28 February 2007

PAKOJA E NDALIMIT

PAKOJA E NDALIMIT

Rambujeja e pare ndryshe

...i mocmi Ahtisari, si te ishte plaku Mere me tespije, na i ve enderrimet kombetare ne gryke te topit ne Pakon e tij te Ndalimit.


nga KOLEC TRABOINI


E lexova me vemendje shkrimin "Letra e mosmirenjohjes" te kolegut gazetar Ruben Avxhiut botuar ne gazeten "Shekulli" dhe megjithese jam i nje mendje me te sa i perket gjykimit te mjaft aspekteve te replikes shikimvenger te zotit Sadri Fetiu ndaj Ismail Kadarese, nuk mund te jem i nje mendje me disa gjykime te cilat perpiqen te pergjithsojne ngjarje te bujshme e misterioze, si ajo cfare ndodhi ne keshtjellen franceze ne Rambuje e te cilen kohet e fundit ka nis ta zbardhe ne shenimet e veta Bedri Islami.
Drejte shkruan gazetari Avxhiu kur nenvizon se Sadri Fetiu edhe pse drejtor i Insitutit te Albanaologjise tregohet tejskajet mediokerr kur gjykon se Katedralja e re e Prishtines tregoka mjerimin tone. Ky drejtor ne kete rast, vertete na shfaqet jo si albanolog por si teolog fanatik e me nje gjykim te erret regresiv. Kjo mjafton qe tere ceshtjet e tjera qe ai perpiqet ti "sqaroje" ne lidhje me "gabimet" e Kadarese te mos merren fare ne konsiderate. Dhe pozicioni i tij ne krye te nje Instituti me reputacion tregon vertete mjerimin institucional aktual ne fushen e studimeve historike.
Deri ketu kolegu Avxhiu ka te drejte, nderkohe qe nuk me duket se e vlereson sakte e objektivisht paketen e Ahtisarit, qe per mua nuk eshte kurrgje tjeter vec nje perpjekjekje titanike e ketij diplomati nordik, qe perballe nje realiteti pakthim ne ceshtjen e Kosoves, te merret me joshjen e serbeve duke sakrifikuar ceshtjen e shqiptareve te Kosoves. Nje sy i vemendshem qe e lexon kete pakete e qe nuk ka shume njohuri per cfare me pare ka ngjare, i krijohet pershtypja se e tere paketa eshte nje mbrojtje e te drejtave te serbeve, te cilat u kercenokan nga shqiptaret.
Fund e krye rreh kjo teme, madje ne nje kapitull, Aneksi V, Trashegimia Fetare e Kulturore ne te pese pikat e saj flet vetem per te drejtat e kishes orthodokseve serbe, pa shenuar kurrkund asnje fjale per te drejtat e kishes katolike shqiptare, cfare te krijohet pershtypja se nuk ekziston. per me tej ne Aneksin I i Dispozitave Kushtetuese ne nenin 3 vihet kushti me absurd ne faqe te dheut e qe kolegu Avxhiu ben sikur nuk e sheh, qe per ndryshiment e amendamenteve kushtetuese do te duhet dy te tretat e Kuvendit perfshire ketu dhe dy te tretat e vendeve te rezervuara per komunitetet ( lexo serbet sepse ata kane 50 perqind te 20 vendeve te rezervuara per komunitetet).
Ne cilin vend te botes eshte pare ky lloj ligji qe e fut shtetin e shoqerine ne kolaps te plote e ne vartesi te plote prej komunitetit serb qe ka lidhje direkte te lejuara po ne kete pakete me Beogradin. Pse nuk e kane kete te drejte edhe shqiptaret e Maqedonise qe perbejne jo pak por 25 perqind te popullsise se atij shteti, pse nuk e kane kete te drejte shqiptaret e Malit te Zi, qe
nuk i lejojne madje te bejne as dhe nje komune, ate te Tuzit. Cfare jemi ne shqiptaret? Raja te popujve te tjere, te neshtruarit e Ballkanit, te denuar. Pse ky qendrim kaq i percmuar ndaj nesh, si popull e si komb, sepse ta themi hapur nuk ka e nuk do te kete kurre komb kosovar, por komb shqiptar i coptuar, i neperkembur dhe mjerisht i percmuar.
Edhe ky qendrim ne paketen Ahtisari e cila shpreh hapur se Kosova ne aparence mund te jete e shkeputur prej Serbise por ne fakt ajo do te jete e lidhur ngerc, nje ngerc paralitik qe do ta beje te kete vartesi edhe me tutje.
Nuk e di pse gazetari Avxhiu ben sikur ky ngerc nuk ekziston kur shprehet: "kjo sigurisht nuk ekziston në Propozimin e Ahtisarit."
Po atehere cfare ekziston. Pse flasim e pse grindemi. Pse po na i vrasin djemt ne mes te Prishtines, kur ne duar kane kurrgje tjeter vec pllakatave ku shkruan fjalen e arte buruar prej Zotit e Ligjit te Arsyes njerezore, "Vetvendosje".
