26 December 2008

VJESHTĂ‹ POETIKE NĂ‹ SHKUP E TETOVĂ‹ - nga TRABOINI



VJESHTĂ‹ POETIKE NĂ‹ SHKUP E TETOVĂ‹

Nga KOLEC TRABOINI


Kjo vjeshtë ishte vërtetë simotërz e një pranvere. Stinët sikur i marrin njëra tjetrës klimën e ngjyrat. Koha e ngrohtë e gënjeu gjelbërimin e gjethet e pemëve thuajse harruan të marrin ngjyrën e kuqërremtë në të verdhë, kur klorofila shkon drejt asfiksisë e shuarjes së saj. Pikërisht, jo vjeshtë poetike na nxiti për të marrë një udhëtim në shtetin fqinj Maqedoni. Secili prej nesh kishte marrë librat e veta për ti bërë dhuratë në takimet në Shkup e Tetovë e kishim droje se mos na i ndalonin. Shihnim njeri tjetrin në sy ndërsa zgjasnim pasaportat në sportelin ku ndodhej oficeri me uniformën e policisë maqedonase të kufirit.

NĂ« kufijtĂ« e shteteve gjithkush duhet tĂ« jetĂ« fjalĂ«kursyer e me vemĂ«ndje tĂ« pĂ«rqendruar. Veçmas ne shqiptarĂ«t qĂ« kemi pĂ«rvoja tĂ« hidhura jo vetĂ«m me EuropĂ«n e Shegenit, por edhe me “muret e Berlinit“ ballkanik. Por sikur na erdhi gjaku nĂ« vend kur pamĂ« nĂ« fytyrĂ«n e oficerit tĂ« kufirit fqinjĂ« njĂ« buzĂ«qeshje e mirĂ«si tek na pyeste nĂ« gjuhĂ«n shqipe “PĂ«rse vini nĂ« Maqedoni?”.

Oficeri, pasi na vulosi pasaportat, na i ktheu duke na uruar suksese. E ndjemë veten me krahë sepse nuk do të shkonim në takimet letrare duarbosh. E falenderuam me gjithe zemër oficerin shqiptaro-maqedon. Secili prej nesh ka udhëtuar në këto vite nëpër vende të ndryshme të Botës. Ajo çfarë më impresionoj në kufirin shqiptaro-maqedon ishte se kurrë, në asnjë rast nuk e kisha kaluar aq lehtë kufijtë e shteteve. Morem çantat e rënda me libra në krahë duke bërë edhe ndonjë shaka për kalvaret e shkrimtarëve të cilët i vuajnë çastet kur perjetojnë ankthet e krijimit, por stërmundohen akoma më shumë kur i mbajnë në krahë librat. Ka ardhur një kohë kur të gjithë krijuesit i sheh me çantë në krahë tek shperndajneë krijimet e veta. Nuk gjen asnjë institucion a organizëm që të bëjë shpërndarjen e librave në Shqipëri, madje edhe kur kalojmë kufijtë shfaqemi si muhaxhirë me çantat e librave në krahë. Kur u ndodhën në brëndësi të kufirit të Maqedonisë, na u afrua një shofer taksie e na afroi sherbimin e vet plot mirësjellje. Ishte shqiptar dhe banonte në një fshat në mes të kufirit dhe Strugës. I thamë se jemi në udhëtim për Shkup dhe ai u tregua i gatshëm. Udhëtimi po na ecte mbarë. Shqiptarë në kufi, shqiptarë në taksi, madje siç do shihnim më vonë gjatë gjithë vizitës nuk u takuam me asnjë maqedonas sllavfolës, veç një

punonjĂ«se tĂ« Hotel “Alba” nĂ« Shkup, qĂ« edhe ajo kish mĂ«suar ca fjalĂ« shqipe. Shoferi me te cilin udhĂ«tonim ishte i ri nĂ« moshĂ« dha na çuditi kur tha se kishte gjashtĂ« fĂ«mije. TĂ« gjitha vajza, çfarĂ« nuk ishte çudi tĂ« gjendej njĂ« ditĂ« edhe me tĂ« shtatin sepse shqiptari tradicional gjithnjĂ« e dĂ«shĂ«ron njĂ« djale si shtyllĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ«. Kur i thamĂ« kĂ«tĂ« ai qeshi me pĂ«rzemĂ«rsi. GjatĂ« gjithĂ« rrugĂ«s na mbajti gjallĂ« me histori e ngjarje nga jeta e shqiptarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sfondi zanor ishte me muzikĂ« shqiptare nga Tetova, Struga e valle Gostivari. E me qĂ« mĂ« tĂ« shumtit prej nesh nuk kishin udhĂ«tuar mĂ« parĂ« nĂ« kĂ«to troje, shoferi nuk mungoi tĂ« merrte pĂ«rsipĂ«r rolin e ciceronit, duke na ndaluar herĂ« pas here nĂ«pĂ«r qĂ«ndrat e banuara, mĂ« sĂ« shumti me shqiptarĂ«. I

ndryshëm për ne ishte vetëm peisazhi, të gjitha të tjerat thuajse na shfaqeshin të njëjta, gjuha, muzika, kalimtarët që na përshendesnin e po të mos ishin shënjat rrugore e reklamat e shkruara maqedonisht, do të na dukej vetja sikur ishim ende në Shqipëri. Zhvillimet e fundit pas luftës së shqiptarëve nën inicialet e UÇK, implementimi i Marrveshjes së Ohrit, pjesmarrja e partive politike në qeverisjen e vendit, ambicjet e shtetit maqedon për të hyrë në NATO dhe inkuadruar në bashkësinë europiane, kanë krijuar një klimë tjetër në mardhëniet e etnive në këtë shtet, si dhe mardhënie e fqinjësi më të mirë me Shqipërinë. Gjatë udhëtimit ndaluam në Strugë. Një qytet i bukur, veçmas në pjesën e vjetër të qytetit me pazarin e tij karakteristik ku njerëzit ishin të panumurtë. Ndaluam e pimë kafe me vëllain e shkrimtarit Agim Vinça, të cilin jo më pak se një jave më parë e kishim takuar në Elbasan ku kishte shkuar për të botuar një liber të vetin, pra si të thuash e kishte bërë të pranishem në Elbasan letërsia, siç ne na sillte letërsia në qytetin e tij Strugë. Në tryezen ku pinim kafenë strugare erdhi e ul edhe vëllai tjetër Vinça, një ish shofer që dikur në kohë të diktaturës bënte rrugën për në Shqipëri me një maune. Kohët kanë ndryshuar tha shoferi i vjetër, i vetmi ndër vellezrit Vinça që nuk kishte kurrfare interesi për letërsinë, tashmë kufijtë janë hapur e shqiptarët ndjehen mirë me njëri tjetrin. Në mes nesh ishte dhe një zonjë, e cila tek dëgjonte këto fjalë buzëqeshi. Ishte elbasanase dhe pas demokracise ishte martuar e jetonte në Strugë. Shkërmoqjen e kufijve, atyre mureve te gurte shqiptaro-shqiptare, me te llahtarshem se Muri i Berlinit e ndjemë edhe në atë kafenenë në pazarin e vjetër e të rinovuar të qytetit të Strugës.


