02 August 2009

TRABOINI: TRISHTIMI DHE PËRBUZJA E BODLERIT


TRISHTIMI DHE PËRBUZJA E BODLERIT
esè
nga TRABOINI

Pas studimeve të panumërta në të gjithë botën, nuk di çfarë mund t`i komentohet më tepër Bodlerit në raport me kohën e tij, shekullin dhe shoqërinë franceze ku jetoi e që tashmë është pak e vëshirë ta njohim. Shpirt i pikëllimit, tribun i përbuzjes, urrejtës i shoqërisë të cilën e shihte të shpërfytyruar, i pakuptuar në kohën e tij, me vepër të ndaluar, gjyqe, por edhe absolut në ndikimin e tij në mbarë poezinë botërore, pra tepër vështirë të merremi me të, veç të përvijojmë faktin se sa gjejmë në jetën tonë të tilla motive dhe sa të tilla fenomene ende e gërryejnë shoqërinë njerëzore, por edhe i sfilitin jetët individuale. Parë në këtë këndvështrim, e shoh më aktual se kurrë Bodlerin në Shqipëri, ku dita i zbulon poshtërsitë e jetës e nata dosido i mbulon ato, ndaj tingëllojnë aq thellë në shpirtrat tanë fjalët "...Si ecë e ëmbël nata!".

Tek dita, Bodleri, nuk shihte asgjë, ose të paktën shihte vetëm të këqjia, ndaj dhe titulli i vëllimit të tij qe "Lulet e së keqes". Si në poezitë e tij, nuk gjen dot vepër e autor tjetër bashkkohës, por dhe më pas të kenë përbuzuar veset shoqërore ( që mbase në ato kohë, a ende edhe në kohën tonë, nga mediokrit cilësoheshin e cilësohen si virtute). Është krejt e natyrshme që poetët e poezinë e revoltës ta lindë koha, në një lindje të vështirë sigurisht, të detyruar, si një shpërthim i stresit të përgjithshëm shoqëror. Në një shprehje të tij Bodler thekson: "E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është vepër e faktit.", ndërsa më tej " E mira është gjithnjë një art.".. Pra e thënë hapur, sot që arti në përgjithësi është në pikë të hallit, thuaj pa asnjë peshë në jetën shoqërore, ku në modë është politika mediokre, fare pak ka edhe të mira, madje mirësia është krejt e përjashtuar si term social. Përdoret fjala bamirësia si term, por në fakt lakohet për qëllime më tepër religjioze,ose më e keqja nga ekstremistët e kamufluar nga bota arabe e bashkpunëtorët tyre vendas, që kërkojnë vënien e shoqërisë civile nën tutelën e frymës së tyre talibaniste.
A kanë lidhje këto me Bodlerin, mund të pyes ndonjë lexues i i pavëmendshëm, i mësuar ky me mëmëligën e shtypit shqiptar, që është thjeshtësuar jo vetëm në këndin e trajtimit të problemeve, por edhe në përdorimin e frazeologjisë shterpë e pa ngjyrim fjale të një gjuhe komunikimi që është varfëruar skajshëm. Them se kanë lidhje, sepse në kohën që shoqëria shqiptare ka strese të mëdha, individi ndjehet i braktisur në aspektin e trajtimit social, shumë pak apo aspak nuk ndjehet zëri i protestës për gjëndjen mizerabël të pjesës më të madhe të shoqërisë shqiptare. Gjithkush e di si është rrethuar Tirana, në pikëpamje të migrimit të popullsisë. Dikur me përbuzje përdornin fjalën çeçenë, tani për të qënë brënda( se duhen edhe votat e çeçenëve) e kanë harruar këtë etiketim përbuzës, ani pse periferia ka mbetur Çeçeni e shkuar saj, në pikëpamje të kushteve të jetës, varfërisë së skajshme, shto mentalitetin që mbartin me vete duke u zhvendosur nga krahinat më të largëta, në rrethinat e kryeqytetit ku janë të vetizoluar e ku shpesh kanë vazhduar të bartin mentalitetin krahinor, përdorimin e dhunës në zgjidhjen e problemeve brënda e jashtë familjes, mosnjohjen e moszbatimin e ligjeve dhe plot të tjera.
Natyrisht kjo nuk është pjesë e vështrimit tonë në këtë shkrim, por duam ta përdorim si sfond për problemet e reflektimit të ndërgjegjes shoqërore ndaj fenomeneve që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Në një vend ku mbizotëron në tërë qelizat e jetës politika, një vend tmerrësisht i varfër, me udhëheqës që mendojnë se bëjnë politikë të madhe në një vend të vogël e për fat të keq të papërfillshëm. Tërë media e shkruar dhe vizive merret me shkëlqimin e politikës, kur në të vërtetë ajo që shitet si shkëlqim është kurrgjë tjetër veç një lëtyrë, një manipulim politik. Dhe ata njerëz që shtiren si politikanë të mëdhenj, nuk bëjnë kurrgjë tjetër, por veç masturbohen nëpër media të shkruar dhe të folur( mitingje, foltore, parlament, TV Show-politik).
Pra, ka dy segmente që e përshkojne tërë jetën shqiptare, fort të dukshme këto, varfëria e gjendja pa rrugëdalje e ekonomisë dhe e dyta, demagogjia e pompës politike, sikur çdo gjë e mirë këtij populli i vjen nga fjalët pa fund e pa sens të politikës që vazhdon të ligjëroje si në kohë të Hoxhës, se gjoja mendojnë e punojnë për popullin. Veç duhet thënë se i kanë shtuar demagogjisë politike edhe nocionin Komb dhe Europë, për t`u bërë më sportivë në pelivanllëqe në tele-shtyp, por në të vertetë gjej pak apo dhe aspak ndryshime në demagogjinë e foltoreve të dy kohëve që pretendojnë, po me llafe ere, të jenë të kundërta.
Po kush e beson dhelprën se ka vendosur të heqë dorë nga gjuetia e pulave?! Me se do të rrojë e zeza dhelpër?! E për të dalë aty ku ishim, aq më tepër kur politika është bërë bisnesi më fitimprurës në Shqipëri, kjo politikë prodhon para me thasë, si të ishte ky Atdheu i Ali Babës e 40 hajdutëve të përrallave persiane. Këto janë fenomene që i shohin e i konstatojne të gjithë, por më e pakta i prekin Mediat. Mirë Mediat, po ku është arti, ku janë artistët, ku është shpirti i tyre i ndjeshëm. A nuk u rreh zemra ndopak këtyre njerëzve që quhen Ajka e kombit, përpara kësaj katrahure në tërë segmentet e shoqërisë. A nuk e dinë se ende mentaliteti shqiptar vazhdon të sundohet, më keq se në çdo vend tjetër në Europë, apo pse jo edhe në Azi, në idenë e ikjes nga sytë këmbët. Në Shqipëri trumbetohet me të madhe për nacionalizmin, spekullohet me nacionalizmin, tregohen përralla të bukura me nacionalizmin folklorik, ndërtohen kështjella në erë me nacionalizmin primitiv, kur e verteta është se më shumë se kurrë ka humbur interesi i njerëzve për fatet e kombit. Vetmashtrohemi me fjalë, cyrle, tollumbace me ngjyra, por realiteti është krejt ndryshe. Bëjmë koncerte me çifteli e sharki në segmentin Tiranë-Prishtinë, hedhim valle me kostume popullore e qeleshe, vëmë parulla të mëdha festive, mbajmë fjalime për suksese të mëdha, por realiteti nuk është tek fasada, por përtej fasadës.
Realiteti është trishtues e pesimist, vazhdon të dëgjohet fjala se ky vend nuk bëhet, se po të linte kufijtë e hapur Europa, këmbë shqiptari nuk do të mbetej në këtë vend. Ah, po! Do të mbeteshin llafazanët politikë të cilët do të sillnin ca ujgurë e ca kinezë që të krijonin sërish popullin e ri, se me ato që do të mbeteshin nuk do të sajonin dot as një tabor luftarak për mbrojtur këtë vend shqiponjash të ikura.
Kështu në të vërtetë janë punët tona. Ndaj them se Bodleri është më aktual se kurrë në këtë vend ku lulëzojnë lulet e së keqes. Edhe frutat të zeza i bëjnë ato lule. Se ua dëgjojmë zërin përditë në stacionet televizive të Europës, ku sa herë flitet për një prostitute të rrahur a përdhunuar rrugëve, a vrarë e hedhur në pyll pa indentitet, është e sigurtë se ajo do të pasohet me fjalën "shqiptare". Sa herë që vidhet një shtëpi në Itali a Greqi... thuhet, e kanë bërë shqiptarët. Sa herë bëhet një krim prapë shqiptarët. Ne shqiptarët që jemi futur në NATO - dhe shkalafitemi nga qejfi skur Nato do t'i japë bukë e punë këtij populli. Përralla të bukura politike. Karamele limonatë, që i mbllaçisin edhe ata që duhet të ishin në anën e trishtimit dhe përbuzjes, në anën e frymës së Bodlerit. Artistët pra. Ku janë. Çfarë bëjnë. Përse shkruajnë? Cilat janë temat sociale? Ku është nervi migjenian, ky gjeni, ky Bodler me gjak e shpirt shqiptar? Kur dihet se po të jetonte Migjeni në këtë kohe, po aq do ta shkruante "Kangën e mjerimit". Artistët tanë as nuk ndjehen. Madje edhe lihen të manipulohen nga politika dhe i gjen madje edhe ambasadorë. Shkruajnë ende për kohën që ka vdekur këtu e 20 vjet më parë. Kur fëmija që ka lindur atë vit tani është njëzetvjeçar, i papunë, kalon ilegalisht kufijtë në rrezik jete. Propaganda punon në invers. Siç bënte monizmi me zogizmin, bën koha jonë me enverizmin. Mallkime pa fund për një kufomë të kalbur të komunizmit, kur trupat e gjallë në jetën shoqërore vinë erë kërmë ideologjike, e ka njerëz që janë më shumë të vdekur se të gjallë. Po marrin dhe çmime këta artistë. Pse jo!? Çmime të mëdha për vepra që nuk kanë në qendër kurrgjë nga realiteti bashkëkohor social shqiptar. Fryjnë emrat e mëdhenj në letërsi, por realiteti mbytës që ka rrethuar Tiranën dhe e ka ngërthyer jetën në qytete të tjera në tragjedi njerëzore, kur njeriu vetvritet se nuk ka me se të ushqejë veten e familjen, ku gjendet në këtë letërsi e në këtë art? Kurrkund.
Bodleri vazhdon të trishtohet atje në Montparnas. Trishtohet për ne, për Shqipërinë e shqiptarët. Se ne nuk kemi as dëshirë e as fuqi shpirtërore të trishtohemi e ta përbuzim këtë realitet të zymtë e të pistë siç bënte ai. E sikur na thotë: "Që të mos ta ndjeni veten skllevër martirë të kohës/ dehuni/ dehuni pa pushim me verë/ me poezi/ me virtyte/ sipas dëshirës ../."
Ne jemi kthyer në një art të tredhur nga politika...
Ju falem o Bodler, o Migjen, se kurrkund tjetër nuk e gjej veten më mirë se tek ju. "Kafshatë që s'kaperdihet asht or vlla mjerimi...".
Dua ta mbyll këtë shkrim me vargjet e Bodlerit të madh: /Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë/ Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani/ Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin/ Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi/ Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë/ Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti/ Të poshtër zhgrryhen krejt ndërsa pendime u vinë/ O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri/