Atehere pse ende po e mbajne ne burg djaloshin me zemer te madhe atdhetare Albin Kurti. Mos edhe ai eshte nje bezdi per diplomatet europiane proserbe, ta zeme sic mund te ishte i harruari prej politikes e shtetarucve, por i paharruar prej popullit Ukshin Hoti.
Nese nuk ekziston ky problem per te cilin rrodhi gjak i pafajshem ne sheshet e Prishtines, te na e thoje qarte e pa ekuivoke kolegu gazetar si dhe ata qe i thurin tiranda paketes se Ndalimit Ahtisari se perse eshte ai kufizim, pervecse per te joshur serbet e Beogradit, per tu dhene te kuptojne se ata do te mund ti fusin duart madje edhe deri ne paralizimin e kuvendit te Kosoves.
Nje aspekt i trajtuar krejt pasakte me duket vleresimi mbi nenshkrimin ne famekeqen Rambuje.
Nje gazetar duhet te kuptoje se perse diplomacia perendimore e imponoi firmosjen e Rambujes prej shqiptareve, pra kapitullimin e plote te qellimit final, pavarsise se Kosoves. Rambuje eshte ne te vertete triumf i diplomacise europiane e cila kurrsesi nuk donte qe Kosova te shkeputej prej Serbise, dhe kush ka sy te shohe e veshe te degjoje e ka te qarte se Kosova ne Rambuje mbeti nen Serbi.
Rambujeja eshte para se nder nje turp, e ne mos turp nje pazotesi dhe paaftesi e prijesve tane per ti zgjidhur problemet ne favor te interesave kombetare se atehere, perse djemt e Kosoves e te Shqiperise rrembyen armet e derdhen gjakun e vet. Mos valle per ti qendruar besnik nenit fatkeq qe e njeh sovranitetin e Serbise ndaj Kosoves?! Jo per ate Zot. Jo! Se ndryshe kjo do te ishte nje tallje me gjakun e rinise shqiptare, gjakun e prinderve te masakruara e nderin e vajzave e grave qe u perdhunuan prej ushtareve serbe, perdhumin katastrofal ne psiqiken e tramatizuar shqiptare, qe politika e ambicja kolltukofage shume shpejt e harroi.
Nuk mundet pra qe kete inkoseguencen tone historike me emrin Rambuje ( qofte per nje qind arsye te dobesive tona) ta shesim si nje fitore. Kurrsesi. Ishte mediokrriteti e fanatizmi, mendjemadhesia e sharlatanizmi i nje kasapi si Millosheviqi qe oferten, pra kulacin e perendimit, nuk e pranoi dhe ata i treguan kerbacin.
Le ta gjykojme Rambujen nese rrjedhimi i ngjarjeve do te kishte kahje tjeter.
Sikur Beogradi te pranonte ta firmoste Rambujen, te mos bombardohej, a do te shtrohej ndonjehere problemi i pavaresise se Kosoves? Si do te etiketoheshin firmetaret e Rambujes si heronj apo si tradhetare? Ma do mendje se nese serbet do te binin dakort me cfare u vendos ne Rambuje, ngjarjet do te percipitonin ndryshe e miqt e Serbise ne Eurpe, te cilet sot kane ndjesi "vrasje ndergjegje" ndaj Serbise( gjykata europiane i nxorri xhelatet me duar te lara), nuk do te linin gure pa levizur qe Kosova te ishte kurrgje me shume se nje republike nen tutelen e perjetshme te Beogradit.
E sotmja gjysmake nuk e justifikon te djeshmen e trishtuar, i nderuar koleg, perkundrazi veprimet tona te djeshme ti gjykojme nese e justifikojne te sotmen, pra te ardhmen, pra pavaresine e desheruar qe kush e kush po perpiqet ta vonoje apo ta ngec.
Ndersa sa i takon ndalim-bashkimi me Shqiperine, padyshin kjo eshte kurrgje tjeter vetem se nje tjeter joshje per Serbine, por nderkohe edhe perballimi i nje frike panballkanike e madje europiane...qe nuk e di pse e kane gogol Shqiperine natyrore, te drejten e pamohueshme qe shqiptaret te jetojne ne nje shtet.
Pse nuk marrim ne analize faktin se perse Europa kerkon me insistim qe shqiptaret te vazhdojne te jene te ndare e te percare edhe ne kushtet moderne, ne pese shtete te Ballkanit. Cilit popull tjeter ne bote i vihen te tilla privime?
Megjithate endrrimet qe shprehin deshirat e popujve nuk mund te ndalohen, nuk ka tager Europa, aleate e kahershme e Sebise te na ndaloje te enderrojme bashkimin tone kombetar.
Une sa te kem fryme, ketij bashkimi i falem, packa se i mocmi Ahtisari, si te ishte plaku Mere me tespije, na i ve enderrimet kombetare ne gryke te topit ne Pakon e tij te Ndalimit.

