12 September 2008

Rrota e Kapllan Resulit- nga Kolec Traboini


ABRAKADABRA
Rrota e Kapllan Resulit

nga KOLEC TRABOINI

Pas aq vitesh nĂ« mĂ«rgim, qĂ« nĂ« 90-tĂ«n e pĂ«rkĂ«tej , nĂ« shtator 2005 mĂ« sĂ« fundi u gjenda pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« TiranĂ«n time. KĂ«shtu mĂ« pelqen ti them kryeqytetit ku kam strehĂ«zĂ«n-shtĂ«pi qĂ« “as nuk e shes e as nuk e fali”, paçka se edhe Shkodra e imja Ă«shtĂ«. NjĂ« jetĂ« e ndarĂ« pĂ«rgjysĂ«m nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s e ShkodrĂ«s, nuk e pĂ«rgjysmon dashurinĂ«, nĂ« tĂ« kundĂ«rt e dyfishon atĂ«.
PĂ«rmasat e kryeqytetit tonĂ« asokohe, ende pa marrĂ« udhĂ«t ne ikanaket, kanĂ« qĂ«nĂ« tĂ« tilla sa tĂ« gjithĂ« thuajse e njihnin njĂ«ri-tjetrin.ThonĂ« se nĂ« Nju Jork proabiliteti Ă«shtĂ« qĂ« njeriun qĂ« sheh nĂ« njĂ« ditĂ« kalimtare, do tĂ« mund ta shohĂ«sh sĂ«risht vetĂ«m pas 100 vjetĂ«sh, ndersa nĂ« TiranĂ«n tonĂ« tĂ« para 20 vjetĂ«ve mund ta shihje njĂ« njeri thuajse pĂ«rditĂ«, se aty mblidheshim, rreth e qark Pallatit tĂ« KulturĂ«s, tek Lidhja e ShkrimtarĂ«ve, tek 15 katshi mĂ« rallĂ«, ndersa tek "Dajti" hiç fare se ishte plot fuksa. Por edhe uleshim ndonjĂ«herĂ« pasditeve tek shkallĂ«t e Teatrit e Operas dhe Baletit, apo te borduret rreth monumentit tĂ« Skenderbeut, ku ndodhte qĂ« edhe tĂ« mos gjeje vend tek ajo qĂ« ne quanim me shaka "Kafe Gjirokastra", sepse kishte ’’klientele„ tĂ« madhe, nga se prej aty soditej "xhiroja" e kryeqytetasve, me sĂ« shumti vajzave, pa nxjerrĂ« asnjĂ« lekĂ« nga xhepat tanĂ« gjysĂ«m tĂ« grisur. Eh, krenari boshe e kohĂ«s sĂ« vdekur, rob tĂ« sĂ« cilĂ«s, mesa duket, ende dhe sot kemi mbetur...
Isha ende me këto ndjesi tek qendroja para Bibliotekës Kombëtare me botuesin Petraq Risto, i cili kishte në shtypshkrojë dy librat e mi. Sapo ishim ndarë me pedagogun tonë të letersisë në universitet, poetin Fatos Arapi. Botuesi e miku im poet, pasi takoi një burrë të moshuar, por fort të mbajtur e disi shulak, me flokë të zi e disi të harlisur nga era, më thotë:
- TĂ« njoh me shkrimtarin Kapllan Resuli!
Nuk e prisja këtë takim e këtë njohje kur e dija se Kapllan Resuli nuk para shkonte në Shqipëri, të cilën e kishte mohuar e duhej të ishtë diku në Zvicer a në Maqedoni, ndaj i shpreha kënaqësinë që u takuam e u njohëm fizikisht, për më tepër se isha lexuesi i librit të tij të kahershëm "Tradhëtia".
Sa e mori vesh emrin tim,(akademiku, se kështu nënshkruan me tituj të lartë), picërroi sytë e më tha:
- A je ti Traboini që jeton në Amerikë?
- Vetë jam, o Kapllan Resuli, po ti ku po më njeh. Po më befason.
- Unë kam shkruar për ty e të kam kritikuar rëndë.
- Po pse o Kapllan - i thashë me buzëgaz.
- Se ti ke shkruar për mua ca rrjeshta në një shkrim që ke botuar tek revista "ARS" e Irhan Jubicës këtu në Tiranë.
- Po ndonjë gjë të rëndë nuk kam thënë, thjeshtë se vepra jote "Tradhëtia" mbetet gjithnjë me vlerë, pavarësisht se autori mund të ketë luhatje për përkatësinë e vet kombëtare.
Me kĂ«tĂ« desha t’i thosha nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« zbutur se ai kish bĂ«rĂ« disa deklarata ku e quante vehten malazez a boshnjak a maqedonas, punĂ« e tij, por jo shqiptar e, seç kishte shprehur ca fjalĂ« pĂ«rbuzĂ«se pĂ«r shqiptarĂ«t. FjalĂ« qĂ« njĂ« shqiptar pĂ«r kombin e vet nuk mund t’i thotĂ« pa qĂ«nĂ« atdhemohues.
-Mirë, mirë -vazhdoi.- Unë të kam kritikuar në librin tim me polemika që sapo kam nxjerrë nga shtypi. Quhet "Rrota e historisë".
- Nuk ka gjë - i thashë. - Pastaj shtova, - Si ta gjej atë librin me polemika ku ti më ke vënë në rrotën e historisë...
Ai mĂ« shikoi drejtĂ« nĂ« sy. Kur e pa se isha fort i qetĂ« e miqĂ«sor, hapi çantĂ«n kinse pĂ«r tĂ« parĂ« ç’kish brenda, ndĂ«rkohĂ« mĂ« tha se nuk i kishte mbetur asnjĂ« kopje, e duke mĂ« treguar librarinĂ« pranĂ« BibliotekĂ«s KombĂ«tare, shtoi: Atje i gjen. Pastaj na dha dorĂ«n se, siç tha, nxitonte. Kish ardhur nga Maqedonia pĂ«r nĂ« TiranĂ« veç pĂ«r atĂ« ditĂ« e duhej tĂ« mbaronte ca punĂ« (mesa duket tĂ« shpĂ«rndante broshura nĂ«pĂ«r librari) dhe tĂ« ikte pas dite. Gjithashtu nuk donte ta merrnin vesh se kishte ardhur. Thua se e ndjente vehten ilegal nĂ« ShqipĂ«ri?!
Kapllan Resuli, me çantën e rëndë të profesorit në dorë mori rrugën për nga qëndra e Tiranës, ndërsa unë me botuesin tim në të kundërt, drejt e tek libraria që na tregoi akademiku. Hyra në librari dhe e pyeta shitësen se, a e kishte librin "Rrota".
Enkas nuk i thashë titullin e plotë.
Ajo më tha se nuk kishte libër me titull të tillë...veç....dhe hodhi vështrimin me dyshim nga raftet... - "Rrota" e Kapllan Resulit, - saktësova për ta ndihmuar.
- Oh, po ashtu më thuaj!- tha shitsja.- Kapllan Resuli sapo më solli disa libra të vegjël dhe unë i kam vënë këtu poshtë, se janë më shumë si broshura e vështirë të shiten. Ndoshta vjen e i merr prap i zoti. - S'ka gjë, mi jep ti shoh- i thashë kurioz.
