25 April 2008

ROLAND GJOZA - poet, prozator dhe kineast

ROLAND GJOZA - mjeshtër i fjalës e lirik i spikatur.

Roland Gjoza Ă«shtĂ« mjaft i njohur nĂ« rrethet artistike nĂ« TiranĂ« e PrishtinĂ«, nder lexuesit e letĂ«rsisĂ« dhe amatoret e filmit. Ai Ă«shtĂ« poet lirik, prozator me njĂ« stil tĂ« veçantĂ« dhe skenarist filmi. QĂ« nĂ« vitet e hershme te gjimnazit ai dallohej pĂ«r talentin e rallĂ« si poet. NĂ« moshĂ«n 18 vjeçare botoi librin e parĂ«“Mozaik”, njĂ« vĂ«llim lirik qĂ« la mbresa nĂ« qarqet letrare tĂ« kohĂ«s pĂ«r ndjenjat e holla e tĂ« brishta, si dhe imazhet e freskĂ«ta poetike qĂ« sillte. Pas mbarimit tĂ« Fakultetit GjuhĂ«-LetĂ«rsi, u emerua mĂ«sues nĂ« PukĂ«. Jeta si mĂ«sues nĂ« njĂ« rreth tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« Veriut tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku ashpĂ«rsisĂ« sĂ« natyrĂ«s i shtohej dhe varfĂ«ria e tejskajshme e malĂ«sorĂ«ve, e frymĂ«zuan nĂ« krijimin e tregimeve dhe novelave mjaft realiste.
Pas disa vitesh nĂ« Veri, kaloi skenarist filmi artistik nĂ« Kinostudio, TiranĂ«, ku do tĂ« kishte njĂ« veprimtari tĂ« gjatĂ« e tĂ« frytĂ«shme. Disa nga filmat ku ai Ă«shtĂ« skenarist, janĂ« çmuar nĂ« festivalet dhe konkurset kombĂ«tare. Filmi dokumentar “TĂ« zhdukurit” me skenar tĂ« R.Gjozes, Ă«shtĂ« nderuar me çmim tĂ« parĂ« nĂ« Vashington. EshtĂ« autor i rreth 20 librave tĂ« gjinive tĂ« ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. NĂ« vitin 2006 ka botuar e nĂ« TiranĂ« vĂ«llimin poetik “BukĂ« e verĂ«” dhe nĂ« PrishtinĂ« librin me tregime “Nord Mort”.
Proza nĂ« librin "Nord Mort" ka plot karaktere, situata e skena befasuese qĂ« tĂ« futin nĂ« njĂ« botĂ« sa konkrete, aq surrealiste. NĂ« terĂ« tregimet ka njĂ« stil tĂ« veçantĂ« dhe modern. Realiteti me fantazine nuk dihen ku fillojnĂ« e ku mbarojnĂ«, ku bashkohen e ku ndahen, ato janĂ« emocionuese e tronditĂ«se e tĂ« lenĂ« mbresa tĂ« pashlyeshme. Nje tjetĂ«r dimension tĂ« shfaq poezia nĂ« librin"BukĂ« dhe Vere". Poezia e Roland Gjozes Ă«shtĂ« perjetimi i thellĂ«, shpirti i tij Ă«shtĂ« pasqyra ku reflekton jeta me tĂ« tera dritĂ« hijet e veta. QĂ« nga mbresat intime nĂ« vite tĂ« shkuara kur jeta rridhte e qete deri ne mosdukje, e nĂ« vazhdim, nĂ« kohĂ«n e çmendur ku permbysjet sociale sollĂ«n shpĂ«rftyrimin e njeriut, koh kur dominoi dhuna, perversiteti dhe ligĂ«sitĂ« njerĂ«zore shperthyen duke krijuar panik e kaos. Mjerisht, koha jonĂ« nĂ« shumĂ« kuptime u shpĂ«rftyrua. PoetĂ«t qĂ« i pĂ«rkasin njĂ« hapsire e njĂ« drite hyjnore, por qĂ« nĂ« ferrin e tĂ« gjalleve quhet mallkim, tĂ« shituar nga Zana pra, gjithĂ«sesi shpirtin nuk ua shiten djallit e as u ka vdekur kurrĂ«, se fryma krijuese mbijeton, ketĂ« e tregojnĂ« edhe lirikat e thella, perjetimet emocionale e mendimet filosofike qĂ« e pĂ«rshkojnĂ« tej e mbanĂ« librin e Roland Gjozes, ofruar pĂ«r admiruesit e poezise, si nĂ« tryezĂ« Krishti u ofronte dishepujve, “BukĂ« dhe verĂ«”. Poeti e prozatori Roland Gjoza ka disa vite qĂ« jeton familjarisht nĂ« Nju Jork.

