parlament nga Beqir Valteri, i cili e finalizon “heroizmin” e tij duke u mbyllur nĂ« nevojtore. (NĂ« kohĂ«n tonĂ« tĂ« tensionuar politike, Mazrreku plagos Hajdarin po nĂ« Parlament, por ky, nĂ« vend qĂ« tĂ« futej nĂ« ndonjĂ« nevojtore turpi si Beqir Valteri, preferoi tĂ« dorĂ«zohet tek miqtĂ« e tij nĂ« ATSH. MirĂ«po fare i vogĂ«l qe ndryshimi, sepse ky institucion nĂ« kĂ«tĂ« rast ishte (dhe vazhdon tĂ« jetĂ«) nevojtorja personale e pushtetit dhe e pushtetarĂ«ve tĂ« paskrupullt. MĂ« pas dihet, Ahmet Zogu si mjeshtĂ«r i masakrave dhe terrorit, organizon vrasjen e Heroit Avni Rustemi qĂ« nĂ« tĂ« gjallĂ« - vrasje qĂ« revoltoi tĂ«rĂ« popullin shqiptar nĂ« jug e nĂ« veri. Duke parĂ« rrebeshin e urrejtjes popullore ndaj kĂ«tij akti kriminal, Ahmet Zogu nuk kish ç'tĂ« bĂ«nte veçse t’ia mbathte (mbathja e parĂ«) pĂ«rtej kufirit pĂ«r tĂ« ndenjur nĂ« prehĂ«r tĂ« Beligradit.
Pa hyrĂ« nĂ« hollĂ«sira mbi dilemat e Nolit si kryeministĂ«r apo nĂ« lojĂ«n diplomatike pĂ«r pranimin e ambasadorit sovjetik qĂ« do t’i kushtonte rĂ«ndĂ«, sepse i shtiu frikĂ«n diplomacisĂ« europiane pĂ«r rrezikun e shtrirjes sĂ« influencave ruso-bolshevike sovjetike nĂ« Ballkan dhe dobĂ«si tĂ« tjera tĂ« programit tĂ« tij me reforma qĂ« mbetĂ«n nĂ« letĂ«r, pra pavarĂ«sisht nga kĂ«to, Ă«shtĂ« pranuar nga tĂ« gjithĂ« historianĂ«t se gjashtĂ« muaj tĂ« qeverisjes sĂ« Nolit nĂ« ShqipĂ«ri ishin vite tĂ« demokracisĂ« e jo tĂ« autokracisĂ« dhe pushtetit absolut personal.
Aspekti tjetër i veçantë është se Noli erdhi në pushtet duke shfrytëzuar lëvizjen e forcave të brendëshme, përkundrazi ardhja e Ahmet Zogut nga Serbia dhe i armatosur me bajonetat serbe, konsiderohet si përmbysje e një qeverie nga ndërhyrja e jashtme, në rastin e Shqipërisë, të një armiku të jashtëm të deklaruar botërisht.
Se çfarë ishte dhuna e shovinizmit serb mbi popullin e Kosovës, e tregojnë lumenjtë e gjakut dhe nuk ka nevojë për komente, prandaj dhe ndonjë dashuri e madhe e serbëve për shqiptarët (që vuanin nën regjimin e Nolit!!!) veç ndonjë mendje e çalltisur mund ta bllaçitë. Dhe megjithatë, Serbia (fanatike orthodokse) iu bë krah ushtarakut meskin Ahmet Zogu dhe u vu të përmbyste një qeveri demokratike që gëzonte përkrahje popullore e që drejtohej nga një klerik i kulturuar orthodoks si Fan Noli. Këtë paradoks le ta spjegojnë ithtarët zogistë të rizgjuar tepër vonë tashmë. Le të spjegojnë gjithashtu në kontekstin historik se çfarë ndodhte në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 1924. A mos ishte ndalur, qoftë dhe për një çast, rrjedha e lumit të gjakut shqiptar në tokën dardane?
Paradoks mbetet edhe emri ‘Legalitet’, pra se si mund tĂ« vetĂ«quhet legal njĂ« regjim qĂ« ta sjell armiku i popullit tĂ«nd, i cili gjithashtu mban tĂ« pushtuar gjysmĂ«n e truallit shqiptar, kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga çuditĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha monarkiste.