Boston, 26 korrik 2009

__________________________
________________

Charles BAUDELAIRE

nga Vikipedia

Charles Baudelaire (Sharl Bodler) lindi më 9 prill të vitit 1821 në Paris dhe vdiq më 31 gusht të vitit 1867, ishte poet, kritik dhe përkthyes i njohur francez. E ëma e tij, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort të mira dhe ky faktor shkaktoi tek ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën. Në 1833 njerku regjistroi në Kolezh Ruajal. Sjellja e tij nuk ishte nga më të mirat, kështu që njerku i zemëruar e detyroi të shkonte në Indi. Ky udhëtim ndikoi për mirë te Sharl: e njohu me kultura dhe njerëz të ndryshëm. Që këtu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, që duket më së mirë në kryeveprën e tij "Lulet e së Keqes”. Sidoqoftë 10 muaj më pas u kthye në Paris dhe duke qenë se ishte në moshë madhore mori pjesën që i takonte nga pasuria e të atit. Në 1842, njohu poetët Gerard de Nerval dhe Gautier; me këtë të fundit u afrua shumë pasi për më tepër shikonte tek ai një udhëheqës artistik dhe moral. Gjatë kësaj kohe njohu Jeanne Duval, me të cilën pati një marrëdhënie shumë pasionale. Ndryshe nga zakonisht lidhja e tyre vazhdoi për një kohë të gjatë. Charles gjente frymëzim te Jeanne e cila i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës së tij.Ndërkohë jeta që Bodleri bënte në Paris nuk ishte kushedi se çfarë. Kur e ëma zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmën e trashëgimisë e hodhi në gjyq. Gjykata i caktoi një administrator të cilit Bodleri duhet t`i kërkonte para për çdo gjë që i nevojitej..Në 1845 publikoi krijimet e tij të para, ndërsa për të fituar disa para më shumë filloi punë nëpër disa revista si: "Arti romantik" e "Kuriozitete estetike". Në 1848 mori pjesë në lëvizjet revolucionare në Paris ndërsa në 1857, publikoi në shtëpinë botuese Pule-Malassiz kryeveprën e tij "Lulet e së keqes", që përmban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për imoralitet ndërsa botuesi detyrohet të censurojë disa prej poezive. Bodleri ra në depresion të thellë. Në 1861 u përpoq të vetvritej. Në 1864, pasi nuk u pranua nga Akadèmia franceze, u largua nga Parisi për të shkuar në Bruksel, por edhe qëndrimi në kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezinë.
I sëmurë, kërkonte qetësinë te hashashi, opiumi dhe alkoli. Pas një paralize që e bllokoi në shtrat për disa vite ai vdiq në moshën 44-vjeçare. Heshtrat e tij prehen në varrezat Montparnasse, së bashku me ato të mamasë dhe njerkut. Në 1949 Gjykata Kasacionit e Francës vendosi që vepra dhe jeta e tij të kishin vendin e merituar në piedestalin e kulturës frënge.
Veprat: "Lulet e së keqes"(1857), "Parajsat artificiale"(1860), "Rrënojat"(1864), "Prozat poetike"(1869).



