27 August 2008

NDERI I FARMËS- nga K.Traboini



NDERI I FARMËS
esè nga KOLEC TRABOINI


Shumë të mençur kanë thënë se, kënaqësi e plotkuptimt
ë e jetes është kur krijon dhe krijimin tend u a vë në duar njerëzve, që atyre t’u bëhet jeta sido kudo më e bukur e më pak e mundimshme.Të tjerat, bashkë me titujt e nderet e stilit të kohës së monizmit, janë përralla, atavizma të një kohe të çmendur që ende përcjell tek njerëzit tundime shpirtërore. Ajo çfarë të mbetet në mendje nga tërë ky pasion dekorimesh e titujsh deri në çoroditje, është se monizmi ka lënë tek ne (qofshim të deklasuar apo jo prej tij) egon e shfrenuar për lavdi, babëzinë e mishëruar kjo në copa llamarinash.
Mbaj mend ta kem patur dikur edhe unë një të tillë relike socialiste, Medaljen Naim Frashëri, por i rrëmbyer nga “marrëzia” e lirisë dhe e çlirimit prej shtratit të Prokustit, në ndjenjë revolte e vara në muret e bathroomit (po e them në anglisht që të mos ketë efekt negativ në gazetarinë "prostitutë e virgjër" shqiptare), atje në shtëpinë time në Tiranë, para se të ikja nga sytë këmbët në shkurt 1991. Nuk desha të kisha me vete asgjë që më kujtonte epokën fryrë si tollumbace, plot lavdi të pistë me luftë klasash e dinjitarë pushta të monizmit. Kush e di sa më ka nëmur i madhi Naimi (me të drejtë) , po ç’faj kisha unë që me emrin e Naimit stamposeshin llamarina ideologjike...
Tani, që kanë kaluar 18 vjet që vetgënjehemi me sloganin demokraci, ka arritje të reja e lartësi të paimagjimnueshme edhe nga nëpunësi më mediokër i monizmit në asisoj llamarinash ku stamposet vetë Kombi...Nderi i Kombit. Shpirti i Kombit. Rokanisja e kombit në llamarina. Llamarina (tashmë gjoja e argjendë) e Naim Frashërit vazhdon me të njëjtin emër. E kjo llamarino - mani është industria që punon me kapacitet të plotë në kushtet kur papunësia ushtron pushtet absolut mbi shtetin gjysmak shqiptar.... Hapje e mbyllje gropash - gjoksi. Pra Nder i kombit, Argjend i kombit, Bronx i Kombit, Skënderbe e Naim Frashëri i Kombit, i klasit të Parë, të Dytë dhe të Tretë....Medalja e Mirënjohjes, Çlirimit, Kujtimit, Shërbimit… Ushtarak, Merita të Veçanta Civile e llamarino-mania shkon deri në infinit me një babëzi të pashoqe kombëtare...
Vetëm vendet e diktaturave lindore kishin kësisoj klasifikime titujsh të fryrë për të krijuar përshtypjen e rreme se ajo shoqëri absurde e vlerësonte njeriun si "kapitali më i çmuar", kur këtë njeri e kapitalizonte në mënyrën më barbare, madje deri në shpërftyrim.Vendosja e simboleve figurative të punëtorëve me duar të mëdha dhe e fshatarëve me kosore nëpër pano kolosale sheshesh e rrugësh, shoqërohej edhe me demagogji të tjera në fushën e artit e të kulturës "proletare": Artist i popullit, Skulptor i popullit, Piktor i popullit, Artist i merituar e një mori pafund titujsh sa të krijohej përshtypja se Shqipëria ishte bërë oazi i artit, kulturës dhe shkencës botërore.
Një shtet i madh si Amerika, me industrinë më të madhe kinematografike në botë , Hollivudi, nuk ka patur e nuk ka asisoj mori titujsh që kishim dhe ende kemi si atavizëm i “socializmit fitimtar” (paçka se jemi një pikë ujë në oqean në raport me Amerikën) me soj e soj dekoratash pafund me të cilat gjoja stimulohej arti, kultura, letërsia si dhe kontributet në shoqërinë civile e në historinë kombëtare.
Dekoracionet ishin bërë dikur mollë sherri dhe ambicjesh në mes të krijuesve ku gjithnj
ë triumfonin antarët e Partisë së Punës. Ata dekoroheshin të parët.
Në kushtet e sotme, arti në përgjithësi, dhe ai i skenës dhe ekranit në veçanti, janë në pikë të hallit dhe është e natyrshme që ashtu do të jenë edhe artistët e krijuesit e saj, ndaj nuk të vjen çudi që vazhdojnë (si të mos ketë ndryshuar kurrgjë) gricjet dhe ambicjet e vjetra për tituj të lartë Artist i Popullit, Mjeshtër i Madh apo Nderi i Kombit sepse është një mundësi për një shpërblim mujor - shtesë pensioni, ashtu siç e gëzojnë ta zëmë veteranët e luftës (ku ca thonë të përfshihet e ca të tjerë të mos përfshihet Enver Hoxha). Pra thënë hapur, nuk e ka kush mendjen për tituj të lartë e lavdi bajate, por për pakëz para më shumë për të mbijetuar në kushtet kur tranzicioni shumëkënd e ka lënë me gisht në gojë... e këtu nuk përjashtohen krijuesit dhe artistët.

