21 January 2009

Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini


DISIDENTI I HESHTUR ZEF ZORBA



- Qëmtime në jetën e poezinë e poetit -

Tungjatjeta poet, nderim për ty që i thure apoteoze dritës në errësirën me të thellë, ndër mundimet më të mëdha, kur të tjerët që ende mbahen me të madh, ishin puthadorët e diktatorit, apologje të diktaturës, pjellë e kasnecë të errësirës. Ani pse nuk jeton më që nga viti 1993, sot e në të ardhmen je e do të mbetesh zëri i parë në koralen e lirisë së mendimit e krijmit, ti disidenti i heshtur e i pakompromis në poezi, Zef Zorba!


nga Kolec TRABOINI

Shkodra është kryeqyteti i tërë Shqipërisë, shkruante ne vitin 1907, Provinciali i parë i franceskaneve në Shqipëri At Lovro Mihaceviq, franceskan boshnjak. Dhe vazhdonte,....ka një pozitë të mrekullueshme, është vend i shëndetshëm dhe romantik. Këngët popullore askund nuk përshkruajnë aqë bukur bukurinë mrekullueshme të natyrës se në këto pak vargje të cilat na rrëfejnë imazhin e pamjes së gjallë e të mrekullueshme të natyrës që rrethon Shkodrën:

Po si na qenka Shkodra në breg të Bunës,
Me ato male e kodra përmbi det,
Plot me fiq e me ullinj,
E me vreshta mbushë me rrush;
Kur shikon përfund të këtij qyteti,
Arat mbushur grurë të bardhë,
Përreth fusha me bar të njomë,
PĂ«rmjedis rrjedh i shkon Buna lum...

Natyrisht në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, prej të cilës do ta nis këtë qëmtim për poetin Zef Zorba, Shkodrës i kishte humbur shumçka nga ky shkelqim. Aso kohe, në femijërinë time tashmë të largët, jetoja me Daden Katrinë e cila, si besimtare e devotshme shkonte përditë në Kishen e Madhe, ku ngrinte meshë nipi i saj Don Ernest Çoba, që më pas ka vdekur në burgjet e diktaturës. E, kur kthehej prej meshe, përmes Serreqit, Dada Katrinë ndalonte tek motra e vet Milena Skanjeti-Zorba, nëna e poetit Zef Zorba. Kur kthehej në shtëpi, si hiqte velin e zi, ulej të shplodhej para se të niste të gatuante dreken. Në atë pak kohë shplodhje, se ishte fort e moçme, ajo më fliste se si e kish kaluar tek familja Zorba, si rritej Lejla e vogël, gëzimi i shtëpisë, i Bepit (se kështu e thërriste nipin e vet Dada Katrinë) dhe Terezinës, e çfarë sherresh të reja kish ba vogëlushja. Kështu Lejla trazovaqe ishte ba jo vetëm shpirti e gëzimi i gjyshes së vet Milena, por edhe i Dadës sime Katrinë.