Kolec Traboini
Boston 2008

16 April 2008

PER VATHIN DHE FILMAT...

PĂ‹R VATHIN DHE FILMAT…
( nga libri "Bukuri shkodrane" esè 2007- Kolec Traboini)

Kurrë nuk mund ta harroj Vathin me atë qetësinë e urtësinë e tij, natyrën dashamirëse e të afrueshme që solli një frymë të re në redaksinë e filmit artistik në Kinostudio, si në nivelin artistik të skenarëve e filmave , ashtu dhe në komunikimin e harmonishëm me krijuesit. E kam takuar Vath Koreshin, atëherë kur ai mbase sapo kish botuar librin e tij të parë "Kur nisën shirat e vjeshtës". Si një 17 vjeçar i dashuruar pas poezisë i kërkova një këshillë aso kohe mësueses sime kujdestare të klasës Vangjeli Çomora. Isha në vitin e parë të shkollës petagogjike 2-vjeçare në Tiranë. Mësuese Vangjelia, me natyrën e saj të urtë e mirëdashëse më afroi një takim me shkrimtarin Spiro Çomora, i cili ishte i shoqi i saj. I dojtur siç isha, pas fjaleve inkurajuese që më dha Spiro Çomora, ndoqa këshillën e tij. Më tha të shkoj të takoj ndonjë nga redaksia e gazetës "Zëri i Rinisë". E kështu, një ditë me vjershat e mia që buçisnin euforinë e kohës, u gjenda përpara dy burrave ndër të cilët, njëri ishte i gjatë e tjetri i shkurtër e disi zieshkan. Ju drejtova atij që ishte më i gjatë, se mu duk me serioz dhe i vura në dorë tufëzën e poezive. Ai i mori mirëpo u gjend ngusht, sepse siç tha, do të shkonte në një takim pune dhe i foli zeshkanit duke ju drejtuar me emrin Loni. Mirë Vathi, i tha Loni dhe nga kjo unë mora vesh emrat e redaktorëve të gazetës. Me Lonin e zeshkët ndenja rreth dhjetë minuta, kohë kjo e mjaftueshme për të më bindur se euforia me të cilën kisha shkruar duhej harruar. Loni më tha t'i përpunoja e të shkoja përsëri, por nuk më bëhej më të shkoja, sepse më dukej shumë më e vështirë se të jepja një provim.
Emrin e Vath Koreshit më pas e kam lexuar në tregimet e faqes letrare të gazetës "Zeri i rinise", por ai emër mu bë më i pranishëm kur u gjenda ushtar për dy vjet në Kam të Tropojes. Minatorët e minierës së Kamit, për të cilët shkruaja e botoja ndonjë përshkrim a reportazh, më flisnin gjithnjë me admirim për Vath Koreshin. Disa vite më parë kishte qenë teknik në këtë minierë dhe kishte lënë mbresa të jashtëzakonshme. Në atë minierë në vitin 1958 kish shkruar dhe tregimin e tij lirik, "Kur zunë shirat e vjeshtës", që ishte vendosur si subjekt diku në Stanbobo të Devollit. Ndoshta motivet e Kamit, minierës me një jetë të zymtë ku vdekja u rrinte minatorëve çdo çast mbi kokë, do të duheshin vite që të ngjizeshin në ndonjë vepër. Kohë më vonë, kur lexova një roman të Vath Koreshit, aty ndjeva, indirekt natyrisht, jetën e egër të minierës së Kamit, ku kromi nxirrej jo me djersë, por me gjak.