www.traboini.com

29 May 2009

Një film për Shtrausin


NJË FILM PËR SHTRAUSIN

nga K.TRABOINI

Ndoshta e kam marrë vesh përpara shumë të tjerëve për vizitën që do të bënte Franz Josef Shtrausit(1915-1988) në Shqipëri. Në mes të gushtit 1984 më thirri në zyrë drejtori Vangjush Zallëmi e më shumë seriozitet më komunikoi një detyrë të vështirë, siç e cilësoi ai, për faktin se duhej kujdes i madh se me 21 Gusht do vinte në vendin tonë për një vizitë të shkurtër Shtrausi. Emrin e gjermanit bavarez Shtraus e kisha dëgjuar prej vitesh, sepse gjithnjë kur gazetat e asaj kohe i referoheshin lajmeve të jashtme nga Europa, përmëndej emri i tij si ministër i Budesverit gjerman.
Përgatituni për një xhirim arkival, por... do të shohim pastaj se si do të bëhet, vuri në dukje drejtori e shtoi, jo më shumë se një akt film bardh e zi.
Duke qënë pjestar i grupit të filmit e kam ndjekur gjithë vizitën e Shtrausit në Shqipëri. Dihet se ai ka bërë dy vizita, por bëj fjalë për vizitën e parë. Është xhiruar sipas mundësive në të gjitha vendet që vizitoi në Shqipëri, ndërsa në kryeministri na lanë vetëm sa u shtërnguan duart e pastaj dyert u mbyllën. Flitej se do të takohej me Enver Hoxhen, e nëse ndodhte kjo të përgatiteshim të dërgonim për xhirim vetëm një operator, por kjo nuk ndodhi.
Filmi është bërë urgjent dhe i është dërguar Shtrausit në Gjermani. Mendohet se në landin e Bavarisë filmin ja ka dorëzuar Shtrausit në një koktej një titullar i lartë shqiptar, por nuk e di sa e është sakte kjo. Nga Komiteti i Mardhënieve me Jashtë, ka ardhur njoftimi se Shtrausi e ka parë filmin dhe e ka pëlqyer.Kopja e vetme e prodhuar i është dhënë si dhuratë. Ai film nuk ka qarkulluar në Shqipëri nëpër ekranet e kinemave, por negativi duhet të jetë ruajtur në arkivë.
Gjatë udhëtimit pati dy incidente. Një makine Benz e parkut të delegacioneve nuk i hëngri dot të përpjetat e kthesat e Llogorasë dhe nxorri tym, sa u vu alarmi. U shqetesuan së tepërmi shoqëruesit që kishin frikën se mos ndodhte ndonjë aksident me gjermanët, por vumë re edhe shqetesimin e drejtorit të Benzit që nuk e priste që makinat e tij të shitura në Shqipëri të ishin aq të dobëta. Atëhere na thanë se Drejtori i Benzit dhe vetë Shtrausi u kishin thënë shoqëruesve se shqiptarët i kishin porositur makinat gabim, se këto tipa ishin vetëm për rrugë fushore.
Incidenti i dytë, ku ne të Kinostudios desh lamë kokën ishte në hyrje të një fshati të Bregut që nuk ja di saktë, mund Qeparoi, kur ne ishim në bisht të kolonës. Kish rënë një vese shi dhe makina jonë BÇ bëri një rrethrrotullim rreth vetes dhe përfundoi rrëzë një hendeku ku vinte një pjerrtesi nga ana perëndimore, në të djathtë të rrugës. Sikur të kishte marrë makina rrëpirën për ne do të ishte katastrofale. Mbaj mend operatorin Rakip Zeneli që tha, me siguri kemi bërë ndonjë të mirë që shpëtuam, ndonjë nga ne i ka falë ndonjë fukaraje ndonjë 5 lekëshe.
Shkaku ishte një vesë shiu përzier me një shtresë vaji. Ose dikush kishte hedhur vaj në rrugë ose nga ndonjë makinë kishte rrjedhur e ky ishte shkaku, siç përcaktuan ata të qarkullimit rrugor që vinin pak pas nesh. Fatmirësisht nuk i kishte ndodhur kjo makinave ku ndodhej Shtrausi, i biri dhe drejtori i benzit.
Mbresë më kanë lënë dy rrethana. Kur hyri në Han të Hotit, Shtrausi ishte me pantallona të shkurtëra, tip gjahtari kolonial. Rrobat e tij ishin ngjyrë kaki, me shumë xhepa. Makina që e drejtonte personalisht ishte e hapur, benz ushtarak, makinë tepër e fuqishme, e lartë. Por me të hyre këndej kufirit, Shtrausin e vendosën një një makine Bens të zi të drejtuar nga shofer shqiptar dhe nga shoqërues që ne nuk i njihnim.
Në Dhërmi mbaj mend i sollën fruta të cilat ua serviri vetë drejtori i Fermës, një specialist i njohur që ndërkohë u prezantoi begatinë e bregdetit shqiptar, brezaret të cilat Shtrausi i pelqeu shumë. Thonë se ai u ka sugjeruar turizmin në këtë perlë shqiptare, por me kot lodhej gjermani me këshilla miqësore sepse nuk e kishin thirrur t'a dëgjonin, por thjeshtë të bënin adetin. Mysafiri gjerman i rangut të lartë u la në det bashkë me djalin e dhëndrrin e tij. Ne përfituam dhe e xhiruam nga larg, sepse nuk na linin të afroheshim. Më pas ai ka kaluar në Greqi ku shkonte në Igumenicë ku, siç u tha, Kompania Benz kishte filialin e vet të shitjes së veturave.

KT 2009

www.traboini.com

27 March 2009

Dallkaukët me Flamur

Dallkaukët me Flamur

"Posi.... u ba Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin rrnoftë Shqypnia! Ti i mençëm pergjigje tue bertit në kupë të qielles : Rrnoftë, po, e shpejt me porositë flamuj. Na shkyeju rrnoftë, e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit tona." (Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh).