Ky grupim njerëzor, i dalluar për merita të mëdha në një shtet ku kurrgjë nuk lëviz (veç mafias dhe parasë së pistë dhe
makinat Ambasadave që transportojnë drogë), janë ata që i dekreton presidenti i gjysëm shtetit si gjysmagjeli i përrallës, por vec me të tjerët që nuk dekorohen, çfarë bëhet, në çfarë kanal shtresoro-klasor do t’i fusim? Mos janë e prapmja... leveret... apo mos po ringjallet sërish shprehja ogurzezë "Jashqitja e Kombit"- korrik 1990.
Na lodhën këto idiotizma e skizofrenira kombëtare, tashmë në trajtë dekoracionesh, në kohën kur Shqipëria të shfaqet si në shkrimet satirike të Faik Konicës, robotomania e Zulullandit... Një shtet që nuk funksionon, një rend që nuk ka fuqi të mbrojë qytetarin, një legjislacion që nuk zbatohet, një president që dekoron gjyqtarët që kanë ende të përlyer duart me gjakun e poetëve të ekzekutuar nga diktatura, një qeveri e korruptuar deri në palcë me ministra piramidash, një tufë hajdutësh që duan sërish të rikthehen në pushtet (oho-o rroftë rrëmuja e viteve 90 kur nuk e merrte vesh qeni të zonë), një ekonomi për faqe të zezë, mbajtur nga pastrimi i parave të pista, por që ka aftësinë të ushqejë popullin me dekorata, me medalje, me urdhëra, me tituj e me ndere... Aq të shumta, aq pa fund...E për këtë , mbase bash për këtë, puna më e mirë që do të bënim do të ishte që t’i propozojmë qeverisë shqiptare, që uzinën e armëvë në Poliçan ta kthejë në uzinë për prodhimin e medaljeve...Atëherë të gjithë shqiptarët do të kishin mundësi që të kishin nga një dekoratë të madhe, si distiktivat në kohën e Mao Ce Dunit...E presidentit me këtë rast i gjendet punë. Presidenti dekoron populli bindet e urtohet! Jemi ballkanas...para se me bukë (ose me bar) ushqehemi me lavdi...prandaj për çdo shqiptar (qoftë në Shqipëri apo ekzil) një dekoratë të madhe sa një saç, çdo i shkolluar, qoftë dhe me katër klasë shkollë, titullin e pakontensuar Profesor Doktor... dhe kushdo që e lë shtetësinë shqiptare të çdekorohet e të shpallet "jashtqitja e kombit"! Baton Haxhiun, gazetar nga Kosova, i vetmi që ka patur vizionin për të marrë shtetësinë shqiptare (kur atë po e lënë zyrtarisht e jo zyrtarisht me qindra), ta shpallin Martir i kombit, nëse ende nuk ka mbetur në depot e presidencës as dhe një teneqe për bè me emrin Skenderbe....
Dhe të vjen disi e pakuptimtë, me gjithë këta tituj e ndere që kemi, se si nuk na pranojnë në Europë? Dhe as viza nuk na japin!!! Çudi?! E megjithatë çfarë të presësh nga Europa, nga kjo bashkësi shtetesh që nuk kanë as dhe një copë llamarinë në gjokset e politikanëve të vet dhe aq më teper presidentët nuk i kanë gjeneralë bunkerësh apo mjekë zo-vetrinerë.
Jetojmë në një shtet njerëzish apo në fermën e kafshëve të Xhorxh Oruellit ku Kryederri, pas betejës ku kafshët mundën pronarët (tek ne ligji 7501), doli në tribunë të mbante një fjalim me oratori të zjarrtë (jo në sheshin "Skënderbej" Tiranë, kurrsesi,...), pasi q
ë vetërrasi në gjoksin e vet të dhjamosur një dekoratë të madhe “Nderi i Farmës”.
Kur dekoratat i duan banorët e "Animal Farm" të Xhorxh Oruellit të Anglisë, në Europë, si të mos i duan qytetarët dhe hierarkët e Shqipërisë...në gropë.
Botuar ne gazeten NDRYSHE, Tirane 2 shtator 2008 dhe ALBANIAN MAIL, Londer.