I mora ato libra nĂ« dorĂ«.VertetĂ« ishin si broshura, jo vetĂ«m tĂ« vegjĂ«l por edhe me kopertinĂ« tĂ« hollĂ« dhe krejt tĂ« bardhĂ« si tĂ« ishin faqe e brendĂ«shme e jo mbĂ«shtjellje libri. MĂ« kujtohet, si pasionant librash qĂ« gjithmonĂ« kam qĂ«nĂ«, se libra tĂ« kĂ«saj natyre nĂ« ShqipĂ«ri mbanin vitin e botimit 1950, madje kisha ruajtur deri vonĂ« njĂ« libĂ«r me format tĂ« tillĂ« qĂ« mĂ« kish rĂ«nĂ« nĂ« dorĂ« nĂ« vite tĂ« mĂ«vonĂ«shme. Ishte njĂ« vĂ«llim me tregime tĂ« shkurtĂ«ra tĂ« “DitĂ« tĂ« mvrejtura“ i shkrimtarit tĂ« njohur grek Minelaos Ludemis.
Në kapakun e libërthit që kisha në dorë shënohej titulli "Rrota e historisë" dhe emri i autorit Kapllan Resul Buroviç. Profesor, akademik e të tjera siprore si këto në formë tirande shënoheshin në hyrjen spjeguese. I ktheva librares librat e tjerë dhe mbajta vetëm librërthin "Rrota e historisë", ku një prej polemikave më drejtohej e gjitha mua madje duke më cituar si "nacionalist ekstremist".
E lexova në këmbë aty në trotuar, ndërkohë që botuesi e poeti Petraq Risto qeshte dhe me humor më tha: - Ta ka ngopur keq, ë... me siguri do ti përgjigjesh.
- Jo! - ja ktheva mikut tim.- Nuk kam pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nĂ« kĂ«sisoj polemikash se, nuk ia vlen tĂ« vĂ«rtitesh nĂ« njĂ« vorbull fjalĂ«sh pakuptim. Por gjithĂ«sesi le t’ja lĂ«mĂ« kohĂ«s, mbase ajo do ti japĂ« Kapllan Kallush Resul Buroviçit tĂ« drejtĂ«.
Si e nxorra kuriozitetin me broshurĂ«n “Rrota e historisĂ«”, ia kalova Petraqit, i cili ma ktheu prap pa e shfletuar:
- E kam lexuar tek revista "ARS". E ka botuar më parë atje, por nuk të thashë duke menduar se do të mërziteshe.
Desha ti thosha se jo merzi që nuk kisha por, më vinte për të qeshur se çfarë nacionalisti ekstremist qënkësha unë, kur,...çfarë të shoh, që nga sheshi në drejtimin tonë vura re të vinte si i hallakatur duke lëvizur duart në ajr, Akademik- Profesori polemist që pak çaste më parë ishte ndarë nga ne.
-Mor,- i thashë Petraqit - ky që na bën me dorë nga larg a është Kapllan Resuli apo më bëjnë sytë?
- Ai është,- ma ktheu Petraqi e shtoi- Shiko, mesa duket ka vënë re librin e tij në dorën tënde dhe të jep të kuptosh se, mirë e paske gjetur po a e lexove.
Vertetë ashtu ishte. Kapllani kur u afrua, me një frymë më pyeti:
- E bleve, e. Po, a e lexove.
- E lexova -ia ktheva pa e bërë vehten.
- Si t’u duk- mĂ« tha me njĂ« vĂ«shtrim tĂ« vĂ«ngĂ«rruar…
- Polemika kundër meje?
- Po, për atë të pyes.
- Shumë e mirë - i thashë.