Si e gjetëm kaltërsinë e Valbonës në Shkup


Shoferi strugar nuk ngutej tĂ« ndahej prej nesh, anipse kishin gjysĂ«m ore qĂ« kishim arritur nĂ« qytetin sa tĂ« lashtĂ« e tĂ« ri tĂ« Shkupit. Nuk ikte pa na dorĂ«zuar tek mikĂ«pritĂ«sit tanĂ«, anipse kish kaluar mesdita e atij i duhet tĂ« kthehej sĂ«risht nĂ« StrugĂ«, ku e priste e shoqja dhe gjashtĂ« vajzat si pĂ«llumbesha shqiptare. I ra celularit nĂ« numurin qeĂ« i dhamĂ« dhe pas pak, aty tek monumenti i Skenderbeut na u shfaq mikpritsja jonĂ«, Valbona Zunçe e shoqatĂ«s sĂ« krijuesve shqiptarĂ« “Pushkin”. U tĂ«rhoqa paksa e i lashĂ« rend pjestarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« grupit tĂ« takoheshin me shqiptaren e bukur tĂ« Shkupit me trupin si selvi. NdĂ«rkohĂ« po mendoja ca koiçidenca tĂ« çuditĂ«shme me tĂ« cilat pĂ«rballet njeriu. Ajo e kish emrin e njĂ« lumi nĂ« skajin mĂ« verilindor tĂ« ShqipĂ«risĂ«, lumĂ« tĂ« cilin e njihja aq shumĂ« ngase diku pranĂ« tij kisha jetuar dy vjet tĂ« rinisĂ« sime me uniformĂ« ushtarake. Kur mĂ« erdh radha ta pĂ«rshendes nuk u pĂ«rmajta pa i thĂ«nĂ«: - ÇfarĂ« intuite tĂ« magjishme paskan patur prindĂ«t e tu qĂ« t’a kanĂ« vĂ«nĂ« kĂ«tĂ« emĂ«r. Ju jo veç emrin, por edhe sytĂ« i keni tĂ« kaltĂ«r si Valbona!

Por kaltĂ«rsinĂ« e lumit tĂ« ValbonĂ«s qĂ« kalon te kĂ«mbĂ«t e shkĂ«mbit tĂ« DragobisĂ«, ne nuk e gjetĂ«m vetĂ«m tek sytĂ« e shqiptarĂ«s shkupiane, por edhe tek zemrat e shqiptarĂ«ve tĂ« Shkupit qĂ« patĂ«m rastin fatlum t’i takojmĂ« e ti bĂ«jmĂ« miq pĂ«r zemĂ«r. E kĂ«tu mund tĂ« pĂ«rmend shumĂ« emra, si poetja shkupiane Puntorie Ziba, poeti i pasionuar pas figurĂ«s sĂ« Pushkinit Bujar Ganija-Plloshtani, regjisori televizionit tĂ« MaqedonisĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe Faton Musliu,

kryeredaktori i Radio Shkupit në gjuhën shqipe Reshat Kamberi e tjerë. Ishte kënaqe

si të bisedoje me kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhidi, i cili na rezervoi një takim të ngrohtë në zyren e tij, ku na shpalosi programin e zhvillimit të komunës që drejton. Shkupi në pikpamje administrative ndahet në dhjetë komuna, nga të cilat, për nga përbërja etnike, në tre prej tyre dominon popullsia shqiptare. Çairi me afro 65 mijë banorë, është ndoshta rajoni më i pazhvilluar e qytetit Shkupit, është Shkupi i vjetër, Çarshija, që ka dallime të mëdha nga ato pjesë të qytetit të ringrituar me një urbanistikë e infrastukturë moderne e megjithatë drejtuesit e kësaj komune kishin besim se në të ardhmen shumçka do të ndryshojë për mirë edhe në këtë pjesë të qytetit të Shkupit. Të nesërmen paradite Valbona Zunçe kish bërë kujdes të na programonte dy biseda për letërsinë dhe kulturën gjithëshqiptare në radio Shkupi dhe Televizionin Maqedonia, kanali 2 për kombësitë, ku vendin kryesor e zënë transmetimet në gjuhën shqipe. Natyrisht nuk është vendi në këtë shkrim të shpalosim tërë idetë e mendimet që u shprehen në

kĂ«to dy biseda qĂ« u zhvilluan, por gjithĂ«sesi njĂ« gjĂ« mund tĂ« thuhet, qĂ« shqiptarĂ«t e kanĂ« kohĂ«n e njĂ« lufte tĂ« re pas aq e aq luftrave me armĂ«, Ă«shte fjala pĂ«r luftĂ«n nĂ« fushĂ«n e dijes e tĂ« kulturĂ«s. Popujt e Ballkanit e tĂ« EuropĂ«s e dinĂ« tashmĂ« se shqiptarĂ«t nĂ« histori janĂ« shquar pĂ«r shpirtin luftarak, kjo pĂ«r shkak tĂ« imponimeve e tĂ« sfidave qĂ« u kanĂ« afruar e imponuar shekujt, por nĂ« kohrat e reja kur mbarĂ« Europa shkon drejtĂ« integrimit, Ă«shtĂ« koha tĂ« shfaqemi me potenciale tĂ« reja nĂ« fushĂ«n e krijimit e tĂ« dijeve, tĂ« perqafimit tĂ« shkencĂ«s pĂ«r pĂ«rparimin e mirĂ«qĂ«nien e njerĂ«zve. ShqiptarĂ«t e Ballkanit kanĂ« çfarĂ« t’u tregojnĂ« popujve tĂ« tjerĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.


Tetova e trimërisë, e këngëve dhe diturisë


NĂ« fillimet e veta, shteti maqedon qĂ« u shkĂ«put nga ish Jugosllavia, jetonte ende nĂ« ethet e krijimit tĂ« njĂ« shteti nĂ«n shĂ«mbĂ«llesen e SerbisĂ«, ku sllavĂ«t te kishin pushtet dhe kombĂ«sitĂ« e tjera tĂ« ishin qytetarĂ« tĂ« klasit tĂ« dytĂ«, çfarĂ« po e çonte vendin drejt vetshkatrrimit. ShqiptarĂ«ve ju imponua lufta si i vetmi mjet pĂ«r tĂ« fituar tĂ« drejtat e veta. U desh ndĂ«rhyrja e europianeve qĂ« tĂ« shpĂ«tohej Maqedonia e tĂ« shmangej pĂ«rgjakja e metejshme e shpĂ«rbĂ«rja. Marreveshja e Ohrit mĂ« shumĂ« se shqiptarĂ«ve etnike nĂ« trojet e veta, ju erdhi nĂ« ndihmĂ« maqedonasve tĂ« cilet nuk po e kuptonin se po e shkatrronin shtetin e ri. NĂ« tĂ« vertetĂ« nĂ« biseda me shqiptarĂ«t e Shkupit, TetovĂ«s e StrugĂ«s ndjehej pakĂ«naqĂ«sia se Marreveshja e Ohrit ishte ende larg realizimit tĂ« aspiratave tĂ« tyre dhe kishte tendenca pĂ«r t’ju shmangur