Epra, legaliteti i ardhjes nĂ« pushtet tĂ« Ahmet Zogut Ă«shtĂ«, jo vetĂ«m i dyshimtĂ« dhe jo legal, por edhe i turpshĂ«m. ÇfarĂ« mund tĂ« thuhej sikur Sali Berisha, nĂ« pranverĂ«n e 97-tĂ«s tĂ« shkonte nĂ« Beograd tek Sllobodani, e ky ta ndihmonte tĂ« rivendoste "qetĂ«sinĂ«", “rendin” dhe “legalitetin” e pushtetit tĂ« tij nĂ« ShqipĂ«ri?! Do tĂ« ishte e papranueshme dhe e urrejtshme pĂ«r shqiptarĂ«t.
Po sikur Noli tĂ« zbarkonte me trupat ruso-bolshevike e ta “çlironte” edhe ai ShqipĂ«rinĂ« sipas stilit pĂ«rdredhan tĂ« Ahmet Zogut? NjĂ« mallkim e turp i pĂ«rjetshĂ«m do tĂ« binte mbi tĂ«. Por Fan Noli as nuk e bĂ«ri, dhe kurrĂ« nuk do ta bĂ«nte kĂ«tĂ« gjĂ«mĂ«, se binte ndesh me parimet e tij tĂ« larta demokratike e, megjithatĂ«, edhe sot e kĂ«saj dite pĂ«rgojohet prej kallamarĂ«ve monarkistĂ«, se gjoja desh solli njĂ« ambasador nga Moska, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rastin e invazionit tĂ« dhjetorit 1924 nĂ«n armĂ«t e SerbisĂ«, kĂ«tĂ« bĂ«mĂ«zezĂ« nĂ« histori, kurrĂ« nuk ia rĂ«nduan mbi shpatulla Ahmet Zogut. As atij vetĂ« nuk iu bĂ« qefi qeder, madje edhe kur e kompensoi SerbinĂ« me ShĂ«n Naunin. Kjo, se ky riosh ambicioz vinte veten mbi ShqipĂ«rinĂ« e shqiptarĂ«t, mbi Atdheun e Kombin.
Patriotët si Abas Ermënji, kurrë nuk pranuan që të angazhoheshin nën ombrellën e ndonjë fqinji shovinist si Greqia (akt që është në nderin e tyre) për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha dhe komunistëvë gjakpirës, gjë që Ahmet Zogu e bëri duke lëpirë duart e përgjakura të armiqve të Shqipërisë. Historia është e pamëshirëshme për puthadorët. Shërbimi i Beogradit që shtypte e vriste popullin shqiptar të Kosovës, kishte subvecionuar 2 milion dinarë të asaj kohe, vetëm për të siguruar karierën e Ahmet Zogut. Ky është një akt i pashembullt dhe koha, sado paradoksale, nuk mund ta motivojë e as ta përkëdhelë Zogun e vjetër - se me Lekën, si qytetar i thjeshtë shqiptar (por jo si pretendent), kjo temë nuk ka kurrfarë lidhjeje, pavarësisht nga zgjimi i vonuar i ca zogistëve që u ka mbetur ora një shekull prapa e duan ta bëjnë Shqipërinë mbretëri anadollake me ndonjë Lal Kros të ri.