- Ashtu?
E pashë që priste që të më vinte keq, apo të hidhërohesha, mirëpo unë që isha në atdhe pas kaq vitesh e kisha mallë edhe për ajrin, rrugët, pemët, lumin e Lanës e lumin e njerëzve të Tiranës, përpara asaj që ndjeja, nuk më hynte në sy jo vetëm polemika vetanake e Kapllan Resulit, por as pesëmbëdhjet a më shumë artikujt denigrues që kishte shkruar në prill vitit 2000 Abdi Baleta tek gazeta Mazrrekut "Bota sot" në Zvicër e që m'i kishte dërguar nga Parisi në Boston bashkatdhetari emigrant, njeriu i mirë Nikoll Daka . Madje, as ato që Baleta kishte shkruar pafund tek "Rimbëkëmbja" në aleancë me atë që sot e konsideron si kundërshtarin më të egër, Kastriot (Kaç) Myftarin.
U ndamĂ« pĂ«r tĂ« dytĂ«n herĂ« pa arritur tĂ« pimĂ« bashkĂ« mĂ« tĂ« as dhe njĂ« kafe a llallĂ« tĂ« freskĂ«t Tirane, megjithĂ«se e ftova, sepse polemisti, siç kishte ardhur vertik nga Maqedonia, shkonte prap vertik nĂ« Maqedoni pĂ«rmes QafĂ«s sĂ« ThanĂ«s sepse atje pĂ«rtej kishte edhe hajen edhe pijen. Mbase edhe nga frika se mos i punonin ndonjĂ« rreng shqiptarĂ«t, tĂ« cilĂ«t e konsideronin si Hamza Kastrioti, kish qendruar ne TiranĂ« sa pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ«pĂ«r pika shitje libĂ«rthat e vet, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t edhe atĂ« ku gjĂ«ndem edhe unĂ« nĂ« tehun e kritikĂ«s resuljane, atĂ« libĂ«r qĂ« unĂ« tashmĂ« e kujtoj si "Rrota e Kapllan Resulit”.
Jam i bindur se nĂ«se Kapllan Kallush Resul Buroviçi e lexon kĂ«tĂ« fejton mbi takimin tonĂ« nĂ« TiranĂ« vjeshtĂ«n qĂ« shkoi, me siguri do t’i vĂ«rĂ« libĂ«rthit tĂ« vet tĂ« polemikavĂ« edhe njĂ« rrotĂ« tĂ« re... mullirit kallushian. E gjasat pĂ«r kĂ«tĂ« janĂ« sepse mokrra e shkrimtarit kĂ«rkon tĂ« bluajĂ«. Nuk flĂ« mokrra por mokrarĂ«t, thotĂ« njĂ« fjalĂ« me hoka.
Tek e mbramja, kĂ«to shĂ«nime pĂ«r shkrimtarin polemist qĂ« vĂ«rtitet hapsirave ballkanike pa nda, do ta mbyll me njĂ« shprehje alegorike e gazmore qĂ« ja atribuojnĂ« mĂ« sĂ« shumti oratorisĂ« sĂ« profesorĂ«ve dhe akademikĂ«ve tĂ« hallakatur e flokĂ«shprishur, tĂ« cilĂ«ve s’u merret vesh se çfarĂ« thonĂ« e çfarĂ« bĂ«jnĂ«: “QĂ« Ă«shtĂ« mulli me erĂ« e shoh, po uji nga i vjen?!".
­- Eh,- thashĂ« me vehte,- Kapllan Resuli bĂ«ri ç’bĂ«ri dhe e shiti njĂ« libĂ«r, e nxorri bilieten e kthimit pĂ«r TetovĂ«, po ti a derĂ«zi e punĂ«zi, pse je kĂ«shtu kurioz si njĂ« harabel vjeshte, qĂ« bie nĂ« grackĂ«n mĂ« tĂ« parĂ« tĂ« Kapllan maçokĂ«ve panballkanike.