Boston 2007



www.traboini.com

27 February 2007

Albert Camus- Nobel 1957




Albert Camus (1913-1960)
Nobel 1957

"Te vrojtosh jeten si nje absurditet nuk eshte fundi, por fillimi"

Shkrimtari francez nobelist per letersi 1957, Albert Kamus, ka lindur me 7 nentor 1913 ne Mondovi te Algjerise, ne ate kohe koloni franceze, ne nje familje kolone franko algjeriane dhe ka vdekur aksidentalisht me 4 janar 1960. Nena ishte nga perberja spanjolle. Babai i tij Lucien, vdiq ne betejen e Marnes ne 1914 gjate luftes se pare boterore. Kamus kaloi femijerine ne kushte varferie. Ne vitin 1923 ai u pranua ne lice e ne vazhdim ne Universitetin e Algjerit. Semuret nga tuberkulozi ne vitin 1930 cfare e detyroi te nderprese veprimtarine sportive (ai ishte nje golshenues shume i mire i ekipit te futbollit universitar) dhe ti vazhdoje studimet me ore te reduktuara. Nderkohe bente pune te ndryshme. Mbaroi studimet universitare duke u diplomuar ne filozofi ne vitin 1935 dhe ne maj 1936 ai paraqiti tezen Platonizmi me te cilen fitoi diplomen e studimeve pasuniversitare.
Ne vitin 1934 ai futet ne Partine Komuniste Franceze, me teper i shqetesuar nga gjendja ne Spanje, qe do te rezultonte me lufte civile, se sa per te mbeshtetur doktrinen marksist leniniste. Ne vitin 1936 me kur u formua Partia Komuniste Algjeriane qe luftonte per pavaresi u afrua ne kete parti por me pas Kamus mori pjese ne veprimtarite e Partise Popullore Algjerane, cfare ngjalli reagime nga komunistet algjeriane te cilet e denoncuan si trockist.
Ne vitin 1934 u martua me Simone Hie mirepo kjo martese do te perfundonte shpejt ne ndarje per shkak te ajo ishte dhene pas morfines. Ne 1935 ai krijoi Theatrin e Levizshem", "Teatri i punetoreve".
Nje nga veprat dramatike me te rendesishme qe shkruan ne kete kohe Kamus eshte Kaligula (1938).
Bashkpunon ne disa gazeta e ne vitin 1940 martohet me Francine Faure. Me pas nisi te punoje per revisten e njohur Paris-Soir. Ne kete periudhe ai shfaqet si pacifist. Kur gjermanet e pushtuan Francen, Albert Kamus u gjend ne Paris. Me 19 dhjetor 1941 Kamus pa ekzekutimin e Gabriel Peri, cfare do ta revoltonte kunder gjermaneve. Bashke me nje pjese te stafit te gazetes Paris-Soir shkon ne Bordo.
Largohet nga Franca dhe vendoset ne Oran, Algjeri ne 1942.
Gjate luftes, Kamus mori pjese ne grupet e luftetareve te Rezistencen Franceze qe nxirrnin nje gazete ilegale me emrin "Combat". Ne 1943 ai caktohet editor i gazetes se rezistences dhe kur trupat aleate cliruan Francen, ai njoftonte per betejat e fundit ne token franceze. Ne vitin 1947 ai jep doreheqjen sepse gazeta "Combat" kthehet ne nje gazete tregtare. Ne kete gazete ai qe lidhur me Zhan Pol Sartrin.
Pas luftes Kamus behet antar i rrethit te Sartrit dhe frekuentonte kafen e famshme ku mblidheshin artistet "Flora" ne Bulevardin St.Germen ne Paris.
Kamus ben nje udhetim ne SHBA per te dhene leksione mbi ekzistencializmin. Nderkohe ai shpreh mospelqime per politiken e te majtes, kritikat e tij te forta per doktrinen komuniste nuk gjeti perkrahje ne radhet e partise komuniste franceze dhe ne te njeten kohe e ftohu edhe me Sartrin. Semundja e tuberkulozot ju kthye dhe ai jetoi i vecuar per dy vjet.
Merr njohje te menjehershme nderkombetare sapo boton " I huaji "(1946), Malarja (1947), Rebeli (1954) dhe Miti i Sizifit (1955).
"Rebeli" eshte nje analize filozofike e rebelimit dhe revolucionit cfare shpreh qarte largimin e tij te plote prej ideve te komunizmit. Ky liber zemeroi shume kolege te tij e bashkohes ne France dhe e ndau perfundimisht me Sartrin.
I depresuar prej ketyre mardhenieve e refuzimeve qe i bene, ai vazhdoi te merret me perkthimin pjeseve teatrale.
Kontributi me i madh i Kamus ne filozofi ka qene idea e absurdit, synimet e jetes nuk kane kuptim, qe ai i shpreh tek "Miti i Sizifit" ide qe i misheroi edhe ne vepra te tjera.
Disa kane mendimin se Kamus eshte me mire te cilesohet jo si ekzistencialist por si absurdist. Ne vitin 1950 Kamus i perkushtohet te drejtave njerezore. Ne 1952 jep doreheqjen nga puna per UNESCO-n, kur OKB e pranoi Spanjen si antare kur ishte ende nen udheheqjen e Frankos.
Ne 1953 eshte nder te paktet majtist qe kritikonte metodat Sovjetike per te thyer grevat e punetoreve ne Berlinin Lindor. Ne 1956 ai protestoi kunder metotave qe njejta qe u perdoren ne Hungari. Koseguent i pacifizmit te tij ai ishte ne opozite me cdo denim me vdekje kudo ne bote. Kur filloi lufta algjeriane per pavaresi, ne 1954, Albert Kamus u ndodh perpara dilemave.Gjate kesaj lufte ai u be mbrojtes i popullsise civile, cfare u kundershtua nga te dy palet ne konflikt. Ne prapaskene ai nisi te punoje ne menyre klandestine per te liruar te burgosurit algjerian te cilet mund te denoheshin me vdekje. Nga viti 1955 deri ne 1956 Kamus shkruante per "L'Express". Ne 1957 ai u nderua me cmimin Nobel ne letersi, zyrtarisht per shkrimet e tij kunder denimit me vdekje.
Kur ai foli para studenteve te Stokholmit, e mbrojti terheqjen e tij ne ceshtjen algjeriane, sepse ai ishte i shqetesuar se mos i ndodhte ndonje gje e keqe nenes se tij e cila vazhdonte te jetonte ne Algjeri. Menjehere djathtistet intelektuale ne France e shfrytezuan kete pohim si nje tjete pretekst per ta izoluar ate.
Kamus vdiq me 4 janar 1960 ne nje aksident automobilistik prane Sens, ne nje shesh te quajtur "Le Grand Frossard". Drejtuesi i makines ishte botuesi e miku i tij, Michel Gallimard, i cili gjithashtu vdiq ne kete aksident.
Albert Camus eshte varrosur ne Lourmarin Cemetery, Lourmarin,Vaucluse, Provence-Alpes-Cote-d'Azur, France.
Femijet e tij binjake, Catherine and Jean, kane te drejtat ekskluzive te veprave te tij.