Nga Kolec Traboini

Ka një dallgëdisje e tollovi të madhe nëpër festa kombëtare. Paraqiten në krye te festimeve ca njerëz për të cilët çfarë të flasësh, një tufë megallomanësh që atdhetarinë e kanë si disingtiv. Po kjo jo vetëm në Shqipëri ku parallijte, që i kanë mbushur xhepat me para droge, prostitucioni, kontrabandë e korrupsioni e kanë dyqane e hotele në çdo skutë, por edhe në Diasporë, ku emigrantët e nxjerrin jetesën me djersë e mundime, shfaqen ca individ që mbahen si të ishin bej katundi në kohë të Tanzimatit. Më bëj nënë që të ngjaj, tëpkë si në Shqipëri. Kur shoh se si spekullohet, se si organizojnë ca darka me nga 70-80 e 100 e kusur dollare për një këmbë pule në tryezë, sepse tre të katërtat e bilietës ja hedhin xhepit, vjen të pështirë, më kujtohet ai krijimi që s'ka vdekje i Ernest Koliqit "Tregtarë flamujsh" e u them sikter darkave me ahenxhe si në kohë Turqisë vjetër. Me mirë pi një gotë vere në familje, vë flamurin në balkon të shtëpisë time që është buzë një bulevardi në Boston dhe jam më i kënaqur edhe unë , edhe flamuri, por edhe bostonianët që kalojnë përkëtej dhe e përkedhelin me sy.
vinë një ditë nëntori me vranësira ca honxho bonxho, siç thoshte i madhi Mihal Grameno, që i kam quajtur përndryshe edhe takëm i ri në qytet të vjetër, patriot me bateri siç thonë në Prishtinë, e më thonë këta vurçanjarë që të vish në qender të Bostonit se do të ngremë Flamurin.
Unë në fakt mbaja një flamur të madh në dorë e do ta vija në balkonin e shtëpisë sime, siç bëj përvit, siç bën edhe miku im Sotir, që ngre Flamurin njëqindvjeçar të gjyshit të vet, të madhit Josif Pani nga Dardha, mikut me të mirë të Faik Konicës në Amerike. Mesa duket menduan se isha i përgatitur të shkoj pas tyre e të bëja rrumba tumba në Copley Square në mes të Bostonit.
- Po cilin Flamur?- i pyeta- Se Flamurin e ngre Bashkia, kryetari, italiani Tomas Menino siç bën për të gjithë komunitetet. Ju pse po doni ta personalizoni sikur e ngrini ju, si të ishit Ismail Qemalat e Amerikës?!
Ata nuk m'u pergjigjen veç rrinin si guakë, se mendjeshkurtër janë. Ju ka ba mendja dollarë. Ju ktheva:
- Shkojeni e ngrijeni se unë vijë pak më vonë se nuk më pelqejnë rrëmujat. Sa të ngre këtë Famurin tim këtu në ballkon.
- Të ndihmojmë ne - u ngutën, e zgjatën duart të më rrembenin Flamurin.
Por nuk i lashë. Sakën se ma prekni Flamurin me ato duart tuaja të fëlliqura, u thashe e bëra për më tutje.
- Ikni, se e ngre vetë, - vazhdova jo pa shpoti.- Në shtëpinë time Ismail Qemal jam unë e jo ju!
Thartuan fytyrën.
Kur e pashë se po ikin me bisht ndër shalë dhe seç mërmërisnin kundër meje, më hipi në kokë e u thirra:
- Unë nuk vij fare!
Në fillim u fandaksën. Si të mos veja fare kur ata ngrinin Flamurin. Bah! Pastaj si hilanjoz që janë, menduan se më zunë si miu në dhokan.
- Turp!-më thanë .- Je dhe bir patrioti që ka derdh gjak për këtë Flamur, që ka luftuar krah për krah me Ded Gjo Lulin. Po ti paske qënë tradhtarë i babës tend, more, po ne të dinim për atdhetar të madh, ndaj erdhëm.

Menduan se më groposen së gjalli dhe i lanë duart me mua.
- Po dale bre, mos u ngutni,- ua ktheva. - Unë nuk thashë që nuk vij fare në Copley Square.
- Atëherë do të vish? - ndrruan çeren atdhetarët me bateri duke u qetesuar.
- Do të vij për ta ulur!
Sikur ra bomba. U hodhën përpjetë sikur t'i kish pickuar zekthi në të prapme .
- Ti qënke çmendur fare - m'u hakërryen.- Ke rrjedhur!
- Nuk jam çmendur e as kam rrjedhur ore, jo. Por sikur unë të mos e ul, çfarë do ngrini ju vitin tjetër, pa më thoni!... Se Flamurin do ta grisë era, do t'a kalbë shiu e bora, se rrobë është de, jo shajak për gunë bariu. As për darkën qindollarëshe që keni sajuar mos më prisni, se nuk kam ndërmend të çpoj xhepat e mi për të mbushur të tuajat.
U skuqën si spec i kuq djegës e mu bë se Flamuri im që kisha në duar, u zverdh nga që nuk i duronte dot ata dallkaukë e delenxhinj që shtiren si flamurtar. Pa le kur do të shkruanin në gazetën e komunitetit se Dadani me Kamkamin e Zejnepja me Peqe Lepen e kanë ngritur Flamurin në Boston, në Nju Jork, në Detroit, në Çikago e kah mos. Por edhe në Vikipedia do të shkruajnë pa hesap që ta dijë historia e brezat që do vinë se kush janë Flamur- tartarët e Diasporës shqiptare të këtij fillim shekulli. Ja kështu shkruhet e përshkruhet historia nga llaskandraqët e etur për lavdi. Kështu shkruhen e përshkruhen edhe meseletë me Flamurin.

E kush e di çfarë dhëmbje ndjen i shkreti Flamur, kur bie në dorë banditësh, zuzarësh, mashtruesish, megallomanësh, në duart e kacabujve të atdhetarizmit, që gëlojnë si brumbuj bajge, që kanë krijuar tarafe, që e quajnë njeri tjetrin "burra të mëdhej", çfarë Nolit e Konicës me kursim ua thonë.

E po nuk bëre si thonë e si duan ata, egoistët lavdimëdhenj, të bëjnë gjëmën, të gozhdojnë si Krishti në ca hartime moralistike në gazeten e komunitetit, të shpallin armik, të nxjerrin edhe nga ato paloshoqatat te shpifura rapsodike që ka me vandakë në Amerikë, apo nga ca lista pseudogazetarësh ku neveritshem i përkëdhelin bishtin njëri tjetrit...

A nuk bënte edhe Enver Hoxha kështu?! Por Enver Qafiri i bënte bëmat e veta në Shqipëri ku nuk kish liri e as drejtësi, po këta kallam-kusur-kallamarët tanë i bëjnë në Amerikë.

Lum si kombi ynë që i ka lindur, por lum edhe Amerika, të cilës i polli groshi me dallkaukët, shoqatamaniakët dhe mashtruesit me flamur.


[shqiperiaeribashkuarindex1+ok.PNG]

21 March 2009

NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISË!


NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISË!

Nga KOLEC TRABOINI

Ka shumë që rrahin gjoksin si atdhetarë, ndërkohë që shajnë e pështyjnë Nolin e madh, çfarë të kujtojnë të mjerat miza në zverk të elefantit.