Nga libri "Bukuri Shkodrane"-esè 2007.

11 September 2008

TULIPANE DHE GJAK - nga TRABOINI






TULIPANĂ‹
DHE
GJAK


nga KOLEC TRABOINI
__________________________




Ka emra njerëzorë që në jetë të jetëve lidhin emrin e ndonjë luleje, ashtu si tërë jeta e tyre, me pasionin e luleve ka qënë përshkuar. Një nga këto është Lester S. Hanibal, lindur në San Jose, Kalifornia, në stinën më të bukur të luleve, me 14 maj 1908. Që në krye e themi se nuk duhet ngatërruar ky emër me ndonjë emër sportisti në Urugaj, për më tepër me ndonjë personazh filmash horror si Hanibal Lecter,që nën këtë emër të rremë predikonte satanizmin, që ishte kanibal, manipulator i frikshëm e besonte vetëm në kaosin dhe banjot e gjakut. Përkundër kësaj mizorie filmash tmerri hollivudianë, personi për të cilin do të shkruajmë ishte një njeri shpirtmirë që ngjyrën e kuqe të ndezur e preferonte tek tulipanët Amaryllus apo tek zambakët e kultivuar prej dashurisë e pasionit njerëzor. E megjithatë, për këta njerëz me shpirt të artë dihet shumë pak, shumë më pak se për drakula e vampirë që tmerrojnë e trondisin shpirtrat njerëzorë me etjen e pashuar të gjakut.

Lester S. Hanibal, pasionanti i luleve, kishte mendimin se kjo botë ka nevojë më shumë për dashuri se sa për urrejtje. Ishte tip studioz dhe i qetë. Në vitin 1930 mbaroi universitetin e Standfordit në degët e kimisë dhe ingjinierisë mekanike. Pas dy viteve mbaron edhe studimet speciale, duke marrë gradën Mjeshtër i Shkencave Biologjike. Por pikërisht atëherë kur kish realizuar shumë dëshira për shkollimin e tij, çdo gjë i zvenitet. I dukej se kish hipur në majën e malit e nuk i mbetej veç të rrëzohej. Botën e shihte të zymtë e ngjyrat të zbërdhylta.

Kishte studiuar shumë, plot pasion dhe papritur erdhi një çast kur çfarë kish ëndërruar dhe realizuar i shfaqej e rëndomtë. Ishte veç njëzet e katër vjeç, aq sa figurativisht mund të themi, sapo kish nisur fluturimin.
Kaloi nëpër shqetësime depresive për rreth dy vjet. Erdhi një çast që vendosi ta merrte jetën siç i vinte pavarësisht se e kishte ëndërruar ndryshe. E kështu, megjithëse kishte synime shumë më të larta në karrierë, pranoi të bënte një punë disi të rëndomtë për një njeri që kishte dy diploma dhe titullin mjeshtër i shkencave biologjike, të niste pra punën në rafinerinë Union Oil.
Fillimi i punës i solli një ndryshim të madh në jetën e tij, nisi të kishte më shumë besim në vetvete, ta vëzhgonte botën, njerëzit e natyrën si objekt i të bukurës. Ishte kjo kohë kur ai u njoh, ra në dashuri e u martua me Grace( Gresi) Ruhlen në vitin 1934.
I pakënaqur me vëndin e punës ai e braktisi rafinerinë dhe kaloi në kompaninë e plehrave kimike me baze amoni, Shell. Aty qëndroi gjatë, afro15 vjet. Do të shkonte më pas me gruan Gresi dhe tri vajzat Karol, Janice dhe Dorothy në Concord e në vazhdim në Pleasant Hill . Që kur ishte në uzinën Shell rasti e kishte sjellë të lëvizte në rajone të ndryshme. I lind pasioni për lulet Amaryllis lloj tulipanësh si dhe për zambakët, bulbat e të cilave i koleksiononte gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme brenda e jashtë Amerikës. Madje deri në Australi do të shkonte për të gjetur lloje të ndryshme tulipanësh dhe zambakësh. Bulbat që mblidhte, i mbillte e me tej nisi të krijonte hibride të reja, disa prej të cilave tashmë mbajnë emrin e tij.
Kishte pasion të madh udhëtimet dhe fotografinë. Mbante shënime dhe nisi të botonte vëzhgimet e veta mbi lulet, ushqimin, rritjen dhe kryqëzimin e tyre për të sjellë lloje të reja më të bukura. Nisi të shfletonte ato çfarë botanistët e shumtë kishin shkruar. U bë i njohur e mjaft aktiv në shoqatën Amaryllis dhe u dekorua me medaljen Herbert nga Shoqata Ndërkombëtare Bulbeve. Ishte gjithashtu anëtar i shoqatës së kërkimeve Sigma XI. Në 1950 nis punën në shtetin e Kalifornias si inxhinier mekanik për analizimin e sigurisë së ndërtesave shtetërore.
Le dhe këtë punë e kalon në Laboratorin e Studimeve për autostradat ku edhe del në pension ne vitin 1970.
Vini re, në asnjë rast ai nuk punoi pranë ndonjë institucioni që kishte lidhje me pasionin e jetës së tij. Dalja në pension ishte për Lester S.Hanibal si një rifillim jete.

