19 June 2007

NJĂ‹ QIRI PĂ‹R VATRĂ‹N- shkruar ne vitin 2007



NJĂ‹ QIRI
PĂ‹R
VATRĂ‹N



KOLEC TRABOINI

Sot ka nisur të kumbojë këmbana e Vatrës. A janë gjëmë a janë këngë, është pyetja e parë që të lind sepse vetëdija e ndjen se për moshën që ka, e shendetin e lig, edhe e keqja mund të ngjasë.Se kështu ikin të tërë pleqtë, pa u ndjerë. Vatrës mund ti shëmbën trarët e vjetër të shtëpisë e ta zënë brënda megjithë oxhak e buxhak. Por jo, kësaj radhe fjala që ka dalë nuk është për hidhërim, por për mirë, për gëzim. Thënë shul shqip, duan ta ngrejnë në këmbë plakën e moçme, ca madje nga enthusiazma mëmëdhetare duan edhe ta bëjnë nuse.Kështu thonë dashamirët por ec e pyete plakën a ka këllqe për të nusëruar, a ja hip dot kalit të shalës si dikur në rini. Ishin kohë të arta ato mote. Dhe ishin goxha burra ata që e mbanin në krahë atë nuse, por sot, aha, ku të gjesh burra zamani sot?!
Folëm disi figurshëm por e verteta është se për Vatrën është folur e stërfolur, por puna është se çdo i radhës që i ka shkuar mendja të flasë e shtron problemin sikur tani po flitet për herë të parë për këtë çeshtje. Personalisht kam kam dëgjuar të flitet kohë më parë nga të tjerë, nga të ndjerët Anthoni Athanas e Prenk Gruda, që aq shpejt u harruan, kam komunikuar mendime me Sotir Panin, Anton Çefën, Thanas Gjiken, Agron Alibalin, Vasil Sevin e Pavllo Dadon me dëshirën e mirë për të hapur një degë të Vatrës në Boston, por edhe çoku kam shkruar qëkur kur kam ardhur në USA, të paktën këtu e 10 vjet, e tani kur i lexoj këto mendime "të reja" qesh me vehte, sepse e di që prap do të kalojë një dhjetvjeçar e do të dalin njerëz të shqetësuar për një realitet të "konstatuar" gjithmonë, tepër vonë. Shqetësimin më të madh këndej nga Bostoni e kemi patur në kohën kur në Shqipëri krahët e politikës ishin të acaruar thua gati për gjakderdhje, e Vatra në vënd që të merrte rolin e një paqëtuesi, se fundja grindeshin fytafyt shqiptarë me shqiptarë, mbante anën e njërës palë, madje edhe u jepte kurajo atyre që ishin në pushtet që me hu e me dru tua bënte rrup-sup atyre të nahijes tjetër të politikës. Pra Vatra e shkretë pa këllqe, në vënd që të ndizte zjarr atdhedashurie ndër mërgimtarët shqiptarë, cyste urët e politikës në Shqipëri. E ku e shpuri kjo udhë dihet. Të gjithë në komunitet e dinë e nuk ngurrojnë të thonë se kontigjenti i kujt krah të politikës ishte ekipi drejtues i pleqëve të Vatrës. Kë ka pritur e përcjellur Vatra në këto dhjetë vite. Dhe a do të vazhdoj në të ardhmen me mentalitetin ballistë, zogistë e partizanë, miq e armiq, të kuq e blu e soj e soj epitete të tjera që edhe pse jemi një popull i vogën, na ndajnë në një milion pjesëza, duke u a bërë jo vetëm qejfin por edhe punën atyre që i kanë halë në sy shqiptarët, atyre që përditë gëlojnë nëpër llogoret ballkanike të ligësisë.
Duke u ndodhur përpara një realiteti fort dëshpërues a nuk është bash koha të thuhet e vërteta siç është apo të vazhdojmë të gudulisim së pari kryetarin e pastaj njëri tjetrin nën sqetull?
Se, pa qĂ«nĂ« tĂ« hapur e tĂ« sinqertĂ« deri nĂ« fund, nuk mund lexuesi tĂ« besojĂ« se thirrja qĂ« na u bĂ« sĂ« fundi pĂ«r rimbĂ«kĂ«mbjen e VatrĂ«s ka pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« jetĂ«zgjatjen e saj. Se gjithĂ« komuniteti shqiptar e di, Ă«shtĂ« botuar edhe nĂ« shtyp, nĂ« “Dielli” dhe “Illyria” , se para OKB-sĂ«, nĂ« njĂ« tubimin tĂ« inicuar prej kĂ«saj kryesie Vatre, disa njerĂ«z me emĂ«r nĂ« komunitet, kanĂ« zhvilluar oratorinĂ« gjĂ«mueshĂ«m me megafon tĂ« madh kundĂ«r kryeministrit shqiptar tĂ« asaj kohe. PĂ«r mua, si shqiptar, nuk ka rĂ«ndĂ«si kush ka qĂ«nĂ« e çfarĂ« kanĂ« pĂ«rfaqĂ«suar si ideologji, as ata qĂ« mbanin megafonat antiqeveri dhe as qeveritarĂ«t shqiptarĂ« qĂ« vizitonin selinĂ« e Kombeve tĂ« Bashkuara, por rĂ«ndĂ«si kishte pasoja, mbreslĂ«nia, fakti se shumĂ« amerikanĂ« qĂ« kalonin pĂ«r andej, apo mjetet e shtypit e TV, qĂ« gjurmojĂ« sensacione, pyesnin e tundnin kokĂ«n me dyshim se mos po bĂ«hej ShqipĂ«ria si Ruanda, pĂ«rderisa shihnin gjithĂ« ata shqiptar tĂ« tubuar e tĂ« egĂ«rsuar kundĂ«r qeverisĂ« shqiptare, pra tĂ« vĂ«ndit tĂ« vet, veprim tĂ« cilin deri mĂ« sot nuk e ka bĂ«rĂ« asnjĂ« komunitet tjetĂ«r nĂ« AmerikĂ«. Ja pra ku na u shfaqĂ«n si atavizĂ«m i politikĂ«s konfliktuale tĂ« TiranĂ«s edhe mitingashĂ«t mĂ«rgimtarĂ« nĂ« Nju Jork. ÇfarĂ« shpreh kjo dhe a nuk duhet qĂ« para se tĂ« bĂ«jmĂ« thirrje pĂ«r tĂ« mĂ«kĂ«mbur VatrĂ«n tĂ« bĂ«nim njĂ« mea culpra, pĂ«r tĂ« treguar se do tĂ« ketĂ« garanci qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen nuk do tĂ« bĂ«hen mĂ« lojra e manipulime politike me komunitetin. Dikush mund tĂ« thojĂ« se ai, kryeministri i asaj kohe, ka qĂ«nĂ« Fatos Nano, por unĂ« mendoj se tjetĂ«r Ă«shtĂ« reagimi individual i kulturuar nĂ« shtyp e media pĂ«r politikĂ«n e politikanĂ«t e ndryshe angazhimi i mĂ«rgimtarĂ«ve shqiptarĂ« dhe politizimi i tyre deri nĂ« çoroditje. QĂ« tĂ« mos krijohet pĂ«rshtypje e gabuar, se ndodhen para ndonjĂ« majtisiti tĂ« kamufluar, do tju thosha se personalisht kam folur e shkruar shumĂ« mĂ« tepĂ«r se ndonjĂ« antinano pranĂ« VatrĂ«s, por veç ato çfarĂ« shkruaja ishin opinione individuale, tĂ« shprehura nĂ« shtypin shqiptar apo mjetet e tjera tĂ« komunikimit masiv e kurrsesi me altoparlant para selisĂ« sĂ« OKB-sĂ«.
Një dukuri që vihet re në kësosij shkrimesh, qoftë dhe me referencë për Vatrën, është se rrekemi dhe e sjellim fjalën rrotull e rrotull, madje edhe me ndonjë komplimet të pameritueshëm, për të mos u mbetur qejfi atyre që sot drejtojnë këtë apo atë shoqatë
e cila u dashka të jetë strehë vetëm e "shqiptarëve të mirë". Se cfarë janë këta shqiptarë të mirë, cpikje kjo e çuditëshme e kryesisë së sotme të Vatrës, nuk merret vesh, por gjithësesi tingllon disi si luftë klasash.
Sot servilizmi ekziston edhe në një formë tjetër, kamuflohet si gjoja indiferentizëm për ato çfarë ngjasin nëpër këto shoqatomanira të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Mirëpo e vërteta është e vërtetë, le ta sheqerosim sa të duam ajo prap e ka idhtësinë e vet, po fundja nuk ka ilaç të ëmbël. Thënë troç, Vatra ka dhënë çdo gjë që ka patur për të dhënë, i ka djegur të gjitha drutë, na ka ngrohur historikisht, por tashmë mjerisht kurrkush nuk ja ndjen nevojën oxhakut të saj, ndaj nuk i hedhin jo më cungje shëndreu por as ndonjë bujashkë.Të bësh oratori e të thuash se me ca riparime të ndërtesës paralel me riparime organizative e mbajnë ende në këmbë një organizëm në shkatrrim është thjeshtë të gënjesh vetvehtën.
Në kushtet që punon, mënyren si vepron, me angazhimin e hapur që ka në punët e politikës në Shqipëri, ku është mbajtur krahu i të djathtëve, me një urrejtje që i kalon caqet e politikës, por edhe një pozicionin thuaj i verbër i politikës së krahëve në Kosovë, kanë sjellë që kjo ish Federatë Panshqiptare të ketë efektivitet shumë më të pakët se shoqatat e bashëkfshatareve, apo të zhgarrashkruesve rapsodikë, që tani kanë mbirë si këpurdhat pas shiut an e mbanë Amerikës.
Nuk mund më kurrë që shoqata Vatra të ketë atë forcë e atë emër që dikur ka patur dhe nuk mund të ecet më në të njëjtat shina. Nëse ata që ende e mbajnë e struken moralisht nën një ëmër të madh por që nuk bën dot më hije mbi dhe, duket ta dinë se ata kthehen nga shpëtimtarë( sepse Vatrës ja morën frymën në Boston e ju dha fryma sa të mbante shpirtin gjallë në Nju Jork), pra ata do të kthehen në varrmihës të saj. Sepse ka "vrasje" nga urrejtja, por ka vrasje edhe nga dashuria që vjen e kthehet në një xhelozi të egër për ta mbajtur me çdo kusht në dorën e disa individëve.
Përvoja e Vatrës ka qënë e tillë që ka patur jo vetëm periudha të lavdishme, por edhe grindje e përçarje, madje ndarje përgjysëm, me botimin e dy gazetave "Dielli", ( shpërngulja në Detroit), por gjithmonë ka arritur ta marrë vehten, është mbajtur në këmbë dhe për dijeni pas luftës së parë botërore e deri në përfundimin e luftës së dytë, nuk e ka mbajtur as oratoria e Nolit si prift, as autoriteti i Konicës si konsull, siç përrallisin historianët apo ca që shkruajnë historira sipas qejfit. VATRËN, po e shkruaj me gërma të madha kësaj radhe, e kanë mbajtur shqiptarët parallijtë, e ka mbajtur Vasil Pani me shokë( e meriton edhe ky ti shkruhet emri me të madhe, e jo vetëm me shkrime por në selinë Vatrës), që jepte mijra dollarë për atë shoqatë pa llogaritur banketet.
E kjo shoqatë, e ndërgjegjëshme se mbahej mbi shpatullat e Vasil Panit (që kishte një restorant të madh në qëndër të qytetit të Bostonit, përballë gjykatës, një nga restorantët më të njohur të asaj kohe) e ka zgjedhur kryetar të saj me dhjetra vite. Se punën, organizimin, veprimtarinë e bën paraja, e bën dollari, e jo ai dollari i llogaritur "50 mijë antarë, 50 mijë apo më shumë dollarë", që bëhet shpejt e shpejt, në këmbë si i thonë fjalës, sepse kjo shifër antarsie është një ëndërrim i bukur, por vetëm një ëndërrim kur na hipën frymëzimi letrar. Me kalimin e viteve, nuk do të gjënden jo më pesëmijë, por as pesqind vetë që të japin ato dhjetshe e qindëshe të hipotizuara. Shoqatat i mbajnë njerëzit e suksesshëm të biznesit dhe janë pikërisht ata që duhet të afrohen e të rimbëkëmbin, nëse duan, Vatrën. Dhe ata që japin kontribute të mëdha për Vatrën, ata duhet të zgjidhen në krye të saj, sepse gjërat janë të ndërlidhura financiarisht, organizativisht dhe moralisht. Ka filantropistë të njohur në Amerikë, Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, ka plot të tjerë biznesmenë të rinj si Florin Krasniqi, me emër e me pasuri që bukur mirë mund tu afrohej kryesia, kryesimi apo presidenca, quajeni si të doni. Dhe ka tre të mira angazhimi milionerëve tanë shqiptarë, në mund ti quajmë kështu, së pari se do të kontribuojnë dukshëm në shëndoshjen financiare të Vatrës, së dyti nuk ka kurrëfarë mundësie të përfshihen në afera sepse nuk kanë asnjë shkak të kompromentohen si ata që e kanë xhepat e shpuar e dinë veç fjalë të bukura, dhe e treta njerëzit, antarësia, mbështetësit financiarë të vegjel, kanë më shumë besim në shëmbëllesën atyre që e kanë treguar zotësinë në fushën e bisnesit se sa tek ca të tjerët që mund të jenë oratorë me ose pa megafon, por "fjalët e mëdha e gurët në trastë" thotë populli.
Pra lind nevoja e ndryshimeve radikale e mbi të gjitha me një koncept të ri si një shoqatë mbarëshqiptare, me veprimtari atdhetare e kulturore. Në këtë shoqatë nuk mund të bëhet kurrfarë politike dhe asnjëlloj propogande tjetër ku të ndjehen dallimet në mes të shqiptarëve, duke përfshirë dhe ato fetare. Nuk ka pse të dalin gjithnjë kryefetarët në ballë të çdo lloj tubimi e të flasin gjithmonë po të njëjtat gjëra duke krijuar një rutinë lodhëse. Gjithashtu kam mendimin se nuk duhet të vënë mbi shpatulla kësaj shoqate pritjen e përcjelljen e mërgimtarëve të rinj, siç po sugjerojnë, sepse ata nuk vinë vetëm në Nju Jork, nuk mund Vatra të kthehet në shoqatë filantropike apo Karritas, por shoqata mund të ndihmojë moralisht e materialisht në hapjen e klasave për mësimin e gjuhës shqipe për të mos ja lënë ato spontanitetit, organizimin e festivaleve tradicionale, organizimin e ekspozitave të artit, të kulturës, të librit, hapjen e një muzeu të komunitetit shqiptar, por edhe ekspozita në ndihmë të zhvillimit, për nxitjen e investimeve në Shqipëri e Kosovë dhe këto veprimtari të zhvillohen në qytetet kryesore të Amerikës, pa u lokalizuar vetëm në një qytet.
Përndryshe, nëse do ti bëhen ca retushime e do të vazhdojë të mbetet vetëm brënda rrethinave të Nju Jorkut, Vatra do të vazhdojë të mbetet një organizat pa kurrfarë force e ndikimi në komunitet, vetëm një emër në letër, sepse as një shtëpi a dhomë muze të komunitetit shqiptar në Amerikë ku mund të evidentohet historiku i saj, nuk ka. Vazhdimi me drejtues të lodhur e me mentalitete të vjetëruara, do të ngjall imazhin e një plake që e ka ngrysur jetën dhe e mbuluar me trishtim pret Godone e vet. Megjithëse këtu në Amerikë ka edhe trille fantastike pleqërore si ajo e plakës 95 vjeçare që heq këmbët zvarrë për tu diplomuar në Universitet, me sa duket me ambicjen hyjnore që ti shkojë Shën Pjetrit me diplomë.
Nuk them se Vatra është e pamundur të ribëhet, por veç nuk e di se kë do gënjejmë, vehten apo komunitetin me ristrukturime e vullnetarizma që të kujtojnë lyerjet e pallateve të Tiranës me ngjyra të ndezura, kur brënda ndërtesave të vjetra lagështia bashkë me pluhurin e rrugëve ja grryejnë mushkëritë qytetarëve shqiptarë. Kjo ndërtesë ( shoqata flas) është kaq e vjetër sa ka nevojë jo për çatmë që të mos i pikojë shiu, por themele të reja.
E në krye të kresë, e përsëris, shoqata duhet të heqë dorë përfundimisht nga politika që e ka futur në qorrsokak. Kanceri i mardhënieve të shoqërisë shqiptare, konfliktet politike, nuk kanë më vënd në një shoqatë ku mblidhen të gjithë mërgimtarët" pa dallim krahine, feje apo ideje" e jo vetëm shqiptarë që kryesia i klasifikon si "te mire".
Qoftë presidenti, kryeministri, antarët e qeverisë e diplomatët shqiptarë, demokratë apo socialistë për nga përkatësia, apo çdo lloj ngjyre a spektri politikë që ka në Shqipëria, Kosova, Maqedoni e Mal të Zi, pa harruar Luginën e Preshevës dhe Çamërinë, duhet që ta ndjejnë veten ngrohtë kur të ndodhen në mes të vatranëve, si shqiptari në mes të shqiptarëve.
Ata që mendojnë se do të mund ende ta mbajnë këtë shoqatë me mballoma e mllefe të vjetra të depove të politikës qorre, pavarësisht prej dëshirës që kanë, nuk bëjnë kurrgjë tjetër veçse, atë qiri që rëgëtin me një dritë të mekur në shtëpinë e vjetër vatrane, të parët ata ngutën ta shuajnë.

2007

me shume per VATREN:

http://traboini1.blogspot.com/2013/09/vatra-e-uzurpuar-nga-berishistet-nuk.html
http://traboini1.blogspot.com/2013/06/pleqte-e-vatres-shohin-endrra-me-mukje.html

13 June 2007

SI NA MBIVE DIKTATOR O MUSHARAF?!

Si na mbive diktator në Nëntor, o Musharaf?!

Nga KOLEC TRABOINI

Në gazetari janë të pafalshme naiv itetet. Musharafi nuk është bërë sot, ai që është. Ka qenë që në ditën e parë që ka ardhur në pushtet. Pushteti i ushtarakëve e juntave nuk mund të mos jenë diktaturë. Por, qarqeve politike në botë që kanë platformat e tyre strategjike në rajon, tani u intereson që ai të largohet. Mirëpo edhe pse kjo është e natyrshme që do të ndodh, të mos harrojmë se Pakistani pa një dore të fortë ka rrezikun kryesor të behet një shtet ku terroristët, binladenistët të gjejnë strehë e jo vetëm aq, por edhe të vinë në pushtet. Vetëm kur Pakistani ti shkasë nga duart perëndimit dhe Amerikës, do të kujtohen e të thonë, më mirë me Musharafin që i rrinte mbi kokë si çekan terroristëve, se sa një pseudodemokraci talibaniste me fanatizmin në pushtet.Iraku tregoi se llogaritë ishin bërë të gabuara. Mund të rrëzohej Sadami pa shkatërruar shtetin, pa shkatërruar ushtrinë e policinë, pa shkatërruar tërë infrastrukturën duke e futur vendin në një katastrofe të plotë. Sot gjendja sociale e normaliteti i Irakut është shumë më keq se në kohë të Sadamit. Kanë fituar terren fanatizmi e dhuna. Në kohën e Sadamit vriste një Sadam me shpatë, ndërsa sot vrasin të gjithë, të presin dhe kokën po të zunë (sa shpejt i harruam), sepse janë pjellë me qindra sadamë të vegjël vrasës e kamikaz.Sot është e lehtë të shkosh me berihaj pas lajmeve të bujshme të ditës, por të bësh gazetari nuk është të përsëritësh faktet e njohura dhe të shprehesh një gjendje emocionale në trajtë jehone solidariteti me spikerët që flasim gjithë ditën në studio, pa e ditur se ç'ndodh ne rruge, por kryekreje të bësh analizë për çfarë ngjet dhe në bazë të vëzhgimeve, të parashikosh rrjedhimet dhe pasojat e ngjarjeve.Tabloja sinoptike e lajmeve të nesërme:Ditën e mire për sot. Nesër do të kemi ditë të ftohtë e të përgjakur. Sërish dhunë nga ushtarakët. Falangat fanatike janë kthyer në engjëj të bardhë. Nuk hedhin me bomba. Falen e luten për demokracinë...Sot, gjithë rrugët të çojnë në Pakistan dhe të gjitha fajet i ka Musharafi. Sapo të bjerë Musharafi do të pjellin 1000 musharaf të rinj, më të rrezikshëm, të cilët do të prishin e rrezikojnë ekuilibrin jo vetëm me Pakistan por në gjithë rajonin. Do ti afrohen pushtetit talibanistët pakistanezë të cilëve do tu bien në dorë edhe arsenalet bërthamore. Pra do të na imponohet edhe një tjetër luftë...Po pastaj ku do vemi. Si do të pjellim një Musharaf a Zija Ul Hak të vetëm, që të bëjë zap kopenë e pafundme të Musharafeve të vegjël talibaniste? Do ta pësojmë si ne Irak. Temën, do themi, prapë e pësuam e mend nuk mësuam...Që kur ka lindur historia kështu ka vajtur meseleja, pa u mbyllur një luftë fillon një tjetër. Kësaj radhe sebep na u bë sërish një femër, që gjoja na paska ardhur fshehur në Pakistanin me regjim ushtarak, Benaziri i Butos e jo Helena që i vuri flakën e Trojës. Po gjasat janë që edhe Pakistani do të përfshihet në flakë...Dhe pësimi nuk na u bë kurrë mësim. Dhe kusuret dihen, do ta paguaj populli pakistanez, jo me para, as me gaz e me naftë, por me jetë, me gjak. Si na mbive diktator në nëntor, o Musharaf?! Ti e di që çmimi i barelit po ngrihet. Të kishte dalë dhe ky dimër, të kishe pritur dhe pak!