Pergatiti
KOLEC TRABOINI, janar 2007

www.traboini.com

Ç' KËRKOJNË DHELPRAT NË GJYQIN E LUANËVE?!


Ç' KËRKOJNË DHELPRAT NË GJYQIN E LUANËVE?!






nga KOLEC TRABOINI

Në një nga shënimet e fundit të Bedri Çokut nënvizohet disa herë tema e vuajtjeve, se ç'ka hequr Bedriu dikur nën diktaturë, ndërkohë që i është përveshur sa i zë mënga ish të burgosurve të ndërgjegjes, bashkëvuajtsve Kasem Trebeshina dhe Tanush Kaso (ndërsa Maks Velon e bën pleh e shkuar plehut, madje dhe spiun) duke bërë me ta polemika publike që të krijojnë një lloj trishtimi. Them trishtimi, sepse për hir të faktit që kanë patur të njëjtin fat të zi, peshën e dhunës mbi shpatull, nuk u takon që ndaj njeri tjetrit të përdorin insinuata që kalojnë çdo lloj respekti ndaj fatit të përbashkët.
Nuk ja fal Bedri Çoku Tanush Kasos faktin, se merr nën mbrojtje Kasem Trebeshinën. Gjithashtu, nuk ja fal Bedri Çoku Kasem Trebeshinës faktin, se ky i fundit polemizon me Kadarenë, për keq a për mirë, punë e Kasemit.
Mendoj që lufta me shpatën me dy teha, duke qëlluar djathtas e majtas nuk e nxjerr kurrkund Bedri Çokun, ashtu siç nuk e nxjerr kurrkund, as dhe Kasem Trebeshinën kur i përvishet Kadaresë aq shumë e aq paprinciptë saqë, në vend që të rrokë simpatinë e lexuesit, bën efektin e kundërt sepse, një lexues i thjeshtë logjikon: kur askush shkrimtar, është sulmues kaq i egër ndaj një kolegu shkrimtar, pavarësisht rrethanave e fatit në jetë, si mund të jetë ai i pëlqyeshëm me veprën e vet. Intoleranca e xhelozia e shfrenuar e shkrimtarëve në jetë, në marrëdhëniet njerëzore, në komunikimin me kolegët, dëmton sëpari veprën e vet. Lexuesi lodhet prej egërsisë e këtë lodhje e ndjen edhe kur zgjat dorën të marrë veprën e shkrimtarit të irrituar në deklarimet publike.
Megjithatë, punët e shkrimtarëve janë punët e shkrimtarëve. Zënkat e tyre, qoftë për çështje estetike apo më tej, gjithashtu janë probleme që zgjidhen në mes tyre pa patur nevojë që të kenë ndërmjetës ca avokatë me reputacion te vogël apo pa kurrfarë reputacioni në letërsi. Ne këtë pikëpamje tiranda e Bedri Çokut ndaj Kasem Trebeshinës ( gjoja duke marre nen mbrojtje Kadarenë), botuar ne gazetën "Shekulli" ku e akuzon Trebeshinën madje edhe si agjent apo krijues i Sigurimit Shqiptar, është sa e pabesueshme aq dhe groteske. Groteske sepse ka ne bazën e vet një emër te vene ne një liste te Divizionit te Mbrojtjes, ne vitin 1945 kur ende nuk ishte pjelle Sigurimi i Shtetit dhe kurrkush nuk mund ta mendonte se si do te ishte e si do te shfaqej ne te ardhmen ky përbindësh, kjo makine vrasëse e diktaturës. Pra Bedri Çoku dhe te tjerë paragjykojnë dhe jo analizojnë se si, pse e kush e lindi Sigurimin e Shtetit. E bëjnë nga naiviteti apo se duan ta vene me çdo kusht Trebeshinen përpushte, kjo nuk meriton te ketë vëmendje para faktit se është një bllof historik.
Te njëjtin bllof pëson tentativa e Bedri Çokut kur shkruan se rrethi i Kasem Trebeshinës nuk është persekutuar, se vëllai i tij Myzafer Trebeshina ka qene sekretar i pare i partisë se një rrethi dhe anëtar apo kandidat i Komitetit Qendror te Partisë se Punës (siç ka qene ta zëmë edhe Mehmet Elezi, sot ambasador i te vetëquajturve antikomuniste). Thua Bedri Çoku nuk e dinte se për njerëzit qe kishin një kontribut te veçante personal gjate luftës, megjithëse nga familja dikush e pësonte, dënohej e burgosej, ai nuk kishte pasoja tepër te renda. Se mos është rasti i vëllezërve Trebeshina i pari dhe i fundit?!
Dihet se kush ishte Tuk Jakova për klikën e Hoxha - Shehu- Kapo-Myftiu (ky i fundit i ka spiunuar Tukun e Bedri Spahiun tek Enver Hoxha), e megjithatë Kol Jakova vazhdoi të jetë shkrimtar i nderuar, sepse ky kishte një kontribut personal që nuk mund ti mohohej. Tani i duhet përmendur Kole Jakoves (ndjesë pastë) fakti se nuk qënka persekutuar edhe pse vëllain e kishte armikun më të egër të Enver Hoxhes.