plotësimit të kerkesave të saj çfarë ka vënë në shqetësin dhe ndëerkombetarët. Mbase kjo pakënaqesi nuk është e hapur, ende jo publike por ajo ekziston dhe parlamenti e qeveritarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për krjimin e një klime e mardhënie harmonike ku të gjithë qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë, e ta zëmë të mos ndjehen aq të thella diferencat e trajtimit ekononmik, sepse shqiptarët e Shkupit, të Tetovës, të Gostovarit, Strugës e më gjërë janë të renduar së tepermi nga gjëndja e papunësisë që në statistika është shumë e shumë më e lartë se sa ajo e popullsisë sllavo-maqedonase. Teksa i afrohemi Tetovës veshtrimi na kap kurorat e qafat e maleve ku është zhvilluar teatri i luftimeve pak vite më parë. Ish komandantët tashmë janë politikanë e kanë edhe ndonjë kolltuk në qeverisje e parlament, por problemet e ushtarëve të thjeshtë ende nuk janë zgjidhur. Ata dorëzuan armët e ju kthyen jetës paqësore, por ju desh të përballonin një luftë tjetër, atë me varfërinë, ku ish

komandantĂ«t mungojnĂ« tĂ« shfaqen sepse mĂ« tĂ« shumtit janĂ« kthyer nĂ« hijĂ« tĂ« sĂ« djeshmes... Ndoshta kjo luftĂ« me varfĂ«rinĂ« problematike ndĂ«r shqiptarĂ«, bĂ«n qĂ« tĂ« ndjehet ende ndonjĂ« acarim sado i vogĂ«l ndĂ«retnik, qĂ« nuk Ă«shtĂ« pa rrezik pĂ«r tĂ« gjitha etnitĂ« qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« shtetin e ri e tĂ« brishte e ende pa emĂ«r tĂ« njohur ndĂ«rkombtarisht, MaqedonisĂ«... Me t’u futur nĂ« lagjet e para tĂ« TetovĂ«s nĂ« imagjinatĂ« mĂ« vjen imazhi i njĂ« grupi muzikor e jehona e kĂ«ngĂ«ve qĂ« nĂ« vitin 1994-95 mĂ« shoqĂ«ronte nĂ« jeten si emigrant. Ish grupi muzikor “Elita 5” qĂ« mund ta dĂ«gjoje nĂ« çdo shtĂ«pi emigranti shqiptar nĂ« AthinĂ« e anĂ« e mbanĂ« GreqisĂ«. E çuditĂ«shme por edhe njĂ« kĂ«ngĂ« nĂ« gjuhĂ«n tĂ«nde ndodh qĂ« tĂ« mban ndezur atdhedashurinĂ« nĂ« kushtet e njĂ« izolimi tĂ« plotĂ« e pĂ«rndjekjeve prej fqinjĂ«ve shoveniste qĂ« nuk dĂ«shĂ«ronin tĂ« kishte gjuhĂ« shqipe e as komb shqiptar.

Hymë tek tempulli i dijes dhe atdhedashurisë, Universitetin Shtetror të Tetovës, i cili u krijua përmes sakrificave të mëdha deri në përleshje me forcat qeveritare të armatosura deri në dhëmbë. Krijimi i universitetit konsiderohej si punë armiqësore. Mediokrriteti i pushtetmbajtësve ishte i llahtarshëm. Antishqiptarizmi i tyre ishte i dukshëm dhe tregonte se sa poshtë kishin rënë, si të ishin inkuizitatorët e mesjetës. Rektori Dr.Fadil Sulejmani dhe studentët e

parë të Universitetit të Tetovës shiheshin si heronj nga shqiptarët e mbarë Botës. Kuptohet me çfarë emocioni u gjenda kur bashkë me miqtë e mi u takuam me zonjën Luljeta Isaku, dekane e Universitetit të Tetovës (tashmë i zyrtarizuar si universitet shtetror), e cila kishte pergatitur një takim të ngrohtë me studentët pasionantë të letërsisë.

Pas bisedës, shkrepje aparatesh fotografikë, autografët në librat e dhuruar për studentët por edhe për bibliotekën e Universitetit. Të shoqëruar nga përgjegjsi e bibliotekës së Universitetit Shtetëror, Rami Kamberi, shkuam në universitetin tjetër me emrin Universiteti i Europes Juglindore( UEJL) sepse Tetova tani ka dy universitete. Shefi i informimit të UEJL, Demush Bajrami na shpalosi programin e këtij universiteti modern, me paisje e laboratore mësimore të fjalës së fundit të teknikës dhe ku studiojnë jo vetëm djem e vajza shqiptare, por edhe maqedonas e nga shtetet e tjera të Europës.

Si pakuptuar ka rënë mbrëmja në Tetovë. Valbona dhe poeti Plloshtani ju duhet të kthehen në Shkup. Ky i fundit

nuk harron tĂ« na dhurojĂ« me autograf librin e tij mĂ« tĂ« fundit me poezi “Nga regjia e shpirtit”. Nga buzĂ«t e ValbonĂ«s nuk mungon shprehja “ Na eni prap!” dhe shton “ se edhe unĂ« vij shpesh nĂ« TiranĂ«”. Rami Kamberi bashkĂ« me disa tetovas tĂ« tjerĂ«, nĂ« mes tĂ« cilĂ«ve dhe njĂ« poet satirik na shoqĂ«rojnĂ« nĂ« shetitjet e natĂ«s nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e TetoveĂ«s. Aty pranĂ« xhamisĂ« sĂ« vjetĂ«r me muret e jashtme tĂ« pikturuara, Ramiu na tregon copĂ«za nga historia e mundimeve tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ«n JugosllavinĂ« e pasluftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, kur nga komunistĂ«t jugosllave edhe nĂ« TetovĂ« u bĂ«nĂ« krime tĂ« panumurta, veçse duke qĂ«nĂ« diku nĂ« periferi e jashtĂ« vemendjes publike tĂ« mediave tĂ« kohes, krimet e bĂ«ra kĂ«tu shpesh jane lĂ«nĂ« nĂ« heshtje. ShumĂ« nga nacionalistet u pushkatuan pa gjyq apo u kalben burgjeve nga tĂ« cilat nuk dolĂ«n kurrĂ«. VetĂ« Ramiu me prindĂ«rit, prej pĂ«rndjekjeve e burgosjeve, qĂ« i detyruar tĂ« iki e tĂ« jetoje nĂ« Kroaci. Po tani shumçka ka ndryshuar, ani pse ka ende shumĂ« vend pĂ«r ndryshime e pĂ«rparime ekonomike e kulturore nĂ« jetĂ«n e shqiptarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ«. Veçse kurrgjĂ« nga historia nuk duhet harruar. E

djeshmja është një mësim për të sotmen e krenari për të nesermën, të cilën duhet ta presim me dinjitet. Vuajtja e qendresa është pjesë e historisë, ndaj duhet qëmtuar me kujdes që kurrkush të mos mendojë se liria e prosperiteti kanë ardhur si tortë në pjatat demagogjike të politikës. Sa më shumë të dimë çfarë kemi hequr, aq më e shtrejtë na bëhet liria, na thotë plot mençuri shqiptari deri në kockë, Rami Kamberi. Yjtë e shumtë e plot shkelqim në qiellin blu të thellë të Tetovës, puhiza e erës që rrëzohet prej kurorës së maleve të fshehura në errësirë, tej e përtej horizontit, të bëjnë të meditosh për të shkuarën, por edhe të kesh guxim për të ëndërruar të ardhmen...



