16 May 2008

KUJTESA E TE GJALLEVE

KUJTESA E TE GJALLEVE

Eh, i dashur Profesor i gjuhĂ«sisĂ« Anastas Dodi, sa vĂ«shtirĂ« e kanĂ« tĂ« gjallĂ«t tĂ« mĂ«sohen me idenĂ« se edhe vdekja Ă«shtĂ« pjesĂ« e qenĂ«sishme e kĂ«saj bote, e se mund tĂ« komunikosh me ata qĂ« nuk janĂ« mĂ«. Por unĂ« mendoj se mund tĂ« komunikohet me tĂ« vdekurit. Kam njĂ« jetĂ« qĂ« komunikoj me tim AtĂ«. TashmĂ« ai ka njĂ« jetĂ« qĂ« nuk jeton mĂ«, aq sa pat rrojtje aq ka dhe vdekje e mua gjithnjĂ« nĂ« njĂ« cep gjysĂ«m tĂ« errĂ«t tĂ« fantazisĂ« sime me duket se rri. I urtĂ« i shtruar. MĂ« flet me heshtjen e tij mĂ« mirĂ« se sa gjithĂ« zhurmĂ«tar fjalamanĂ«t e botĂ«s se tĂ« gjallĂ«ve. Besoj se edhe ti kĂ«shtu rri. TĂ« vdekurit janĂ« tĂ« urtĂ«. Çdo gjĂ« tĂ« pavlerĂ« e kanĂ« braktisur, por kanĂ« ruajtur atĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e çmuar e pĂ«r tĂ« cilĂ«n njerĂ«zit dinjitarĂ« luftojnĂ« tĂ«rĂ« jetĂ«n. NĂ« kĂ«tĂ« pikpamje, im atĂ« me ka lĂ«nĂ« shumĂ« vlera e pasuri qĂ« mjerisht nuk mi regjistrojnĂ« hipotekat si pronĂ«, ku statistikat mĂ« tregojnĂ« varfanjakun e varfanjakĂ«ve tĂ« atdheut tim. Po ashtu edhe ti u ke lĂ«nĂ« shumĂ« vlera njerĂ«zve tĂ« tu por edhe jo tĂ« tu... Ata, edhe pse ti nuk je mĂ« ndĂ«r frymorĂ«t, e kanĂ« pranĂ« kĂ«shillĂ«n tĂ«nde, fjalĂ«n e urtĂ« e tĂ« mĂ«nçur. Nuk Ă«shtĂ« e mundur tĂ« ikĂ« njeriu krejt. Nuk Ă«shtĂ« e mundur. Ti je diku rrotull aty nĂ« Filadelfia. Po fundja mund tĂ« kesh shkuar nĂ« Atdhe. Kur nuk ke trup pĂ«r tĂ« mbajtur, udhĂ«timi ndĂ«rkontinental Ă«shtĂ« falas. E ke tĂ« lehtĂ« tĂ« gjĂ«ndesh kudo. As pasaportĂ« e vizĂ« nuk tĂ« kerkojnĂ«. Ja na erdhe sot me nje shkrim tĂ« ribotuar nĂ« njĂ« faqe interneti tĂ« Fatmir Terziut nĂ« LondĂ«r. Erdhe e na pĂ«rshendete i dashur Profesor Dodi. Edhe pse nuk mĂ« dĂ«gjon, dua tĂ« uroj me gjithĂ« zemĂ«r pĂ«r shkrimin "NĂ«na e Diellit", meditime pĂ«r njĂ« libĂ«r e ca probleme gjuhĂ«sore. Ca thonĂ« se kjo qĂ« bĂ«j Ă«shtĂ« marrĂ«zi. Nuk besoj sepse unĂ« kam mendimin se diku rreth nesh sillen gjithnjĂ« shpirtat e atyre qĂ« punuan e krijuan pĂ«r njerĂ«zit gjĂ«ra tĂ« bukura e tĂ« dobishme. Ani s'ka gjĂ«, edhe nĂ« qoftĂ« se, siç thonĂ«, se ti tashmĂ« nuk dĂ«gjon, unĂ« po e them fjalen time, nĂ« mos ti, le ta dĂ«gjojĂ« guri e druri...Ke tĂ« drejtĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« shkruan se dialektet e shqipes nuk kanĂ« qĂ«nĂ« krejt tĂ« ndara me njĂ«ra tjetren, anipse shumĂ« gjĂ«ra jo tĂ« mira kanĂ« ndodhur, ato pra dialektet, por edhe populli qĂ« i pĂ«rdor, gjithnjĂ« e kanĂ« gjendur fjalĂ«n tĂ« njĂ«ri tjetri veri qoftĂ« apo jug.TĂ« thjeshtĂ«t, tĂ« mirĂ«t, tĂ« vuajturit gjithnjĂ« janĂ« marrĂ« vesh, kanĂ« ditur tĂ« mirĂ«dĂ«gjohen e mirĂ«kuptohen. MirĂ« thua qĂ« gjuha na bashkon. Ndaj dhe gjuhtarĂ«t mund t'i quajmĂ« farketuesit e bashkimit, njĂ« qĂ«llim fisnik ky qĂ« tĂ« nderon edhe nĂ« tĂ« gjallĂ« edhe nĂ« tĂ« vdekur. Sa do desha qĂ« kĂ«tĂ« shĂ«nim timin, tĂ« mos e lexonte e tĂ« mos t’a dĂ«gjonte tjetĂ«r veç teje. ThonĂ« se kjo Ă«shtĂ« e pamundur. MirĂ«po krijuesit me sĂ« shumti kanĂ« sindromen e pĂ«rftyrimit te Niko Kazanzaqit, u duket se brenda tyre ushtojnĂ« paraardhĂ«sit dhe se nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r t'u bashkuar me ata, pĂ«r t’u fshehur pastaj brenda qelizave tĂ« pasardhĂ«sve tĂ« tanĂ«.
Ti sapo u shëndrrove në këtë mision i dashur Profesor Dodi, nuk janë veç ca pakëz ditë që nise trajten e re eternale ku, të vdekurit janë kujtesa e të gjallëve.

KOLEC TRABOINI
Boston, 16 maj 2008

Copyright©Traboini 2010