Të tilla naivitete në shfaqje, por qëllimkeqija në thelb nuk mund të sjellin kurrfarë dobie një lufte marroqe për të groposur një shkrimtar e për të lartësuar një tjetër mbi gur-varrin e tij. Në letërsi nuk ka nevojë për viktima të reja. Në letërsi ka vend për të gjitha ata që kanë talent e përkushtim e realizojnë vepra dinjitoze. Aq më tepër Ismail Kadare dhe Kasam Trebeshina as kanë kërkuar e as kanë nevojë për avokatë publike për të zgjidhur problemet që kanë ndër vedi. Ata të dy janë shkrimtare që, megjithë meritat e dobësitë njerëzore si të gjithë te vdekshmit e kësaj bote, e nderojnë letërsinë. Gricjet nuk janë kurrgjë përpara veprave. Janë dromca. E me këto dromca nuk ka pse të merret as Bedri Çoku dhe as të tjerët, kur për më tepër nuk janë kurrkund afër fushës së letërsisë. Janë të një fushe tjetër. Janë si mish i huaj në një polemike në mes dy shkrimtarëve me reputacion kombëtar e ndërkombëtar, të cilët nuk mund që ti vëmë në një ring imagjinar vrestelerësh për të bërë tifozllëk alla shqiptarshe. Letërsia e arti kërkojnë kulturë në bashkëbisedime e jo ulërima tifozësh në stadiume, ku çdo zë është i barabartë me një tjetër dhe më i respektuari është ai që çirret më shumë.
Një tjetër aspekt i pakëndshëm është kur për te ndërhyrë në një debat shkrimtaresh, këta lloj mbrojtësish vetanake, i japin vetes atribute të tejkaluara, ta zëmë duke përdorur edhe sot e kësaj dite etiketën e vuajtësit nën diktaturë.
Zotërinj, jemi në vitin 2008, diktatura ka ngordhur realisht në dhjetor 1990. Pra janë 17 vjet, kohë mjaftë e gjatë e me shumë rrjedhime historike. Sot po rritet një brez rinor që ka lindur në demokraci e liri, e ne vazhdojnë të flasim për vuajtje personale të afro dy dekadave më parë duke i përdorur si dekoracion. Dhe mbase, kasten harrojmë se mjaft prej atyre që kanë vuajtur, na u bënë madje nëpunës të lartë, këshilltarë shteti, ambasadorë, avokatë e tjerë. Fjala vjen a nuk është paradoks që një ish i dënuar në diktaturë, që ka 15 vjet që punon titullar nëpër ambasadat shqiptare në Europë, të vazhdoj të përshkruaj vuajtjet e tij personale sikur ato të ndodhnin sot, ndërkohë që jo pak por mijëra intelektualë shqiptarë kanë marrë udhët e mërgimit e bëjnë punët më të rëndomta për të mbijetuar. Ky brez fatkeq intelektualësh, "brezi i humbur" jetojnë golgotën e tyre shpirtërore e fizike por nuk trumbetojnë vuajtjen e veta. Pra ka lindur ndër këto 17 vjet një vuajtje e një dhembje e re dhe nuk mund të vazhdojmë të spekulojmë me retoriken e dekadave të shkuara, kur aktualisht mjaft prej të vuajturve gjetën privilegjet e kushtet, rehatinë, të cilat shumë të tjerë i humbën mbase përgjithmonë. Vuajtja nuk mund të personalizohet, ( siç bënë edhe komunistët me avazin e stërgjatë të vuajtjeve në kohën e Zogut), nuk është pronë, nuk është dekoracion, por është mësim e përvojë e cila duhet të kthehet në dhunti, çfarë mrekullisht e ka kthyer Atë Pëllumbi kur shkruante veprën "Rrno për me tregue". Pra një mësim për brezat që të mos kthehemi kurrë më pas, tek e shkuara përçudnuese që i deformonte karakteret njerëzore dhe i dhunonte fizikisht e moralisht...
Prandaj të duket e pavend stigmatizimi deri në shpërsonalizim që u bën Bedri Çoku, bashkëvuajtsve të vet Kasem Trebeshina e Tanush Kaso, aq me tepër kur Bedri Çoku vetcitohet "i vuajturi". Veç harron që lexuesit duhet ti bëjë me dije edhe faktin tjetër rrjedhues, se pas vuajtjeve Bedri Çoku na u gjend drejtori i i burgjeve, kur të tjerët në kohëra të reja, në një mënyrë apo në një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë, vuanin edhe ata po në njëjtat burgje...
Në krye të kresë, një drejtor burgjesh, pa qenë ndonjë kritik letërsie a shkrimtar me emër, nuk ka pse të hyjë në debatin e dy shkrimtareve shqiptarë me reputacion si Ismail Kadare e Kasem Trebeshina.
Më lejoni ta mbyll shkrimin tim me një rrëfenjë popullore:
Po zihesh dy luanë për një çështje që u takonte vetëm luanëve e ne nuk ka pse ti hyjmë në pjesë. Një dhelpër qe i pa të ziheshin, ndërhyri duke u munduar të bëjë punën e gjykatësit. Luanët e dëgjuan me durim por, më pas, kur e panë se në ç' derexhe ishin katandisur, pra ti gjykonte një dhelpër, u zemëruan më shumë e i thanë njeri tjetrit që, para se ti zgjidhnin punë në mes tyre, ishte e mira ti tregonin vendin kësaj dhelpre që kërkonte të bënte punën e gjykatësit. Dhe ja treguan ashtu siç dinë të tregojnë luanët.
Banorët e pyllit tek panë lëkurën e përgjakur të dhelprës të vërtitej në një majë lisit, thanë: " Ç' kërkojnë dhelprat në gjyqin e luanëve?!"