Është për të ardhur keq se shpesh herë, qarqe e grupe të caktuara e trajtojnë historinë duke u nisur nga lidhjet fisnore apo të hierarkisë së sistemit, me të cilin kanë patur të bëjnë dikur pjestarë të familjes apo të afërm të tyre. Ka që bëjnë be e rrufe për mirësinë dhe bujarinë e një sistemi sikur të ishte prerja e artë e historisë. Kur them këtë kam parasysh shkrimin ironik me titull "Kush e pengoi Fan Nolin?" (të bënte demokracinë në Shqipëri-shënimi im, KT) por edhe mjaft shkrime të tjera të pinjollëve të hierarkëve të monarkisë vetanake zogiste. Duke ndjekur këtë stil dhe këtë mënyrë të gjykuari, (“Ja, lexojeni Statutin e Mbretërisë”- të thonë), sot mund të dalin pinjollë të diktaturës e të na bëjnë be e rrufe se koha e Enverit ishte demokraci e kulluar, sepse edhe në kushtetutën e saj ishin shkruar fjalët "demokraci" dhe "sovran është populli...".
Kohët ndërrojnë, por tradicioni politik i interesave mbetet. Shumica e atyre që lavdërojnë deri në qiell një sistem, koha e ka treguar se, ose kanë qënë të ingranuar në atë sistem, ose kanë përfituar prej tij privilegje ekonomike, shoqërore apo politike.
Mirëpo, që të dalësh sot e të thuash se ngjarjet e Maj-Qershorit 1924 ishin një grusht shteti, dhe akoma më tej, se Fan Noli ishte i paaftë për burrë shteti ngase ata që kishte rreth e qark ishin të paaftë gjithashtu, dhe në të kundërt, që veprimet e Ahmet Zogut ishin legale e legjitime, do të thotë që ta vlerësosh historinë që prapa ferrës sipas pikpamjeve tepër të ngushta, e të mos marrësh parasysh asnjë faktor e rrethanë të zhvillimit të atij revolucioni. Është e qartë se revolucionin nuk mund ta bëjë e ta udhëheqë një njeri i paaftë, madje as dhe një njeri me aftësi mbinjerëzore në qoftë se nuk ekzistojnë kushtet e rrethanat e favorshme për zhvillimin e tij, në qoftë se kundërshtitë mes forcave politike nuk kanë arritur në pikën ekstreme - për të cilën thuhet "kur mbarojnë fjalët nxirren shpatat".
Është mirë të studiohet historia deri në hollësi para se të konkludohet se një Revolucion është një Puç apo diçka tjetër.
Përdora shprehjen ‘kur mbarojnë fjalët...’ për të saktësuar se në pranverë 1924 ngjarjet u tensionuan jashtë mase (pra kishin mbaruar fjalët). Plagoset Ahmet Zogu në Parlament nga Beqir Valteri, i cili e finalizon “heroizmin” e tij duke u mbyllur në nevojtore. (Në kohën tonë të tensionuar politike, Mazrreku plagos Hajdarin po në Parlament, por ky, në vend që të futej në ndonjë nevojtore turpi si Beqir Valteri, preferoi të dorëzohet tek miqtë e tij në ATSH. Mirëpo fare i vogël qe ndryshimi, sepse ky institucion në këtë rast ishte (dhe vazhdon të jetë) nevojtorja personale e pushtetit dhe e pushtetarëve të paskrupullt. Më pas dihet, Ahmet Zogu si mjeshtër i masakrave dhe terrorit, organizon vrasjen e Heroit Avni Rustemi që në të gjallë - vrasje që revoltoi tërë popullin shqiptar në jug e në veri. Duke parë rrebeshin e urrejtjes popullore ndaj këtij akti kriminal, Ahmet Zogu nuk kish ç'të bënte veçse t’ia mbathte (mbathja e parë) përtej kufirit për të ndenjur në prehër të Beligradit.
Pa hyrë në hollësira mbi dilemat e Nolit si kryeministër apo në lojën diplomatike për pranimin e ambasadorit sovjetik që do t’i kushtonte rëndë, sepse i shtiu frikën diplomacisë europiane për rrezikun e shtrirjes së influencave ruso-bolshevike sovjetike në Ballkan dhe dobësi të tjera të programit të tij me reforma që mbetën në letër, pra pavarësisht nga këto, është pranuar nga të gjithë historianët se gjashtë muaj të qeverisjes së Nolit në Shqipëri ishin vite të demokracisë e jo të autokracisë dhe pushtetit absolut personal.
Aspekti tjetër i veçantë është se Noli erdhi në pushtet duke shfrytëzuar lëvizjen e forcave të brendëshme, përkundrazi ardhja e Ahmet Zogut nga Serbia dhe i armatosur me bajonetat serbe, konsiderohet si përmbysje e një qeverie nga ndërhyrja e jashtme, në rastin e Shqipërisë, të një armiku të jashtëm të deklaruar botërisht.
Se çfarë ishte dhuna e shovinizmit serb mbi popullin e Kosovës, e tregojnë lumenjtë e gjakut dhe nuk ka nevojë për komente, prandaj dhe ndonjë dashuri e madhe e serbëve për shqiptarët (që vuanin nën regjimin e Nolit!!!) veç ndonjë mendje e çalltisur mund ta bllaçitë. Dhe megjithatë, Serbia (fanatike orthodokse) iu bë krah ushtarakut meskin Ahmet Zogu dhe u vu të përmbyste një qeveri demokratike që gëzonte përkrahje popullore e që drejtohej nga një klerik i kulturuar orthodoks si Fan Noli. Këtë paradoks le ta spjegojnë ithtarët zogistë të rizgjuar tepër vonë tashmë. Le të spjegojnë gjithashtu në kontekstin historik se çfarë ndodhte në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 1924. A mos ishte ndalur, qoftë dhe për një çast, rrjedha e lumit të gjakut shqiptar në tokën dardane?
Paradoks mbetet edhe emri ‘Legalitet’, pra se si mund të vetëquhet legal një regjim që ta sjell armiku i popullit tënd, i cili gjithashtu mban të pushtuar gjysmën e truallit shqiptar, kjo është një nga çuditë më të mëdha monarkiste.
Epra, legaliteti i ardhjes në pushtet të Ahmet Zogut është, jo vetëm i dyshimtë dhe jo legal, por edhe i turpshëm. Çfarë mund të thuhej sikur Sali Berisha, në pranverën e 97-tës të shkonte në Beograd tek Sllobodani, e ky ta ndihmonte të rivendoste "qetësinë", “rendin” dhe “legalitetin” e pushtetit të tij në Shqipëri?! Do të ishte e papranueshme dhe e urrejtshme për shqiptarët.
Po sikur Noli të zbarkonte me trupat ruso-bolshevike e ta “çlironte” edhe ai Shqipërinë sipas stilit përdredhan të Ahmet Zogut? Një mallkim e turp i përjetshëm do të binte mbi të. Por Fan Noli as nuk e bëri, dhe kurrë nuk do ta bënte këtë gjëmë, se binte ndesh me parimet e tij të larta demokratike e, megjithatë, edhe sot e kësaj dite përgojohet prej kallamarëve monarkistë, se gjoja desh solli një ambasador nga Moska, ndërkohë që rastin e invazionit të dhjetorit 1924 nën armët e Serbisë, këtë bëmëzezë në histori, kurrë nuk ia rënduan mbi shpatulla Ahmet Zogut. As atij vetë nuk iu bë qefi qeder, madje edhe kur e kompensoi Serbinë me Shën Naunin. Kjo, se ky riosh ambicioz vinte veten mbi Shqipërinë e shqiptarët, mbi Atdheun e Kombin.