Nga ana tjetĂ«r, Ă«shtĂ« vĂ«rtet pĂ«r tĂ« ardhur keq kur dĂ«gjohen vlerĂ«sime tendencioze e tĂ« pamerituara pĂ«r burrat e shtetit tĂ« cilĂ«t e rrethonin Fan Nolin. Ata ishin njerĂ«z tĂ« mĂ«dhenj, tĂ« cilĂ«t qĂ«ndrojnĂ« denjĂ«sisht nĂ« peidestalin e historisĂ« kombĂ«tare. MinistĂ«r i Financave tĂ« QeverisĂ« sĂ« Fan Nolit ka qĂ«nĂ« Luigj Gurakuqi, njĂ« nga tribunĂ«t e pavarĂ«sisĂ« kombĂ«tare nĂ« krah tĂ« Ismail Qemalit, njĂ« njeri me kulturĂ« e dije tĂ« gjera, organizator i zoti, njĂ« ministĂ«r financash tĂ« cilin, kurrĂ« mĂ« tĂ« aftĂ« e mĂ« tĂ« ndershĂ«m, nuk e ka pasur ndonjĂ«herĂ« ShqipĂ«ria. (Ah tĂ« kishim njĂ« tĂ« tillĂ« tani qĂ« na mbyten ministrat hajdutĂ« e tĂ« paaftĂ«!). PranĂ« Nolit qĂ«ndronte njĂ« anĂ«tar kabineti si Stavro Vinjau, njĂ« Zija Dibra, i cili nuk pranoi tĂ« largohej nga ShqipĂ«ria edhe kur Zogu me trupat mercenare e bashibozuke tĂ« armatosura nĂ« Serbi, hyri pĂ«rdhunshĂ«m nĂ« TiranĂ«. Si shpĂ«rblim pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«ndrim dinjitoz e atdhetar tĂ« Zija DibrĂ«s, njĂ« i paskrupullt qĂ« nuk e njihte nderin si cilĂ«si e virtut personal si Ahmet Zogu, vuri njerĂ«z dhe e vrau prapa krahĂ«ve gjatĂ« rrugĂ«s ndĂ«rsa pĂ«rcillej nĂ« internim. Akt i denjĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« Zog. Pas Zija DibrĂ«s do t’i vinte rradha njĂ«rit nga figurat mĂ« popullore nĂ« ShqipĂ«ri, Luigj Gurakuqit, mĂ« 2 Mars 1924, nĂ« Bari. VetĂ«m pak ditĂ« mĂ« pas, Bajram Curri do tĂ« vritej nga bandat zogiste, mĂ« 29 mars nĂ« Dragobi, pĂ«r ta mbyllur ciklin makbethian me Heroin KombĂ«tar Hasan Prishtina, qĂ« siç kam shkruar dhe mĂ« parĂ«, kur ra ai, u fik Kosova. Kjo vrasje Ă«shtĂ« shĂ«rbimi mĂ« i madh qĂ« i bĂ«ri Ahmet Zogu SerbisĂ« shoviniste pĂ«r gjunjĂ«zimin pĂ«rfundimtar e tĂ« pĂ«rgjakur tĂ« KosovĂ«s.
NdĂ«rsa rreth e qark Ahmet Zogut ishin mbledhur njerĂ«z tĂ« kategorisĂ« Pandeli Evangjeli, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« shquar kurrĂ« pĂ«r burra shteti por thjesht si nĂ«punĂ«s tĂ« bindur kryeulĂ«t. VetĂ«m nĂ«qoftĂ«se Ă«shtĂ« fjala pĂ«r Lal Krosin, injorantin analfabet i cili bĂ«nte ligjin e Maliqin nĂ« "MbretĂ«rinĂ« Shqyptare", atĂ«herĂ« po, sepse vĂ«rtet, demokratĂ«t e mĂ«dhej tĂ« plejadĂ«s sĂ« Fan Nolit nuk kishin nĂ« mes vedi ndonjĂ« Lal Kros sharlatan. “ÇfarĂ« thotĂ« Zogu bĂ«n Lala, çfarĂ« do Lala bĂ«n Zogu”.( Enver Hoxha e kishte adaptuar kĂ«tĂ« parim zogist lalkrosian: “ÇfarĂ« do populli bĂ«n partia. ÇfarĂ« thotĂ« partia bĂ«n populli”. MĂ« shumĂ« çiflik se shtet u katandis e varfĂ«ra ShqipĂ«ri. Por ShqipĂ«ria, as nuk ishte e as nuk do tĂ« bĂ«hej kurrĂ« njĂ« çiflik LalĂ«sh nĂ«se do tĂ« drejtohej edhe mĂ« tej nga burra tĂ« ditur si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Zija Dibra, Hasan Prishtina e tĂ« tjerĂ«. TashmĂ« historia dihet: Me Enver HoxhĂ«n, pĂ«r tĂ« dytĂ«n herĂ«, ShqipĂ«risĂ« i erdhi "shpĂ«timi" nga Beogradi drejtpĂ«rdrejt nga shtabi jugosllav i Josif Broz Titos.