Milena e Katrina ishin dy prej pesĂ« vajzave e njĂ« djali qĂ« kishte pru nĂ« jetĂ« Motra Tone, Xhokonda e shqiptarĂ«ve, motra e Kol Idromenos, e shoqja e italianit Andrea Skanjeti, drejtorit tĂ« shkollĂ«s Tregtare Italiane nĂ« ShkodĂ«r, qĂ« ka nxjerrĂ« me dhjetra e dhjetra figura madhore nĂ« historinĂ« jo vetĂ«m tĂ« ShkodrĂ«s por mbarĂ« botĂ«s shqiptare. Motra e tretĂ« ishte edhe ajo nĂ« ShkodĂ«r, Orsolina Çoba, nĂ«na e Don Ernestos, e Lecit, GjylianĂ«s, XhyzepinĂ«s dhe, LindĂ«s, qĂ« ishte martuar nĂ« Itali. Dy vajzat e tjera tĂ« MotrĂ«s Tone ishin Matilda e Domenika, tĂ« dyja tĂ« martuara nĂ« KosovĂ«, me tĂ« cilat janĂ« ndarĂ« e nuk janĂ« parĂ« mĂ« kurrĂ« me njĂ«ra tjetren. NjĂ«ra prej kĂ«tyre motrave Ă«shtĂ« vrarĂ« me thikĂ« nĂ« gjoks prej sĂ«rbĂ«ve, po tĂ« njĂ«jtin fat ka pĂ«suar dhe i biri Viktori. Sipas tĂ«rĂ« gjasave, njĂ«ra prej vajzave tĂ« motres Tone tĂ« martuara nĂ« KosovĂ«, duhet tĂ« jetĂ« gjyshja e Shpresa Gashit kĂ«ngĂ«tare e njohur nĂ« KosovĂ«. E bija e Zef ZorbĂ«s, e vogla Lali kujton se “nga Kosova kana ardhe dikur vonĂ« dhe e kanĂ« takue baben, por se kush e pĂ«r çfarĂ« ai nuk e zinte nĂ« gojĂ«”. Me siguri do tĂ« qenĂ« ndonje prej bijĂ«ve tĂ« tezes sĂ« vet. NdĂ«rsa vĂ«llai i pesĂ« motrave, ka qĂ«nĂ« Zef Skanjeti, inxhinjer i njohur pĂ«r punĂ«t botore nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s. NdĂ«rkohe qĂ« Jak Zorba, burri i TezĂ«s LenĂ«, gjithmonĂ« Ă«shtĂ« konsideruar njĂ« prej njerĂ«zve nĂ« zĂ« dhe familje filantropĂ«sh. Tokat e veta nĂ« bregun e lumit tĂ« Kirit, kjo familje shkodrane ja ka falĂ« KishĂ«s dhe kjo e fundit ka ngritur aty vorret e katolikĂ«ve, qĂ« sot janĂ« pjesa historike monumentale fort nĂ« zĂ« i kĂ«tij qyteti. Edhe sot nĂ« qĂ«ndĂ«r tĂ« varrezave tĂ« Rrmajit lartĂ«sohet çinari i madh shumĂ«shekullor me emrin Çinari i ZorbĂ«s. E sjell kĂ«tĂ« hyrje pĂ«r tĂ« vu nĂ« dukje se poeti Zef Zorba rrjedh prej njĂ« nga familjet aristokratike tĂ« ShkodrĂ«s, tĂ« asaj Shkodre qĂ« i thonin edhe Venecja e dytĂ«, qoftĂ« pĂ«r shkak tĂ« rrethimit me ujra, por edhe se ka qĂ«nĂ« njĂ« qĂ«nder me kulturĂ« e tradita tĂ« hershme. Kryekreje Ă«shtĂ« qyteti i TeutĂ«s, i Barletit e shumĂ« figurave tĂ« tjera qĂ« vinĂ« nga mijĂ«vjeçarĂ«t deri nĂ« kohĂ«n e re. NĂ« vitet 1800 Buna ishte e lundrueshme dhe aty rrĂ«zĂ« kalasĂ« vinin anije tregtare prej Adriatikut e Mesdheut. Termeti nĂ« kapercyell tĂ« atij shekull dhe devijimi i Drinit duke krijuar Drinasen, mbushja e BunĂ«s me aluvione, e izoloi qytetin nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre. Por izolimin me tĂ« tmerrshem Shkodres nuk do t’ja sillnin fatkeqesitĂ« natyrore por ato njerĂ«zore. Vendosja e sundimit komunist e diktatorial vertetĂ« u konsiderua prej shkodranĂ«ve si pushtimi mĂ« i eger e me shkatrrimtar qĂ« ka pĂ«suar ky qytet ndĂ«r shekuj.

E pezull varen/ në tehun e një rrezeje/ qeniet e këputura./Me mallë të mënjanuara,/me pezme/ stërklapen/ me ta këputë shpirtin.( Zef Zorba, vjeshtë 1946).

Nuk mbet asgjë nga ato që përbënin nderin e dinjitetin e këtij qyteti të lashte veç mureve të kalasë. Intelektualët e klerikët studjues të shquar të kulturës shqiptare u pushkatuan a vdiqën burgjeve. U arrit deri atje sa edhe Flamurin që Ded Gjo Luli kish ngritur në Deçiq e tek Kisha e Brigjes në Hot, që ruhej nga Franseskanët, ta marrin e ta djegin sepse ai nuk e kishte yllin me pesë cepa të bolshevikëve të Rusisë.
E na i harruan kushtrimet:/lĂ«muç mbi njeri tjetrin/ s’u ndienkan pĂ«r sĂ« gjalli ;/ tĂ« mos ketĂ« mbetur frymè/ qĂ« rishtaz t’i buçasĂ« ?....../ O jetĂ« ! Edhe nĂ« zgrip,/shtegtarĂ«t e tu/gjithnjĂ« tĂ« dashurojnĂ« !