[posta.gif]

Comments for "NDERI I FARMËS"
( nga Fjala e Lire e Fatmir Terziut. Londer)

ELIANA ALIEN
Komenti qe po shkruaj per "NDERI I FARMES" me shume se meditim, do te ishte nje seri pyetjesh retorike, te cilat preferoj ti evetitoj, meqe ju si autor, z. Traboini, i keni pasqyruar. Ashtu siç keni pasqyruar realitetin post-komunist qe ne tranzicion gati na perzuri nga identiteti jone, e ne tranzicion mbeti, deri ne proven e kundert. "Po ndertohet vendi yt!" Me tha me vendosmeri nje i njohur qe i kishte rene rruga ne Tirane. "Ne ç'kuptim?" e pyes. Ai me rrefen se Tirana eshte shenderruar ne nje kantier ndertimi, kufizuar me tabele te ndriçuara, nga sponsor te ndryshem. Me thoshte se lokalet jane plot, e nata jetohej n emaksimum. Ah, nuk harroj te nenvizonte, se vajzat shqiptare, ishin te bukura e trasgresive (kjo e fundit shpjegohej me minifundet e gotat e rumit qe kthenin pub-eve)
Une mundohem ti shpjegoj se Tirana nuk eshte Shqiperia, por eshte vetem kryeqyteti i saj. dhe e lus t'me deshifroj ne fjale te varfera, termin "NDERTIM" I njohur, sikur illoj te bezdisej, nga shqetesimi im, e me pershendeti, ndoshta e kishte te veshtire te shkeputej jeta e nates Tironase.
Ndersa une, ekstrakomunitarja e pellazgeve, mbetem me shqetesimin e zhgenijimin se as kete rast, nuk kisha si ta mbroja identitetin tim, ne Milanon gati globale.

Nuk doja te sillja eksperienca personale, me kuptoni, edhe pse ketij shkrimi si mungon asnje tipar ideologjik apo simbolik. E ndjeva te arsyeshme, ti jepja fjale ne stil te ri, shqetesimit tim.

Ju falenderoj shume z. Traboini, sepse tani kur te degjoj te flitet per metamorfoze te Tiranes, do ju lexoj me siguri "NDERIN E FAEMES" tuaj

Eliana
By ELIANA ALIEN - 8/29/2008 2:42 PM


ELIANA ALIEN
[posta.gif]

E vetedijshme se komenti im ka shperbere, brenda meje, sensin e shkrimit tuaj, shpjegoj, si fillim vetes, se nuk doja te komentoja medaljet-lamarina. Doja vetem te te nenvizoja se Naimi do na dhunohet gjersa do mbetemi te lidhur ne kerthizen e se shkuares komuniste.

Me shpresen qe te jem kuptuar
Ju rifalenderoj

Eliana
By ELIANA ALIEN - 8/29/2008 3:57 PM

[posta.gif]


FATIME KULLI
"NDERI I FARMES" Nje realitet qe ia ka ngulur thinjte deri ne vdekje vlerave kombetare, nje tharm ndertuar me strukturen e artit ironik, nje klithme artistike e poetit, e shkrimtarit, e gazetarit qe i ka ardhur koha e shfrimit te nje realiteti aq sa absurd edhe qesharak. Kjo ngjason me fabulen e "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", por me shume Kolec Traboini, artisti i permasave universale, e ka tabanin me lart. E nese do ti referohemi George Kaiser ne thenien e tij sentece;
“Ata, që njohin panikun më të thellë, janë artistët e mëdhenj. Të jesh poet, do të thotë: Të jesh njeri dhe të përcjellësh nga vetja”., i ke thene te gjitha. ky eshte Koleci, ky eshte realiteti i shoqerise sone, perfshij edhe politiken. Te lumte Kolec!
By FATIME KULLI - 8/30/2008 1:34 PM