Perla Ohri të bën të meditosh për

Pogradecin dhe Shkodrën


Duke parĂ« deshirĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« sa mĂ« shumĂ« vende nĂ« rrugĂ«n e kthimit, sofreĂ­ devijoi nga linja qĂ« tĂ« çonte nĂ« QafĂ« ThanĂ« e mori rrugĂ«n e Ohrit. Kisha dĂ«gjuar pĂ«r kĂ«tĂ« qytet, por m’u shfaq shumĂ« mĂ« mbreslĂ«nĂ«s nga çfarĂ« e prisja. Dinim qĂ« duke qĂ«nĂ« njĂ« qytet turistik e joshĂ«s pĂ«r tĂ« pasurit, kishte fare pak shqiptarĂ«. Por megjithatĂ«, si nĂ«pĂ«r rrugĂ« por edhe nĂ« disa dyqane ku ndaluam, dĂ«gjuam tĂ« flitej shqip. Madje u kĂ«rkuam ndihmĂ«n e dy vajzave shqiptare nĂ« njĂ« byrektore pĂ«r tĂ« gjetur pikĂ«n ku shiteshin gazetat. Valbona Zunçe sapo na kishte lajmĂ«ruar me telefon se gazetat shqiptare tĂ« Shkupit i kishin bĂ«rĂ« jehonĂ« vizitĂ«s sĂ« grupit tonĂ«. E gjetĂ«m pikĂ«n e shitjes sĂ« gazetave nĂ« pazarin e bukur tĂ« Ohrit. NĂ« sheshin nĂ« qender tĂ« qytetit tĂ« Ohrit lartohej monumenti madhĂ«shtor i njĂ« shĂ«njtori orthodokos. Lulishta nĂ« bregun e liqenit kishte plot trĂ«ndafila shumĂ«ngjyrĂ«sh, ndersa nĂ« mes tĂ« lulishteve kishte buste bronzi tĂ« shkrimtarĂ«ve e poetĂ«ve maqedonas. Ohri ishte jo vetĂ«m i bukur por edhe i pastĂ«r. Çdo gjĂ« shkelqente. Nuk shihje asnjĂ« letĂ«r apo shishe nĂ«pĂ«r rrugĂ«, por as nĂ« bregun e liqenit. TĂ« vĂ«nĂ« gjoba tĂ« rĂ«nda nĂ«se hedh ndonjĂ« mbeturinĂ« sado tĂ« vogĂ«l nĂ« rrugĂ« apo nĂ« liqen, na tha shoqĂ«ruesi ynĂ«, shoferi i Teqese sĂ« TetovĂ«s. Qyteti kishte reliev, diku diku shtĂ«pitĂ« sikur lartoheshin mbi çati tĂ« njĂ«ra tjetrĂ«s. Si Berati ynĂ«, e kjo e bĂ«nte pamjen fort tĂ« pelqyeshme. Ajr i fresket qĂ« tĂ« mbush mushkritĂ« dhe e ndjen veten tĂ« lehtĂ«. Qytet ku tĂ« duket se paqja vjen prej qiellit, pa asnjĂ« zhurmĂ« a e folur me zĂ« tĂ« lartĂ«, asnjĂ« buri makine, ku vinĂ« turistĂ« nga gjithĂ« bota pĂ«r tĂ« gjetur nje qetĂ«si thuajse Ă«ngjĂ«llore. TĂ« rrĂ«mbyer nga pamjet piktoreske tĂ« Ohrit, u vumĂ« nĂ« garĂ« kush tĂ« merrte pamjen mĂ« tĂ« bukur me aparatet tona fotografike digjitale. Por sado fotografist i varfĂ«r tĂ« ishe, çdo pamje e fiksuar tĂ« shpaloste bukuritĂ« e kĂ«tij qyteti perlĂ« punuar me aq dashuri nga dora e njeriut ndĂ«rtues e krijues. NdĂ«rsa pinin kafenĂ« aty pĂ«rballĂ« liqenit, mendimi mĂ« shkoi tek Pogradeci dhe Shkodra qĂ« janĂ« qytete buzĂ« liqeneve, por tĂ« lĂ«na pas dore e pĂ«r tĂ« dĂ«shĂ«ruar e ku, gjithĂ«secili hedh beton pĂ«r hesap tĂ« vet, e, o Zot çfarĂ« demagogjia, nĂ« media thuhet sĂ« pĂ«rditĂ« rriten e zbukurohen, pa e vrarĂ« mendjen se qytetet tona, nĂ«n shĂ«mbullin e mbrapsht tĂ« TiranĂ«s po rriten si pĂ«rbindesha betoni, shpatull nĂ« shpatull, pa parkinge, me fare pak hapsirĂ« tĂ« gjelbĂ«r. Dhe vertetĂ« sapo lamĂ« pas pikĂ«n kufitare tĂ« Tushemishtit, kaluam Drilonin e na u shfaqen shtĂ«pitĂ« e para tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit, u pĂ«rballem me njĂ« rrugĂ« tĂ« shkatrruar e me pluhura shekullor. Kurrkush nuk tĂ« thotĂ« kurrgjĂ« po tĂ« shohĂ« tĂ« hedhĂ«sh nga dritarja e furgonit ndonjĂ« kanaçe e shishe bosh pasi tĂ« jesh dĂ«ndur me lĂ«ngje. Ă‹shtĂ« mbase mĂ« mirĂ« Pogradeci, por pjesa buzeliqenore e qytetit tĂ« ShkodrĂ«s, ku shkova menjĂ«herĂ« pas kthimit nga Ohri, m’u shfaq me njĂ« mjerim tĂ« pashoq. E kĂ«shtu frymĂ«zimi qĂ« pĂ«rftuam prej vjeshtĂ«s poetike tetovare, strugare dhe ohriane, na u davarit e zbeh sapo zbritĂ«m nĂ« terrenin shtet-shqiptar ku mbizotĂ«ron politika, pluhuri dhe betoni.