Në vitin 1977 Vath Koreshi u prezantua në kolektivin tonë krijues si përgjegjësi i ri i redaksisë së filmit artistik. Ishte kohë tepër e vështirë për Kinostudion, për vetë faktin se partia shtet kërkonte të bënte sfida aventuroze me kinematografinë me qëllime propogande dy planëshe, si për publikun shqiptar, ashtu dhe atë të huaj, qoftë nëpër festivale apo shfaqje për "miqtë" marksistë-leninistë nëpër ambasada.
Ministra si Tefta Cami, apo estetĂ« tĂ« partishĂ«m si Alfred Uçi qĂ« drejtonte Komitetin e Kultures edhe Arteve, mbĂ«shtetur edhe nga urdhĂ«ruesi i rreptĂ« qĂ« vinte nga Komiteti QĂ«ndror, shkrimtari i puseve tĂ« naftĂ«s si Anastas Kondo nuk pranonin asnjĂ« arsyetim veç prodhimit tĂ« 14-15 filmave artistike e 50 filmave dokumentarĂ« nĂ« vit, e çdo mosrealizim ishte kundĂ«rshtim i vijĂ«s sĂ« partisĂ«. Aso kohe isha pĂ«rgjegjĂ«s i redaksisĂ« sĂ« filmit dokumentar dhe ky urdhĂ«r na binte si çekan nĂ« kokĂ« çdo ditĂ«. Nuk guxoje tĂ« thoje njĂ« realitet, qĂ«, nĂ« kushtet e njĂ« teknologjie relativisht tĂ« prapambetur ishte e pamundur tĂ« realizoheshin aq shumĂ« filma. MirĂ«po partia i kish vĂ«nĂ« nĂ« program. Enver Hoxha i lexonte nĂ« kongrese si suksese tĂ« partisĂ«. Ec e mos i bĂ«j. Vath Koreshi ishte ndĂ«r ata qĂ« me kurajo e pĂ«rcillte mendimin e kolektivit krijues nĂ« ministri, pĂ«r pamundĂ«sinĂ« e realizimit tĂ« kĂ«tij plani tĂ« fryrĂ«, e jo real. Ish-titullari i lartĂ« Alfred Uçi e pohoi kohĂ«t e fundit nĂ« njĂ« kujtim pĂ«r Vath Koreshin se çfarĂ« Vathi i kish thĂ«nĂ«, por natyrisht nĂ« atĂ« shkrim ish-titullari nuk thotĂ« se çfarĂ« fjalimesh mbante nĂ« analizat e ministrisĂ«, apo tĂ« Kinostudios, se si ja jepte tonin fjalĂ«s urdhĂ«ruese "TĂ« bĂ«hen!" Tani nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« demokratĂ« tĂ« gjithĂ«, jo vetĂ«m ata qĂ« ishin tĂ« internuar baltrave tĂ« MyzeqesĂ«, por edhe ata, tĂ« cilĂ«t nga dikasteret e ministritĂ« jepnin urdhĂ«ra tĂ« verbĂ«r, sikur tĂ« kishin parasysh shata, lopata, kazma, makina, e jo njerĂ«z. Sot edhe njĂ« ish ministĂ«r i diktaturĂ«s e ka fort tĂ« lehtĂ« tĂ« shfaqet nĂ« publik si njĂ« njeri me shpirt demokrati. TĂ« gjithe lugĂ« e lame…