Njeri nga ata që e pësoi prej murtajes së kuqe, ishte dhe i riu intelektual shkodran Zef Zorba. Ish lindur ne 1920, në një familje shkodrane në Bosnjë. Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës, ndjek studimet në Universitetin e Padovës në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Por në vitin 1943 për arsye të ngjarjeve të luftës së Dytë të përbotëshme kthehet në Shkodër e nis punën si nënpunës banke. Kish rënë në sy për kulturën e tij të gjërë dhe aftësitë krijuese ndaj ne vitet 1945-1946 e punësojnë regjisor në Shtëpinë e Kulturës Shkodër, ku zhvillon një veprimtari artistike të admirueshme. Por rregjimi i ri që nisi të kontrollojë çdo gjë në jetën shoqërore e veprimtaritë kulturore nuk mund të linte që biri i një aristokrati shkodran të drejtonte me sukses trupën e teatrit.
Poeti dhe studiuesi shkodran Anton Çefa, në një analizë të tij mbi disidencen e heshtur të letersisë nën diktaturë ka theksuar tiparet e poezisë së Zef Zorbës të lindur në kushtet e mungesës së plotë të çdo lloj lirie.
“Zef Zorba - shkruan Anton Çefa, - vuri nĂ« skenĂ« pjesĂ«n dramatike “Juda Makabe” tĂ« FishtĂ«s, e cila trajtonte luftĂ«n pĂ«r çlirim dhe tradhtinĂ« kombĂ«tare, problemet mĂ« tĂ« mprehta kombĂ«tare, nĂ« atĂ« periudhe kur nĂ« fshatrat per rreth ShkodrĂ«s, nĂ« PostribĂ«, nĂ« MalĂ«si tĂ« Madhe dhe nĂ« MirditĂ« vlonte lufta pĂ«r tĂ« mos rĂ«nĂ« nĂ«n thundrĂ«n komuniste ose pĂ«r ta pĂ«rmbysur atĂ«. (Zef Zorba, “Disidenca e parĂ« e organizuar e intelektualĂ«ve tĂ« ShkodrĂ«s”, “Hylli i DritĂ«s”, numĂ«r i posaçëm, TiranĂ«, 1996). KĂ«shtu, Zorba e shpalli vetĂ«n haptas si disident i regjimit, qĂ« porsa kishte filluar tĂ« lĂ«shonte rrĂ«njĂ«. Pas vdekjes, nĂ«n kujdesin e Stefan Çapalikut, iu botua vĂ«llimi poetik “BuzĂ« tĂ« ngrira nĂ« gaz”, njĂ« pĂ«rmbledhje poezish lirike tĂ« shkruara brenda skajeve tĂ« njĂ« jete tĂ« tĂ«rĂ«, prej rreth 40-50 viteve. “BuzĂ« tĂ« ngrira nĂ« gaz” Ă«shtĂ« shqiptimi i njĂ« poetike tĂ« lartĂ«, fryt i asaj kohe absurde qĂ« ngriu nĂ« buzĂ« fjalĂ«n e pathĂ«nĂ«, pse jo edhe ironinĂ« tragjike pĂ«r bĂ«mat e çoroditura tĂ« njĂ« shteti tĂ« çmendur, tĂ« njĂ« shoqĂ«rie tĂ« ndaluar nĂ« vend dhe tĂ« shkĂ«putur nga bota.”
Tërë ëndrrat dhe pasioniet një ditë ju ngrinë. Nuk shkoi gjatë e për një a dy fjalë të thëna a të pa thëna në mes miqësh artistë të rinj, arrestohet aktorja e re e talentuar Terezina Pali e pas pak edhe i dashuri i saj regjisori Zef Zorba.