Tiranë, vjeshtë 2008

02 December 2008

At Nikolla Marku shqiponjë Flamuri- nga Kolec Traboini

At Nikolla Marku dhe autori i shkrimit Kolec Traboini

AT NIKOLLA MARKU- SHQIPONJĂ‹ FLAMURI NĂ‹ KISHĂ‹N E SHĂ‹N MARISĂ‹, ELBASAN

nga KOLEC TRABOINI


Pranë mureve të lashta të Shën Marisë së Kalasë

Poeti Milanov Kallupi ( ndjese pastë) u tregua i gatshëm të na lidhte me At Nikolla Markun.
E kam timin- tha ndërsa pinim kafe në një lokal të qytetit të Elbasanit. I ra një numuri telefoni e pasi mbaroi bisedën u kthye nga ne. Mbaroi dhe kjo punë. Atë Nikolla ka kënaqësi t'ju takojë. Më pas poeti elbasanas na kujtoj se At Nikolla i përket një rrethi familjar që ka nxjerrë mjaft artistë, si të thuash krijimtarinë e artin e kanë në gen gjithë fisi Marku i Elbasanit.
Me kolegët Iliriana dhe Dilaver morëm rrugën rrëze mureve të kalasë duke kaluar nëpër ca rrugica të kalldrëmta. Ishte një buzëmbrëmje me një puhizë ere e me dukej se po udhëtoja nëpër kthinat e imagjinuara të historisë. Sikur më vinin zërat e malësorëve në gjah, me pasthirrma të largëta, siç i ka shkruar aq bukur babai i madh i Gjuhës shqipe, Kristoforidhi.
At Nikolla na priti plot përzemërsi në oborrin e Kishës. Sapo hymë në oborrin e vogël më ranë në sy disa trarë të vendosur në krahun e majtë, çfarë tregonte se këtu po bëheshin ca punime. Në të djathtë shfaqeshin muret e Kishës, e cila që në vështrimin e parë të impresiononte me vjetërsinë e saj. Në fasadë dy qenie mitologjike prej guri. Një kishë shumëshekullore. Mbase e ngritur dhe ringritur, tempull pas tempulli, madje është mendimi se akoma më herët, në zanafillën e saj,do të ketë qenë një tempull, akoma më thellë në lashtësi.
Biseda me At Nikollën nisi në oborrin e Kishës. Na rrëfen se kjo kishë e vjetër në këto trajta që është sot, daton nga viti 1566. Kjo vërtetë që një e papritur për ne, sepse dimë që pushtuesit otomanë kanë qenë të egër, mirëpo pa u mbushur një shekull pushtim kishin lejuar ngritjen e një kishe brenda qytetit kala. Kjo tregonte tolerance fetare. Përballë kishës ishte një ndërtesë, e vjetër edhe kjo por e mbajtur. Kjo, thotë At Nikolla, është Mësonjëtorja e parë shqipe e Elbasanit. At Nikolla nuk puqet kurrsesi me atë mendim absurd që mësonjëtorja e parë shqipe është ajo e Korçës, kurrsesi, sepse kjo e Elbasanit shënon vitin e krijimit në 1736. Pse duhet të tregohemi kaq mospërfillës dhe sakatues të historisë sonë?! Kjo mësonjëtore që ka ardhur përmes shekullit deri tek hapja e Normales së Elbasanit, jo vetëm që ka vetë histori, por ka qenë laike, kanë mësuar fëmijët e familjeve të krishtera, por edhe ato të myslimanëve, të esnafëve dhe tregtarëve të qytetit. Këtu është kultivuar toleranca dhe dashuria në mes të shqiptarëve pa dallim feje. Kjo ka qenë shkolla ku ka dhënë mësim Kostandin Kristoforidhi, njeriu ndër më të kulturuarit e kohës së vet, gjuhëtar i madh. At Nikolla na thotë se Kristoforidhi ishte edhe psallt i kësaj kishe të moçme, madje atje ruhet edhe vendi ku ai ka qëndruar. Kjo Mësojtore u kthye më vonë në shkollë ushtrimore për mësuesit e rinj që do të dilnin nga Normalja e Elbasanit. Këshilli i Kishës së Shën Marisë ka ndërmarrë nismën për ta bere shkolle për fëmijët me te meta fizike me emrin " Zërat e jetës" sepse emrin e Kristoforidhit e ka tashmë një shkollë tjetër.
Kthehemi me fytyrë nga muret e kishës së moçme. Ka nisur të bjerë muzgu por busti i vënë në piedestal në ballë të saj dallohet mirë. I afrohemi. Është busti i Konstandin Kristoforidhit. Një drithërimë na përshkon trupin kur Atë Nikolla na thotë se këtu pushojnë eshtrat e gjuhëtarit të madh. E varrosen këtu e jo në varreza, sepse Kristoforidhi kishte krijuar figurën e një personaliteti të madh dhe e donin të gjithë. Në të gjallë e në të vdekur e nderuan si një tribun i shqiptarizmës.




Faktin që jetoja e vija nga Bostoni, e nxiti At Markun të tregonte për vizitën që dikur kishte bërë në Amerikë. Pastaj ishte e natyrshme të flitej edhe për atë vizitë turpi, kur në Kishën e Fan Nolit kish shkelur këmba e uzurpatorit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Janullatosit të Greqisë. E ku nuk shkeli këmba e misionarit të Greqise veç për të harruar e lënë nën hije figurën e Fan Nolit të madh.
E pyesim At Nikollën se si ndjehet përballë sulmeve që i bëjnë, herë me gjyqe e herë me dredhi e dinakëri ofertash. Nuk më lodhin gjyqet gjegjet At Nikolla. Nuk ma bën syri terr nga këto dinakë që duan të venë dorë në Kishën e Shen Marisë që ndjek udhën e Fan Nolit. Nuk ma tronditin besimin tim në këtë ideal fanolian, sa fetar aq kombëtar, asnjë lloj oferte lakmitare, por këta uzurpatorë antishqiptarë i kanë duart e gjata. Kur e shohin se nuk ja dalin dot ballë për ballë me darovitjet e tyre qëllim mbrapshta, përdorin disa forma të tjera. Mund të them se Kisha e Shën Marisë ndodhet para një bllokimi ekonomik. Këtë mënyrë po e përdorin me qëllim për ta asfiksuar. Tërë familja ime ndodhet nën këtë presion të jashtëzakonshëm. Qëllimi i tyre është që të mbetemi edhe pa kafshatën e gojës e t'u dorëzohemi grekëve. Kjo është një luftë fort e ligë. Kjo është një dinakëri fort e madhe. Grekrit po arrijnë të ndikojnë edhe tek segmentet e shtetit, tek nëpunës të cilët nuk e kanë për gjë të më pushojnë nga puna edhe pjesëtarët e familjes.
E megjithë këtë lufte, sa e dukshme aq e padukshme, At Nikolla me karakterin e tij të fortë arrin ta përballojë.
Hedhim sytë lart tek kumbanorja ku At Nikolla ka vënë Flamurin Shqiptar. Kjo është një sfidë që i tërbon uzurpatorët e Kishës Autoqefale Shqiptare. Ndoshta as gjumi nuk i zë nga dëshira e egër ta shohin atë flamur të zbritur, të shqyer e përbaltur.
At Nikolla na thotë se në këtë Kishë të vjetër sa vetë muret e kalasë, vinë jo vetëm besimtarë orthodoks, por edhe të besimeve të tjera, sepse ata qëndresën e At Nikollës e shohin edhe si qëndresën e tyre, me Atë Nikollën i bashkon atdhedashuria. Kur kemi festa fetare, thotë At Nikolla, ta zëmë Pashkët, ju them të pranishëmve në meshe të ndahen, në njërin krah besimtarët e feve të tjera, të cilëve së pari u servir vezët e kuqe. Ju shpreh mirënjohjen sepse ata vërtetë na e forcojnë besimin në qëllimin tonë kombëtar, toleranca e tyre buron nga atdhedashuria që kanë. Ne të gjithë jemi shqiptarë e vëllezër, ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar në qëllimet kombëtare.
Tek e dëgjon të flasë me aq pathos për atdhedashurinë, At Nikolla me përngjan aq shumë me fetarët e mëdhenj, ndër të cilët të paharruarin Papa Kristo Negovani, i cili duhej shpallur shenjtori i Kishës Orthodokse Shqiptare, po kush ta bëjë këtë, uzurpatori grek apo puthadorët e tij shqiptarë, bukëshkalët e atdheut.
Më vjen ndërmend edhe një fakt domethënës. At Nikolla ka iniciuar që një rruge në Elbasan t'i vihet emri i studiuesit e veprimtarit arvanitas Aristidh Kolia, e kjo na e shton admirimin për këtë prift, të cilit nën rrobën fetare i rreth një zemër e madhe, shqiponjë shqiptare.