Qeverisja e Nolit dhe e demokratĂ«ve tĂ« tjerĂ« shqiptarĂ« bashkĂ«kohĂ«s tĂ« tij, pa pikĂ« dyshimi, do t’i sillnin ShqipĂ«risĂ« zhvillime tĂ« reja bashkĂ«kohore europiane. Madje mund shtohet se ndoshta nĂ«n influencĂ«n e tyre, populli do tĂ« mund tĂ« shpĂ«tonte nga gracka e PartisĂ« Komuniste Shqiptare e formuar dhe kjo nga miqtĂ« serbĂ« tĂ« Ahmet Zogut, por tĂ« Nolit kurrsesi.
Kjo pĂ«r faktin se rinisĂ« shqiptare dhe mbarĂ« popullit tĂ« varfĂ«r e tĂ« mbetur nĂ« injorancĂ«, i kishte ardhur nĂ« majĂ« tĂ« hundĂ«s mbretĂ«ria e mbretĂ«rimi gjysĂ«mfeudal zogist, ku oborri bĂ«nte jetĂ« lluksi pĂ«rrallore. Duke kĂ«nduar “KĂ«ngĂ«n e mjerimit”, populli e pati tĂ« lehtĂ« tĂ« mashtrohej prej ideve spekulative e demagogjike tĂ« barazisĂ« e tĂ« mirĂ«qĂ«nies shoqĂ«rore qĂ« do tĂ« vendosej (gjoja) pas çlirimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nga pushtuesit fashistĂ«. NĂ«qoftĂ«se ShqipĂ«ria do tĂ« kishte patur deri nĂ« vitin 1939 njĂ« shtet demokratik sipas parimeve tĂ« ndritura noliane, padyshim qĂ« nuk do tĂ« ishte e lehtĂ« tĂ« gĂ«njeheshin dhe mashtroheshin njerĂ«zit me pilula sllavo-komuniste tĂ« linjĂ«s MoskĂ«-Beograd.
Prandaj, se si do të ishte historia e Shqipërisë pa Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, kjo merret me mend dhe nuk ka nevojë për komente të gjata, ndërsa se si do të bëhej historia nëse Shqipëria do të ecte në rrugën e ideve demokratike dhe iluministe të Fan Nolit, kjo ka vend për hulumtime, sepse Fan Noli ishte një njeri universal dhe bota e ideve të tij ishte mjaft komplekse, por gjithsesi, shumë më e ndritur se çdo lloj diktature e tipit kontraversal Zogu-Hoxha.
MegjithĂ«se kĂ«ta dy kapituj janĂ« kaq voluminozĂ« e kaq kompleksĂ« dhe me sense tĂ« kundĂ«rt saqĂ« nuk mund tĂ« ezaurohen me njĂ« apo dy diskutime, sidoqoftĂ« mund tĂ« themi se, me idealin e tij pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri ekonomikisht tĂ« zhvilluar e kulturuar, pĂ«r njĂ« shtet tĂ« ndĂ«rtuar mbi principet bashkĂ«kohore europiane, me njĂ« shoqĂ«ri civile demokratike, Fan Nolin, mĂ« parĂ« nga bashibozukĂ«t e halldupĂ«t pseudolegale tĂ« Ahmet bej Zogollit, e penguan dhe e rrĂ«zuan bajonetat e SerbisĂ«, pĂ«r ndryshe sot, ShqipĂ«ria do tĂ« ishte EuropĂ« e jo siç Ă«shtĂ«, njĂ« vend i braktisur nĂ« siujdhezĂ«n me emrin ‘harresĂ« ballkanike’.


K.Traboini, nga Libri '"E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias" 2005

Autori i shkrimit K. Traboini, dale tek varri i Fan Nolit ne Forest Hill të Bostonit, SHBA, eshte nder ithtaret me te zjarrte te Universit Nolian dhe fizikish shqiptari qe jeton me afer vendit ku pushon burri gjenial i kombit.