Gazeta NDRYSHE, E Merkure, 06 Shkurt 2008

www.traboini.com

11 February 2007

TULIPANE DHE GJAK



TULIPANË
DHE
GJAK

nga KOLEC TRABOINI
__________________________
Ka emra njerëzorë që në jetë të jetëve lidhen emrin e ndonjë lulje ashtu si tërë jeta e tyre me pasionin e luleve ka qënë përshkuar. Një nga këto është Lester S. Hanibal, lindur në San Jose, Kalifornia, në stinën më të bukur të luleve, me 14 maj 1908. Që në krye e themi se nuk duhet ngatrruar ky emër me ndonjë emër sportisti në Urugaj apo për më tepër me ndonjë personazh filmash horror si Hanibal Lecter,që nën këtë emër të rremë predikonte satanizmin, që ishte kanibal, manipulator i frikshëm e besonte vetëm në kaosin dhe banjot e gjakut. Përkundër kësaj mizorie filmash tmerri hollivudianë, personi për të cilin do të shkruajmë ishte një njeri shpirtmirë që ngjyren e kuqe të ndezur e preferonte tek tulipanët Amaryllus apo tek zambaket e kultivuar prej dashurisë e pasionit njerëzor. E megjithatë për këta njerëz me shpirt të artë dihet shumë pak, shumë më pak se për drakula e vampirë që tmerrojnë e trondisin shpirtrat njerëzorë me etjen e pashuar të gjakut.