At Nikolla në mes të mrekullisë onufriane

Kalojmë përmes kolonave, në të djathtë të kishës dhe gjendemi pranë altarit. Është e pamundur të mos emocionohesh kur ndodhesh përpara një ikonostasi kaq të madh ku është derdhur një mjeshtri e pashoqe. Vende vende punuar me ar. Kurrë nuk kam parë një ikonostas aq madhështor si nga përmasat por dhe mjeshtëria e punimit, që vjen mrekullisht nga mesjeta. Por për pak e nuk do të kishte ardhur në kohën tonë. Në ato vite të errta kur u mbyllen institucionet e kultit dhe feja u ndalua, u gjenden ca njerëz me tru të shpëlarë e të indoktrinuar që i vunë zjarrin këtij ikonostasi, ndër më të çmuarit në Shqipëri dhe mbarë Ballkanin, mirëpo fatmirësisht ish ndërhyrja e ish kuadri të asaj kohe, që urdhëroi shuarjen menjëhershme të flakëve. Ende duken gjurmët e barbarisë, por falë Zotit, kjo perlë e krenari e artit kishtar shqiptar shpëtoi.
Kubeja në qëndër të altarit ka ca afreska të vjetra të cilat thuaj janë prishur nga lagështira. Këto dy dekada tranzicion, ku shumë kush nga kacidhjar na u gjend misionar, kjo kohe pra, nuk kishte para për të bërë punime mbrojtëse të afreskave që i kanë krijuar mjeshtrit më të mëdhenj të artit kishtar, si Onufri, David Selenicasi a të tjerë ikonografë që njihen a nuk njihen.
Për këto afreska qindravjeçare, me çfarë pashë në atë lagështire gërryese( turpi i Institutit të Monumenteve të Kulturës) është tepër vonë. Janë të dënuara me vdekje prej shtetarësh e burokratësh financiare që nuk kanë kurrfarë vlere njerëzore e kurrqysh dinjitet. Ky është një prej krimeve të shumta që janë bërë e vazhdojnë të bëhen në këtë vend e për të cilat nuk e vret ndërgjegjja askënd.
Atë Nikolla afrohet pranë altarit për të na treguar disa ikona. Përqëndrohet tek njëra e thotë "Ja e kuqja e papërsëritëshme për të cilën më pyetet!"
Onufri. Për një çast me duket se koha ngrin. Seç të jep një stepje qëndrimi përpara veprave të mjeshtrave të medhej që nderojnë e përjetësojnë një komb.
E prek lehtas me dorë kornizën e asaj ikone. Më duket si ëndërr. Jo shpesh të ndodh të gjendesh aq pranë këtyre mrekullive. Por është një njeri që përditë jeton me to dhe në mes tyre. E ky është At Nikolla. Ndoshta për këtë ky fetar atdhetar që e ka vënë Flamurin kombëtar jo vetëm jashtë në lartësi të kumbanares, por edhe brenda Kishës, përballë altarit, për këtë është aq krenar e aq luftarak për ta mbrojtur Kishën Autoqefale nga erozioni i tmerrshëm dhe shkatërrimi.
Qëndruam pak kohë me kolegët e mi gazetare në atë Kishë të Moçme, atë perlë, që më së fundi shteti u kujtua si kofini pas të vjeli të shpenzojë një dorë kacille për ta mirëmbajtur.
Anipse në një qëndrim të shkurtër, Kisha e Kalasë mu be shumë shpejt pjesë e ndërgjegjes, dinjitetit dhe e krenarisë sime si shqiptar, çfarë nuk ma stimulon asnjë lloj beton armeje apo kulla xhami të ndërtuara në zemrën e kryeqytetit, sepse sapo të mbarojnë funksionin qiellçarëset tona, shemben për të ringritur te tjera sikur të mos kishin qenë, por mrekulli te tilla si Kisha e Shen Marisë në Elbasan, kurrë më nuk mund të ngremë. Kisha e ngritur gjigandomane e sfidante në qendër të Tiranës, mbase step e magjeps ca njerëz, por madhështinë e Kishës së Kalasë së Elbasanit, ku ngre meshë At Nikolla Marku kurrë nuk mund ta ketë.



Brenda mureve kalasë së Elbasanit

Shkrimi është i vitir 2008. Fotot Dilaver Baxhaku

NGA ELBASANI NE PRRENJAS

NGA ELBASANI NE PRRENJAS


nga KOLEC TRABOINI


Në një mbasdite tiranase tetori, marr një telefonatë prej kolegut tim gazetar Dilaver Baxhaku, që më fton për një kafe në "Manhaten" në qendër të Tiranës. Deri ne këtë telefonate nuk e dija se paskësh edhe Manhaten edhe ne Tirane. Kisha ca punë nëpër duar, po si t'ja prishja kolegut, aq më tepër kur me thotë se sapo ka mbërritur nga Amerika poetja Iliriana Sulkuqi, kryeredaktorja e revistës "Pelegrin", ku botojnë krijuesit, shkrimtarët e poetët mërgimtarë.
U gjenda në "Manhatenin" tiranas e aty takoj për herë të parë poeten e njohur elbasanase që me Dilaverin e lidh një miqësi e vjetër edhe për faktin se janë të dy nga një qytet. Fjala solli fjalën e më pyesin se sa kohë kisha që nuk kisha shkuar në Elbasan. Të paktën mbi njëzet vjet, u thashë,... që nga koha kur isha në Kinostudio e xhiroja filma dokumentarë. E pra, ma kthyen miqt e mi të tryezës, do të kisha rast të vizitoja këtë qytet ku shumëçka ka ndryshuar, përveç tymrave të metalurgjikut "Korum" që e terrorizojnë këtë qytet "në kërthizë të Shqipërisë" edhe sot e kësaj dite. Tymrat mbeten po tymra. Shkurt fjala, u gjenda i ftuar nga dy elbasanas. Iliriana më tha se kish një festim familjar për nënën e saj e një shkodran në këtë gëzim do të ishte një kënaqësi për nënën e saj. Dilaveri më kujtoi se në Elbasan zhvillohej Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, dhe unë mund të isha i pranishëm në shfaqjen e qytetit tim të dashur, Shkodrës.
Ndërsa po bisedonim, u paraqita shkakun e tretë, por që për mua, sa i përket rendit, do të mund të radhitej i pari. Jetoj në Boston dhe jam dëshmitar se si u sfidua vepra e Fan Nolit duke shkelur ne Kishën Katedrale të Shën Gjergjit, uzurpatori i Kishës Autoqefale, greku Janullatos , ndaj dua ta takoj e ti përcjell një mesazh mirënjohje At Nikolla Markut, i cili në Kishën e Shën Marisë në Elbasan, qëndron i papërkulur përballë kësaj sfide dhe ruan të pastër idealin nolian për Kishën Kombëtare Orthodokse Shqiptare. Miqtë e mi më mirëkuptuan dhe më thanë se me kënaqësi do të organizojmë takimin, madje do të jemi edhe ne në atë takim sepse e respektojmë At Markun, jo vetëm si një fetar i pastër, por edhe si një atdhetar i flaktë dhe shtuan se, aty tek kisha pranë mureve të kalasë gjithnjë valëvitet Flamuri ynë kombëtar.
U ndjeva mirë dhe të nesërmen, bashkë me miqtë e mi, morëm rrugën për Elbasan, pasi drekuam tek restorantin Mai Tai. Ishte një mjedis vërtetë fantastik në mes të peizazhit të kodrave të Tiranës, ku ato ditë qe zhvilluar edhe një prej shfaqjeve të miseve nga gjithë bota. Një kompleks krejt modern, me një zgjidhje arkitektonike origjinale, me pishinë, sallë koncertesh, hotel, por e papritura për mua ishte se këtë ansambël e kish ngritur bashkë me një grup miqsh të vet djali i poetes Iliriana, Briken Fejzullahu pas mjaft vitesh studimesh e punës si emigrant në Itali.