Pastaj , n’teater; njĂ« Gjido/ i larĂ« nĂ« djersĂ«/ pĂ«rpĂ«litej i falisur./shkuleshe n’ gaz me tĂ« madhe,/por nĂ« sy tĂ« vetetinte/ stuhia e Shtatorit.../ A tĂ« kujtohet.( TerezĂ«s)

Ishte shtatori i vitit 1946.Të dy në trupën e teatrit, të pasionuar e talentuar, të dy të dashuruar, të dy të arrestuar në një kohë, të dy në të njëtin gjyq mizorësh e përbindshah të kuq,... e të dy të dënuar me burg. Historia e dy të dashuruarve Zef Zorba dhe Terezina Pali është vertetë një prej dramave me të fuqishme njerëzore në qytetin e Shkodrës, por që gjithësesi falë cilësive të larta morale të këtyre dy të rinjëve rregjimi nuk arriti tua ktheje jeten në një tragjedi fatale. U përdorën tërë mjetet e mënyrat barbare që dashuria e tyre të thyhej.






















I errët ky shteg. Nuk mundem/ rrugën me e gjetë pa dritën/ tande. (Ç'ka më sëmbon?) /Në cep të greminës,/ që josh e ngujon, / a e shef si po lëkundem?/
Por jo. Zef Zorba dhe Terezina Pali që ishin ndarë e burgosur mizorish, sa fituan lirinë u hodhën në krahët e njeri tjetrit. Atë dritë që nuk e gjenin dot në jetën e përditshme sociale e gjetën tek njeri tjetri.
Kur mbetesha vetëm me ty,/ o zemra ime,/netësh të mbarsura me stuhi,/mergime kujtesash në atë dhomë të gjatë,/ pa dritë.( dimër, 1946)
U martuan. Ju lindĂ«n dy vajza qĂ« i pagĂ«zuan Elena dhe Luçia. Zef Zorba aso kohe u kish thĂ«nĂ« njerĂ«zve tĂ« familjes se vajzave do t‘u thĂ«rriste Lejla dhe Lali. Edhe sot e kĂ«saj dite dy vajzave tĂ« Zef Zorbes ashtu u thĂ«rrasin. Pas daljes prej burgut, martesĂ«s, lindjĂ«s sĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe punĂ«simit tĂ« tij si llogaritar jeta e tij do tĂ« rridhte e qetĂ«. Por veç me njĂ« qetĂ«si sipĂ«rfaqore sepse vepra e tij letrare poetike, e botuar post mortum, tregon se shpirti i tij nuk ishte i qetĂ«. Ai e vuante mungesen e lirisĂ« sĂ« shprehjes qĂ« ishte akoma mĂ« e rĂ«ndĂ« se ajo e lĂ«vizjes, madje edhe se vetĂ« burgu sepse tek e fundit bĂ«hesh guardiani i shpirtit tend, i vetndalimit dhe vetburgosjes.
Unë nuk vij dot me ty/Nuk kam si shkoqem prej kësi ngujimi/ku frymën e mbaj gjallë/me cirka arsyetimi/ ku foshnja/piqet në djep/prej ethesh përvëluese/ ku jeta-dhuratë përbuzet,/ ku hiqet dreqi me vdekë.( Shkalla e Kakarriqit)