Patriotët si Abas Ermënji, kurrë nuk pranuan që të angazhoheshin nën ombrellën e ndonjë fqinji shovinist si Greqia (akt që është në nderin e tyre) për rrëzimin e diktatorit Enver Hoxha dhe komunistëvë gjakpirës, gjë që Ahmet Zogu e bëri duke lëpirë duart e përgjakura të armiqve të Shqipërisë. Historia është e pamëshirëshme për puthadorët. Shërbimi i Beogradit që shtypte e vriste popullin shqiptar të Kosovës, kishte subvecionuar 2 milion dinarë të asaj kohe, vetëm për të siguruar karierën e Ahmet Zogut. Ky është një akt i pashembullt dhe koha, sado paradoksale, nuk mund ta motivojë e as ta përkëdhelë Zogun e vjetër - se me Lekën, si qytetar i thjeshtë shqiptar (por jo si pretendent), kjo temë nuk ka kurrfarë lidhjeje, pavarësisht nga zgjimi i vonuar i ca zogistëve që u ka mbetur ora një shekull prapa e duan ta bëjnë Shqipërinë mbretëri anadollake me ndonjë Lal Kros të ri.
Nga ana tjetër, është vërtet për të ardhur keq kur dëgjohen vlerësime tendencioze e të pamerituara për burrat e shtetit të cilët e rrethonin Fan Nolin. Ata ishin njerëz të mëdhenj, të cilët qëndrojnë denjësisht në peidestalin e historisë kombëtare. Ministër i Financave të Qeverisë së Fan Nolit ka qënë Luigj Gurakuqi, një nga tribunët e pavarësisë kombëtare në krah të Ismail Qemalit, një njeri me kulturë e dije të gjera, organizator i zoti, një ministër financash të cilin, kurrë më të aftë e më të ndershëm, nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria. (Ah të kishim një të tillë tani që na mbyten ministrat hajdutë e të paaftë!). Pranë Nolit qëndronte një anëtar kabineti si Stavro Vinjau, një Zija Dibra, i cili nuk pranoi të largohej nga Shqipëria edhe kur Zogu me trupat mercenare e bashibozuke të armatosura në Serbi, hyri përdhunshëm në Tiranë. Si shpërblim për këtë qëndrim dinjitoz e atdhetar të Zija Dibrës, një i paskrupullt që nuk e njihte nderin si cilësi e virtut personal si Ahmet Zogu, vuri njerëz dhe e vrau prapa krahëve gjatë rrugës ndërsa përcillej në internim. Akt i denjë vetëm për një Zog. Pas Zija Dibrës do t’i vinte rradha njërit nga figurat më popullore në Shqipëri, Luigj Gurakuqit, më 2 Mars 1924, në Bari. Vetëm pak ditë më pas, Bajram Curri do të vritej nga bandat zogiste, më 29 mars në Dragobi, për ta mbyllur ciklin makbethian me Heroin Kombëtar Hasan Prishtina, që siç kam shkruar dhe më parë, kur ra ai, u fik Kosova. Kjo vrasje është shërbimi më i madh që i bëri Ahmet Zogu Serbisë shoviniste për gjunjëzimin përfundimtar e të përgjakur të Kosovës.
Ndërsa rreth e qark Ahmet Zogut ishin mbledhur njerëz të kategorisë Pandeli Evangjeli, të cilët nuk janë shquar kurrë për burra shteti por thjesht si nëpunës të bindur kryeulët. Vetëm nëqoftëse është fjala për Lal Krosin, injorantin analfabet i cili bënte ligjin e Maliqin në "Mbretërinë Shqyptare", atëherë po, sepse vërtet, demokratët e mëdhej të plejadës së Fan Nolit nuk kishin në mes vedi ndonjë Lal Kros sharlatan. “Çfarë thotë Zogu bën Lala, çfarë do Lala bën Zogu”.( Enver Hoxha e kishte adaptuar këtë parim zogist lalkrosian: “Çfarë do populli bën partia. Çfarë thotë partia bën populli”. Më shumë çiflik se shtet u katandis e varfëra Shqipëri. Por Shqipëria, as nuk ishte e as nuk do të bëhej kurrë një çiflik Lalësh nëse do të drejtohej edhe më tej nga burra të ditur si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Zija Dibra, Hasan Prishtina e të tjerë. Tashmë historia dihet: Me Enver Hoxhën, për të dytën herë, Shqipërisë i erdhi "shpëtimi" nga Beogradi drejtpërdrejt nga shtabi jugosllav i Josif Broz Titos.
Qeverisja e Nolit dhe e demokratëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës të tij, pa pikë dyshimi, do t’i sillnin Shqipërisë zhvillime të reja bashkëkohore europiane. Madje mund shtohet se ndoshta nën influencën e tyre, populli do të mund të shpëtonte nga gracka e Partisë Komuniste Shqiptare e formuar dhe kjo nga miqtë serbë të Ahmet Zogut, por të Nolit kurrsesi.
Kjo për faktin se rinisë shqiptare dhe mbarë popullit të varfër e të mbetur në injorancë, i kishte ardhur në majë të hundës mbretëria e mbretërimi gjysëmfeudal zogist, ku oborri bënte jetë lluksi përrallore. Duke kënduar “Këngën e mjerimit”, populli e pati të lehtë të mashtrohej prej ideve spekulative e demagogjike të barazisë e të mirëqënies shoqërore që do të vendosej (gjoja) pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashistë. Nëqoftëse Shqipëria do të kishte patur deri në vitin 1939 një shtet demokratik sipas parimeve të ndritura noliane, padyshim që nuk do të ishte e lehtë të gënjeheshin dhe mashtroheshin njerëzit me pilula sllavo-komuniste të linjës Moskë-Beograd.
Prandaj, se si do të ishte historia e Shqipërisë pa Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, kjo merret me mend dhe nuk ka nevojë për komente të gjata, ndërsa se si do të bëhej historia nëse Shqipëria do të ecte në rrugën e ideve demokratike dhe iluministe të Fan Nolit, kjo ka vend për hulumtime, sepse Fan Noli ishte një njeri universal dhe bota e ideve të tij ishte mjaft komplekse, por gjithsesi, shumë më e ndritur se çdo lloj diktature e tipit kontraversal Zogu-Hoxha.
Megjithëse këta dy kapituj janë kaq voluminozë e kaq kompleksë dhe me sense të kundërt saqë nuk mund të ezaurohen me një apo dy diskutime, sidoqoftë mund të themi se, me idealin e tij për një Shqipëri ekonomikisht të zhvilluar e kulturuar, për një shtet të ndërtuar mbi principet bashkëkohore europiane, me një shoqëri civile demokratike, Fan Nolin, më parë nga bashibozukët e halldupët pseudolegale të Ahmet bej Zogollit, e penguan dhe e rrëzuan bajonetat e Serbisë, për ndryshe sot, Shqipëria do të ishte Europë e jo siç është, një vend i braktisur në siujdhezën me emrin ‘harresë ballkanike’.