Fliste Vath Koreshi, fliste arsyeshĂ«m e urtĂ« regjisori GĂ«zim Erebara, i maturi e profesionali DhimitĂ«r Anagnosti, fliste edhe Saimir Kumbaro, Kujtim Çashku, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Rikard Ljarja edhe pse guxonte, mblidhte supet nga halli se ja kishin nxirĂ« kartelĂ«n personale nĂ« zyrĂ«n e kuadrit pĂ«r njĂ« dajĂ«…. qĂ« na paskesh qenĂ« diku e dikur nĂ« radio BBC.
Po dale, thoshnin Muharrem Fejzo, Piro Milkani e Esat Mysliu, vĂ«rtetĂ«, a mund t’i bĂ«jmĂ« kĂ«to 14-15 filma? Ministresha, mĂ«suese fshati qĂ« nuk e kishte idenĂ« e filmit, ngrihej e ikte pa dĂ«gjuar kurrfarĂ« arsyetimi, titullari estet ua linte telashin nĂ« derĂ« drejtorit Vangjush ZallĂ«mi dhe udhĂ«heqĂ«sit artistik, regjisorit Kristaq Dhamo.
Anastas Kondo, i cili ishte këmbora e madhe e Komitetit Qëndror për Artet mbyllte sytë tek mbante fjalime të merzitëshme para kolektivit të Kinostudios në analizat vjetore, e recitonte fjalë si, " Si mund t'i themi partisë e shokut Enver që Kinostudio nuk i bën filmat?!" dhe rrinte e tororiste ca shprehje që salla e mbushur plot me krijues dhe punonjës të tjerë nuk i mirrte vesh.
Si për gjithë kolektivin edhe për Vath Koreshin ka qenë një punë e stërmundimshme, sepse veç skenarëve lindnin shumë probleme krijuese, për të cilat ishte i detyruar të shkonte edhe pranë grupeve të xhirimit. Pas 6 vjet pune të lodhshme, Vath Koreshi kërkoi të dalë në krijimtari të lirë. Por gjithnjë edhe kur shkoi drejtor drejtorie për Artet, edhe kur u emërua Ministër i Kulturës, edhe kur ishte deputet, edhe kur shkruante vepra të mirënjohura si "Haxhiu i Frakullës", "Ulku dhe Uilli", " Një grua me të verdha në kopshtin e Budës", "Çafka", gjithnjë e gjithnjë e kishte mendjen tek filmi me të cilin nuk u nda kurrë, jo vetëm si autor i 21 skenarëve të filmave artistikë ndër të cilët, "Gjeneral Gramafoni", "Balada e Kurbinit", "Dasma e Sakos", "Porta Eva" e deri tek "Syri magjik", por edhe nëpër dhjetëra e dhjetëra filma të tjerë ku është ndjerë dora e mjeshtria e tij si skenarist, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare. Kushdo që e ka njohur, vdekjen e tij e ndjeu si plagë, sepse Vath Koreshi kishte një shpirt të mirë e zemër të bardhë.
Tragjikisht vdiq nga zemra , nga zemra që kishte aq shumë dashuri për njerëzit.