“NĂ« heshtjen e thellĂ« tĂ« kĂ«tij gjysmĂ«shekulli, Zorba, i pajisur me njĂ« kulturĂ« tĂ« mrekullueshme vizatoi figurĂ«n e njĂ« intelektuali tĂ« vĂ«rtetĂ«, larg kompromiseve. Ai krijoi njĂ« afinitet tĂ« çuditshĂ«m me letĂ«rsinĂ« e filozofinĂ« moderne, duke pĂ«rkthyer poetĂ« tĂ« tillĂ« si R. Frost, Xh. Hungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot, dramaturg si Shou. Pirandelo, Uelld, Uajllder, Martin, e filozofĂ« si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer, etj., etj.” shkruan Stefan Çapaliku, nĂ« shenimin nĂ« kopĂ«rtinĂ«n e fundit tĂ« librit “BuzĂ« tĂ« ngrira nĂ« gaz”.
Vete poeti ne pasthenien e librit, te shkruar ne vitin 1989 pohon:
"Lexuesit tĂ« sotĂ«m i kĂ«rkohet pĂ«rgatitje shpirtĂ«rore, kulturore e artistike pĂ«r ta bĂ«rĂ« veten bashkautor me artistin, jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« interpretuar atĂ« qĂ« i komunikohet, por pĂ«r ta ndjerĂ« e pĂ«r ta vuajtur bashkĂ« me poetin, duke kĂ«rkuar nĂ« vepĂ«r pĂ«rfytyrimin vetjak, qoftĂ« nĂ« formĂ« krejt individuale e ndoshta edhe botĂ«kuptimore tjetĂ«r.Konsumatorit te sotem i kerkohet te jete si ai vizitori i Luvrit qĂ« kuvendon me Da Vincin para XhokondĂ«s, ose si ai qĂ« ankon e gladon me Van Gogun para njĂ« pejsazhi norman. Ose si lexuesi i Ungaretit qĂ« vuan e heq tĂ« zitĂ« e ullirit bashkĂ« me poetin nĂ« llogoret e luftĂ«s.”
Dhe më tej duke spjeguar platformen e vet estetike shkruan: "Rrugën e "esencialitetit" ose të "Hermetizmit" e kam përqafuar kryesisht sepse ashtu e kam ndjerë mundësinë e dhënies emocionale dhe të krijimit të përftyrimit vetiak. Njiherit kam këqyrë të mos bie, qoftë dhe pa vetedije në binarët e "hermetikeve", sado të adhurueshëm që ato binarë janë... pasimi i rrugëve emocionale të tyre do të kishte qënë një vazhdim i mjerë e i pafrut."
Kujtoj se me Zef Zorben jam takuar shumë vite të shkuara, aty nga 1970, kur punonin të dy në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Kurrë nuk mund ta mendoja se ai llogaritari që me tefter në dorë numuronte karriket e Ndermarrjes së Prodhimeve, ishte poeti që zërin e mbyste brenda vetes. Ishte koha kur uturonin shumë rangalla fjalësh. Edhe ato karrike që po merrnim ishin për sallën e madhe të mbledhjeve të Kombinatit të Drurit në Shkodrës, ku do të buçiste zëri i fuqishëm i partisë "për fitore të reja". Poeti Zef Zorba, i heshtur, i menduar, do të linte tefterin e ditës për të marrë në dorë tefterin e natës. Por veç, ndërsa në tefterin e ditës shkruhej me gjuhën e karbonit, e të zezës, në mbremje poeti shkruante me gjuhën e bardhë të zemrës, me gërmat e të vertetës si drita.

Tash muzgu sa me vrap/ qullos rrugën time,/(telet e dritës siku janë çartë)/Prej trurit trishtimi/ shkumbëzon e shprazet/ në gjymtyrët e këputura. /Heq këmba këmben zvarrë.

Por a e dinte valle ai madhështine e punës së vet. Apo thjeshtë shkruante sepse, i privuar prej të drejtës të merrej me art, nuk donte ta linte shpirtin e vet prej artisti të vdesë. E kështu si të burgosurit, për të thyer vetminë në mes të mureve të ftohta të qelisë, flasin me vehte që të mos harrojnë të flasin, të mos harrojnë të dëgjojnë, keshtu dhe ai shkruante e shkruante. Ndoshta per ndonje shkak tjeter drojes se i flashkej shpirti. Gjithësesi kur të kesh lexuar poezitë e tij, të shkruara në errësirë e në vetmi, do të ndjesh se çfarë masakrimi bënin shkrimtarët zyrtar në poetikën shqipe duke e përdhunuar publikisht. Thënë hapur, poezia shqipe ishte bërë një lavire ku shfrynin epshet kodoshët e realizmit shtatanik socialist. Ndërkohë që e verteta mbulohej shtat pash nën dhè, këtë dëshirë kishin edhe për dritën, atë dritë që rrezaton në shpirt edhe në fund të dheut po të fusin, por veç asaj nuk kish çfarë ti bënin.