K.Traboini, nga Libri '"E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias" 2005

Autori i shkrimit K. Traboini, dale tek varri i Fan Nolit ne Forest Hill të Bostonit, SHBA, eshte nder ithtaret me te zjarrte te Universit Nolian dhe fizikish shqiptari qe jeton me afer vendit ku pushon burri gjenial i kombit.


15 February 2009

Arvanitët histori e lavdishme e tragjike shqiptare-nga K.Traboini


ARVANITËT - HISTORI E LAVDISHME DHE TRAGJIKE SHQIPTARE

Një polemikë me mogulin italian të mediave të Tiranës Carlo Bollino

Shkrimi mbi origjinën gjoja shqiptare të ministres së jashtme të Greqisë Dora Bakojanis, u botua me germa të mëdha nga gazeta e italianit famëmadh Carlo Bollino mogul i shtypit në Tiranë që na bën gazetari shqiptare nakatosur sa mundet edhe me politikë. Sepse do s’do politika gjeneron dhe ekonomi. Po nuk është vetëm titulli i këtij shkrimi me gërma të mëdha që të bën të reagosh, por brendia e tij akoma më absurde, kur këtë honor të origjinës së gjakut shqiptar e shtrijnë me tej duke ja dhuruar edhe shqiptarvrasësin Venezillo. Mirëpo, edhe pse ju dërgova një shënim kundërshtues, nuk e pashë gjëkundi të botuar nga i dekoruari special i presidentit shqiptar. Është e natyrshme që një gazetë nuk ka detyrim të botojë çdo shkrim a reagim që u dërgohet prej lexuesve, ama për reflektimet ndaj shkrimeve që prekin një temë delikate e në thelb tërheqin vëmendjen  për qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj fqinjëve me oreks shovenist e me një megalomani fodulle, duhet patjetër ti botojë. Atdheun, Shqipërinë, çeshtjen shqiptare nuk e do më shumë një gazetë (aq më tepër me botues të huaj) se sa qoftë dhe qytetari më i thjeshtë që ka dinjitetin e krenarinë se është lindur në këtë vend, është pinjoll i këtij populli. Përndryshe, mosbotimi, ka të bëjë me një incident. Me një servilizëm të shtypit. Me një manipulim e mashtrim. Me shitje të interesave kombëtare. Se ja çfarë fryme krijohet nen influencen e mediave mediokrre. Shoqata "Çamëria" në prag të vizitës së ministres greke Dora Bakojani në Tiranë, shpalli çudinë e çudive. Anulloj protesten paqësore për kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, të zbuar këta me zjarr, me gjak e me dhunë e në mënyrë barbare. Kjo shoqatë në daljen me deklaratë në medja e mbuloi qëndrimin e vet me një çader shiu me vrima, duke thënë se, me qënë se vendi është në prag të pranimit në NATO, duket të jemi më të përmbajtur e të mos i prishim punë Shqipërisë. Kjo është për të vënë kujën. Ç'punë ka një shoqatë e pavarur OJQ, mbi baza vullnetare, me qëndrimin zyrtar të një shteti a të një qeverie. Kush i ndaloi palestinezët e arabët në Amerikë, përballë OKB-së, të protestonin për çfarë ndodhte në Gaza. Askush. Mjafton të marrin një leje tek zyrat e organeve të ruajtjes së rendit publik. Me tej ç' punë kanë shoqatat me qeverinë. Ajo çfarë ndodhi pak vite më parë me presidentin grek Jorgos Papulias ishte skandal jo se çamët e shqiptarët e tjerë protestuan, por se presidenti grek i molisun me antishqiptarizëm, ani pse gazeta e Bollinos e shet si me origjinë shqiptare, iku me bisht ndër shalë e i menderosur, si një hije e vjetër, si një dhelpër dinake që mbledh bishtin( për Janinë) kur e sheh që nuk gjen as pula e as vezë në qymezin e fqinjëve. Ajo çfarë ndodhi atëherë në Sarandë e Gjirokastër do të ishte turpi i turpit për çdo president në botë, po ti ndodhte. Po ku kanë fytyrë për t'u skuqur a turpëruar grekët? Ata janë të zhytur edhe në llumin e injorancës e jetojnë në Europë si Robinson Kruzo në ishull që fliste me dhitë. Protestat paqesore janë norma të demokracisë, shprehje të qytetrimit e nuk ka kurrkush pse të shqetësohet prej tyre. Ato organizohen për të tërhequr vemendjen për një qellim a një çeshtje ende të pazgjidhur, ato në të vertetë i ndihmojnë shoqeritë, qeveritë shtetet të shikojnë mundësine e zgjidhjes së krizave e problemeve që ngrejnë qytetarët në mënyrë të kulturuar. Pse duhet të trembej ministrja e jashtme e Greqisë prej parullave "Na i ktheni pronat tona". Nëse ne i si shtet shqiptar i kemi marrë pronat ndonjë spiuni minotritari të ikur, a ka të drejte ai të protestojë përballë qeveritarëvë tanë dhe a ka tagër t'a ndalojë qytetarin grek Dora Bakojani se mos i ngrin buzëqeshja Lulzim Bashës? Çamët thjeshtë kërkojnë pronat e veta e nuk kane platformë të shkëpusin pjesë të territorit grek, ta zëmë të Çamërise shqiptare, e ti bashkohen ato Shqiperisë, paçka se edhe demostrata të tilla ndonjë ditë edhe mund të behen sepse greku ato troje shqiptare i ka pushtuar gati një shekull pas formimit të shtetit grek. Shikoni hartën e Greqisë të vitit 1850. Ku e kishte Janinën, Selanikun e Çamërinë Greqia?! Kurrkund. Ndaj pse të vrasim mendjen se mos i picerron sytë e bojatisur e bija e Marikës çalamane dhe e Micotaqit me fytyrë bishe. Por ajo çfare më shqetëson është se ka një frymë servile në mediat dhe në administratën shtetrore, por edhe politikën shqiptare. Kjo frymë servile ndaj fqinjëve të jugut nuk ka të bëjë me tolerancen e diplomacinë apo fqinjësinë e mirë por me interesa grupimesh të lidhura me fije të padukshme me qarqet greke. Kam jetuar mjeft vite emigrant në Greqi sa për të kuptuar se çfarë ka qënë thundra e hekurt greke, çfarë ka qënë racizmi e dhuna e egër, pra e di mirë se çfarë ka qënë kryeministri i zi Micotaqi, Micodjalli, Micokrimineli, që shpiku operacioni racist djallëzor, fshesa e hekurt dhe hakërroi policine e vet që vrau e preu emigrante, si e sa deshi, që i lidhte djemte shqiptarë tufa tufa me zingjire si ne mesjete dhe i shetiste neper lagjet e Athines. Mizori me emrin Greqi. Ne ish emigrantet nuk mund të harrojmë. As fëmijët tanë, por as fëmijët e fëmijëve nuk duhet të harrojnë përbuzjen e poshtrimin që na është bërë si popull. Ka shumë krime në ndergjegje, ka shumë gjynahe ndaj nesh kjo Greqi. Jam dëshmitar i gjallë i atyre skenave makabre, i rrahjeve mizore që ju bëheshin shqiptarëve në Praktorio - stacionin e autobuzave të linjës interurbane, por edhe në qëndër në Omonia prej policëve shpirtkatran grekë. Në këtë frymë racizmi në shkallë panhelenike edhe civilët greke po këtë bënë, madje ndodhi edhe ndonjë hata si ajo që një pronar grek tokash, i indoktrinuar deri në verbëri prej propogandës antishqiptare të medjas së Athinës, vrau 5 emigrantë shqiptarë të moshës rreth 20 vjeçare. O Zot, kur ndonjë herë ne Shqipëri kanë bërë një gjë të tillë shqiptarët ndaj grekëve? Kurrë! Madje grekët e fanatizuar në pushtet e qeverisje arritën që t'i ndërsejnë arvanitet kundër shqiptarëve. Ky ishte programi i tyre më i stërholluar. Qëllimi: izolimi edhe me tej e shkombtarizimi i arvanitasve, humbja e indentitetit të tyre, sepse ata, arvanitasit, përbëjnë mbase më shumë së një milion banorë. Bashkuar me shqiptarët na del që një e treta e popullsisë greke është shqiptare jo vetem me gjak por edhe me indentitet të ndergjegjesuar. Këto fakte i sillte në evidencë Aristidh Kolia ndaj e urrenin dhe e konsideronin si armiku i Greqisë dhe është krejt e besueshme që atë e kanë vrarë grekët e vetëm