Lester S. Hanibal, pasionanti i luleve, kishte mendimin se kjo botë ka nevojë më shumë për dashuri se sa për urrejtje. Ishte tip studioz dhe i qetë. Në vitin 1930 mbaroi universitetin e Standfordit në degët e kimisë dhe ingjinjerisë mekanike. Pas dy viteve mbaron edhe studimet speciale duke marrë gradën Mjeshtër i Shkencave Biologjike. Por pikërisht atëherë kur kish realizuar shumë dëshira për shkollimin e tij, çdo gjë i zvenitet. I dukej se kish hipur në majën e malit e nuk i mbetej veç të rrëzohej. Botën e shihte të zymtë e ngjyrat të zbërdhylta. Kishte studiuar shumë, plot pasion dhe papritur erdhi një çast kur çfarë kish ëndërruar dhe realizuar i shfaqej e rëndomtë. Ishte veç njëzet e katër vjeç, aq sa figurativisht mund të themi, sapo kish nisur fluturimin.
Kaloi nëpër shqetësime depresive për rreth dy vjet. Erdhi një çast që vendosi ta merrte jeten siç i vinte pavarësisht se e kishte ëndërruar ndryshe. E kështu, megjithëse kishte synime shumë më të larta në karrierë, pranoi të bënte një punë disi të rëndomtë për një njeri që kishte dy diploma dhe titullin mjeshter i shkencave biologjike, të niste pra punën në rafinerinë Union Oil.
Fillimi i punës i solli një ndryshim të madh në jetën e tij, nisi të kishte më shumë besim në vetvete, ta vëzhgonte botën, njerëzit e natyrën si objekt i të bukurës. Ishte kjo kohë kur ai u njoh, ra në dashuri e u martua me Grace( Gresi) Ruhlen në vitin 1934.
I pakënaqur me vëndin e punës ai e braktisi rafinerinë dhe kaloi në kompaninë e plehrave kimike me baze amoni, Shell. Aty qëndroi gjatë, afro15 vjet. Do të shkonte më pas me gruan Gresi dhe tri vajzat Karol, Janice dhe Dorothy në Concord e në vazhdim në Pleasant Hill . Që kur ishte në uzinën Shell rasti e kishte sjellë të lëvizte në rajone të ndryshme. I lind pasioni për lulet Amaryllis lloj tulipanësh si dhe për zambakët, bulbat e të cilave i koleksiononte gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme brenda e jashtë Amerikës. Madje deri në Australi do të shkonte për të gjetur lloje të ndryshme tulipanësh dhe zambakësh. Bulbat që mblidhte, i mbillte e me tej nisi të krijonte hibride të reja, disa prej të cilave tashmë mbajnë emrin e tij.
Kishte pasion te madh udhëtimet dhe fotografinë. Mbante shënime dhe nisi të botonte vezhgimet e veta mbi lulet, ushqimin, rritjen dhe kryqëzimin e tyre për të sjellë lloje të reja më të bukura. Nisi të shfletonte ato çfarë botanistët e shumtë kishin shkruar. U bë i njohur e mjaft aktiv në shoqatën Amaryllis dhe u dekorua me medaljen Herbert nga Shoqata Ndërkombëtare Bulbeve. Ishte gjithashtu antar i shoqatës së kerkimeve Sigma XI. Në 1950 nis punën në shtetin e Kalifornias si inxhinjer mekanik për analizimin e sigurisë së ndertesave shtetërore. Lë dhe këtë punë e kalon në Laboratorin e Studimeve për autostradat ku edhe del në pension ne vitin 1970.
Vini re, në asnjë rast ai nuk punoi pranë ndonjë institucioni që kishte lidhje me pasionin e jetës së tij. Dalja në pension ishte për Lester S.Hanibal si një rifillim jete. Tashmë mund t’ja kushtonte gjithë kohën e vet kultivimit të luleve. E kjo është koha më produktive për të. Gjatë tridhjet vjetëve, pas daljen në pension, ai u gjënd në natyrë, mes gjelbërimit, në udhëtime, në kerkime gjithnjë me dëshirë të madhe për tu afruar njerëzve rezultatet e punës së tij këmbëngulëse, lule të shumëllojshme, e jo të prera për tryeze, por lule për vazo, për kopshte, duke u afruar pranë tyre lulëzimin, shfaqjen më të bukurën e natyrës.