E mjerisht ende sot, ka të vjetër por edhe të rinj që i bëjnë hosana të së shkuarës e lavdërojnë madje edhe surogatot poemezezat e komunizmit, qe nuk ishin kurgje tjeter por himn i dhunes e gjakut qe rridhte rrkaje neper gjoksin e atdheut, hymne per vrasesit qe pushkatonin intelektuale te lidhur dore per dore me tela me gjemba. E ky gjak ende nuk është shpaguar jo vetëm prej kriminelëve që vranë, por as të paktën moralisht nga ata që e himnizuan dhe e poetizuan krimin e përbindshëm të diktaturës komuniste. Krijimtaria poetike të poetit Zef Zorba vlerësohet si "histori e një shpirtit të sakatuar, që jeton duke përtypur shpresë e ironi të vetvetes" në kushtet me të errta të regjimit totalitar, kur, të shkruaje të tilla poezi ishe i destinuar të përfundojë tragjikisht. Zef Zorba, anipse e njohu burgun që në rini të tij, ai edhe me pas guxoi të fliste me vete me një poezi revolte, ani pse kjo revolte që e ndryme brenda vargjesh hermetike si vargoj, ashtu si vetë jeta shoqnore qe e mbyllur hermetikish dhe e izoluar nga bota.
Në këtë mizori e terrinë, falsitet e hipokrizi, kur laperdharët e errësirës thurnin hymn e ditirambe servile për ca shqiponja qielli( kur njerëzit ishin kthyer në krimba shiu), ai meditonte në vetmi të thellë, ku degjohej veç prej vetes, si një burim uji mijra metra nen dhè që zemra e tokës e ndjen. Që nga ajo thellësi bulëzonte zëri i poetit Zef Zorba, atij eruditi e njohësi e përkthyesi të letërsisë botërore, që anipse tepër vone u zbulua, shfaqi me plotëri dritën e saj.
Le te citojme serisht shkrimin e Anton Cefes: "NĂ« vitin 1996, ZorbĂ«s iu dha çmimi “Martin Camaj”, nĂ« arsyetimin e tĂ« cilit nga komisioni pĂ«rkatĂ«s i pĂ«rbamĂ« prej albanologut Hans Joachim Lanksch, prof. dr. Walter Breu (Universiteti i KostancĂ«s), prof. dr. Elvira Glaser (Universiteti i Zurihut) dhe prof. dr. Wilfrich Fiedler (Universiteti i Munihut), thuhet “Zorba i takon njĂ« qarku tĂ« vogĂ«l shkrimtarĂ«sh nĂ« Shqipni qĂ«, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e kĂ«putun tĂ« vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« letĂ«rsisĂ« shqiptare dhe e rimkambĂ«shin lidhjen me rangun e saj tĂ« naltĂ« qĂ« kishte fitue me autorĂ« si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.” Dhe mĂ« poshtĂ«: “Vjershat e ZorbĂ«s janĂ« art autonom i fjalĂ«s, art qĂ« ushqehet nga substanca fizike e shpirtĂ«rore e fjalĂ«s” dhe “Zorba asht modernisti i parĂ« genuin dhe njiherit hermetiku i parĂ« i poezisĂ« sĂ« re shqiptare, me sa asht fjala pĂ«r atĂ« tĂ« shkruar nĂ« Shqipni”. (Hans-Joachim Lanksch: “Arti autonom i fjalĂ«s”, “Phoenix”, 1997 / 1, f. 49-52)."
* * *
Poezi e Zef Zorbës na kujton se sado e errët të jetë koha, sado e drithërueshme shpresa, etja e për dritën kurrë nuk duhet të shuhet e të vdesë. Ky është mësimi i madh që del nga poeti i pashoq i disidencës së heshtur Zef Zorba, zëri i të cilit është vertetë apoteoza e dritës së munguar nën diktaturë, të cilën tashmë, për fatin tonë, fatlumturisht e arritën ta kemi.
Tungjatjeta poet, nderim për ty që i thure apoteoze dritës në errësirën më të thellë ne sistemin qivur të komunizmit diabolik, ndër mundimet më të mëdha, kur të tjerët që ende mbahen me të madh, ishin puthadorët e diktatorit, apologje të diktaturës, pjellë e kasnecë të errësirës. Ani pse nuk jeton më që nga viti 1993, sot e në të ardhmen je e do të mbetesh zëri i parë në koralen e lirisë së mendimit e krijmit, ti disidenti i heshtur e i pakompromis në poezi, Zef Zorba!

K.Traboini, Boston 2009
Jak Zorba, babai i poetit - pikturë e Kol Idromenos


KOL IDROMENO: Mbesa
( Xhyzepina Coba(Vasia) JANI e cila është edhe në fotografinë
më sipër. Eshte nëna e piktorit të njohur Nikolet Vasia.