TashmĂ« mund t’ia kushtonte gjithĂ« kohĂ«n e vet kultivimit tĂ« luleve. E kjo Ă«shtĂ« koha mĂ« produktive pĂ«r tĂ«. GjatĂ« tridhjet vjetĂ«ve, pas daljen nĂ« pension, ai u gjend nĂ« natyrĂ«, mes gjelbĂ«rimit, nĂ« udhĂ«time, nĂ« kĂ«rkime gjithnjĂ« me dĂ«shirĂ« tĂ« madhe pĂ«r t’iu afruar njerĂ«zve rezultatet e punĂ«s sĂ« tij kĂ«mbĂ«ngulĂ«se, lule tĂ« shumĂ«llojshme, e jo tĂ« prera pĂ«r tryezĂ«, por lule pĂ«r vazo, pĂ«r kopĂ«shte, duke u afruar pranĂ« tyre lulĂ«zimin, shfaqjen mĂ« tĂ« bukurĂ«n e natyrĂ«s.
MĂ« 10 korrik 2001 i vdes e shoqja Gresi, nĂ« moshĂ«n 90 vjeç. Ajo gjithnjĂ« i qe gjendur pranĂ«, jo vetĂ«m si shoqe jete, por edhe si bashkĂ«pasionante nĂ« kultivimin e luleve. E kjo vdekje ishte tepĂ«r e rĂ«ndĂ«, aq sa mjeshtri i luleve nuk mundi mĂ« t’i rezistonte mungesĂ«s sĂ« Gresit.