greket. Të gjithë hipotezat e tjera janë mashtrime. Kë më shumë se grekët i tmerronte e madje edhe tani i tmerron fakti se afrimi i arvanitasve me shqiptarët, krijon kushte për të fituar të drejtën si një etnitet, si një popull shtet formues që ka të drejtat e zhvillimit të gjuhës e kulturës së vet. Greket në vitin 1990 mendonin se gjuha arvanitase ishte gati në të shuar kur ja behen gjysëm milioni shqiptarë, që u vendosen në të gjitha rajonet e Athinës, Selanikut,Kretës e ishujve të mbarë Greqisë, me shumicë edhe nëpër fshatra arvanitase. Personalisht i kam takuar e kam punuar nëpër pronat e shtëpitë e tyre, si në qytetin e Athinës, në shtëpinë e një kapiteni anije, e ema e tij më fliste fort mire shqip por gjithe frike se me degjonte i biri, por edhe në fshatra që nga Shkalla e Oropit, në Varibobë, e deri ne Vari e në Luca e me tej edhe mbarë ishullit të madh të Evias, në Koropi dhe Salaminën e Anastas Kulluriotit. Kudo arvanitë që kishin dëshirë të zjarrtë të shkëmbenin biseda në gjuhën arvanite e në pasurimin e saj me shprehje e fjalë të gjuhës së sotme shqipe. Pra atë çfarë konstatonim ne shqiptaret, ishte tmerruese për grekët. Mjafton t'ju sjell një shembull se si vepronte ky mekanizëm i ndërgjegjësimi dhe i influencës se dyndjes së shqiptarëve në Greqi. Për t'u mësuar emigrantëve shqiptarë gjuhën greke, shkrimtari minoritar Spiro Xhai që banonte në Athinë, në bashkpunim me botuesin Stërbuqi në Kolonaq të Athinës, kishte botuar librin "Të mësojmë gjuhën greke". Është botuar shumë herë ai libër. Janë shpërndarë me mijra kopje në tërë Greqinë. Dhe mos mendoni se ato i blenin vetëm shqiptarët. Jo. Një tregtar ambulant arvanitas,i ri në moshë, vinte gjithnjë tek ne shqiptarët e na kërkonte metoden e Xhait, por edhe gazetën time "Egnatia" në gjuhën shqipe. E mirrte jo një a dy kopje, por me dhjetra. Kur u shtrova një herë në bisedë, e pyeta se ku i çonte gjithë këto libra e gazeta. Nëpër shtëpitë arvanitase, mu përgjegj por me zë të ulët. Edhe njëqint të kesh i marr, por m'i sill ti se nuk dua të shkoj ti marr tek botuesi grek Sterbuqi. I blejnë arvanitasit më tha, ua çoj në shtëpi fshat në fshat. Me ato mësojnë gjuhën shqipe. E kujtoj gjithmonë atë njeri. Ai ishte një tregtar i vogël, por edhe një misionar i madh i popullit të vet. Ai këtë nuk e kuptonte se ishte njeri i thjeshtë, por unë e admiroja se shihja tek ai të ardhmen, atë kohe kur shqiptarët në Greqi do t'u afroheshin gjysmës së popullit e kush e di për shkak të shtimit natyror tradicional të popullsisë do të mund të përbënin edhe shumicën. E këtë e dinin edhe grekët. Prej këtij mendimi e kësaj mundësie historike tmerroheshin. Ndaj vepronin me një barbari që të kujton përndjekjet që bënte Hitleri ndaj çifutëve në vitet 30. Pothuaj të gjithë greket jetonin nën psikologjine e urrejtjes. Me grekët ndodhte ajo që kishte ndodhur me popullin gjerman që i ishte shplarë truri prej ideologjisë raciste në vitin 1933, ndërsa Hitleri i vitit 1993 për ne emigrantët shqiptarë kishte nje emer tjeter: Kostandin Micotaqi. Ju zoterinjë të gazetave, që thurni ditirambe për të bijën e Hitlerit Micotaqi a dini ndofarë gjëje se ç'ka ngjarë një natë në fshatin me ëmër shqiptar Kriekuq, në afërsi të Athinës. Edhe sot më drithërohet trupi kur e kujtoj. U ngritën për tërë natën të gjithë fshatarët me hunj e me kandila nëpër duar të ndiqnin, digjnin e vrisnin shqiptarët. E gjithe kjo e kurdisur prej segmenteve të qeverisë greke e policisë së fshehtë. Tani na del se pjella e djallit Micotaq na qënka me origjinë shqiptare. Mund që e ëma e saj të jetë në ndonjë lidhje të pa deklaruar kurrë, me arvanitasit, sepse ata i gjen në gjithë Greqinë, se thamë që më tepër se një e treta e Greqisë janë shqiptaro-arvanitë. Por ama kushdo që ka një intuitë sado të vogël e kupton se sa e pavend është të quash e ta publikosh me sensacion e mburrje, se na qënkërka me origjinë shqiptare një person, kur pjestarët e familjes së saj i kanë lyer duart deri në bërryla me gjakun e shqiptarëve. Të gjitha këto mizori u bënë në Greqi, u bënë nga babai i asaj që, gazeta e Bollinos, me një titull me gërma të medha na shet me origjine shqiptare... Është koha jo të lëshojmë pè, se mjaft kemi lëshuar një shekull, jo të shprehemi me zëra servilë e ti miklojmë orekset e grekëve por t'u themi, mjaft më, tashmë kanë ardhur kohra të reja, t'u themi: ju grekët keni dy shtete shqiptare përballe, shto dhe gjysmën e shtetit që quhet (doni a s'doni) Maqedoni, pra shqiptarët tanimë janë faktor në Ballkan. Ajo prej së cilës jeni frikësuar si djalli nga temjani, mrekullisht ka ndodhur. Asnjë vendim nuk mund të merret në gadishull pa shqiptarët, prandaj lërëni rolin e skiles së vjetër në histori. Nuk ju shkon edhe me tej roli i udhëheqësit sepse me zor po mbaheni në këmbet tuaja. Keni një shtet të kalbur, keni një qeverisje të keqe. Ju keni probleme e frike prej popullit tuaj ndaj hiquni ne një anë e shëroni plagët tuaja. Lërini ekspansionet me varreza të vdekurish si Çiçikovë modern, me tufa kockash të grave e fëmijëve shqiptarë të vjedhura, që na i shisni për ushtarë grekë. Lërini presionet e shantazhet. Pranoni realitetin. Pranoni vitalitetin e shqiptarëve. Historia ka treguar se populli grek në disa etapa ka qënë gati në të shuar, por kanë qënë ardhjet nëpër shekuj të shqiptarëve në hapsirën greke, që, sipas vetë historianeve më të mëdhej të Greqisë si Paparigopulo, kanë qënë fatlume, sepse e kanë rigjallëruar si popull dhe u ka gjeneruar ndjesitë e dinjitetin si komb. Ky është fakt. Ata që përbëjnë pjesën greke të prapaskenave të revolucionit për pavarësi ishin veç një tufë klerikesh fanatikë, që rrinin nën hije, përmbas kryengritësve arvanitë me emra të medhenj në histori si Kollokotroni, Marko Boçari, Gjergj Karaiskaqi, Odisea Andruçio, Andrea Miauli, Kiço Xhavella, Laskarina Bubulina e plot të tjerë, një plejadë heronjsh, të cilet më së shumti u vranë prej rasove të zeza, prej kamillafëve që bënin komplote pas shpine, kur arvanitët luftonin për lirinë e Greqisë e formimin e shtetit grek. Kjo është historia që flet për arvanitët e shqiptarët. Është një histori diell që grekëve ua lbyr sytë. Tani si po bëhet që po na dalin ca grafomanë nga aradhat tona të shtypit e po na thonë se na qënka shqiptare vajza e Micotaqit, vetë Venezillosi i zi e të mos shkojmë më tej madje edhe vetë Nikolla Zerva gjapirësi më i egër e i pangopur i popullit shqiptar. Po kujt nga shqiptarët në këtë botë u intereson të dinë se çfarë kanë patur a ende kanë në damarë, gjak apo shurrë, Venezillosi apo vrasësit e tjerë të shqiptarëve duken përfshirë edhe pjestarët e familjes së hitlerit grek, Konstandin Micotaqi.

2009 © Copyright Traboini
Nuk mund të botohen në asnjë organ shtypi apo sit elektronik pa lejen e autorit

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Arvanitët histori e lavdishme dhe tragjike shqiptare/ Kolec Traboini Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Arvanitët histori e lavdishme dhe tragjike shqiptare/ Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI