23 April 2007

URAT E ARISTIDH KOLIAS





URAT E ARISTIDH KOLIAS

esĂš

KOLEC TRABOINI



Aristidh Kolia, ish presidenti i Arvanitesve të Greqisë, ndryshe nuk mund të kuptohet veç si arvanitasi me fat tragjik, si paraardhësi i tij Jorgo Maruga që themeloi shoqatën arvanitase në vitin 1983 e për këtë qarqet ultranacionaliste greke po atë vit e vranë, pra njeriu në mes të dy dashurive të mëdha, për dy popuj, dy shtete, që ende, si atavizëm historik, kishin në mes tyre një mal me urrejtje.




Aristidh Kolia dhe Kolec Traboini në Athinë, korrik 1995


NjĂ« pensionist nĂ« TiranĂ«, qĂ« kĂ«rkon tĂ« terheqĂ« vemĂ«ndjen e lexuesve, duke denigruar njĂ« prej figurave mĂ« tĂ« shquara tĂ« arvanitasve-arbĂ«reshĂ«ve tĂ« GreqisĂ«, ka hedhur nĂ« letĂ«r tĂ« parat fjalĂ« qĂ« i kanĂ« ardhur ndĂ«r mĂ«nd. ËshtĂ« ndodhur, ta zĂ«mĂ«, si nĂ« aforizmat e librit tĂ« Dritero Agollit "Shkelqimi e rĂ«nia e shokut Zylo", "Ti je murĂ« i lartĂ« por unĂ« tĂ« heq gurin e fundit" se ja ku, e zeza mbi tĂ« bardhĂ«, nĂ« gazetĂ«n "Sot" shfaqen meditimet pleqĂ«rore fort tĂ« zymta tĂ« vetdeklaruarit pensionist Petrit Bidoshi, qĂ« e konsideron Aristidh Kolian asgjĂ« mĂ« pak se pĂ«rçues i ideve tĂ« megaloidhesĂ« greke ndaj ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve.

Kur vjen puna për të vlerësuar qëndrimin e Aristidh Kolias përkrah popullit të Kosovës e kundër gjenocidit të falangave të Millosheviqit, bash atëherë kur tërë Greqia ishte proserbe, Bidoshi e kalon si një gjë të thjeshtë. Harron ky se pikërisht kjo sfidë e jashtëzakonëshme publike proshqiptare e Aristidh Kolias do ti sillte si pasojë tragjike vdekjen e tij.

Ja çfarĂ« pohonte nĂ« fund tĂ« jetĂ«s sĂ« tij Aristidh Kolia pĂ«r situatat qĂ« pĂ«rballonte kur nĂ« opinionin publik grek mbronte me kurajo tĂ« jashtĂ«zakonshme popullin shqiptar tĂ« KosovĂ«s: “PĂ«rsa i perket betejĂ«s sĂ« kanaleve( televizive-shĂ«nimi im KT), e dija se shkoja nĂ« gojĂ«n e ujkut. MĂ« kishin ngritur kudo kurthe, nuk mĂ« linin tĂ« flisja kur shikonin se po ndikoja nĂ« opinionin publik me mendimet e mia. Shkoja i ndĂ«rgjegjĂ«shem pĂ«r tĂ« gjitha ato veshtirĂ«si…” (Gazeta Albanian Mail, Londer).

MirĂ«po kĂ«to i harron Bidoshi i TiranĂ«s, qĂ« mesaduket nuk ka lexuar fare gazete a libra nĂ« vitin 1999, a tĂ« ketĂ« dĂ«gjuar pĂ«r parullat shkruar nĂ«pĂ«r tĂ«rĂ« muret e qĂ«ndrĂ«s sĂ« AthinĂ«s "Aristidh Kolia tradhĂ«tar… Aristidh Kolia nĂ« litar". Nuk besoj se ato parulla i kanĂ« shkruar shqiptarĂ«t kundĂ«r atij, Aristidh Kolias pra, qĂ«, sipas Bidoshit, na paska qĂ«nĂ« njĂ« grek me ide shoveniste ndaj kombit e popullit shqiptar.

O zot na i ruaj mĂ«nd e kokĂ«s…

Jo, këto qëndrime humane e proshqiptare të Aristidh Kolias, nuk paskan kurrfarë rëndësie për pensionistin e Tiranës, që ka pension të vogël, i mungon uji e drita, por tërë hallin e merakun e ka të gjejë ide të megaloidhesë tek Aristidh Kolia. Kërkon nëpër faqet e një libri voluminoz, ku pse jo, edhe mund të ketë ndonjë lapsus apo pasaktësi si në çdo libër studimor për epokat e hershme e shpesh të errta në historinë e popujve të Ballkanit. Kërkon me zulm e me ngulm të gjejë atë çfarë Aristidh Kolia nuk e inspironte kurrqysh. Aq më tepër është marrëzi të thuash që Aristidh Kolia kerkonte që Shqipëria të aneksohej prej Greqisë.

Idetë e Aristidh Kolias ishin të hapura e pa ekuivoke, të shprehura qartë si drita e diellit, se nuk ka popull më të afërt për grekët se sa shqiptarët dhe nga ana tjetër nuk ka popull më të afërt për shqiptarët se sa grekët në historinë e largët e deri në kohët më të vona, pavarësisht se sot të shfaqet një ekstrem e një largësi e paimagjinueshme, madje paradoksale në mes të këtyre dy popujve me histori fort të ngjashme.

Për më tepër ajo çfarë shprehet në kontekst historik, qindra apo mijra vjeçare, nuk ka si aktualizohet e të shitet si një ide e re dhe e fresket e kohës sonë. Aristidh Kolia i referohet kohrave më të hershme, epokës së pellazgëve prej të cilëve kanë buruar të dy popujt, edhe shqiptarët edhe grekët e këtu e gjen ai zanfillën e lidhjeve që kanë patur historikisht. Studiuesi arvanitas nuk e përdor termin popuj helen në kuptimin e ngushtë të kombit modern, siç e keqinterpreton Petrit Bidoshi, përkundrazi në një kuptim më të gjërë si një vazhdimësi e pellazgëve, pra i të njëjtit burim pellazgjik të shqiptarëve dhe grekëve.

QĂ« tĂ« mos bjerĂ« nĂ« vazhdimĂ«si nĂ« keqinterpretime tĂ« tilla, z.Bidoshi Ă«shtĂ« e udhĂ«s tĂ« lëçisĂ« diç mĂ« shumĂ« se vetĂ«m njĂ« libĂ«r pĂ«r arvanitĂ«t, tĂ« mĂ«sojĂ« se edhe vetĂ« shqiptari Ali PashĂ« Tepelena kishte idenĂ« zanafillĂ«, madje bĂ«ri pĂ«rpjekje, pĂ«r krijimin e njĂ« shteti tĂ« pĂ«rbashkĂ«t shqiptaro-grek, pra nuk i shihte larg shqiptarĂ«t e grekĂ«t. Edhe Vasiliqine e bukur tĂ« shtratit e kishte greke. Vite mĂ« vonĂ«, pas luftĂ«s ruso-turke, ku perandoria osmane u dobĂ«sua, ishte gjallĂ«ruar sĂ«risht ideja pĂ«r çlirimin e ShqipĂ«risĂ« dhe krijimin e njĂ« shteti grekoshqiptar, ide qĂ« kishte shumĂ« pĂ«rkrahĂ«s e kjo vinte nga ndikimi i madh qĂ« kishin udhĂ«heqĂ«sit arvanitas nĂ« shtetin grek, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t: Spiro, i biri i Gjergj Karaiskaqit, Jani i biri i Kollokotronit, pasardhĂ«sit e XhavellĂ«ve dhe BoçarĂ«ve, Teodor Griva dhe Kiço Xhavella. Vlen tĂ« pĂ«rmĂ«ndet edhe Dhimiter Noti Boçari, qĂ« mĂ« pas do tĂ« zgjidhej President i Lidhjes sĂ« ArvanitĂ«ve tĂ« AthinĂ«s. Kjo shoqatĂ« nĂ« vitin 1899 do tĂ« bĂ«nte njĂ« shpallje nĂ« tĂ« cilĂ«n i bĂ«nte thirrje tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve pĂ«r tu ngritur pĂ«r çlirimin e vendit nga pushtimi shekullor otoman. PĂ«r kĂ«tĂ« akt, nĂ« vitin 1996 Aristidh Kolia ka botuar njĂ« libĂ«r studimor, “NjĂ« dokument historik i 1899 : Thirrja e Lidhjes Arvanitase”.

NdĂ«r tĂ« tjera nĂ« kĂ«tĂ« thirrje tĂ« firmosur nga Shehu, Marko Noti-Boçari dhe Kiço Xhavella,( tĂ« tre kĂ«ta ishin suliotĂ«) thuhet se “grekĂ«t para se tĂ« jenĂ« grekĂ« ishin shqiptarĂ«, pra pellazg. GrekĂ« do tĂ« thotĂ« shqiptarĂ« tĂ« qytetruar”, (Aristidh P.Kolia: “ I prokiriksi tou Arvanitikou Sindhesmou”, botim greqisht f.66, Thamiris, Athina 1996.)

NĂ« studimin e vet Aristidh Kolia vinte nĂ« dukje se grekĂ«t e sotĂ«m nuk e dinĂ« se gjuha popullore, e rrugĂ«ve, e pazarit deri nĂ« vitin 1870 ishte arvanite, dhe deri nĂ« kohĂ«t e vona kjo gjuhĂ« Ă«shtĂ« folur nĂ« lagjen Plaka pranĂ« Akropolit, zonĂ« qĂ« ka qĂ«nĂ« arvanitase qĂ« nga shekulli i 14 e deri nĂ« dhjetĂ«vjeçarĂ«t e pas pavarĂ«sisĂ«. (VepĂ«r e cituar f.87.) ËshtĂ« pĂ«r tu vĂ«nĂ« nĂ« dukje, shton A.Kolia, se nĂ« vitin 1860 gazeta satirike “To Fos”(Drita), botonte poezi satirike arvanitase, pa e ndjerĂ« nevojĂ«n e pĂ«rkthimit nĂ« greqisht. Kjo sepse gjuha arvanitase flitej gjithandej madje edhe nĂ« pallatin mbretĂ«ror nĂ« epokĂ«n e mbretit Othon apo edhe tĂ« Gjeorgjit tĂ« parĂ«. NjĂ« poet i asaj kohe, emri i tĂ« cilit Ă«shtĂ« i panjohur, ka botuar njĂ« poemĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« gjuhĂ«n arvanite pĂ«r princeshĂ«n Aleksandra. NĂ« revisten “Besa” nr.34 qĂ« botonte Aristidh Kolia nĂ« AthinĂ«, Ă«shtĂ« ribotuar kjo poemĂ« nga arvanitasi Jani Gjika.

Kjo ishte gjĂ«ndja , kĂ«to ishin mardhĂ«niet, kĂ«shtu mendonin shqiptarĂ«t e grekĂ«t e asaj kohe e ne me kĂ«to pĂ«rvoja( makari tĂ« hidhura) qĂ« kemi sot, nuk mund ti gjykojmĂ« strikt stĂ«rgjyshĂ«rit tanĂ« dhe opinionet e tyre tĂ« dikurshme. Nuk mund ti themi, ta zĂ«mĂ«, trimit me nam Çelo Picari, çfarĂ« deshe ti o Çelo qĂ« nĂ« krye tĂ« njĂ« çete luftetarĂ«sh shqiptarĂ« more pjesĂ« nĂ« kryengritjen e ThesalisĂ« nĂ« vitin 1878 kundĂ«r pushtuesve otomanĂ«, çfarĂ« deshe ti o Çelo Picari nĂ« parlamentin grek, i veshur me fustanellĂ« shqiptare, vajte tu marrĂ«sh dorĂ«n armiqĂ«ve shekullore, kryeministrit grek Harilao Trikupi,…e pra sot o Çelo Picari, grekĂ«rit tĂ« kanĂ« vjedhur trojet, historinĂ«, madje edhe fustanellen.

Ky lloj gjykimi semplist i të shkuarës është vertetë një grotesk për kohën tonë aq me tepër kur pretendojmë të bashkjetojmë me tërë popujt e Ballkanit në Bashkimin Europian. Makari tia arrijmë asaj dite të ëndërruar.

Ne duhet ta marrim realitetin siç ka qënë e të perpiqemi të kuptojnë se çfarë ndodhte në atë epokë, kur shqiptarët e grekët qenë shumë afër e mund të themi më afër se kurrë, aq sa në parlamentin e parë grek më shumë se gjysma e përfaqësuesve flisnin arvanitika, pra shqip.

Edhe grekĂ«t e pranojnĂ« shqiptarin Ali Pash Tepelena si promotorin e lĂ«vizjes greke pĂ«r pavarĂ«si nga Turqia, por veç pas vrasjes sĂ« pashait nga turko-shqiptarĂ«t (se pashallarĂ«t shqiptarĂ« nuk ja lanĂ« gjithĂ« “nderin” pĂ«r vrasjen e Ali Pashait pushtuesve turq), zjarri u ndez nĂ« Greqi, ndĂ«rsa nĂ« territoret shqiptare Sulltani i kishte ende krahĂ«t e ngrohta prej besnikĂ«risĂ« prej qeni tĂ« bejlerĂ«ve shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t si lanĂ« duart me pashain kryengritĂ«s, u ngutĂ«n e u pĂ«rmutĂ«n, duke shkuar tĂ« shuanin kryengritjen pĂ«r liri tĂ« njĂ« populli tjetĂ«r ballkanas. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« e vertetĂ« historike e dhĂ«mbshme, por si çdo e vertetĂ« nuk kemi se si e fshijmĂ« nga analet e historisĂ«, paçka se na i bĂ«n me turp kasten e bejlurçinave qĂ« rronin vetĂ«m me idenĂ« se arnautĂ«t ishin e do tĂ« mbeteshin perjetĂ« thjesht raja besnike tĂ« TurqisĂ«. E historia rodhi si rrodhi. GrekĂ«t me krahĂ«t e gjakun e arvanitasve e fituan pavarsinĂ«, ndĂ«rsa shqiptarĂ«t nĂ« saj tĂ« besnikĂ«risĂ« sĂ« krerĂ«ve injorantĂ«, vazhdonin tĂ« mbeteshin edhe pĂ«r njĂ« shekull tjetĂ«r nĂ«n dhunĂ« e gjak, nĂ«n robĂ«rinĂ« poshtĂ«ruese tĂ« hordhive tĂ« AzisĂ« sĂ« VogĂ«l.

Formimi i shtetit grek solli zhdukjen e vrasjen e udhëheqësve arvanitas, pikërisht ata që bënë revolucionin e sollën pavarësinë. Qarqet ultranacionaliste greke nuk ngurruan të helmonin në qeli madje edhe heroin kombëtar të Greqisë arvanitasin Teodor Kollokotroni, megjithëse ky kurrë nuk kish deklaruar origjinen e tij shqiptare. E vranë pas shpine heroin legjendar Gjergj Karaiskaqin, kryekomandantin e trupave të Rumelisë, që fjalët e fundit të mallkimit ndaj vrasësit i lëshoi në gjuhën e arvanitasve, pra shqip. Edhe Bubulina, trimerësha e detit, po ashtu u vra, tinëzisht, pas shpine.

Shpesh kemi parë që historianë apo dhe gazetarë të shkruajnë me mburrje disi boshe për 40 vezirët që i kemi dhënë perandorisë otomane dhe harrojnë këta pasionant arkivash perandorake, ose bëjnë sikur nuk e dinë se sa ministra, kryeministra madje edhe president me gjak arbëror në deje kanë drejtuar qeverinë e shtetin grek. Le të fillojmë me shqiptarin e njohur në histori, suljotin trim Kiço Xhavella, kryeministër në vitet 1884-1848, Antoni Kryeziu 1850 që ndau kishen greke nga Fanari i Stambollit duke e bërë autoqefale, më pas ka qënë kryeministër Dhimiter Vulgari, le të përmendim edhe disa emra të tjerë arvanitësh që kanë udhëhequr qeverinë greke si Gjeorgjio Kondurioti, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Aleksandër Koriziu, Pavlo Kondurioti, Petro Vulgari e tjerë, duke mos harruar gjeneralin Theodhoros Pangallo, president i Greqisë në vitet 1925-1926 i cili, i afroi aq shumë dhe i bëri më të mira se kurrë mardhëniet në mes të Greqisë dhe Shqipërisë, madje deklaroi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë se njihte zyrtarisht minoritetin shqiptar në Greqi. Ndërkohë ai shpërndau të gjitha organizatat vorioepirote dhe pengoi shpërnguljen e mëtejshme të shqiptarëve myslimanë per në Turqi.


Disa nga arvanitasit e njohur ne krye te shtetit e te qeverise greke



Kiço Xhavella 1801 -1855, Andoni Kryeziu 1796-1865, Gjeorgjio Kondurioti 1772-1858, Dhimiter Vulgari 1801-1877, Dhimiter Qiriako 1811-1869, Athanasio Miauli 1815- 1867, Theodhoros Pangallos 1878-1952, Emanuil Repili 1863-1924, Pavlo Kondurioti 1885-1935, Aleksander Koroziu 1885-1941, Aleksander Diomiodi 1874-1951, Petro Vulgari 1884-1957.


E tani si mund ti konsiderojmĂ« kĂ«to figura qĂ« i sherbyen lirisĂ« e pĂ«rparimit tĂ« popullit e kombit grek? TradhĂ«tarĂ«?! Ah jo, zotĂ«rinj BidoshĂ« tĂ« TiranĂ«s, historia nuk di tĂ« flasĂ« me gjuhĂ«n e urrejtjes etnike, por tĂ« vertetĂ«s e tĂ« arsyes, tĂ« fakteve e tĂ« rrethanave. Ata qĂ« luftojnĂ« pĂ«r lirinĂ« e popujve tĂ« tjerĂ«, nuk mund tĂ« jenĂ« tradhĂ«tarĂ« tĂ« popullit tĂ« vet. Aspirata pĂ«r liri Ă«shtĂ« universale dhe i kapĂ«rcen pragjet ultranacionaliste. Nga ana tjetĂ«r mendoj se nuk ka liri tĂ« plotĂ« populli grek, sakohĂ« qĂ« kĂ«to liri nuk ua njeh arvanitasve, etnive e minoriteteve tĂ« tjera brenda GreqisĂ«, sepse e verteta eshte qe Greqia paradoksalisht ka bere shume prapa, shume me prapa se ka qene ne kohen e presidentit Pangallos. Por kjo normĂ«, nuk vlen vetĂ«m pĂ«r GreqinĂ« por pĂ«r çdo shtet, popull e komb, edhe pĂ«r ne shqiptarĂ«t gjithashtu…

Megaloidheja vertetë pushtoi tërë trurin grek, për të mos lënë hapsirë për arsye, as dëshirë për paqe e mirëkuptim në mes të dy popujve, por ajo, megaloidheja pra, nuk përfaqësonte dje dhe as nuk përfaqëson sot aspiratat e popullit të thjeshtë grek. Shovenizmi ishte tipar i qarqeve politike duke përfshirë dhe qëndrat fanatike të orthodhoksisë me frymë bizantine, që nuk ngurruan të masakrojnë madje edhe një prift mësues shqiptar, Papa Kristo Negovanin, që nuk e di pse ende nuk e shpallim shënjtor të orthodoksisë shqiptare, apo edhe për këtë duhet tu marrim leje grekëve?! Domosdo se i kemi në krye të Autoqefales, por ironikisht të miratuar nga shtetarët mendjeshkurtër shqiptarë.

Historia dihet, dihen edhe rrjedhimet, orekset, dhuna, gjaku. Dihet dinakëria e fqinjëve por dihet edhe miopia jonë, thënë më saktë i shtetarëve e politikanëve tanë, që sa i përket interesave kombëtare, na nxjerrin gjithnjë zbuluar e në pozita inferiore.

E tani që hendeku i madh në mes të dy kombeve është hapur aq i thellë nga Bidoshët e Grekoshët e këndej e andej kufirit, është e natyrshme që të ketë ende plot shkurre e ferra në mes të dy popujve. E prej shkurreve e ferrave të sotme nuk mund të gjykohet historia e djeshme, ku shqiptarët e grekët së bashku luftonin kundër hordhive pushtuese. Ndoshta Bidoshët shqiptarë ende mendojnë se do qe më mirë po të vazhdonim të ishin edhe sot e kësaj dite nën Turqinë.

Aristidh Kolia ishte një arvanitas i madh, krenar për gjakun e vet shqiptar, ishte për miqësi e dashuri në mes të dy popujve shqiptar e grek. Ai ngrinte ditën për diell ura miqësie që të tjerët, netëve të sterrta mesdhetare ja shkatrronin. Por nuk duhet harruar, ai ishte qytetar grek e mund të themi me bindje, një qytetar i madh grek, që e donte nga thellësia e shpirtit atë vend e atë popull ku kishte lindur. Por atij i dhëmbte e verteta, e vertete historike që ju mohohej arvanitëve që sollën lirinë e pavarësinë me trimërine e gjakun e tyre si dhe hodhën themelet e shtetit të ri grek.

Shpesh herĂ« vepra e tij mĂ« e madhe “ ArvanitĂ«t dhe prejardhja e elinĂ«ve” keqkuptohet si nga ekstremistĂ«t greke por edhe ata shqiptarĂ«. TĂ« parĂ«t nuk pranojnĂ« nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« se ka ndonjĂ« lidhje tĂ« populli grek me atĂ« shqiptar, ndaj mohojnĂ« çdo gjĂ« qĂ« parashtron Aristidh Kolia nĂ« librin e tij, tĂ« dytĂ«t bĂ«hen kritizer tĂ« sĂ«murĂ« duke kĂ«rkuar qĂ« Aristidh Kolia tĂ« ishte njĂ« militant nacionalist shqiptar, e kur nuk e gjejnĂ« kĂ«shtu skematik siç e dĂ«shĂ«rojnĂ« nuk ngurrojnĂ« ta konsiderojnĂ« si njĂ« pĂ«rhapĂ«s tĂ« ideve tĂ« helenizmit nĂ« kohen tonĂ«.

Ka disa shqiptaro-grekë te shkolluar në fushën e gjuhësisë e studimeve historike, te strehuar e me trajtim financiar nga strukturat greke në Athinë, që në debate internetike perpiqën të hedhin poshtë çdo gjë që studiuesi arvanitas ka shkruar. Nadje ta quajnë thjeshtë një përsëritës e me keq një kopiues i rëndomtë veprave të arvanitasit të heshëm Kupidori. Këto anomimë, të shfaqur së voni në vitin 2006 tek Forumi Shqiptar në Internet, po bëjnë pikërisht atë që kemi parandjerë e që në shtyp e kemi trajtuar si vrasja e dytë e Aristidh Kolias, pra denigrimi e mohimi total i veprës së tij. Mirëpo ata që e vranë fizikisht nuk e konsiderojnë të mbaruar misionin e tyre antiarvanitas e antishqiptar pa i vrarë edhe veprën Aristidh Kolias.

PĂ«r tĂ« kuptuar qartĂ« se çfarĂ« pĂ«rfaqeson vepra madhore “ArvanitĂ«t dhe prejardhja e elinĂ«ve” le tĂ« sjellim spjegimin e vetĂ« autorit tĂ« kĂ«saj vepre:

“ u pĂ«rpoqa tĂ« faktoj, dhe mĂ« duket se e faktova, se historia greke qĂ« nuk merr parasysh arvanitĂ«t nĂ« epokĂ«n e re dhe pellazgĂ«t nĂ« atĂ« tĂ« lashtĂ«, as greke e as histori nuk quhet. ËshtĂ« thjeshtĂ« njĂ« histori e sajuar.”

Prandaj nuk mund kurrsesi të kërkojmë tek Aristidh Kolia një njeri me ndjenja antigreke, siç duan ca ekstremistë shqiptarë, sepse kjo është jashtë çdo lloj llogjike, është një absurditet.

Ai nuk kishte urrejtje por kish dashuri. Dhe në këtë dashuri nuk bënte dallime në mes të grekëve e të shqiptarëve. Në esencë Aristidh Kolia ishte modeli i një njeriu europian, ashtu siç të gjithë ne, shqiptar e grekë, duhet të jemi nesër, se sot ende larg vazhdojmë jemi.

Aristidh Kolia, ish presidenti i Arvanitesve të Greqisë, ndryshe nuk mund të kuptohet por veç si arvanitasi me fat tragjik, si paraardhësi i tij Jorgo Maruga që themeloi shoqatën arvanitase në vitin 1983 e për këtë qarqet ultranacionaliste greke po atë vit e vranë, pra njeriu në mes të dy dashurive të mëdha, për dy popuj, dy shtete, që ende, si atavizëm historik, kishin në mes tyre një mal me urrejtje.

Si gjithë ekstremistët, të cilëve pasioni ua mund llogjikën, edhe artikullshkruesi

i gazetĂ«s “Sot” tĂ« TiranĂ«s, Petrit Bidoshi, mesa duket, pĂ«r kĂ«tĂ« e urren nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakuptimtĂ« studiuesin arvanitas. MirĂ«po Bidoshi edhe pse nĂ« dukje shfaqet me slogane antigreke, do apo nuk do ai, bĂ«n lojĂ«n e megaloidhesĂ« tĂ« qarqeve shoveniste te fqinjeve te jugut, te cilet ndryshe prej Aristidh Kolias, kĂ«rkojne armiqĂ«si e jo dashuri e mirĂ«kuptim nĂ« mes tĂ« dy popujve; e mundĂ«sisht kjo armiqĂ«si tĂ« mos mbarojĂ« kurrĂ«, deri sa tĂ« pushtojnĂ«, nĂ«pĂ«r Ă«ndĂ«rrime tĂ« marrĂ«zishme e utopike Stambollin (Konstandinopolin) dhe TiranĂ«n, megjithĂ«se kĂ«tĂ« tĂ« fundit ekonomikisht e kanĂ« paralizuar.

Tek pi kafe pensionisti, tek lexon libra e gazeta diku në ndonjë prej kafeneve të përshumta të Tiranës, Bidoshi të mos e lejoj vehten të pushtohet nga idetë e zymta mbi Aristidh Kolian. Atje ku ka dritë (nuk është fjala për dritë elektrike por dritën e diturisë) nuk mund të trumbetohet se shihet errësirë, fjala është që të mos ngjasim me urithët, që kushdo e di se sa e urrejnë dritën me shkakun e thjeshtë se nuk kanë sy...

Bidoshi nĂ« titullin e shkrimit pyet veten " Si mund tĂ« hesht...?" e pergjigjen e ka brĂ«nda pyetjes sĂ« vet retorike, “Hesht kur nuk ke ç'tĂ« flasĂ«sh...” sepse njeriu bĂ«het qesharak kur fut nĂ« njĂ« thes zervat, kapsalliotĂ«t, gejxhĂ«t, sebastianĂ«t dhe....Aristidh Kolian , Jorgo Marugen e Anastas Kulluriotin. Pra agresorĂ«t me viktimat...

E për këtë inkoseguence të veten, të mos kerkojë të bëjë fajtor shkrimtarin e nderuar Ndriçim Kulla, që krahas disa botuesve të tjerë, përkujdeset që veprat e studiuesit martir të vinë në gjuhën shqipe, apo Atë Nikolla Markun e Kishës Autoqefale të Shën Marisë në Elbasan, i cili i ka idenë e ndritur që një rruge të qytetit ti verë emrin e arvanitasit të madh.

Ose të paktën, meqë nuk rri dot pa folur, veçori e çdo pensionisti kafeneve të Tiranës, Bidoshi le të perpiqet ti pergjigjet me pak fjalë pyetjes:

- Kush e pse e vranë Aristidh Kolian?!


Boston 2007

19 April 2007

HIERARKIA DHE LUMPENPOEZIA

HIERARKIA
DHE
LUMPENPOEZIA




 HIERARKIA DHE LUMPENPOEZIA

Editori i nje gazete mund ti ndaloje vershimet
e lumpenpoeteve ne faqet e saj, por vec te mos harrojme
se, nuk ka kala qe nuk e marrin te paaftet....


nga KOLEC TRABOINI


Hierarkia e autoreve, e vlerave ne letersi eshte vertete nje problem me interes per t'u diskutuar nga njerezit e letrave, por edhe lexuesit e pasionuar, sic ve ne dukje ne skicen e tij krijuesi Miri Dhrami. Hierarkia ne radhet e shkrimtareve nga disa mund te pranohet me entusiazem por, nga te tjere edhe mund te kundershtohet me ngulm. Po fundja, cfare e vendos nje shkrimtar ne krye te hierarkise dhe cfare nje tjeter e le perfund. Vendosja ne krye te hierarkise nuk eshte si vendosja e nje njeriu ne krye te bashkise. Aty nuk hyn vota publike, por me se shumti komisioni e makinacioni, aq me teper kur kritika letrare sot ne Shqiperi ne kuptimin e mirefillte, nuk ekziston.
Se ja, ti referohemi nje fakti . Ne nje shfaqje ne teatrin Kombetar ne Tirane ne fillim te ketij viti, u perkujtuan 15 apo16 figurat e letersise e te artit qe kane ndrruar jete vitin e kaluar. Mirepo edhe pse poeti i shquar shkodran Frederik Reshpja u nda nga jeta vitin e kaluar, ai nuk ishte ne radhet e atyre qe u perkujtuan me nderim, kur dimensionet e artit te tij jane te tilla qe e vene ate ne krye te poezise lirike shqiptare. A nuk shpreh kjo nje mentalitet te sotem shqiptar per vlersimet e letersise, qe ka mbetur ende nen tutelen e skemave te socrealizmit, kur hierarkija ishte prej guresh ciklopike e vec ideja e rivendosjeve te tyre, te conte ne pranga a te bente varrin per se gjalli.
Klasifikimi ka nje te mire sepse u jep sadisfaksion krijuesve te perkushtuar, mirepo e ka nje te keqe se kush eshte ai qe i vendos per ash shkrimtar se eshte ketu apo aty ne spiralen e hierarkise se letersise. Vleresimet me se shumti jane subjektive per te mos thene se edhe ne fushen e krijimtarise ka tarafe qe te ngrene apo te ulin sipas konjukturave edhe kur ndahen penat e arta e te argjenda.
A nuk u ndje fryma ( per te mos thene forca) e ndikimit te se djathtes ne pushtet ne konkursin e letersise se vitit te kaluar.E kjo ndodh sepse ndrrimi i pushtetit, ministrave, sjell edhe ndrrimin e aparatcikeve e si pasoje edhe krijimin e komisioneve a grupeve selektive. Cdo gje ne filtrin e frymen e partise, sa mund te thuhet kurrgje nuk ka ndryshuar nga dogma e djeshme e partishmerise qe jeton si hije prane institucioneve te kultures.
Cdo lloj klasifikimi ne pergjithesi eshte subjektiv. Aq me teper se ajo cfare sot konsiderohet si nje vlere absolute mund neser e gjen me perposhte. Pastaj ekziston rreziku i tmerrshem per artin qe kjo hierarki ta mbyse te ardhmen, ti zere frymen, te krijoje nje sistem te ngurte vlerash, nje shkrimtar i ri te shohe kudo vetem kolona te larta betonarme qe i zene metaforikisht diellin, ne vend qe te beje te kunderten.
Mendoj se arti duhet te clirohet prej ketyre koncepteve. Cdo njeri i pasionuar pas letersise krijon individualisht. Nje shkrimtar nuk duhet fare te merret me te tilla klasifikime qe gjithnje i bejne te tjeret e jo vete ata, sepse shkrimtari nuk ka kohe te perkedhele a te giciloje vetvehten per cfare nga dora e shpirti ka nxjerre, kjo edhe sepse i eshte "ngatrruar neper kembe" dicka e re, nje pasion i ri, nje veper e re...
Letersia eshte si pylli, ku ka drure te vegjel e te medhej, ku kurre nuk mund te thuash se druri me i bukur eshte ai qe eshte me i larti, mund qe ai me i larti te duket prej se largu, por mund mos jete ai me i bukuri per te gjithe syte e kalimtareve.
Ketu ne Amerike ka plot krijues te medhej amerikane, por qe nuk degjohen fare, por ka edhe krijues te tjere, veprat e te cileve jane shabllone, ca romane roze qe shpallen madje edhe bestseller ne New York Times, por qe pas dy a tre vjeteve i sheh te hedhura neper rruge me shumice dhe jane harruar megjithe bujen e madhe, e cila tashme eshte transformuar ne dollare.
Hierarkine me se shumti e krijojne dhe e gezojne profesoret e mplakur te Akademive te cilet jetojne me tituj e ndere e fjalime, shkruajne ca artikuj te merzitshem kilometrike ku i nenshkruajne Prof. Dr. e plot te tjera, kur totalisht jane ezaurur, kurse shkrimtaret nuk ezaurohen kurre, ata shkruajne( keq apo mire) deri ne fund te jetes.
Vendin qe u takon dhe vleresimin me se shumti shkrimtaret i marrin pas vdekjes, madje dhe atehere, jo ralle, rivendosja e tyre ne hierarkine e letersise behet sipas interesave qe notojne ne dy ekstreme, nga preferencat ideologjike( qe eshte bere dhunshem ne monizem) e deri ne ato komerciale. Botuesit e fryjne shpesh here nje shkrimtar per te nxjerre prej tij para. Madje per kete nuk pertojne te thyejne shpesh here edhe etiken e botuesit, kur per vepra te rendomta thuhet se jane kryevepra duke e kthyer letersine ne nje pazar.
Vini re gjendjen e sotme te letersise, ne te gjithe boten te duket se poezia ka vdekur, e megjithate ka poete te medhej, mirepo megjithe vlerat qe kane lexohen fare pak e librat e tyre nuk shiten pothuajse fare.
Ka shume faktore qe e kane prure kete gjendje indiferente ndaj poezise e nje prej ketyre eshte se sot jane bere te gjithe "poete", se ka dyndje te pafundmeve te njerezeve me e pa kulture e madje edhe pa arsimin e duhur, pa ndjesi po e po, me vellime vjershash ordinere, pa vizion, me lojra fjalesh pa kuptim, pa figurracion e me artifice ne ndjesi, thene hapur ka proletariat ne letersi. Nuk arrijne as nivelin e letersise se bejtexhive. Mirepo keta autore, nderkohe qe jane te paafte si poete, jane mjeshter te shquar ne vetpropogandimin e mediokrriteteve te veta. Si pulat qe kakarisin e cojne mehallen peshe per vezen, fryhen e mburren edhe keta per ca botime per t'u qare hallin. Madje ata kane aftesine te rrokin simpatine e antareve te komisioneve, te cilat, edhe keto, perbehen ne se shumti nga njerez qe nuk kane kurrfare talenti e jo me intuite per te vleresuar objektivisht veprat letrare, o i kane keto talente, por jane te perfshire ne tarafe e grupime ku mpleksen interesa te caktuara.
E keshtu na shpallen ne gazeta librat me lumpenpoezi qe fitojne cmime, ne ca konkurse letrare fiktive te shqiptareve ne Amerike, por edhe organizohen promovime pompoze veprash ordinere ne kryeqytetet e Europes, ne Tirane e Prishtine po e po... E kesaj i thone: Fryj moj ere, fryj, se do te leshojme tollumbace me ngjyra ne Rome. Se mos vetem ne Rome...ja edhe ne vendet ballkanike arrihet qe me para e taraf te botohet ndonje liber i rendomte, nga ndonje perkthyes spekulativ i rastit, liber qe me siguri nuk lexohet prej kurrkujt vec ruhen dy-tre ekzemplare prej autoreve, qe i tundin e i shkundin me mburrje ne sy te bashkatdhetareve
Botuesi i gazetes shqiptare ne Greqi, " Tribuna" Robert Goro, ka plotesisht te drejte kur flet per tonelata poezi mediokrre qe si editor i duhet te perballoje e refuzoje, por matane detit mendojne ndryshe, kane tjeter kut per te matur trajektoren poetike te diellit, kane kutin e mediokrritetit, kutin e parase qe te ben poet edhe kur je tabula rasa, pra krejt i paqene...
Editori i nje gazete mund ti ndaloje vershimet e lumpenpoeteve ne faqet e saj, por vec te mos harrojme se, nuk ka kala qe nuk e marrin te paaftet, aforizem i krijuar nga mentaliteti i mediokrritetit te djeshem komunist dhe i pershtatur aq natyrshem tek mediokrrit e sotem.

2007

www.traboini.com

09 April 2007

TAGRAMBLEDHËSIT E BOSTONIT















TAGRAMBLEDHËSIT E BOSTONIT:
KRRÈNI XHEPAT … “PËR KOSOVËN”!

Nga KOLEC TRABOINI

KĂ«tu nĂ« Bostonin plak ka dalĂ« njĂ« takĂ«m i ri patriotĂ«sh pa qylaf e pa poture, por me kollaro tĂ« kuqe e me stilolaps nĂ« dorĂ« e na ka lĂ«shuar ca zĂ«ra kushtrim pĂ«r ndihmĂ«, pĂ«r t’u hedhur nĂ« dorĂ« dollarĂ« se ashtu e kanĂ« hallĂ«. FjalĂ«n e kanĂ« se dollarĂ«t i duan “pĂ«r KosovĂ«n”, se emrin e saj e kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« njoftimeve e shpalljeve tĂ« bujshme, por mĂ« pas, kur nisin e spjegojnĂ« e merr vesh se kĂ«to para nuk do tĂ« shkojnĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t apo familjet e varfĂ«ra atje, por do tĂ« na u shpenzokan nga ky takĂ«m i ri patriotĂ«sh pĂ«r veprimtaritĂ« qĂ« ata do tĂ« ndĂ«rmarrin nĂ« interes tĂ« KosovĂ«s. Ta zĂ«mĂ« se do tĂ« hanĂ« e pinĂ« nĂ« ndonjĂ« restorant me ndonjĂ« kongresmen, nĂ« ndonjĂ« darkĂ« qĂ« do tĂ« kushtojĂ« jo pak, por tre a katĂ«r mijĂ« dollarĂ« e ku, edhe kĂ«ta tanĂ«t do ta dĂ«ndkan mirĂ« e mirĂ« plĂ«ncin… pĂ«r KosovĂ«n. Dhe mirĂ« e kanĂ«. Edhe barkun e mbushin edhe emrin e çeshtjen e KosovĂ«s e ngrejne la e me la…
Po kush është ky lloj takëmi kombëtar. Nga na dolën e si mbinë në këtë boshllëk që lanë shqiptaroamerikanët e vjetër, që
nuk jetojnë më, apo nga ata që e lëshuan Vatrën deri në atë shkallë mjerimi sa Federata u tërhoq për të mbajtur frymën gjallë në Nju Jork. Dhe mirë bëri se ndryshe do ta kishin vdekur e sot do ti çonim lule mbi varr.
Duke i parĂ« me kujdes nĂ«pĂ«r disa tubime tĂ« shugĂ«ta, vĂ«mĂ« re se ata janĂ« ca persona qĂ« jo shumĂ« vite mĂ« parĂ« nuk i njohte kurrkush, qĂ« nuk kanĂ« patur pas shpatullave kurrfarĂ« bagazhi veç hijes sĂ« vet. E kĂ«ta ish hije, sot figura, janĂ« lidhur me disa shoqata nĂ« Nju Jork, tĂ« cilat janĂ« ngritur mĂ« tepĂ«r se sa pĂ«r punĂ« atdhetare, pĂ«r ti bĂ«rĂ« karrshillĂ«k tĂ« madhit, ish kongresmenit shqiptaro-amerikan Xhozef Diogardi, qĂ« ka krijuar lobin e vetĂ«m shqiptar, tepĂ«r aktiv e tĂ« njohur, qĂ« ka influencĂ« deri nĂ« kongresin e senatin amerikan. KarrshillĂ«ku i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ngaqĂ« Diogardi ka qĂ«nĂ« njĂ« kongresmen republikan, mirĂ«po ca shqiptarĂ« mendjeshkurtĂ«r, tĂ« lidhun apo angazhuar me demokratĂ«t amerikane krijuan shoqatĂ«n rivale qĂ« me njĂ« gur tĂ« vrisnin dy zogj, tĂ« dilnin si kaposha nĂ« komunitet dhe tĂ« bĂ«nin propoganda partiake demokrate nĂ« rastet e zgjedhjeve nĂ« AmerikĂ«. JanĂ« tĂ« zgjuar ca kapo-shqiptarĂ« tĂ« AmerikĂ«s, hakun tĂ« mos u a hamĂ«. DinĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« restorante ku shesin pica 1000 dollarĂ«she, por dinĂ« edhe t’ja gjejnĂ« anĂ«n politikĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« atillĂ« qĂ« tĂ« dalin vaj mbi lakra nĂ« punĂ«t mĂ«mĂ«dhetare e
emri t’u pompohet nĂ« TiranĂ« e PrishtinĂ«..
Dhe ca punë i kanë bërë siç i kanë menduar e goxha leverdi kanë patur. Madje ky soj takëmi i ri patriotësh me bateri, siç thotë një gazetar në Prishtinë, u ndezën e u përvëluan në dashuri të zjarrtë me qeveritarët socialistë.Viti 97 në vënd që ti tmerronte, u a ngrohu zemrat. U bënë miqtë më të dashur të Fatos Nanos e të aparatçikëve të tjerë, nga të cilët shpresonin tu hapej rruga e disa bizneseve të pabujshme në Shqipëri. Meqë vizitat kanë qënë të shumta në Tiranë, por të dhëna se me se janë marrë atje nuk ka, na mbetet vetëm të hamendsojmë se gjatë tetë vjetëve të socialistëve, patriotët me bateri të Nju Jorkut kanë ditur ti lëvizin gurët e zarit diku nëpër sektorët e ekonomisë së shpartalluar shqiptare, ku mund të hysh me një dorë para e të dalësh me një thes plot, sepse shteti konfuz nuk arrin të kontrollojë se çfarë bëhet brënda sinoreve të veta.
Në Nju Jork janë truri e mendja e takëmit të ri të patriotizmës, por tenxherja gjen kapakun si i thonë, edhe këta kanë ditur të gjejnë elementët e përshtatshëm këtu në Bostonin plak.
TakĂ«mi i ri i Bostonit, nĂ« fillim u muar me disa veprime qĂ« kanĂ« dukje, qĂ« tĂ« japin njĂ« emĂ«r. Pas kurseve nĂ« Nju Jork, edhe kĂ«ta nisĂ«n tĂ« zbatonin parimin me njĂ« gur tĂ« vrasĂ«sh dy zogj. Pra tĂ« pĂ«rzihen nĂ« veprimtari pĂ«rkujtimore atdhetare, fillimisht pĂ«r t’u dukur e pastaj hap pas hapi tĂ« marrin frenat e komunitetit shqiptar,
pĂ«r t’u kthyer nĂ« kĂ«tĂ« qytet me veprimtari tĂ« vakĂ«t tĂ« komunitetit shqiptar, nĂ« njĂ« autoritet “vetĂ« shkruaj e vetĂ« vulos”.
Hakun tĂ« mos ua hamĂ«, punuan me ngulmĂ« e me zulmĂ« sa s’ke ç’u thua kĂ«tij takĂ«mi. TanimĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qytet janĂ« vetĂ«m ata.Tani dihet se kush Ă«shtĂ« autoriteti, kryetari, i cili kollaron e mban tĂ« kuqe, ashtu si tĂ«rĂ« sĂ«ra e shoqatĂ«s sĂ« tij nĂ« Nju Jork. Mban disintivin e shoqatĂ«s, ka njĂ« stilolaps qĂ« tĂ« mbajĂ« shĂ«nime, pĂ«r tĂ« krijuar pĂ«rshtypjen e njĂ« dinjitari. E ky i parĂ« i vetĂ«shpallur i komunitetit shqiptar tĂ« Bostonit, meqĂ« ka origjinĂ« fshatare malore,
mpleksur me pakëz aromë province joniane, ka ca ndjesi mungesore për ta krijuar autoritetin me punë të lodhëshme, ndaj kërkon ta kompensojë këtë me mjete figurative. Nuk lë rast pa dalë në fotografi. I dërgon fotot e veta kahmos që ti shohin të gjithë. Edhe një faqe interneti që e manipulojnë dragumanët e tij, e ka mbushur plot me fotot e veta madje dhe familjare, si të ishte udhëheqës shteti. Nuk besoj se ka presidenti i gjysëmshtetit shqiptar Moisiu më shumë foto në internet se ky presidenti i vetëshpallur i komunitetit të Bostonit. E ata që kryesojnë shoqatën në siproren e Nju Jorkut, bëjnë kujdes që kur shpërndajnë ca çmime fluturake për ca zhvillime që një dreq e di çfarë nënkuptojnë, e thërrasin këtë mëkëmbsin e vet të Bostonit dhe e vënë të dorëzojë çmimet në gjokset e të lauruarve me të cilët, më pas, pozon me qafë të ngrirë para kamerave digjitale. E kështu, pasi ja karikojnë mirë e mirë bateritë mëkëmbësit për Nju Inglandin, e lëshojnë të mbajë revanin sërisht për Boston.
Mbase në këto udhëtime, i karikuar mirë me eufori, i lindi ideja të nisë një fushatë
pĂ«r tĂ« mbledhur ca para. Se pa para nuk bĂ«het kurrgjĂ«. E la vehten nĂ« histori Hasan Zyko Kamberi pĂ«r ato çfarĂ« shkroi pĂ«r paranĂ«. FjalĂ« tĂ« verteta. Bejtexhi, por burrĂ« me mend paska qĂ«nĂ« Zykua. Po si tĂ« gjĂ«ndej njĂ« motiv i fortĂ« qĂ« ti shtynte njerĂ«zit tĂ« jepnin pa ngurrim ato qerrata para. Ishte pĂ«rdorur dikur nga Noli vjersha “Jepni pĂ«r NĂ«nĂ«n!”, mirĂ«po Noli ishte Nol. Provoi se mos sajonte ndonjĂ« vjershĂ« edhe ky kollarekuqi. I doli fshatshe me ca ullinjĂ«, vaj nĂ« shishe tĂ« vjetra, arra e mjaltĂ« kosherje. E la atĂ« punĂ«n e vjershĂ«s se nuk e qulloste fare. Ju kujtua se atdhetarĂ«t pĂ«r tĂ« pĂ«rkrahur UÇK-nĂ«, kishin krijuar fondacionin “VĂ«ndlindja thĂ«rret” qĂ« kishte patur sukses. Miliona dollarĂ« ishin mbledhur e mijra armatime ishin blerĂ« pĂ«r luftĂ«tarĂ«t pĂ«r çlirimin e KosovĂ«s. MirĂ«po lufta kish mbaruar, ishte kohĂ« tjetĂ«r. E megjithatĂ« mĂ« nĂ« fund mendoi se e gjeti dhe me majĂ«n e stilografit shkruajti “Jepni pĂ«r KosovĂ«n”, duke perifrazuar fjalĂ«t magjike tĂ« Fan Nolit. Kur e pa tĂ« shkruar e ndjeu vehten vertetĂ« njĂ« Fan Nol i ri. TĂ« nesĂ«rmen ja tha njĂ« shqiptaroamerikani tĂ« lindur nĂ« Boston, qĂ« e mban si kĂ«shilltar personal, idenĂ« e vet. U miratua njĂ«zĂ«ri. Madje me eufori. Gjetje me gjenialitetin e Fan Nolit.
Ideja u pĂ«rhap gojĂ« nĂ« gojĂ« “Jepni pĂ«r KosovĂ«n.”, “Jepni pĂ«r KosovĂ«n”. Kishte e ka njerĂ«z qĂ« japin pa e vrarĂ« shumĂ«, mjafton tu pĂ«rmendje emrin KosovĂ«. E kĂ«ta ishin kryesisht disa kosovarĂ« tĂ« mbetur pas strehimit tĂ« pĂ«rkohshem qĂ« ju bĂ« nĂ« AmerikĂ« gjatĂ« gjenocidit serb nĂ« 1999 e tĂ« vendosur kryesisht nĂ« qytetet e periferive nĂ« Massachusetc, por vetĂ«m pak njerĂ«z nga Bostoni kanĂ« dhĂ«nĂ« kontribute. JanĂ« mĂ« dyshues bostonianĂ«t mesa duket. Se bostonianĂ«t kanĂ« parĂ« shumĂ«. I nuhasin tĂ« gjitha marifetet e shoqataxhinjĂ«ve. Nuk e japin dollarin pa u bindur pĂ«r destinacionin. MegjithatĂ« paraja vazhdon tĂ« rrjedhĂ«… “pĂ«r KosovĂ«n”.
Mirëpo gjithmonë me rrjedhjen e parave lindin dyshimet. Ku venë?! Për ti dalë para ndonjë të papriture, miqtë e takëmit të vetëshpallur,
japin spjegimet e veta disi tĂ« vagullta, sepse flasin siç u kanĂ« thĂ«nĂ« tĂ« flasin, por nuk e dinĂ« se kush i fut e nxjerr duart nĂ« arkĂ«n e fondit tĂ« ashtquajtur “pĂ«r KosovĂ«n”.
Lexuam nje farë argumenti që sjellin bashkëpunëtorët e patriotit me bateri të Bostonit, argument që jo vetëm nuk jep hapsirë për tu qartësuar, përkundrazi fut në tymnajë çdo mendje të kthjelltë shqiptari që jeton në Amerikë:
"Ne duhet të paguajmë sot seicili sa të ketë mundësi, që në Kosovën e ardhëshme të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit, dhe të mos ketë të paraprivilegjuar. Që minoritetet dhe pakicat të gëzojnë të drejtat maksimale sipas ligjeve ndërkombëtare dhe të përfaqsohen kudo në raport me përqindjen reale që kanë..."Eja merre vesh se përse duhet të zbrazësh xhepat?! Jep para që njerëzit të jenë të barabartë para ligjit!!! Kjo është si një retorike boshe, që të krijon idenë panikuese se ndodhesh para një mashtrimi të madh, se, si na dalka që me ca ndihma 10-20 dollarëshe, makari dhe 100 apo 1000, ky grup që mbledh para jashtë çdo lloj kontrolli, të na bëkërka punë të mëdha, më të mëdha se sa mund të bëjë ta zëmë OKB, BE, vetë Kosova, që gjithësesi është e lirë. Në Kosovë sot ka ligje që veprojnë, ka Ministri Drejtësie, Gjykata e nuk e di se si e kush, do ta sillka barazinë para ligjit duke mbledhur para në Boston.
Po ti pyesĂ«sh mĂ« thellĂ«, ata thonĂ« se duhen paguar para pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« propoganda nĂ« gazeta nĂ« AmerikĂ«, shkrime nĂ« “Nju Jork Times” e ca argumenta tĂ« tjera tĂ« vagullta, ku tĂ« paktĂ«n merret vesh se asnjĂ« kacille nuk do tĂ« shkojĂ« nĂ« PrishtinĂ«.
ThĂ«nĂ« hapur do ti pĂ«rdorin pĂ«r ca punĂ« qĂ« ata i dinĂ«. E fundja kujt do ti japin llogari kur janĂ« tĂ« vetzgjedhur, vetĂ« shkruaj e vetĂ« vulos. Ja mĂ« poshtĂ« njĂ« tjetĂ«r shprehje origjinale e kĂ«saj inisiative “Jepni pĂ«r KosovĂ«n!”, qĂ« tĂ« duket jo njĂ« zĂ« i arsyeshĂ«m dhe i argumentuar, por si njĂ« thirrje pompoze tregtarĂ«sh nĂ« ditĂ« pazari, qĂ« ngrejnĂ« nĂ« qiell vlerĂ«n e mallrave tĂ« veta, shpesh herĂ« kallp: “Ne duhet tĂ« paguajmĂ« sa mĂ« shumĂ« sot, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjithĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« ato troje, dhe tĂ« sigurohet paqe dhe prosperitet jo vetĂ«m pĂ«r KosovĂ«n por pĂ«r tĂ« gjithĂ« shtetet e atij rajoni…” Pra krrĂš xhepat pĂ«r “KosovĂ«n” o mergimtar, pĂ«r tĂ« siguruar prosperitet pĂ«r popujt e Ballkanit. Po tĂ« shprehur qĂ« bĂ«jnĂ«?! Aresye madhore kanĂ« nxjerrur si pretekst pĂ«r tĂ« mbledhuar
mijra e mijra dollarë, se ashtu e kanë syrin, madje shkruajnë se edhe 60 mijë dollarë të mblidhen nuk janë fort shumë për propogandën e madhe që do të bëjnë këta të takëmit të ri. Kot nuk kanë shtuar edhe argumenta të tjera si prosperiteti i shteteve të Afrikës dhe të Lindjes së Largët. E të gjitha këto në shpatullat e emigranteve shqiptarë duhet të bien.
U rroftë mëndja që kanë. Mendimi i lartë që kanë për vetveten. Sikur të ishin titullarët e OKB-së.
NĂ« njĂ« bisedĂ« me njĂ« zonjĂ« veprimtare, gjatĂ« njĂ« seance premiere tĂ« filmit dokumentar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” qĂ« u zhvillua nĂ« “Boston University” u hap fjalĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« fushatĂ« tĂ« rĂ« dollarĂ«mbledhĂ«se. Jo, nguli kĂ«mbĂ« veprimtarja. Ka njĂ« keqkuptim tĂ« madh. Ne nuk do tĂ« mbledhim para pĂ«r KosovĂ«n. NĂ« fillim ka qĂ«nĂ« fjala tĂ« mbledhim ca para pĂ«r tĂ« ndihmuar disa familje kosovare me shumĂ« fĂ«mijĂ« kĂ«tu nĂ« Boston e rrethina e nuk e di si e kanĂ« stĂ«rzmadhuar kĂ«tĂ« nisiativĂ«. JanĂ« dy gjĂ«ra tĂ« ndryshme.
Pra thënë hapur flitet për ndihma për Kosovën por në Kosovë kurrnji qindarkë dollari nuk do të shkojë.
Gjithësesi të ketë qënë zanafilla, mënyra se si paraqitet para emigracionit shqiptar në Boston e në qytetet për rreth se u dashka derdhur para kinse për Kosovën, shprehjet pompoze që nuk kanë as kokë e as bisht, që janë si ngjalat që nuk i kap dot as me gjeth fiku, nuk janë naivitete fëmijesh, por mentalitete burrash me kollaro të kuqe, me disigtiv e stilograf, që dalin në krye të çdo veprimtarie me një flamur të madh, pozojnë në fotografi nën hijen e zhgabës e ju duket vetja zhgabë e përmbi zhgabë, janë fort të qeshur e mjaltë nga goja nxjerrin, por me bisht të syrit dhe të mëndjes shohin në xhepat e mergimtarëve, për ti tundur e shkundur.
Tam-tamet atdhetare nuk i ndihmojnë dot patriotët me bateri. Aq më tepër, me të tilla primitivitete, si nëpër skena groteske e bufonada, jo vetëm nuk ndihmohet, por dëmtohet rëndë çeshtja e Kosovës.

Boston, mars 2007

www.traboini.com