* * *
Kur ke jetuar gjatë larg Atdheut kthehesh me nostalgjinë e miqve. Sheh tek ata lodhjen e jetës, ndryshimin që shpesh herë tek vetja nuk e ndjen, por tek të tjerët i dallon kur i ke lënë të rinj e plot energji, e i gjen të zbardhur, të rrudhur, të plakur. Atëherë e ndjen çfarë janë pesë, dhjetë, apo pesëmbëdhjetë vjet për njeriun... ato pesëmbëdhjetë vjet që brenda vetes kanë rrjedhur shpejt, si lumë... dhe papritur merr lajmin e hidhur se i njohuri, miku, i afërmi... ka ndrruar jetë e kurr më nuk do ta takosh....


Autori i shkrimit gjatë diskutimit në festivalin e filmit 1986




13 April 2008

DOLCE OBAMA



DOLCE OBAMA


Shënim për shkrimin "Rama si Obama"
të gazetares televizive Ilva Tare, News 24



Nga KOLEC TRABOINI 
 
Perpara bukurisĂ« e hijeshisĂ« sĂ« njĂ« gazetarje tĂ« mirĂ«njohur tashmĂ« nga telespektatori shqiptar nepĂ«rmjet ekranit, si zonja Ilva Tare, tek e cila bashkohet edhe talenti nĂ« tĂ« shkruar, njeriu duhet tĂ« jetĂ« delikat dhe elekuent nĂ« tĂ« shprehur e, sa me pak vrejtje tĂ« bĂ«jĂ« aq mĂ« mirĂ« do tĂ« ishte. E megjithatĂ« pĂ«r hir tĂ« vertetave qĂ« duhet ti afrohen lexuesve, jam i detyruar ta thyej kĂ«tĂ« rregull. Lexova shkrimin e saj “Rama si Obama” dhe megjithĂ«se mĂ« pelqeu gjetja e kĂ«ndveshtrimi nĂ« trajtimin e problemit, disa fakte qĂ« sjell rreth senatorit Obama, (me aq sa kam njohje, meqĂ« jetoj e punoj nĂ« AmerikĂ« dhe i ndjek nĂ« shtyp e TV tĂ« gjitha veprimtaritĂ« nĂ« kuadrin e fushatĂ«s presidenciale), gazetarja Tare nuk i sjell plotĂ«sisht tĂ« sakta. Nuk e di se nĂ« cilin burim informativ e ka gjetur shprehjen “Obama Ă«shtĂ« zemra qĂ« flet”. Ndoshta nga ndonjĂ« eufori e ndonjĂ« ithtari tĂ« marrosur pas ObamĂ«s, bĂ«rĂ« tashmĂ« mode si Dolce Gabbana, nga ata qĂ« edhe qĂ«nushit i varin nĂ« trup njĂ« shirit me emrin Obama. MirĂ«po keqinformohet publiku nĂ«se paraqitet vetĂ«m njĂ« aspekt dhe njĂ« mendim i absolutizuar, sepse nĂ« tĂ« vertetĂ« Obama nuk Ă«shtĂ« zemra por Ă«shtĂ« magjia e fjalĂ«ve tĂ« trĂ«ndafilta, mirazhe pĂ«r tĂ« sugjestionuar publikun, fantazia e ndezur qĂ« e kanĂ« shumĂ« tĂ« spikatur afrikanĂ«t dhe e shprehin nĂ« gojdhĂ«nat. Dhe deri diku mund tĂ« themi se ja ka arritur qĂ«llimit ta shesĂ« endĂ«rrimin pĂ«r tĂ« vertetĂ«, kjo edhe pse qytetarĂ«t amerikanĂ«, tĂ« lodhur tashmĂ« nga lufta e ekonomia nĂ« rĂ«nie, janĂ« tĂ« prirur drejt tĂ« rejav, qofshin kĂ«to dhe tĂ« panjohurave, mjafton tĂ« jenĂ« diçka qĂ« mĂ« parĂ« nuk e kanĂ« parĂ« apo takuar. E verteta Ă«shtĂ« se oratori ka njĂ« dhunti natyrore pĂ«r tu shfaqur si i sinqertĂ« e i plotbesueshĂ«m nĂ« publik, diçka aktoriale fshihet nĂ« kĂ«tĂ« shfaqje, madje si pĂ«r ta theksuar kĂ«tĂ« dhunti, ai ne mjaft fjalime ka reminishenca, si aktorĂ«t qĂ« pĂ«rsĂ«risin para spektatorĂ«ve fjalĂ«t e mendimet e shkrimtarĂ«ve. Senator Obama pra, ka pĂ«rsĂ«ritur tekstualisht, pa kurrfarĂ« ndryshimi fjalimet e Patrik Deval, guvernator i Massachusets, afro-amerikan si Obama, por edhe fjalimet e personaliteteve tĂ« tjerĂ«. Gazetat amerikane kanĂ« shkruar gjatĂ« pĂ«r kĂ«to reminishenca qĂ« kundĂ«rshtarĂ«t i quajnĂ« plagjiatura dhe konsiderojne si njĂ« mashtrim e falsitet. Ai flet fjalĂ« tĂ« bukura qĂ« kurrĂ« nuk mund tĂ« realizohen e nuk paraqet njĂ« plan konkret, nuk pĂ«rdor as njĂ« shifĂ«r, dhe kur flet pĂ«r largimin e trupave amerikane nga Iraku vendos njĂ« afat tĂ« pamundur nĂ« kushtet reale tĂ« njĂ« ushtria me mbi njĂ«qindmijĂ« trupa e teknikĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« luftarake, dhe e gjithĂ« kjo kjo brenda njĂ« viti. UshtarakĂ«t e karierĂ«s, gjeneralat, ngrejnĂ« supet. Ushtria nuk Ă«shtĂ« njĂ« karvan me kuklla. Madje pĂ«r kĂ«to mendime euforike, ka ndodhur qĂ« pjestarĂ« tĂ« ekipit tĂ« tij elektoral, tĂ« shprehen pĂ«r shtypin kanadez se, ato qĂ« thotĂ« Obama nuk i ka seriozisht, ta zĂ«mĂ« pĂ«r kundershtimin nĂ« çeshtjen NAFTA, tĂ« marrveshjes sĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« nĂ« mes tĂ« AmerikĂ«s, MeksikĂ«s dhe Kanadas. Duhet thĂ«nĂ« se ato çfarĂ« thotĂ« Obama janĂ« mĂ« shumĂ« “dream”, endĂ«rrime siç e ka dhe titullin e librit autobiografik “EndĂ«rrime nga babai im” 1995, ku ndĂ«r tĂ« tjera shkruan edhe pĂ«r vitet nĂ« shkollĂ«n e mesme, ku pĂ«rdorte, siç thotĂ« tekstualisht, alkolin, drogĂ«n dhe mariuanĂ«n. A Ă«shtĂ« ky modeli i njĂ« presidenti tĂ« ardhshĂ«m? Populli qĂ« e zgjedh e di.
Edhe ata që kanë nisur të bëjnë tregti me emrin Obama dicka dinë. Ka fitim kjo punë. "Hop Obama" nëpër barrelat e birrës janë shfaqur tashmë. Si të thuash birra e shpresës. Shpresë qëë ngjallet pasi të jesh bërë tap. Por ka edhe gjetje të tjera si "Obama Alle" një pije freskuese qëërpiqet të konkurojë tradicionalen kanadezo-amerikane" Ginger Alle". Ca kohë më parë kur fushata sa ishte ndezur, një tregtar trikotazhesh kishte krijuar një tip bluze "Obama Osama" me shpresë të fitonte shuma përrallore, por i ngeci ëndërrimi sepse një gjykatës e urdhëroi ta bllokonte mallin dhe ta asgjësonte. Ka plot histori të tilla me lakimin e emrin Obama. Madje ca shkojnë me tej e merren me priftin e tij, prej të cilit është frymëzuar gjithmonë, por i cili ka shpallur një lufte të hapur me qeverinë amerikane duke e akuzuar si organizatore të 11 shtatorit 2001 e duke e perifrazuar shprehjen "Zoti e bekoftë Amerikën" në "Turpi i Amerikes". Të gjitha këto ngarkesa emocionale lidhen me emrin Obama, shtuar kësaj se financuesi më i madh i fushatës së tij elektorale, një bisnesmen i madh në Ilinois që sot është në burg për korrupsion. Stacionet televizive si Foks Njuz Hjuston, japin edhe aspekte të tjera si në foton shoqëruese të këtij shkrimi ku paraqitet një nga zyrat e fushatës zgjedhore të Obames në Teksas, në sfond nuk qëndron flamuri i Amerikës, por... flamuri i shtetit komunist të Kubës dhe simboli i luftës antiamerikane Çe Guevara!!! Marrëzitë nuk njohin kufi, nuk pranojnë gjykim dhe nuk kanë nevojë për koment.