Çdo lule që shihte në kopështin e tij i bëhej se dallonte fytyrën e qeshur të Gresit. Ky tulipan Belledona është Gresi. Edhe ky zambak i bardhë, i sjellë nga Australia është Gresi. Me sytë e mendjes kalonte nëpër tërë skajet e botës, ku ai dhe të tjerë kultivues si ai, kishin shkuar për të kërkuar llojet e pafundme të luleve me bulbe, që nga Afrika e Jugut, në Abisini, Azi e Zelanden e Re.
Ai ishte njĂ« nga ata qĂ« pasionin, kohĂ«n, studimet, lodhjen e tĂ«rĂ« qĂ«llimin e jetĂ«s sĂ« tyre e transformuan nĂ« petale, nĂ« ngjyra, pĂ«r t’ia lĂ«nĂ« shoqĂ«risĂ« njerĂ«zore, duke ua afruar natyrĂ«n mĂ« pranĂ«, sepse, eh, koha, teknologjia, modernizmi, qytetet e mĂ«dha prej betoni e kishin larguar disi njeriun prej mrekullisĂ« sĂ« natyrĂ«s, e cila ka fuqi ripĂ«rtĂ«ritĂ«se edhe atĂ«here, kur fuqitĂ« tĂ« kenĂ« lĂ«nĂ« e retĂ« e zymta ta errĂ«sojnĂ« madje edhe arĂ«syen...
Tre muaj pas vdekjes së Gresit, pikërisht me datën 10 tetor 2001, mbylli sytë me veshtrimin në kopësht, ku kishte ardhur për ta përshëndetur për të fundit herë me fustanin okërr vjeshta, për të mbuluar nën krahët e saj prej gjethesh, bulbat e tulipanëve dhe zambakëve që do të nisnin gjumin letargjik deri atëherë kur të parat, ende pa u avulluar mirë toka, pa marrë ngrohtësi dheu, do të zgjasin kërcellin e njomë, duke dhënë të parat sihariqin "po vjen pranvera". Deri atëherë edhe unë po fle, tha mjeshtri i luleve, deri atëherë, se pastaj mbase kthehem sërish bashkë me Gresin për të parë mrekullinë e ngjyrave e zgjimin e natyrës prej dimrit të gjatë.Mbylli sytë me pikëllimin për gruan dhe lulet e frymën e fundit e la në erën e vjeshtës, që e ktheu në brymë e pastaj në pika vese, për ta lëshuar mbi tokë, nën të cilat flinin bulbet që u drithëruan.
Jeta e mjeshtrit të luleve, përveç përvojës së çmuar e studimeve të shumta që la pas, është dhe një mësim për njerëzit që në rrethana të caktuara në moshë të re bien në depresion, herë-herë edhe të avancuar duke përbuzur jetën e vet. Pas dy viteve sëmundje të rëndë depresive që i filluan në moshën 24 vjeçare, Lester S. Hanibal nisi të merret me lulet, ndoshta kjo ndonjë këshillë e ndonjë mjeku të mençur të Kalifornias, pasion që iu ndez në rini dhe e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Dhe ai jetoi jo pak, por plot 93 vjet.
Mos vallë ishin edhe lulet, zambakët e tulipanët që kultivonte me dashuri ato që ndikuan në këtë jetë të gjatë e të përkushtuar ?
Nuk mund tĂ« thuash jo, sa kohĂ« qĂ« sheh njĂ« tulipan si rubin apo njĂ« zambak tĂ« bardhĂ« si fytyra e njĂ« Natalie tĂ« bukur. Apo kur ve re qĂ« pas çdo lulje fshihet njĂ« pasion, njĂ« Ă«ndĂ«rrim, njĂ« dashuri, qĂ« tĂ« bĂ«n tĂ« jetosh e t’i gĂ«zohesh bukurive tĂ« natyrĂ«s.
Por veç jo rrallë ka njerëz që i harrojnë rritësit e tulipanëve dhe marrakaten pas atyre që kësaj bote i sjellin vetëm vragat e gjakut... Në mes të tulipanëve e gjakut ne duhet të zgjedhin tulipanët, në mes të dy Anibaleve ne duhet të zgjedhin kopështarin...

Shoh lulet, shoh qiellin, diku në mes të hapësirave qiellore dhe të lulëzimit të tokës, nëpër erërat e stinëve që ndërrojnë njëra tjetrën, nëpër peisazhet kalimtare, nëpër sheshe, rrugë, qytete ku lëvizin njerëz në rendje të pareshtur, qëndron i gjallë kujtimi për njeriun e përkushtuar, që para se të ikë përgjithmonë, ka lënë në këtë botë diçka për ata që pas tij, përjetësisht dhe pafundësisht do të vijnë.
Ndaj çdo pranverĂ«, kur nisin e lulĂ«zojnĂ« tulipanĂ«t nĂ« kopshtin tim nĂ« Roslindale( Lugina e TrĂ«ndafilave) tĂ« Bostonit, tek sodis tĂ« parin lulĂ«zim pas dimrit tĂ« gjatĂ« nordik, sikur mĂ« vjen pĂ«rmes ajrit transparent tĂ« qiellit, si puhizĂ«, kujtimi i largĂ«t i Anibal S. Lester e, anipse krejt i vetĂ«m, mĂ« duket se ndjej frymĂ«marrjen e njĂ« tjetri dhe nuk ngurroj t’i them atij, qĂ« Ă«shtĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« nĂ« kopĂ«shtin tim: “Faleminderit mjeshtĂ«r!”

Shkruar ditën kur çelën tulipanët e parë të pranverës në kopshtin tim.
E me q
ënë se tulipanet, përjetësisht, çelin e riçelin, ky shkrim nuk mban datë.