Me 10 korrik 2001 i vdes e shoqja Gresi në moshën 90 vjeç, ajo që gjithnjë i qe gjëndur pranë jo vetën si shoqe jete, por edhe si bashkëpasionante në kultivimin e luleve. E kjo vdekje ishte tepër e rëndë, aq sa mjeshtri i luleve nuk mund më ti rezistonte mungesës së Gresit. Çdo lule që shihte në kopshtin e tij i bëhej se dallonte fytyrën e qeshur të Gresit. Ky tulipan Belledona është Gresi. Edhe ky zambak i bardhë i sjellë nga Australia është Gresi. Me sytë e mendjes kalonte nëpër tërë skajet e botës ku ai dhe të tjerë kultivues si ai, kishin shkuar për të kerkuar llojet e pafundme të luleve me bulbe, që nga Afrika e Jugut, në Abisini, Azi e Zelanden e Re.
Ai ishte një nga ata që pasionin, kohen, studimet, lodhjen e tërë qellimin e jetës së tyre e transformuan në petale, në ngjyra, për tia lënë shoqërisë njerëzore, duke ua afruar natyrën më pranë, sepse, eh, koha, teknologjia, modernizmi, qytetet e mëdha prej betoni e kishin larguar disi njeriun prej mrekullisë së natyrës, e cila ka fuqi ripërtritëse edhe atëhere kur fuqitë të kanë lënë e retë e zymta ta errësojnë madje edhe arsyen...
Tre muaj pas vdekjes së Gresit, pikërisht me datën 10 tetor 2001, mbylli sytë me veshtrimin në kopësht, ku kishte ardhur për ta përshëndetur për të fundit herë me fustanin okërr vjeshta, për të mbuluar nën krahët e saj prej gjethesh, bulbat e tulipanëve dhe zambakëve që do të nisnin gjumin letargjik deri atëherë kur të parat, ende pa u avulluar mirë toka, pa marrë ngrohtësi dheu, do të zgjasin kërcellin e njomë, duke dhënë të parat sihariqin "po vjen pranvera". Deri atëherë edhe unë po flë, tha mjeshtri i luleve, deri atëherë, se pastaj mbase kthehem sërisht bashkë me Gresin për të parë mrekullinë e ngjyrave e zgjimin e natyrës prej dimrit të gjatë.Mbylli sytë me pikëllimin për gruan dhe lulet e frymën e fundit e la në erën e vjeshtës, që e ktheu në brymë e pastaj në pika vese, për ta lëshuar mbi tokë, nën të cilat flinin bulbet që u drithëruan.
Jeta e mjeshtrit të luleve, përveç përvojës së çmuar e studimeve të shumta që la pas, është dhe një mësim për njerëzit që në rrethana të caktuara në moshë të re bien në depresion, herë-herë edhe të avancuar duke përbuzur jetën e vet. Pas dy viteve sëmundje të rëndë depresive që i filluan në moshën 24 vjeçare, Lester S. Hanibal nisi të merret me lulet, ndoshta kjo ndonjë këshillë e ndonjë mjeku të mënçur te Kalifornias, pasion që ju ndez në rini dhe shoqëroi gjatë gjithë jetës. Dhe ai jetoi jo pak, por plot 93 vjet.
Mos vallë ishin edhe lulet, zambakët e tulipanët që kultivonte me dashuri ato që ndikuan në këtë jetë të gjatë e të përkushtuar ?
Nuk mund të thuash jo, sa kohë që sheh një tulipan si rubin apo një zambak të bardhë si fytyra e një Natalie të bukur. Apo kur vë re që pas çdo lulje fshihet një pasion, një ëndërrim, një dashuri, që të bën të jetosh e ti gëzohesh bukurive të natyrës.
Por veç jo rrallë ka njerëz që i harrojnë rritësit e tulipanev dhe marrakaten pas atyre që kësaj bote i sjellin vetëm vragat e gjakut... Në mes të tulipanëve e gjakut në duhet të zgjedhin tulipanët, në mes të dy Anibaleve ne duket të zgjedhin kopshtarin...

Shoh lulet, shoh qiellin, diku në mes të hapsirave qiellore dhe lulëzimit të tokës, nëpër erërat e stinëve që ndrrojnë njëra tjetrën, nëpër peisazhet kalimtare, nëpër sheshe, rrugë, qytete ku lëvizin njerëz në rendje të pareshtur, qëndron i gjallë kujtimi për njeriun e përkushtuar, që para se të ikë përgjithmonë, ka lënë në këtë botë diçka për ata që pas tij, përjetësisht dhe pafundësisht do të vinë.
Ndaj çdo pranverë, kur nisin e lulëzojnë tulipanët në kopshtin tim në Roslindale( Lugina e Trëndafilave) të Bostonit, tek sodis të parin lulëzim pas dimrit të gjatë nordik, sikur më vjen përmes ajrit transparent të qiellit si puhizë kujtimi i largët i Anibal S. Lester e , anipse krejt i vetëm, më duket se ndjej frymemarrjen e një tjetri e, nuk ngurroj ti them, atij që është dhe nuk është në kopshtin tim: “Faleminderit mjeshtër!”


26 Prill 2007
dita kur çelën tulipanët e parë të pranverës në kopshtin tim.