Një qytet ku urtia shfaqet si virtyt

Nëna e poetes, zonja Arfa Sulkuqi, nga fisi shumë i njohur i Kazazëve të Elbasanit, një grua e moshuar, dashamirëse, me sy të qeshur prej të cilëve buronte një dritë mirësie, na mblodhi në një drekë ku unë dhe kolegu im gazetar u gjendem në mes të pjesëtarëve të familjes. Aq i ngrohtë që mjedisi dhe aq e përzemërt qe pritja, sa na u duk sikur të ishin ndër njerëz të njohur e miq të vjetër. Elbasanasit kanë një natyrë e temperament për tu patur zili. Janë të shtruar, të qetë dhe burojnë mirësi. I kisha vëne re këto cilësi nëpër vite ardhje për punët e filmit, sepse dikur Elbasani ishte në qendër të vëmendjes së medias, anipse të cungueme të asaj kohe.
U fol për shumë gjëra në atë drekë të gëzuar në mes të urimeve për jetë të gjatë e të gëzuar, e në mes të tjerave për këtë qytet që ka nisur një jetë të re, është ripërtrirë. Ne ishim vetë dëshmitarë të ndryshimeve që janë bërë. Nuk është fjala për pallate të larta e të bukura me një arkitekture moderne,që nuk mungonin, por më tepër për përkujdesjet që tregohen për të zbuluar e ruajtur vlerat arkeologjike dhe për të ripertrirë traditat arkitekturore të ndërtimit.
Gjatë një gërmimi në qytet, tek hapeshin themelet për një pallat të ri, u gjenden gjurmë të rrënojave të vjetra. Ato ishin në thellësi të pjesës së brendshme të kalasë, në qendër të qytetit. E këto objekte arkologjike, si bazamente kolonash, objekte qeramike, shkrime në gur, i detyruan projektuesit elbasanas ti ndryshonin planet e fillestare. U hoqën dhera të shumta e dolën më në pah muret e kalasë, që tashmë thuajse është e plotë dhe është bërë pjesa më e bukur e qytetit, pranë saj një shëtitore ku lëvizin vetëm qytetarët por jo automjetet. Shëtitorja pranë mureve të kalasë ishte vërtetë një zgjidhje fort e bukur. Tek bisedon me intelektuale të Elbasanit, ve re se mosngutjen për ta betonuar qytetin, siç është bërë, ta zëmë në Tiranë, shpreh urtinë a atyre që kanë qenë a janë drejtues të pushtetit në Elbasan.
Nuk e di se kujt i përket në kahje politike kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinit, por konstatova se kudo shprehen fjalë të mira për kryetarin. E ata me të cilët bisedoja ishin si njerëz të thjeshtë të popullit por edhe intelektualë të njohur.
Madje çfarë më habiti është edhe respekti që kishin poetët e Elbasanit për kryetarin e Bashkisë. Drejtuesi e organizatori i Klub Hajkut Shqiptar, poeti Milanov Kallupi na ftoi në zyrën seli të shkrimtarëve elbasanas. Të them të drejtën ngrita supet, sepse di që në Shqipëri nuk ka ndonjë kthine ku të mblidhen shkrimtarët dhe artistët. Ta zëmë në Tiranë, për të takuar ndonjë ish koleg të filmit më duhet të rri me orë të tëra para një kafeje ekspres tek lokali "Aleanca", në krah të Galerisë së Arteve. Mirëpo në Elbasan ndodhka ndryshe, e kjo në saj të kujdesit që ka treguar kryetari i bashkisë për t'i ndihmuar poetet e këtij qyteti. Një veprim vërtetë për t'u admiruar. Në cilin qytet të Shqipërisë ndodh kështu? Të paktën në Tiranë e Shkodër kurrsesi..


Me bashëkshkodranët e mi në teatrin "Skampa"

Në Elbasan pata kënaqësinë të gjendem në shfaqjen e trupës teatrale të Teatrit "Migjeni" të Shkodrës sime. Në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të teatrove, ku kishin ardhur edhe nga Italia, Maqedonia e Mali i Zi, ata u paraqitën me metaforën skenike "Putargat e thata" të Stefan Çapalikut, me aktorë; të mirënjohurin e skenës e të filmit Bep Shiroka, aktoren impresionante Paskualina Shllaku, Zef Shiroka dhe Erka Karaulli. Ishte një shfaqje që më la mbresë dhe më ringjalli "epokën" krizës totale e degradimit të njeriut, që mjerisht e për fat të keq të këtij tranzicioni e ushtrimi të pushtetit shkel e shko, gjen rezonancë edhe sot e kësaj dite, e jo vetëm në Shkodër, por edhe anë e mbanë Shqipërisë.
Mbas shfaqjes u gjenda në dhomat e aktorëve për t'i uruar bashkshkodranët e mi, të cilët edhe i njihja personalisht, por dhjetëra vite pa u parë kishin sjellë shumë ndryshime. Me Bep Shirokën njihesha nga koha kur ai vinte shpesh për xhirime filmi në Kinostudio, Paskualina Shllakun e njihja jo vetëm si aktore shumë e mirë por edhe pse ajo është e shoqja e aktorit Bruno Shllaku. Me Shllakët më lidh shumëçka. Poetin Primo Shllaku e kam patur shok shkolle ashtu si dhe Paulin Selimin. Por edhe artistin e regjisorin madh, babain e tyre, Lec Shllaku fatlumturisht e kam patur mësues letërsie dhe pasionin letrar ja dedikoj edhe atij. Aty në dhomat e aktorëve erdhi për të uruar artistët shkodrane edhe i mirënjohuri Luftar Paja. U krijua një mjedis fort mbresëlënës dhe kolegu ynë gazetar Dilaver Baxhaku nuk i qëndroi tundimit për të bërë ca fotografi me digjitalin e tij.