NdĂ«rsa pĂ«r ato qĂ« thuhen nĂ« shkrimin e Ilva Tares “Rama si Obama” pĂ«r Hillari Klintonin, janĂ« plotĂ«sisht tĂ« verteta, por Hillari nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m arsyeja, siç thuhet aty kur bĂ«het pĂ«rqasja me ObamĂ«n, Ă«shtĂ« edhe sinqeriteti dhe e verteta bindĂ«se, dinjiteti e personaliteti i njĂ« gruaje model. Do tĂ« ishte fatkeqĂ«si qĂ« tĂ« humbiste garĂ«n kjo zonjĂ« e rallĂ« pĂ«r nga inteligjenca, njohĂ«se e shkelqyer e mekanizmit tĂ« pushtetit dhe ekonomisĂ«, humaniste me reputacion ndĂ«rkombĂ«tar. ShqiptarĂ«t e KosovĂ«s, veçmas gratĂ« e fĂ«mijĂ«t e terrorizuar nga makina ushtarake serbe, e kanĂ« njohur humanizmin e Hillari Klintonit, qĂ« kur vajti e i takoi nĂ« BllacĂ« tĂ« MaqedonisĂ« nĂ« qershor 1999.
Një fakt tjetër që sillet gabueshëm është ai ku thuhet se babai i Obamës ka qënë një bari në Kenia. Jo vetëm babai por as gjyshi i Obamës nuk ka qënë bari në Kenia. Gjyshi i tij ka qënë ushtarak me trupat britanike, me të cilat ka lëvizur në shumë vende të Europës dhe Afrikës. Nga kristian ai është kthyer në Islam dhe ka marrë emrin Hysein.
Babai i Obamës, biri i nje ushtaraku pra, pasi që ka mbaruar shkollën, në moshën 18 vjeçare ka bërë një martesë tribale me një keniane me emrin Kezie, me të cilën, edhe pse me pas është martuar edhe dy herë të tjera në ciklin martese-divorc, kurrë nuk është ndarë. Barak Hysein Obama Sr.( i vjetri, babai i senatorit të sotëm me të njëjtin emër) la Kezien me dy fëmijë në Kenia dhe erdhi për studime në Amerikë. Në Universitetin e Havait në Manoa, u njoh me amerikanen bashkëstudente Ann Dunham, me të cilen u martua në Honolulu e linden Barak Obamen( i riu) ne vitin 1961 dhe një vajzë. Pas dy viteve prindërit u ndanë. Barak Obama Sr. ( i vjetri) ndoqi studimet në Universitetin e famshem Harvard të Bostonit, ku shkojnë më së shumti bijtë e milionerëve nga gjithë bota. Këtu u martua sërisht me një bashkëstudente dhe mbasi mbaroi studimet për ekonomi, shkoi në Kenia. Në atdheun e vet Barak Hysein Obama Sr.( i vjetri) punoi ekonomist për qeverinë e Xhomo Keniata, presidenti i parë i shtetit të Kenias, pas fitimit të pavarësisë nga Anglia. Atje pësoi një pas një dy aksidente automobilistike, në të dytin mbeti i vrarë në moshën 46 vjeç, në vitin 1982.
Barak Obama (i riu), është rritur në fillim me familjen e njerkut në Indonezi, sepse nëna ju martua me një indonezian, prej të cilit me pas u nda. Ann Dunham ka vdekur në vitin 1995.
E mbyll këtë shënim me perifrazimin e shprehjes se, një 47 vjeçar, Baraku pra, nuk po i jep zemër amerikanëve, siç shkruan gazetarja televizive, veç po u ndez fantazinë me ca delire flurore, rezellitëse por kalimtare, kur ekonomia amerikane po bie poshtë e më poshtë e para se një solucion të trendafiltë, ajo do një dorë e mendje të fortë për ta ringritur, do nje Franklin Rusvelt. Amerikanët e thjeshtë me koshiencë po pranojnë të vetgenjehen prej fjalëve të bukura, për tu zhgënjyer më pas, çfarë po ndjehet edhe në media, që e velur tashmë me fenominin Obamizmi, ka nis e bën hoka me sloganët e Obamës me shprehjen "të ndryshojmë"... për të ndryshuar, por se çfarë kurrkush nuk e di, as ata që rendin pas tymnajave të trendafilta të slloganeve politike që janë aq larg realitetit amerikan që sot është jo fort euforik, por mbase nuk e di as vete... Dolce Obama.


mars 2005

Hillari & Bill Klinton