Tetor 2008
( Vazhdon)

Me poetët e shkrimtarët e Elbasanit, Korçës, Beratit, Lushnjës në Mitingun Poetik të Përrenjasit.

Me me poetin korçar Skender Rusi dhe poeteshen elbasanase Beatriçe Balliçi.

Me Namik Selmanin nga Berati dhe poetin Sherif Bali nga Lushnja.

Fotot nga Dilaver Baxhaku

GROTESKU I SHERATONIT- nga TRABOINI


GROTESKU I SHERATONIT

Nga Kolec Traboini

Pasi kisha dëgjuar tërë komentet e politikzhbërësve shqiptarë, sepse nuk mund t'i konsideroj kurrë politikbërës, sa kohë që flasin roma për toma, e sa kohë që mbllaçisin në parlament sikur të kishin para një tufë hajvanësh e jo një popull relativisht të shkolluar, që i ndjek nëpërmjet mediave audiovizive duke vënë duart në kokë prej lemerisë. U shtriqa pra edhe unë si populli im para ekranit të televizorit. Në Amerikë çdo gjë kish përfunduar dhe njerëzit të nesermen i qenë kthyer punës. Në fakt që atë ditë i qenë kthyer, 4 Nëntori jo më kot është lënë ditë zgjedhje, sepse të punosh është votë e të votosh është punë. Kjo është Amerika...
U përqëndrova në dy momente që trumbetonte mediabumi televiziv shqiptar, e para në votim-improvizimin grotesk sikur shqiptarët po votonin për Shtëpinë e Bardhë në Hotel Sheratonin e Tiranës , ku i nderuari ambasador amerikan i akredituar në Tiranë, që i takon atij grupimit politik që është në ikje nga Shtëpia e Bardhë, shpalli me seriozitetin me të çuditshëm diplomatik, që kaq përqind i mori Obama, kaq përqind i mori Mcain dhe kaq vota ishin të pavlefshme në pseudovotimin grotesk të Sheratonit. Kaq serioz ishte kjo lojë kukamshefti sa u tha se Obama mori votat (prej koti) të shqiptarëve në proporcion të drejtë me verdiktin që dha populli amerikan në të drejtën e vazhdimësinë e tij historike të demokracisë progresive.
E kështu konkluzioni na del se niveli i kopesë politike shqiptare në votim groteskun e Sheratonit ishte thuaj i barabartë me pjekurinë e popullit amerikan. Serioziteti i shtirur i politikanëve shqiptarë arriti deri atje sa një politikan nën hije si Majko, me intuitën e gjirokastritit ju shmang kësaj loje bajate e deklaroi në një nintervistë se nuk kish pranuar të votonte( me një fjalë kish abstenuar). Ndoshta ndonjë trutharë i politikzhbërësve të Tiranës ja morën për të keq Majkos, sepse po dilte nga grigja e atyre që trumbetojne me të madhe që po ju bie bretku duke ecur në udhën e demokracisë amerikane. Mund që edhe kundershtarët politika t'a konsiderojnë këtë abstenim si "antiamerikanizem". Çfarë nuk gatuan guzhina e "Sheratoni".
Si u pronuncuan të gjithë politikanet e dinjitarët e qeverisjes nëpër mediat vizive, madje edhe i kryesocialistit nga Londra, është e natyrshme që radha t'i vinte edhe presidentit që mesa dukej edhe ai kishte gdhirë në Sheraton, sepse fjalë për fjalë tha: "Kaluam një natë pa gjumë!".
Duke qënë se jam qytetar amerikan që nga koha e Klintonit dhe interesohem për ardhmerinë e popullit ku jetoj, po aq dhe popullit shqiptar të cilit i përkas që nga lindja e deri në vdekje, mendoj se kam të drejtë të pyes "Pse ndënjën pa gjume politikanët e shtetarët shqiptarë?". Po këta nuk po çajnë kokën për popullin e vet e si po tundohen aq shumë se ç'po ndodh në Amerikë. Mirëpo, pasiqë analizova situaten politike shqiptare, ku tërë pushtetarët e politika shfaqen si një varg qepësh, që po hoqe një kokëqepe në krye, të gjitha rrëzohen rrakapjekthi, arrita në mendimin se kanë ndenjë pagjumë me të drejtë.
A nuk brohoriten demokratët shqiptare më shumë se antarët e partisë republikane amerikane, kur u zgjodh për të dytën herë Bushi i ri, duke nënkuptuar se qëndrimi i republikanëve edhe me tej në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një faktor zotërues për të ardhur të djathtët në pushtet ne Shqiperi, dhe vertetë erdhën. Tani a nuk kanë të drejtë të brohorasin deri në kupë të qiellit të majtët shqiptare të shpartalluar, por me dëshirën delirante që rotacioni i pushtetit të zhvillohet për nga krahu i tyre. Dhe paradoksi ështe ky: ky taborr politikanësh ndënji pa gjumë për zgjedhjet në SHBA, kur amerikanët e thjeshtë, pasi që kanë hedhur votën e tyre, të lodhur prej punëve të ditës, kanë shkuar e kanë bërë kokrrën e gjumit.
Epo, thashë me vete, amerikanët e lodhur si kanë votuar, kanë fjetur të qetë e pa ankthe, edhe këndej populli shqiptar bëri kokrrën e gjumit. Vetëm politika nuk fle. Përse kjo pagjumësi politike. Çfarë kanë krerët e politikës, qeverisjes e të shtetit që nuk flënë por dënden me skoç uiski në "Sheraton" ku edhe improvizuan një gallup elektoral. Halli i madh i ka mbledhur të dy palët, të djathtë e të majtë, sepse duke e ndjerë vehten të tërhequr pas qerres së botës, ata nuk mund të flënë. Po sikur, na ruaj zot, i posazgjedhuri të mos i ketë për zemër partinë tonë politike? Na mori lumi...Ndaj si zë gjumi. Këta të mjerë politikzhbërësit tanë, tani po përpiqen të kapen pas Obamës, duke thënë se presidenti i ri do të bëje mrekullira por politika amerikane nuk ndryshon. Mrekulli që këta riqnat e politikës sonë shqiptare duan t'a përfitojnë duke i zgjatur jeten vetes duke u zhgarrëzyer edhe më tej në kurriz të mjerit popull, i cili nuk përjeton me ankth se kush president amerikan shkon e vjen, se Amerika di t'i bëjë punët e veta, por si t'ia bëjë me këta derdimenët e politikës sonë që ngjasin me njëri tjetrin si dy pika uji, a diç më keq, si një m.... i ndarë për gjysëm. Po na vjen 2009 e populli shqiptar përjeton dilemen e vet: Çfarë të zgjedhë nga dy gjysmat?!

Botuar në shtypin e Tiranës, e Premte, 7 Nëntor 2008





pendekaltri@yahoo.com